2017-02-15

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi si eksponentë të politikës serbomadhe

Nga Flori Bruqi 



Frikë dhe pasiguri tek serbët dhe kroatët

Raportet Kroaci - Serbi janë aktualisht më të këqijat gjatë këtij shekull. Pushteti serb po përdor retorikë antikroate. Ndërsa Serbia është kthyer në një prej temave më të rëndësishme në fushatën elektorale të Kroaicsë.


Kryetari i Partisë Socialdemokrate, SDP Zoran Milanoviq po polemizon përmes mediave me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë e ka quajtur në disa deklarata si një "vend i vogël i mjeruar". Tensionet po shtohen nga të dy anët. Analistët pohojnë se raportet mund të përmirësohen pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Por e keqja e këtij rajoni është që tërë kohën dikush është në ndonjë fushatë parazgjedhore. "Si të përfundojnë zgjedhjet në Kroaci, do të vijnë zgjedhjet lokale në Bosnje-Hercegovinë (e ndoshta edhe referendumi në Republikën Serpska). Më pas kemi zgjedhjet në Maqedoni, ku po zien puna në raportet maqedonaso-shqiptare, e në pranverë janë zgjedhjet presidenciale në Serbi. Më pas në Kosovë...", thotë Cvijetin Milivojeviq, ekspert nga Beogradi. Ai mendon se gjërat nuk do të ndryshojnë shpejt, pa pasur ndonjë presion nga vet populli.
Milivojeviq mendon se gjërat do të përmirësohen pak pas zgjedhjeve. "Kroacia po tregon muskujt ndaj Serbisë, sepse pa miratimin e Zagrebit Serbia nuk mund të futet kurrë në BE. Por pas zgjedhjeve pritet të qetësohet siguata edhe për shkak të bashkëpunimit shumë të denjë të Vuçiqit me BE-në. Ndërkohë që Vuçiqin e presin edhe disa tema më të nxehta, siç është Kosova apo sansksionet ndaj Rusisë.“


*****


Milivojeviq pohon se një prej problemeve shumë serioze është edhe e kaluara e politikanëve. Politikanët e të dyja vendeve kanë probleme me retorikën nacionaliste dhe shoviniste, të tashme apo të kalur. Profesori Pero Maldini nga Dubrovniku mendon se shkaku i shkallëzimit të raporteve së fundi është që Vuçiqi e Daçiqi janë pionët e dikurshëm të Sheshelit dhe Millosheviqit dhe trajtohen nga shumë njerëz si eksponentë të politikës serbomadhe. Maldini pohon se Serbia për fat të keq nuk është përballur kurrë me të kaluarën, siç ka bërë Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. „Pas luftërave pushtuese, të cilat Serbia i ka bërë ndaj fqinjëve, askush nuk e ka marrë përsipër që ky vend të përballet me të kaluarën e politikës serbomadhe dhe pasojat e politikës së Millosheviqit, me luftërat agresive dhe me numrin e madh të viktimave. Ndaj politika serbe, në pamundësi që të artikulohet si një politikë normale, po prodhon armiq të jashtëm në Kroaci, Bosnje apo dhe në Kosovë“, thekson Maldini.

Fushata elektorale u shkon për shtat tendencave të tilla dhe provokimeve në raportet mes Serbisë dhe Kroaicsë. Por Maldini mendon se duhet të kemi parasysh gjenezën e problemit, që ka të bëjë me krimet e viteve 90-të. Këto gjëra po shfrytëzohen nga disa parti për qëllime elektorale për të mobilizuar zgjedhësit e tyre. Milanoviqi po përpiqet të dëshmojë një ngurtësi nacionaliste për të fituar mbështetjen e krahut të djathtë, mendon ai. Ndërkohë që interesi primar i Kroacisë është zbardhja e fatit të 1600 personave të zhdukur gjatë luftës, mbrojtja e pasurisë së kroatëve në Serbi dhe ruajtja e të drejtave të tjera.

Serbo croatian language2005.png

Frika e kroatëve në Serbi dhe e serbëve në Kroaci

Vojislav Stanimiroviq, kryetar i partisë SDSS thotë se në Kroaci është shtuar në tri vitet e fundit tensioni për shkak të retorikës aktuale ndaj Serbisë. Kjo reflekton në pozitën e kroatëve në Serbi, por edhe të serbëve në Kroaci. Stanimiroviq thotë se Milanoviqi e ka befasuar me deklaratat e fundit, ndërsa kur ishte kryeminsitër kishte raporte të mira me Serbinë.
Tomislav Zhigmanov, nga partia e kroatëve në Vojvodinë, DSHV, thotë se ata janë të frikësuar dhe të pasigurtë, pas fushatës së fundit. Më e keqja është që deri tani nuk ka asnjë gjest më të vogël që dëshmon gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve.





A po e kthen  kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, Serbinë te Sllobodan Millosheviçi?!


Jovanoviq për kandidaturën e Vuçiqit: Serbisë i duhet një president që e njeh Kosovën

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se Serbia ka nevojë për një president që do të shkurtojë nyjen gordiane të problemit të Kosovës duke thënë se Kosova është e pavarur.


Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka shtuar se vendit të tij “do t`i duhej një udhëheqës që do t`i ndryshonte marrëdhëniet në rajon, i cili do të thoshte se Serbia ka nevojë për anëtarësimin në BE dhe jo vetëm për vlerat evropiane dhe të hapë kapitullin e anëtarësimi në NATO”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.



Jovanoviq duke komentuar kandidaturën e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq për president të Serbisë ka deklaruar se “ky vendim është rezultat i dëshirës së tij për të konsoliduar pushtetin e vet” dhe siç tha ” homogjenizimit të koalicionin qeverisës si dhe t`i sjellë disfatë të forcave demokratike”.

Liberaldemokrati serb theksoi poashtu se vendimi i Vuçiq nuk ishte befasi dhe “se qëllimi i tij ishte i qartë dhe se nuk kishte vend për dilemë”

Ai përsëriti thirrjen ndaj Sasha Jankoviq dhe Vuk Jeremiq për të rënë dakord mbi një kandidat presidencial të përbashkët të forcës civile.


“Unë jam i gatshëm të bëjë çdo gjë, le të më thonë se çfarë duhet bërë”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se është logjike që koalicioni qeverisës të dal me një kandidat, kurse opozita të nxjerrë në pah kandidatin e vet...


Politikanët e Serbisë i janë rikthyer sërish mënyrave të dikurshme, duke nxitur pakënaqësi etnike në një përpjekje për të siguruar mbështetje nacionaliste, shkruan  publicisti Pedja Popoviç në “Danas” (Beograd).

Në fillim të këtij muaji, qeveria lançoi një linjë të drejpërdrejtë hekurudhore mes Beogradit dhe Mitrovicës, një qytet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Linja nuk është më e shpejtë se sa linjat ekzistuese të autobusëve, por nuk ishte ky qëllimi.


 Predrag Popović

Predrag(Pedja)Popovic 

Treni ishte i mbushur me slloganin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë; brendësia e tij ishte mbushur me pamje të shenjtëve ortodoksë, si dhe ngjyrat kombëtare të Serbisë. E gjithë kjo propagandë bajate ishte e qartë se kërkonte të provokonte një kundërveprim, por Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nuk e shihte ashtu: kështu që ai urdhëroi kthimin mbrapsht të trenit, përpara se të mbërrinte në kufi, duke pretenduar se policia e Kosovës kish në plan të arrestonte makinistin, dhe se terroristët kishin bërë plan të hidhnin në erë shinat.

Vuçiçi u betua se do të shkojë në ndihmë të cilitdo serb që dëmtohet. Ka patur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill. Por, ekzaktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviç veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi. Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë.



Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?


Marrëveshja Dejton e vitit 1995 i dha fund një kohe të lulëzimit të hartave në Ballkan – por me rikthimin e diskutimit të ‘shkëmbimeve të tokave’ dhe ndryshimit të kufijve, ata mund të gjejnë klientelë të re sërish


Në fillim të viteve 1990, teksa Jugosllavia filloi të shpërbëhej, takova Vuk Draskoviç në hotel Moskva në Beograd për të diskutuar rreth kufijve. Kreu i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe kishte ardhur për të më treguar një hartë që përmbante zgjidhjen e tij për krizën, të cilën ai e kishte vizatuar mbi një hartë të Jugosllavisë nga ato që kanë makinat e marra me qira me stilolaps blu.


Një njohës i mirë i hartave të Ballkanit – kam një koleksion të madh – e studiova atë me interes. Nuk ishte ndonjë çudi që stilolapsi i Vuk nuk kishte gjurmë të ndonjë kufiri për Bosnjen, Malin e Zi apo Maqedoninë, jo më pastaj Kosovën; ai ishte një nacionalist serb, megjithëse i një lloji të çuditshëm.

Por thuajse më kërceu keku nga goja kur pashë se çfarë kishte bërë në veriperëndim. “Nuk i ke dhënë Kroacisë shumë”, protestova. “As Osijekun apo Dubrovnikun? Me siguri ka për të rezultuar në një kasaphanë”.
Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?


Vuk nuk pranonte asnjë nga këto. Duke lëvizur dorën, me atë zërin e tij bas bariton, ai shpjegoi se njerëzit në këto zona do të ishin aq të verbuar nga mrekullia e kësaj perandorie bizantine sa të vjetër aq dhe të re [kjo dukej të ishte ideja], saqë shpejt do t’i harronin identitetet e tyre të vjetra. Rashë në mendime.

Draskoviç nuk ishte i vetmi në komplotin e kufijve të rinj për Ballkanin në fillim të viteve 1990. Kjo ishte periudha e artë e hartëbërësve të Ballkanit dhe kushdo po diskutonte kufijtë, shkëmbimet e tokave, gjërat “etnike” dhe të tjera. Zor të hapje ndonjë gazetë pa vënë re një hartë të re.


Disa rej këtyre hartave i referoheshin historisë – mbretërisë së Tomislavit, perandorisë së Dushanit apo çfarëdo, ndërsa të tjera etnicitetit, arsye për të cilën shumë harta etnike të shekullit të 19 në Ballkan, kryesisht të bëra nga hartografët gjermanë dhe austriakë, papritur u kthye në modë.

Disa ishin plot informacione të dobishme. Kroatët nxorrën një interesante [shikoni foton] që ilustronte përmasën e popullatës, si dhe krahasimin etnik të çdo bashkie në Kroaci dhe në Bosnjen fqinje. E kam ende.


Kam edhe një më të mirë, prodhuar në Bosnje nga e njëjta periudhë , që përmban analizë etnike të çdo komune në Bosnje në vitin 1991, plus shifra krahasuese nga dy censuset e mëparshme.

Të tjerat nuk ishin të dobishme veç propagandës së pastër. Hartat e nxjerra nga media në Serbinë e Millosheviçit prireshin të ishin të zbatuara keq dhe pa informacion – harta të paqarta të Jugosllavisë me Serbinë si një njollë të zezë që zinte shumicën e saj.

Kam një po kaq të padobishme nga Maqedonia [shikoni foton], në të cilën kufijtë e “Maqedonisë etnike” janë vizatuar me një vijë të trashë. A ishte kjo një aspiratë apo thjesht një kujtim i asaj që kishte qenë? Vështirë të thuhet.

Epoka e artë e hartologëve të Ballkanit vazhdoi për ca kohë. Çdo herë që lufta kalonte në një fazë të re, kishte nevojë për harta të reja.



Armëpushimi në Kroaci në fund të vitit 1991 krijoi de-fakto kufij të ri brenda Kroacisë. Përveç Republika Srpska Krajina, RSK, kishte kufij brenda kufijve – për katër zonat e mbrojtura nga OKB – veriu, jugu, perëndimin dhe lindja, pa përmendur kufijtë e zonave fatkeqe ‘rozë’ – tokë që serbët supozohet se do t’ia dorëzonin kroatëve, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Zhdukja e RSK nga ushtria kroate në 1995 papritur i bëri të gjitha këto harta të tepërta, por lufta boshnjake vazhdoi, duke nxitur krijimin e hartave të reja. Disa u nxorrën nga luftëtarët, ku shfaqej Serbia Etnike ose Herzeg-Bosnja dhe të tilla.

Harta të tjera vinin nga negociatorët ndërkombëtarë të paqes. Ju kujtohet plani Vance Ouen? Ai i bëri të gjithë të vraponin për te harta për të parë se çfarë i takon gjithsecilit. Nëse nuk ju kujtohet, propozonte ndarjen e Bosnjës në 10 kantone. Serbët qenë të interesuar të dominonin vetëm kantonet 2, 4 dhe 6.

Disa vite më pas, marrëveshja Dejton e 1995 prodhoi një tjetër furi hartash, teksa të gjithë duke filluar me vetë boshnjakët, nxituan të zbulonin se çfarë kufijsh kishin marrë dy “entitetet” e reja.

Marrëveshja Dejton i dha fund epokës së artë të hartëbërësve të Ballkanit. Mali i Zi u bë i pavarur [sërish] në 2006, por ky nuk ishte ndonjë zhvillim shumë interesant nga pikëpamja e një harte. Kufijtë e Malit të Zi të vënë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithçka ndodhi në 2006 ishte bërja e një kufiri të vjetër, të brendshëm në një kufi të vulosur dhe të jashtëm. E njëjta gjë ndodhi dhe me Kosovën. Me kufijtë e Ballkanit tani “të fiksuar”, nevoja për harta të reja duket se është zhdukur.


Por mbase kufijtë e ish-Jugosllavisë nuk janë aq përfundimtar dhe të vulosur sa mendonim. Një kongresmen amerikan së fundmi hodhi idenë jo edhe aq të re se qyteti etnik shqiptar i Preshevës – me popullsi rreth 35,000 vetë – mund të jetë më mirë nëse i kalon Kosovës në shkëmbim të katër komunave etnike serbe në veriun e Kosovës, Leposaviç, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut – me popullsi totale rreth 70,000 persona – t’i kalojë Serbisë.


Në lindje të Serbisë, në Bosnje, kroatët po kërkojnë me ngulm për një “entitet” të tyrin, ndërsa serbët vazhdimisht flirtojnë me kërcënimin e pavarësisë. Asnjë prej këtyre ideve, planeve apo kërcënimeve nuk duket aq serioz ende. Por kush e di? Koleksionistët e hartave të Ballkanit mund të duhet t’i bëjnë vend disa hartave të tjera.(MARCUS TANNER)


****
Pajtimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të pranojë gjykimin dhe dënimin e të dyshuarve për krimet dhe masakrat që kanë kryer në Kosovë dhe kur kjo Serbi, pranon të ofrojë asistencë në identifikimin e kriminelëve të dyshuar, punë kjo që vështirë mund të bëhet nga Beogradi edhe për një kohë të gjatë.




Krimet e luftës, dhunimet, keqtrajtimet, vrasjet, të zhdukurit, grabitjet dhe dëmtimi i pasurisë dhe pronave si dhe shumë krime të tjera, është dashur të jenë prioritet i të gjitha prokurorive kosovare, pas luftës.





Fatkeqësisht politika e UNMIK-ut dhe servilizmi i njerëzve tanë kompetentë në fushën e drejtësisë, në të gjitha periudhat qeveritare pas luftës, ndikuan që krimet të anashkalohen qëllimisht. Të paktën deri tani.


Nëse asgjë s`do të kishin bërë prokuroritë komunale, atëherë për të lëshuar fletë arreste kanë mundur të veprojnë pa u penguar nga askush, kanë mundur të identifikojnë të gjithë kryesit, të dyshuarit, vrasësit e mundshëm. Ky është obligimi i tyre profesional, moral e kombëtar.


Askush nuk është kundër pajtimit ndëretnik, madje shqiptarët e Kosovës këtë e kanë dëshmuar e vërtetuar edhe në praktikë. Ua kanë zgjatur dorën edhe xhelatëve, vetëm që të ecet tutje, por pala e kundërt asnjëherë nuk tregoi gatishmëri e as nuk kërkoi falje për gjithë ato krime, për gjenocidin dhe dhunën që bëri në Kosovë, gjatë luftës.


Andaj, armiqësitë tejkalohen vetëm nëse thuhet e vërteta, vetëm nëse bëhen publike emrat e kriminelëve të dyshuar serbë. Është e dhimbshme dhe e papranueshme që pas kaq vitesh, Serbia po na sfidon në këtë drejtim, duke tentuar që t`i paraqes shqiptarët para botës si njerëz që kanë vrarë e dhunuar serbë, kurse injoron mijëra shqiptarë të vrarë, të zhdukur, femra të dhunuara e krime të tjera.

Kosova ka shumë argumente, prova e dëshmi për të bindur botën për të vërtetën që ka ndodhur këtu, por vetëm duhet guxim profesional nga prokurorët. Prokurorët janë fajtorët mbase kryesorë që kanë lejuar në heshtje të shuhen shpresat e familjarëve të vrarë e të zhdukur. Prokurorët e guximshëm dhe profesionistë ende kanë kohë ta dëshmojnë veten, ende kanë mundësi që t`i dalin zot kësaj pune. Ata vetëm duhet ta largojnë pluhurin prej mijëra dosjeve, qindra librave publicistik, mijëra lëndëve e faqeve që ekzistojnë të paprekura nga prokuroritë. Vetëm kur t`i shfletojnë këto dosje në sirtarët e tyre dhe t`i aktivizojnë këto lëndë, mund të themi se kemi kryer borxhin ndaj të viktimave.


Ndryshe, ky komision është themeluar ekskluzivisht për interesa të “viktimave” serbe dhe jo për të zbardhur vrasjet apo për të gjetur të zhdukurit shqiptarë.

Ky komision, që më shumë është ceremonial, nuk mund të jetë funksional pa u aktivizuar dosjet e luftës në Kosovë, pa u aktivizuar qindra fletë arreste kundër serbëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në krimet e Kosovës.

Historia do ta dëshmojë se kemi “fjetur” para krimeve të shumëfishta dhe nuk kemi qenë në gjendje ta argumentojmë tërë atë gjenocid që ushtria, policia e shteti serb kreu në Kosovë.

Fatmirësisht ende ka dëshmitarë të gjallë të masakrave kryesore në Kosovë dhe ata duhet të shfrytëzohen sa nuk kanë ikur nga kjo jetë. Maksimalisht duhet të shfrytëzohen të gjitha materialet, fotografitë, incizimet, provat, faktet, deklaratat e dëshmitarëve të gjallë, librat e botuar, dëshmitë e komisioneve, dokumentacioni ekskluziv që posedon KMDLNJ etj.

Pra pajtimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të pranojë gjykimin dhe dënimin e të dyshuarve për krimet dhe masakrat që kanë kryer në Kosovë dhe kur kjo Serbi, pranon të ofrojë asistencë në identifikimin e kriminelëve të dyshuar, punë kjo që vështirë mund të bëhet nga Beogradi edhe për një kohë të gjatë,thotë në mes tjerash gazetari shqiptar  Musa Sabedini.


Nërsa Kryeministri i vendit,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, pret nga qeveria serbe që të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës. Sipas tij, qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre. Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb.


*****
Washingtoni u kërkon raporte të mira fqinjësore Kosovës dhe Serbisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, gjatë ditës së djeshme ka uruar Kosovën për nëntëvjetorin e Pavarësisë, derisa një ditë më herët, më 13 shkurt 2017  ka uruar Serbinë për Ditën e Shtetësisë.

Të dyja urimet nisin me frymën e njëjtë, ku Tillerson në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, si edhe qytetarëve amerikanë uron popullin kosovar, ashtu si edhe atë serb për festat përkatëse të të dyja vendeve.

E duket se edhe zgjedhja e datave nuk ishte krejt e njëjtë, në kuptimin se urimi për Kosovën që ditën e Pavarësisë e feston më 17 shkurt erdhi tri ditë më herët, më saktësisht më 14 shkurt derisa për Serbinë që Ditën e Shtetësisë e ka më 15 shkurt, urimi erdhi vetëm dy ditë më herët.

Në paragrafin e dytë, Tillerson te letra për Kosovën vlerëson lart miqësinë mes të dyja vendeve, ashtu si edhe aspiratat për paqe, stabilitet dhe prosperitet, transmeton Klan Kosova.

Edhe me Serbinë, Tillerson ka pothuajse të njëjtat vlerësime, shpreh vlerësim për bashkëpunimin dhe miqësinë e deritanishme ashtu si edhe dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen.

Ajo çfarë e bën dallimin mes të dyja letrave është se Sekretari Amerikan i Shtetit përmes letrës së tij vlerëson progresin e Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe institucionet me përfshirje multietnike.

Por nuk e lë pa vënë në pah disa nga arritjet më të mëdha të Kosovës gjatë vitit që po e lëmë pas.

“SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumë etnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhet në këtë adresim për kosovarët.

Derisa për Kosovën përmendet Medalja e Parë Olimpike dhe pranimi në FIFA, adresimi për Serbinë duke pasur në fokus arritjet gjatë vitit 2016 është disa paragrafe më i shkurtër, e kryesisht flet për ekonominë.
“Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të promovuar reformat ekonomike, për të forcuar sundimin e ligji, për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët janë treguesë për dedikim ndaj stabiliteti dhe rritjes ekonomike në rajon”.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.

Ajo çka poashtu e bën dallimin është edhe se Tillerson shpreh pritjet që Amerika ka kundrejt Kosovës, në kuptimin e sukseseve të reja për vendin që tashmë mbush nëntë vjet shtetësi.

“Po presim suksese të tjera të vazhdueshme të Kosovës teksa po forcon ligjet, po lufton dhunën ekstreme, dhe po ndërton marrëdhënie pozitive me fqinjët dhe gjithë botën”.

Ndërsa ashtu si fillimi i këtyre letrave që është pothuajse i frymës së njejtë, edhe fundi është po ashtu.

SHBA shprehë përkushtim për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses, derisa Serbisë i shprehë poashtu përkushtim për të thelluar miqësinë.

Ajo që bie më së shumti në sy, në këto dy letra drejtuar dy vendeve fqinje, Serbisë dhe Kosovës, është se përmenden përpjekjet për raporte të mira fqinjësore ashtu si edhe normalizim të marrëdhënieve mes vendeve në Ballkan por integrimi në BE nuk përmendet fare, në asnjërën nga letrat.

No comments:

Post a Comment