
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).
Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Flori Bruqi,ka botuar qindra mija punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar si Anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,PH.D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA për Amerikë. Evropë, Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni .
Veprat e botuara :
Deri më tash ka botuar këta libra :
1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.
29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.
41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë 2017.
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2017).
Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .
Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.
*******
Cikël poetik nga Flori Bruqi
1.Rreze drite
Për Ty nga zemra
këtë poezi po e rris
asnjë hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kërkon dritë
se ishe dritë
siç janë dritë
të gjitha nënat
Vije Ti
çdo mbrëmje
duke më pëshpëritur:
-Natën e mire bir
çelësin mos ia vë derës
do të vijë nëna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa të pranverës
Biro
të të shoh mos je shpluar
kur ike
Unë të putha
a thua më ke ndjerë
ndoshta vetëm koha
si rreze drite
në mua t’paska mbetur
Këtë poezi Nënë
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
s’i futa Brenda
Ti kërkon dritë
se ishe Dritë
siç janë Drita
të gjitha Nënat
2.Rekuem i përligjur
Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s'e fal Prometeun
pa ia treguar fshehurisht intrigën
dashuritë digjen e përvëlohen
sa fort
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë
të lënë shtrëgatën... e të vrasë njerëzinë
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmimë
Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s'e fal Prometeun
pa ia treguar fshehurisht intrigën
dashuritë digjen e përvëlohen
sa fort
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë
të lënë shtrëgatën... e të vrasë njerëzinë
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmimë
3.Në këtë botë gjithçka gjykohet
Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie…
Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit…
Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët…
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…
Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur…
Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…
Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!…
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare…
Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.
Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë…
me premtimet nëpër plehra hedhur.
Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili….
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.
Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë….
4.Shpresa të djegura
Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mall
rrëzë supi rripat e saj fort të shtrënguar
të rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nëpër pragje
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe
Gra zemërngrira presin në ankth zhytur
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë
motra kërthinj prej trishtimit të mbytur
dhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djajtë
Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë
Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...
5. Vështroj diellin me sy
Horizonti sot është hidhëruar
Në njollën e kuqe të Diellit,
Në shikimin tim lakmitar
Syjtë vezullojnë shlirshëm,
diku përtej Thepave
Shoj me Shekuj një Pikë të madhe -të Zezë!
Parreshtur mes meje,Diellit e Hyjit,
atje përtej Thepave të Zinj
Vezullon Kuçedra futë,
E di,ajo është kob,kobi ynë!
E unë si i marrë sodis Diellin,
Mendojë Luftën e Lavdinë-
E trimave ndër mote!
6.Meditim pas një udhëtimi
Kush jam unë për të pritur gjithnjë
Një copë liri po aq të vrarë
Unë që tash e 2000 vjet udhëtoj
Me sagën e pikëlluar
I përbuzur dhe i humbur nëpër botë
Vetmitar i përbotshëm lagur në shi
Kur rri pranë këtij shatërvani
Më ikin pasionet ngadalë
Këtu në qytetin historik
Mistika rri sall maraz
Përse s’jam përherë pranë tij
Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë
E Lumëbardhi ecën
Pret t’ia them një romance
Të dashurës t’i dhuroj trëndafila
Në Rrasë të Zogut me kantatë lirie
Të mos humbas si Sizifi
Nganjëherë të afrohesha
Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet
Kosharja
Asgjë s’është harruar
Kanë ikur korbat para syve të mi
As koha e mjegullt nuk është më
As besojnë se Trimi është kthyer
Me një ferman si Skënderbeu
T’ia japë Jusuf Gërvallës
Para kullës të ndodhë betimi
Rrugëve kryq pëshpëritin
Shtëpitë akoma digjen
Kohë më kohë diçka ikën
Uji dua të pi si në Bjelluhë
Krojeve të Zhlebit
***
Iliria po tkurret
Të shpërngulur verë e dimër
si hëna pa yje në qiell
Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë
Gjarpri m’i kafshon plagët
Mbi Gjirin e Artës
Digjen ëndrrat e kobshme
Të Bubulinës
Gji i egër dhe grua e bukur
Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut
Kënga e liqenit të Pogradecit
Nositë të butë të egër me zëra ritmikë
S’lenin në heshtje as Lasgushin
Dhe unë për çdo ditë lundroj
në mendime si Erosi
Të zhbëj intrigat e botës melankolike
Në këtë rrugë hënore
Duke shkelur bregut spërkatur nga valët
Më ringjallen kujtime të së shkuarës
pa helm të bëj një puthje reale
jo si në përrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe
Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur
Besojnë se zgjohen me pasion
Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës
Me lot të shkrirë qesha si i çmendur
Engjëlli ikën një çast
Vetëm ëndrra për të dashur mungon
Mbretëresha ime
Ashtu siç më erdhe ditën e parë
Mbase do vish sërish
me aurorën magjike
Për të mos u ndarë kurrë më
As isha unë që bëra diç për të larguar
Shqetësimin e beftë
Moj zonjë e humbur dherave të huaj
Engjëllin e ngushëlloj
E ti dikur më thoshe
më duaj
Unë të thosha mos më duaj
Dhe mos ik nga unë
7.Akuareli i Diellit
Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare
E bukur S…
Si hëna pesëmbëdhjetë
Në fletore shkroi vjershën
Për Mëngjesin në Prishtinë
I pëlqyen soliterët e lartë
Dhe shtëpitë plot blozë
Tjegullat e çative të ulta
Me myshqe të venitura
Shtegu i fushës kujtonte nënën
Më këmbë t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Që lëkundin pemët në zgavra
Në Prishtinë..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Në xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metë
Pastaj e fshiu me dorë
Dhe dorën e puthi
Kur u kthye në vendlindje
Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë
Në kalldrëm…
Dhe vizatoi dridhshëm
një rrugicë fshati në muzg
Në agimin e azhurtë
Hapi dritaren
Rrotulloi çuditshëm
Lindjen e Diellit
Hijet në vetminë e rrugës
Dallëndyshet
Një pikë vesë
Në mbremjën e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës
Pikturoi rrugën
Me baltë të Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhë
Fshatarët e vyer
Me drapërinj në duar
Shtëpi me dyer të rënda
Strehë me borë
Hapësira bojë gushëpëllumbi
Nga fshatrat malorë…
9.Lajtmotivë i sinqertë
U këndoj të thjeshtave
të urtave
fjalës së dashur
dritës së qartë
të gjitha ëndrrave
më ljtmotiv të sinqertë
të gjitha këngëve
përherë me krryerresht
Femrave
Ejani në këngë
Nëna dhe motra
të dashura gra
hyni në këngë
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë
10.Qyteti ku të prita
U ndala ballë Spitalit të Prishtinës
hipa si Orfeu në altar
dy vargje të t'i them
më zërin e shterur nga shqetësimi
Dhe unë e pashë qytetin tend
më një dallendyshe fola më beso
dhe ikem të dytë e më tepër ike ti
Unë prapë jam aty ku më ke lenë
në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë
vallëzoj më hijet
nuk e di cilën ta përkdhel
Ti nuk je
retë mbi qytet me nevrikosin
dhe shiu më lag bashkë me vargjet
Një ditë në një orë dilë e takohemi
kiamet nuk bëhet
nuk bëhet as qyteti det
I mërzitur rri i fyer jam
pres dashurinë tënde
e të fle mbi gjinjtë e tu
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr
të kërkoj t’i ha aat sy me vargje
Po vargjet nuk kanë faj
që ti nuk i ndjen asnjë grime
mos ik mos u fsheh e as zërin mos e ndërro!…
11.Liri fjale
Në ditën e takimit me fole
më zë tjetër
dhe unë çuditërisht prapë erdha
nga zemra të të shoh e të puthi
si Diellin kopshtin me lule
përse qe aq e ashpër
Mos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekin
qentë e tërbuar
ndonjë hije nate
apo do të mbetesh
e mbyllur sal për vete
Arti nuk të do të vetmuar
as muzikë s’mund të ndjesh
një buzëqeshje do të kërkoj prore
dhe karafila do të dhuroj
e puthje të ngrohta
Mos hesht as mos ik lulebore
sigurisht ti do të qesh një ditë
dhe lufta mes unit tend e urrejtjes
do të çmend ty të tërën
vetëm jam dhe pres të vish…
12.Mendim i kredhur
Shpirti i Saj
Një lëndinë Qershori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë
E dua atë
Era viteve
Buzët do t’ia vyshkë
Reliefin e kuq të mollëzave
Vizat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatë e dua
Sot
Kur me të jam i dritëzuar
Në shpirtin e përjetshëm
Jam i rrethuar edhe më njomësi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarë të Saj
13.Qyteti me shi
Asgjë s'kam në dorë
veç ne tastier shtyp këto vargje
e te përqafoj nga larg me mall
Thua eja në Tiranë
këtu në Prishtinë bie shi
jam me temparaturë
porsi ti
Duhet të gjejmë tjetër ditë
një mbremje
të dalim bashkë si dy zogj
të flutruojm tej e tej
në përqafim
Në njerën faqe ta le një shenjë puthjeje
në tjetren një copë diell
e ti përbime me sy
që të humbas në zgafellat e tyre
Me duaj
ndaç mos me duaj
unë i kam thenë vetës:Te dua
14.Të dashur
Te rinj jemi në miqësi
dhe në qoftë se dashurohemi
një gje dije
do duhemi shumë
E bota mund te flasë çfarë të do
ka diçka që nuk fshehët
Shiko
edhe toka sillët
gjithçka ndryshon
Vetëm fjalët do mbesim
sepse do takohemi
dhe do bisedojmë
dëshirojme apo jo ta duam njeri-tjetrin
Dhe për ne
s'ka fjalë
s'do ketë as hamendje
vetë fjaleët do çojnë pakëz dallgë
por gjithçka do qetësohet
Një shpresë më mban se do më duash
si unë Ty...
15.Fjalët e zakonta
Për fjalët e mia çdo herë
Marr leje nga zemra
Dhe kur t'ia nis ndokujt
Dua që ta bejnë të lumtur
Buzëgazin dhe fytyrën tende
Si ta shoh moj Albanë
As ditë as natë s'qetesohëm
S'më lenë mendimet -gjaku
Dua të jem për ditë me ty
Të rrëfejmë diçka të bukur
Dhe të mos lodhemi për aske
As për fjalët e botës
16.Vetëm zemra
(k.b)
Asgjë nuk do humbasësh
këtu Dielli nxen e fshehët nën re
Zbret mbremja unë meditojë
në tastier ve ndonjë titull poezie
dhe vargje që rrjedhin si lotët
Vetem zemra na ndieka
këtë shpirt të vetmuar
bjer në zemrën time ti
të ma kthesh qetësinë
Fli o engjëll
te nesërmen m'i trego ëndrrat...
No comments:
Post a Comment