2017-02-10

Dritat në shtëpinë e të tjerëve


Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.


botim i ri
Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që ajo administron. Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden kështu nën akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as t’i nënshtrohet testit të ADN-së. Për pasojë, familjet e

ndërtesës vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë. Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës. Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: Ata që e kanë, rrezikojnë ta

shkatërrojnë; ata që s’e kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë. Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fundi befasues. “Nën petkun tërheqës të një parade jetësh interesante e origjinale, të

përgjuara shtëpi pas shtëpie, ky është një libër për humbjen e vetvetes dhe për frikën e mosekzistencës” – e ka cilësuar shkrimtari Walter Siti librin në një recensë në të përditshmen La Stampa. Një libër për të gjithë, por sidomos për adoleshentët, sepse shpreh

përsosmërish trazirat dhe shqetësimet tipike të kësaj moshe.

Chiara Gamberale është shkrimtare italiane. Ajo ka fituar çmimin Cavour dhe çmimin Campiello. Sot, ajo është një nga autoret më të lexuara në Itali, me 11

vepra të botuara, si dhe e përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ajo është autore dhe drejtuese programesh televizive dhe radiofonike si Quarto piano scala a destra në Rai Tre dhe Chiara e L’oscuro në Radio Due. Bashkëpunon me La Stampa, Vanity Fair dhe Io Donna të Corriere della Sera-s.

No comments:

Post a Comment