2017-02-19

ENCIKLOPEDI GJERMANE 1844-1872: TERRITORET E BANUARA ME SHQIPTARË 91400 KM²


Nga Ramiz Selimi


Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori.
Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët, në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi mendohej se ishte diçka më i madh apo i barabartë me fqinjët.
Imazhi i dytë për shqiptarët në ketë libër është banimi i tyre në një banesë të vogël prej guri, në shumicën e rasteve me dy dhoma. Bie në sy mikpritja e ngrohtë shqiptare, ku para këtyre shtëpive qëndronin dy burra një grua dhe një fëmijë. Burrat kishin të veshur me shajakë e këmishë të bardhë, me jelekë të zi përmbi si dhe me plisin/kësulën e bardhë që mbanin mbi krye. Pastaj bie në sy organizimi i mirë sportiv dhe social, si çdo fshat kishte fushën sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive të dielave, si dhe vendin qendror ku bëheshin korrje shirjet.
Këta historian shpjegojnë rrugëtimet e vështira për shkak të terrenit, mungesës së përgatitjes së nevojshme profesionale, duke u marrë shumica e popullsisë vetëm me bujqësi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. “Qafat, nëpër të cilat rrjedhin ujërat, kanë faqe shkëmbore të thepisura. Kullotat janë mesatare dhe shumë të varfra. Jeta e banorëve është e vetmuar, në kushtet e një banditizmi të madh.”
Kur vjen puna te veshjet, shkruhet për veshjen e grave nga fiset malësore” Ata vërejnë se kësula është një element që e gjen si në viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë; fustanellën e shqiptarëve toskë e cilëson “të zakonshme”; ndërsa zakoni i malësorëve për të mbajtur thesin mbi shpinë, i kujton çantën e shpinës së banorëve të alpeve.
Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë. Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë. Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare ishte ende në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena.
Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Nga këndi ynë i vështrimit, apo të asaj që kemi mësuar ne, këtu ka fjali që nuk na pëlqejnë ose duken që nuk janë nga ana e këtyre historianëve. P.sh fjalia:” ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat”, ose tjetra fjali:” Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie”! Një fjali tjetër që kuptohet keq në perëndim është kjo:” Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme”!
Përkthimi
”Enciklopedi e vitit 1874 Shqipëria”
Shqipëria (shqip Skiperi, turqisht Arnaut), me një gjatësi 450 km dhe gjerësi-
90-135 km. Vend bregdetarë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, ka një sipërfaqe prej rreth 91.400 km ² dhe rreth 2,350,000 banorë-
Kufijtë e saj të cilat janë dhënë, janë pak a shumë në përputhje me dokumentet e kohës, Shqipëria kufizohet:
• në veri me Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi,
• në lindje me Bullgarin e lartë, me Maqedoninë, me Thesalinë,
• në jug me Greqinë dhe të Gjiri i Artës
• në perëndim me detin Jon dhe detin Adriatikut.
Shqipëria është një vend me plot male dhe shkëmbinj, pra nga këtu e ka edhe emrin “Skiperi” (vendi i shkëmbinjve). Të gjitha malet janë të egra, të pjerrëta, me plotë lugina dhe kanione të thella. Në veri në kufirin e Malit të Zi qëndron mali i Komanit, në verilindje të vendit gjenden malet e Sharrit, në jug-perëndim të Liqenit të Ohrit shtrihen malet e Tomorit, në juglindje janë malet e Gramozit dhe prej këtu vijnë malet nyje të Meqovës (Zygos), pastaj malet e sipërme të Aspropotamotal. në jug vargmalet lindore të Pindit dhe vargmalet perëndimore të maleve Tsumerka, të cila shtrihen deri të Gjiri i Artës. Shumë prej vargmaleve përfundojnë në drejtim të detit në cepa të pjerrtë, p.sh. kepi Linguetta, kepi Laghi, kepi Pali, Rodoni.
Shqipëria është e pasur me uji. Por vetëm disa lumenj kanë gjatësi mbi 150 km, me përjashtim të lumit Drin që derdhet në Liqenin e Ohrit, të gjithë lumenjtë tjerë janë lumenj bregdetarë. Të lundrueshëm janë vetëm Drini, Vjosa, Shkumbini dhe Buna, por vetëm për pak kilometra. Nga liqenet që duhet përmendur janë në veriperëndim Liqeni i Shkodrës (Skutari), 550 km². Në qendër liqeni i Ohrit dhe në jug liqeni i Janinës. Bregdeti posedon shumë Porte dhe disa Gjinj të mëdhenj, për shembull: Gjiri i Artës, i Vlorës, i Durrësit dhe ai i Drinit, kurse në jug bregdeti është i pjerrët të Cape Linguetta, në veri është rrafshinë dhe me i cekët deri në grykën e Drinit.
Klima është shumë e ndryshme, në kodra e lartësi e egër dhe ftohtë, në lugina me e butë dhe e bukur, shpesh e nxehtë me klimë afrikane. Prandaj, edhe në prodhimin bujqësor ka diversitetin më të madh. Përderisa në pjesën e prapme të maleve toka jep drithërat, edhe luginat të dhurojnë frytet e lëngshme të Jugut, madje edhe pemë palme tropikale rriten në vende të mbrojtura, me diell në ajër të hapur.
Popullsia është e përhapur mbi kodrat dhe luginat. Shumë nga qytetet dhe kështjellat e panumërta shtrihen mbi majat e maleve. Forma e jetesës janë,si në kohërat e kapitenit Klephten, me vetëdije të njëjtë, si dikur të baronëve gjermanë grabitës. Banorë janë (rreth 3.200.000) në rrënjën e popullit shqiptar kryesisht (Arnaut Turke) ose Skipetar (njerëz mali), siç e quajnë ata veten e tyre. Ky është një popull i lashtë, i cili ka mbijetuar dy mijë vjet në mes stuhive dhe luftërave të shumta në rezidencat e tij duke u numëruar të familjet e kombeve të madha, që nga koha e Aleksandërit të Madh identifikohen me pasardhës të Ilirëve, por referuar më parë në mënyrë të pasigurt janë identifikuar si pasardhës të trakëve.
Në gjysmën veriore të vendit, popullsia shqiptare është pothuajse etnikisht e pastër, e papërzier me kombet sllave, boshnjakët dhe malazezët, një ndarje e ashpër etnike. Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët janë shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjohen si alternativa, ata përdorin gjuhën e njeri-tjetrit.. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flasin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare është ende në përdorim.
Kjo e fundit vlen edhe për pjesën e mbetur të gjuhës së vjetër Thrako-Ilire, ku sipas Bopp, kjo gjuhë është një degë e pavarur e fisit indo-evropian, por e përzier me fjalë greke, romake, gjermane, sllave dhe turke. Gramatika e gjuhës shqipe mungon, pasi për të shkruar përdorën shkronjat greke,alfabeti grek, material i marrë me kusht në Lecce (Romë 1716), në “Tabelat Krahasuese” (Hall 1822), (Xylander Frankfurt 1835), Rossi (Roma, 1866), një Blanchi fjalor (ibid., 1635). Krahasime edhe nga Bopp, duke përdorur gjuhën shqipe (Berlin 1855).
Besimi është i lidhur me ndarjen fetare, që nga koha kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin e tolerancës fetare, Islamit dhe të Kishës Katolike në publik, ata kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore është e angazhuar dhe i përket besimit katolik-romakë, Shqipëria e mesme është e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug është kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Shqiptari për nga madhësia është i ndërtuar me figurë të mesme, ka një fytyrë ovale me nofulla të spikatura, një qafë të gjatë, një gjoks të gjerë dhe një ecje të drejtë krenare. Një nga virtytet e tij kryesore është mikpritja, për shkak të trimërisë së tij dhe këmbënguljes janë njerëz të njohur që nga kohërat e lashta. Armët e tyre janë dy pistoleta në brez, një shpatë (Atagan) armë të gjatë, apo shpatë të shkurtër që është pak e lakuar përpara. Në pamje duken të vrazhdë por janë krenarë në natyrën e tyre, ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat.
Kostumi e grave është i dobët dhe zakonisht përbëhet nga lecka të pambukut të trashë, fustanet janë shumë të gjera, të punuara nga leshi, një veshje tipike e tyre, vajzat e reja shpesh bartin kapele nga llamarina dhe monedha të vogla të kapura në flokë. Veshja e njerëzve të zakonshëm të gjinisë mashkullore përbëhet nga një këmishë dhe pantallona pambuku të materialit të njëjtë, me një ngjyrë të bardhë, palltot e tyre janë të punuara nga leshi, me krahë të gjerë e të hapur, mbi kraharor mbajnë një shami të bardhë leshi e cila së bashku me një gjilpërë argjendi shpesh kthehet e varur në një copë të ngushtë, për të mbajtur thesin mbi shpinë. Kurse një pjesë e popullit nga mesi në jug mbajnë fustanella valë,valë të gjera. Koka e tyre mbulohet nga Plisi (Kësula), është një element që e gjen në të gjitha viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë, ato i kanë gjithashtu nga pambuku. Rripi, në shumicën e rasteve është i dekoruar me argjend dhe i përpunuar me një art të lart, rripi është i lidhur vetëm me një mbërthyese ku në të ka të mbërthyera dy pistoleta. Gjatë stinës së verës, Palltot dhe xhamadanët zëvendësohen me xhaketa të lehta. Kostumet e Kapitenëve të rinj janë të nga materiali kadife, të qëndisura me ar dhe argjend.
Shtëpitë e shqiptarëve zakonisht përbëhen nga një kat përdhes dhe në shumicën e rasteve me dy dhoma, e me përjashtim të ndonjërit që ka vetëm një dhomë. Në njërën nga dhomat ruhet Misri, Drithërat dhe Rrushi, të cilat i spërkatin me kripë për të pasur një qëndrueshmëri. Secila shtëpi ka nga një kopsht të gjelbër dhe secili fshat ka nga një lendinë të gjelbër për lojërat e sportit, kryesisht lojërat zhvillohen të dielave. Gjithashtu secili fshat ka sheshin e vet qendror në formë rrethi, të mbajtur shumë pastër, pasi aty fshatarët bëjnë korrjet e drithërave me kuaj
Ushqimi i shqiptarëve përbëhet kryesisht nga perimet. Vera e rrushit, është pije që e konsumojnë tradicionalisht, por ata punojnë një lloji edhe më të fort të Verës një lloj “brandy” që e quajnë Raki, këtë e përfitojnë nga rrushi, misri dhe elbi. Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie. Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme. Shqiptarët e dashurojnë muzikën, këngët dhe vallet i kanë pasion. Instrumentet e tyre janë Fyelli, tingujt e timpanit, pastaj lloji kitare me tre-faqe, me një qafë të gjatë dhe një barkë i rrumbullakët i vogël, e cila është luajtur me një plectrum dhe me një tubë gjysmë të gjatë.
Punësimi i tyre, shqiptarët janë ose barinj ose bujq. Burimet natyrore i kanë të kufizuara, objektet kryesore të bujqësisë janë luginat pjellore, ku shumë njerëz janë të përqendruar në mbjelljen e drithërave si, misër, grurë, elb, hardhia, ulliri dhe duhani. Ata eksportojnë drithëra, lëndë druri, vaj, duhan, pambuk, lesh, etj. Rreth 50 Anije të mbushura me grurë eksportohen çdo vit në Ishujt e Jonit, Itali dhe Maltë. Gjithashtu një sasi e admirueshme e drurit për ndërtim rrit brigjet e portit që presin për tu eksportuar. Duhani rritet dhe kultivohet, veçanërisht në Shqipërinë e Epërme. Pambukun e pasqyrojnë shqiptarët e Thesalisë, ata prodhimet e tyre i dërgojnë në portet Greke dhe Italiane të detit Adriatik. Prodhimi i vetëm nga produktet që faturohet është stofi i trashë nga leshi. Megjithatë, shqiptaret kane nevojë për produkte tjera, ata importojnë: Sheqer, kafe, metale, rroba, armë zjarri, pajisje mekanike, barut, etj. Tregtarët shqiptarë janë të lidhur ngushtë me shtëpitë greke në Trieste dhe me shtëpitë malteze, duke blerë mallrat e nevojshme, ata marrin mallrat britanike, që janë me te kërkuara.
Ndarja politike e tokës shqiptare është në pronësi aktualisht të disa vilajeteve Shkodra (Shqipëria e Veriut) dhe Janina (Shqipëria Jugore), Shkupi (Shqipëria Verilindore), Manastiri (Shqipëria e mesme). Qytetet më të rëndësishme janë qytete bregdetare si, Durrësi Vlora dhe Preveza, qytetet tjera me rëndësi janë: Shkodra, Shkupi, Alhissar, Kruja, Elbasani, Berati, dhe Arta, në rajonet malore lindore Prizreni, Peja, në juglindje Ohri, Manastiri dhe Janina.
Emri i shqiptarëve dhe kryeqyteti i tyre Albanopolis është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu. Me fjalën apo emrin e tyre Alban, ata paraqiten më vonë (në shekullin e 12.), si luftëtarët më të mirë dhe më të mëdhenj, si fisi më trim nga ilirët, si fis trashëgimtarë të denjë të Ilirëve. Trimërinë e treguan shpesh në luftën kundër grekëve dhe të Perandorisë Lindore për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj më vonë. Turqit pasi e pushtuan vendin e shqiptarëve i ndryshuan emrin nga Albanon në Arnaut.
Shqiptarët janë të ndarë në dy degë kryesore, Toskë në jug të Shqipërisë dhe Gegë në pjesët qendrore dhe veriore të Shqipërisë. Megjithatë ata nuk janë të përkufizuar vetëm në shtëpitë e tyre të Shqipërisë dhe nuk e përmbushin krejt këtë vend. Ata jetojnë edhe në perëndim të Serbisë, së bashku me pjesët turke të Bullgarisë, madje edhe në Austri jetojnë shqiptarë si (në Dalmci në Zara dhe Pola) dhe Italinë jugore (Puglia, Calabria, Sicilia) ku ka kolon shqiptar. Por, mbi të gjitha, Greqia është i mbipopulluar nga ana e tyre dhe ata e formojnë shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis janë të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Në kohët e lashta, Shqipëria e përbënte një pjesë të Epirit dhe banorët e saj janë konsideruar të egër dhe luftëdashës, luftënxitës. Kurse nga bregu i detit ka depërtuar kultura greke, siç dëshmohet nga mbeturinat e shumta të Antikës. Nën sundimin e Mbretit Pirro vendi shqiptarë ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori (një kohë të shkurtër) derisa ajo ishte thyer brenda veti në shumë komunitete të vogla të cila ranë në varësi të Maqedonisë. Rreth 200 P.E.S, fillon nënshtrimi e vendit nga romakët. Qytete të shumta filluan të ngritën në brigje të detit: Apolonia (tani Polina) ishte qendra apo selia e zhvillimit të shkencave. Durrësi (Dyrrachium) me anë të tregtisë ishte bërë i madh dhe i pasur. Në vendet malore, megjithatë, ishte ruajtur gjuha e vjetër dhe zakonet e tyre. Me lëvizje të popullsive dhe migrime të shumta edhe në Shqipëri u zhduk sundimi romak. Barbarizma të paparë deri atëherë rezultuan në shekullin 7, 8 dhe 9 me pushtimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Ata zaptuan toka Ilire vranë njerëz dhe digjen gjithçka shqiptare. Pjesë e madhe e popullsisë Ilire u asimilua në sllav. Nga viti 870 Ohri ( Lychnidos vjetra) ishte kryeqendra e një Princi të Bullgarisë. Vetëm pas rënies së këtij sundimi tepër të egër sllav (1018), popullsia ilire që ju kishte mbijetuar këtyre furtunave, filloj të kthehet përsëri në zotërimin e tokës së tyre dhe ushtrimit të gjuhës së tyre. Me Perandorinë Bizantine, shqiptarët pothuaj se ishin vazhdimisht në luftë, ku njerëzit ishin shumë të shqetësuar, kishte grabitje dhe vrasje të përditshme. Pastaj pasuan betejat e gjata me turqit. Tashmë në vitin 1380 të krishterët, shqiptarët së bashku me sllavët dhe hungarezët luftuan kundër Turkut. Në betejën e tmerrshme të Kosovës me (1389) kundër Islamit, ushtria shqiptare kishte humbur boshtin e saj në ketë betejë duke pesuar humbje të mëdha në njerëz. Pas kësaj beteje shumë fise shqiptare emigruan në zonat pabanuara shqiptare, në bjeshkë dhe male, në tokat e boshatisura të Atikës, Thesalisë dhe Morës duke lënë tokat e pjellëshme në duar të armikut. Ata themeluam qytete të shumta shqiptare koloniale, të cila më vonë kontribuuan dhe benë rezistenca të guximshme me turqit e sulltan Pajazidit dhe sulltan Muratit. Shqiptarët në ketë kohë mbushen gradualisht me çadrat, stanet dhe kasollet e tyre të gjitha malet.
Historia me e ndritur shqiptare e asaj kohe është e lidhur ngushtë me emrin e Skënderbeut, princi i cili guximshëm për 25 vjet me radhë mbrojti trojet e veta.
(Nga viti 1443-1467), më shumë heroizëm të paparë, si dhe fat kundër tërë pushtetit të Turqisë (Superfuqi e kohës) luftuan me vite të tera me plot sukses ketë pushtues, përderisa vjehrri i tij, Acatina Topia, shfaqet në jug duke mbuluar jugun e Shqipërisë. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët për një kohë luftuan kundër osmanëve, e njohur është mbrojtja e Shkodrës dhe një nga betejat e fundit të tyre të periudhës.
Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua. Që nga mesi i shekullit 17, islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere. Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke, ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta. Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend.
Edhe kur Rusët në vitin 1770 i nxitën Grekët në kryengritje kundër Turqve, këta të fundit i dërguan fqinjët shqiptarë kundër popullit fatkeq Grek, e të cilët të gjithë urrejtjen e lashtë të tyre ndaj grekëve dhe dëshirën e tyre për të vrarë e lëshuan në shfrenim. Ali Pasha (Princ), i pari i Tepelenës, në këtë kohë fillojë udhën e tij të çuditshme. Pakë nga pakë e solli gjithë Shqipërinë nën sundimin e tij. Mirëpo kur ai tentojë që nëpërmjet vrasjeve dhe tradhtive ndaj shokëve shqiptarë të lartësohej si despot i plotfuqishëm, këta për ta shmangur ketë u hodhën në anën e osmanëve, dhe kështu fuqia e ngritur nga ai (1822) shpejtë u thye.
Lufta 40 vjeçare e Aliut për të forcuar pozitën e tij, e cila u zhvillua po thuaj se pa ndërprerje, dhe populli luftarak u kalit në jetën e egër sa që pas rrëzimit së despotizmit, shpërtheu revolucioni Grekë, që i hapi udhë dhe një rast të mirë popullit Grek për plaçkitje. Shqiptarët muhamedanë u hodhën në anën e Turqëve, të krishterët, veçanërisht në bjeshkët jugore banorët e”Armatolen”dhe”Klephthen”(d.m.th Suliotët), u hodhën në anë të grekëve. Pjesa më e madhe e të krishterëve në këtë luftë të gjatë kundrejt vëllezërve të tyre muhamedanë u munden.
Pas betejes tek”Navarino”dhe njohjes së pavarësisë së grekëve, veprimet e egra të shqiptareve tani u kthyen kundrejt turqve. Nën udhëheqjen e Arslan Beut dhe Mustafa Pashës së Shkodrës, ata lartësuan flamurin e kryengritjes, morën udhëheqjen e kryengritjes në duar. Në këtë lidhje u fut edhe Pasha i Bagdatit, Dauti ndërsa Mehmed Aliu nga Kajro hidhte zjarr me ari mbi. Perandoria duhej të sulmohej nga të gjitha anët. Po në këtë kohë u paraqit Reshid Pasha me tërë ushtrinë turke, i cili më parë kishte vendosur paqe me rusët në Adrianopole. Tradhtia, i hapi udhën e suksesit drejtë qëllimit. Ai i ftojë të gjithë prijësit shqiptarë në Manastir, me qëllim të mënjanimit të konflikteve, pasi ai u kishte premtuar fjalën e tij të nderit për kalimin e sigurt, se nuk do tu ndodhë asgjë, por në realitet kështu ata ranë në kurthë. 400 prirës shqiptarë erdhën në një rrethim të fortë në Manastir, mirëpo besa e dhënë u kthye në tradhti, ata u vranë dhe masakruan nga Rashid Pasha, me çka shpejtë pasojë nënshtrimi i vendit.
Por një revoltë e popullsisë myslimane shpërtheu me 1843 në Shqipëri për shkak të rekrutimit të trupave. Kjo revolt u përhapë me shpejtësi mbi zonat malore të Rumelisë deri në brendi të Bulgarisë. Omer Pasha me ushtri së pari i goditën shqiptarët në Kaplanly duke i thyer dhe pastaj i nënshtrojë ata nëpërmjet kuvendit të Kalkandelen duke okupuar Prishtinën, ata okupuan tërë provincën shqiptare. Një kryengritje e re nga shqiptarët në verën e vitit 1847 u shtyp shpejt. Gjatë revolucionit grek të vitit1854, edhe Shqipëria bënte lëvizjet dhe përgatitjet për kryengritje, por një shpërthimin kryengritjesh këtë vit nuk kishte
Literatura:
• Cyprien Robert, Les Skllevërit de la turquie (Paris, 1844, botim i ri për 1851 vazhdoi në 1852, 2 Vols, i Fedorovich gjerman, Dresden, 1844, 2 Vols)
• Josef Müller, Shqipëria dhe Rumelisë, statistikore-topografike Përfaqësimi (Pragë 1844)
• Hahn, Studime Shqiptare (Jena 1854)
• Hahn, greke dhe shqiptare zanash përrallë (Leipzig, 1864, 2 Vols)
• Hahn, përmes territorit të Drinit dhe të Vardarit në vitin 1863 (Vjenë 1870)

No comments:

Post a Comment