2017-02-15

Fenomeni “Bermude”, quhet i tillë nga territori me të njëjtin emër në JL të SHBA-së ku shkaktohet nga një luspë gravitacionale të krijuar në këtë

Fenomeni i “Bermudes” ose Uon Holet


Frederik Bilça



Fenomeni “Bermude”, quhet i tillë nga territori me të njëjtin emër në JL të SHBA-së ku shkaktohet nga një luspë gravitacionale të krijuar në këtë territor të ishujve Bermude, nga ndërthurja këtu e disa faktorëve. Faktori kryesor është shtegtimi i hershëm perëndimor i granulave të Amerikës së Veriut dhe të Jugut. Nga ky shtegtim, në ndërthurje me faktorë të tjerë, ndodhi largimi i lëndës së shkrirë nën shtresat e ngurta të Tokës në drejtim të Riftit Atlantik, në kohën që Hëna bënte xhirot e para rreth Tokës, gjatë largimit të saj. Sipas T.Re ky quhet procesi fisarmonik i krijimit të rifteve.


Nën territorin e Bermudeve, sot gjenden makroguva, që duhet patjetër të kenë lidhje fizike midis tyre në formë lamelash, jo shumë larg sipërfaqes ujore. Aty kemi simptomat e lëvizjes së një luspe në ujë, ku krijohen vorbulla ujore. Nëlëvizjen e shpejtë të ujit ndikojnëdisa forca gravitacionale tokësore dhe jashtëtokësore, por rolin kryesor e luan Hëna. Ekzistenca e një makroguve në këtë territor, si dhe lëvizja ujore masive aty, si shkak i tërheqjes gravitacionale, na jep të drejtën ta quajmë Bermuden - Luspë gravitacionale. Kjo luspë, në ndërthurje me disa faktorë madhorë gravitacionalë, si me tërmetet, pozicionin e Polit të Veriut, (poli lëviz në kuadrat jo të rregullt), njollat diellore me gabarite të mëdha, planetet etj., ka shumë raste gjatë një viti, që arrin vlerën e pikut, duke shkaktuar dëme të tmerrshme. Ky është territori i njohur për bëmat e tij – Bermude, pranë Floridës. Përbëhet prej rreth 300 ishujve, por vetëm 20 janë të banuar. Pra, qysh në pamje të parë, duket një territor me ndërtim tektonik tepër të harlisur gjeologjik. Fenomeni që lind në këtë territor, shoqërohet me një kërkesë të fuqishme gravitacionale. Në këto raste, ai tërheq poshtë vaporë, anije, avionë e çfarë tëmundet. Gjatë këtyre kërcënimeve, që nuk zgjasin më shumë se një orë, në këtë territor duhet të ndihen kërcitje nëntokësore, që mund të konstatohen me aparate të ndjeshme sizmikë, por që këto nuk përmenden në asnjë shkrim për Bermuden.

Ka ardhur koha të gjejmë që më përpara, se kur do të ndodhë fenomeni i tmerrshëm dhe mistik i Bermudeve, i cili në mjaft shkrime i dedikohet edhe UFO-ve.

Sipas TRG aty ndërthuren këto fenomene:

- Nevoja për një tërmet të mundshëm, por që territori nuk e favorizon. Kjo sjell ndryshime të tjera të shpejta si :

- Grumbullimi i avujve në këtë territor në mënyrë të menjëhershme, që duket si ardhje enigmatike.

- Kolapsi gravitacional, ku çdo gjë thithet poshtë në mënyrë të tmerrëshme. Kjo është një nevojë objektive e territorit ku Toka kërkon tërmetin.

- Fusha magnetike lokale ndryshon vlerat dhe sensin, si rezultat i ndryshimit të fushës elektrike e cila lind në formën e krijimit të koracave elektrike shumë të fuqishme, të cilat lundrojnë midis pozicionit të zonës në fjalë dhe drejtimit të Hënës me vorbulla. Lartësia e tyre varet nga faktorët që e krijojnë dhe nuk është përherë e njëjtë.

- Jonizimi i ajrit në këtë territor merr vlera të larta, si rezultat i ndryshimeve dhe shoqërimeve gati të menjëhershme të këtyre fenomeneve të padukshme, që me veprimin e tyre ndaj vaporëve të mëdhenj ose të vegjël si dhe avionëve merr ngjyra mistike.

Mjerë ato mjete që ndodhen në këtë periudhë të vogël kohe në territorin ku ndodh fenomeni “Bermude” ose uon holi – anglisht, dmth gropë e papandehur ose siç quhen në fizikë – vrimat e bardha. Bëmat e këtij fenomeni janë të njohura qysh në kohën e Kolombit, i cili në ditarin e tij shkruan për diçka enigmatike që u ndodhi busullave magnetike në këtë territor. Në kohën e sotme numërohen vaporë të madhësive të ndryshme, avionë dhe skuadrilje të zhdukura pa gjurmë në këtë territor.

Teoria e Re Gravitacionale, përcakton se fenomeni “Bermude” ose uon holi ndodh edhe në pjesë të tjera të globit, por gjithmonë aty ku favorizohet nga bashkëveprimi i faktorëve gravitacional që e lindin atë.

Vatra “Bemude” shoqëron gjithmonë brezin ku do të bien tërmete, por shumë rrallë kanë vatër të përbashkët sepse ndërsa vatrat e tërmeteve kanë pozicion të njohur nëntokësor, si rezultat i prishjeve të hershme nëntokësore, vatra ”Bermude” ka të tjera shkaqe fizike, por vendndodhje që mund të parapërcaktohet. Sapo ndodh goditja sizmike, efekti i vatrës ”Bermude” eliminohet. Në rast të kundërt, ajo do të veprojë për pak ditë deri në eliminimin e faktorëve që e lindin atë. Kur pozicioni i vatrës “Bermude” nuk përputhet me vatrën e tërmetit, atëherë vlera e tërmetit është më e vogël, kurse vlera e vatrës “Bermude” është e konsiderueshme, deri në atë masë sa bën dëme të natyrës së saj.

Një rast i tillë, ndodhi në Francë më 25.7.2000. Në një nga aeroportet e Parisit, ra me flakë në nisje, një prej avionëve më të mëdhenj në botë, të shoqërisë “Konkord”. Për rrëzimin e këtij avioni, jepen e merren shumë hipoteza që duan të vërtetojnë paaftësinë e shoqërisë ajrore, por nuk gjejnë argumente, madje as në kutinë e zezë të avionit. Kjo ka një arsye: Bllokimin e menjëhershëm të komplet qarqeve elektrikë të avionit, sapo ky hyn në koracën elektrike të krijuar aty nga kushtet që përmëndëm. Pikërisht atë ditë pati shkarkesë sizmike të fortë 5,2 R në brezin vertikal në fjalë, në veri të Kallamatës. Pra, tërmeti ra ku e favorizoi pozicioni nëntokësor - në jug, kurse vatra e dëmshme “Bermude” veproi ku ishte linja e lindjes së saj. Ky është faktori i vetëm që eliminoi “Konkordin”. Pra faji nuk qëndron në konstruksionin e tij, por gjetkë. Edhe avionët e tjerë të së ardhmes si p.sh. ata evropianë “X-30”, do të përballen patjetër me këto shqetësime; duhet antibermudja që t’i shpëtojë. Dmth Konkordi nuk duhej eleminuar, sepse nuk ishte shkaku i teknikës katastrofa e tij.

Një rast tjetër i ngjashëm, është ai i rrëzimit të avionit në Venezuelë me 25 viktima ditën e tërmetit në Meksikë, më 26.1.2001. Në këtë territor veproi ato ditë El Nino (përmbytje nga ngritja e nivelit të detit), pra kërkesa gravitacionale ishte e dukshme, ndaj duhej treguar kujdes, por mungesa e një teorie bazë të këtij fenomeni solli dëme e viktima. Po kështu ka ndodhur dhe me rënien e një avioni të madh, më 5.3.2000 në Kaliforni, pikërisht kur ky territor ishte në datën e pikut gravitacional. (Ditët e pikut mund të para llogariten dhe mund të mbas llogariten).

Më 29.5.2001 pati një tërmet në afërsi të ishullit Rodos. Një tragjedi e rëndë ndodhi me dy avionë “Superpuma”, ku njëri ra në det. Pas një dite, pati përsëri rrëzim avioni pasagjerësh, të një shoqërie turke, që u shoqërua nga një tërmet i fuqishëm po atë ditë në ishujt afër Turqisë.

Ka raste të shpeshta, që Hëna në rrotullimin e saj merr me vehte koracën elektrike të padukshme, e cila për masën që ka, ndryshon lartësinë ndaj Tokës. Le të përmendim, raste të tilla të rënda që kaloi globi në fillim të vitit 2003: Më 27 janar – përmbytje në Peru e ciklon në Madagaskar; më 28 janar – tërmet në Turqi; më 29 janar – El Nino në Peru, përmbytje në Greqi në Korfuz; më 30 janar – zjarr shumë i madh atmosferik në Australi me shumë dëme. Po këtë ditë, shqetësohet në ulje avioni grek i pasagjerëve, ku udhëtonte edhe zonja e parë e Athinës atëherë, D. Bakojani, më 31 janar – në Sidnej del treni nga shinat, ku pati dhe shumë viktima; më 1 shkurt – digjet anija kozmike ”Kolumbia” me 7 kozmonautë në të. Pra nga 27janari deri më 1 shkurt, shqetësimi gravitacional, e rriti gradualisht vlerën për ta ulur përnjëherësh më 2 shkurt. Në se do të njihej teorikisht fenomeni “Bermude”, nuk do të kishte ndodhur katastrofa e “Kolumbias”, mjaft që të shtyhej ulja e saj për dy a më shumë ditë. Por ajo, për koincidencë u ul pikërisht në pikun maksimal, jo vetëm të ngarkesës gravitacionale, por edhe të koracës elektrike, e cila u fuqizua edhe më shumë prej zjarrit atmosferik të Australisë. Ngarkesa gravitacionale u shtua ndjeshëm në brezin vertikal të Amerikës prej tërmetit që ra në Turqi tri ditë më parë (shqetësimet gravitacionale tokësore zhvendosen sipas sensit orar).

Veprimet gravitacionale, që kanë përfunduar me pasoja të rënda ndaj avionëve apo vaporëve janë të shumtë, por sigurisht jo çdo rast i detyrohet këtij fenomeni. Mund të thuhet se në shumicën e tyre, mbi 90%, përgjegjës është fenomeni në fjalë–“Bermude” (uon holi). Kjo përforcohet edhe nga fakti se këto ngjarje janë të ngjeshura në data kyçe të gravitacionit territorial me vlerë të ndryshuar.



Më 24 maj 2002 u mbyt anija luksoze me 50 pasagjerë në Bangladesh. Të nesërmen, më 25 maj pati 200 viktima me trenin që doli nga shinat në Mozambik. Po në këtë datë terhiqet poshtë në det një avion në ngushticën detare në Tajvan me 252 viktima, i cili humbi në mënyrë enigmatike nga radarët që e vëzhgonin normalisht.

Le të përmendim rastin e rrëzimit të avionit në Ikaria të Greqisë, 11.2.2003. Avioni u nis për ndihmë mjekësore urgjente, por territori ku ai po kalonte ishte i ngarkuar gravitacionalisht më tepër se rastet normale, mbas dy lëkundjeve sizmike të dy ditëve më parë në glob, në Tajvan, më 9 shkurt dhe antitërmet në Mitilini, më 10 shkurt. Po atë ditë ngarkesa gravitacionale krijoi çarje të fuqishme të tokës në Tripoli. Rreshje të mëdhaja shiu dhe dëbore në Greqi. Edhe në Ikaria, ditën e tragjedisë së avionit, kërkesa gravitacionale krijoi çarje të forta të tokës. Pra, edhe ky avion që u zhduk papandehur nga radarët, e që drejtohej nga një pilot me përvojë 10-vjeçare, u godit nga fenomeni “Bermude” në Greqi ose më mirë të themi, uon holi i asaj date. Edhe ndërprerjet e energjisë elektrike, në linjën Amerikë-Kanada, Itali-Francë etj., kanë ndodhur, në data me ngarkesa gravitacionale të këtyre territoreve në pikun e tyre. Nuk është për t’u çuditur që fenomeni “Bermude” vepron ndjeshëm edhe në panelet elektronike. Kjo gjë e papëlqyeshme prek si panelet e pajisjeve elektronike të njësive industriale por edhe rrjetin e kompjuterave, të cilët pësojnë defekte në këto data.

Një rast i tillë është ai i datës 13.8.2003 kur në Evropë u bllokuan qindra mijëra kompjutera. Kujtojmë se kjo është datë ngarkese, prandaj ndodhi dhe ky fenomen. Megjithese faji iu hodh virusit “Emer Blest” i cili prek kryesisht sistemin Windows.

Ja dhe një rast tjetër: Më 29.5.2003 u ndje një tërmet 5,8 R në Algjeri. Në brezin sizmik vertikal të Evropës, ku hyn dhe territori algjerian, atë ditë u ndërpre puna normale e kompjuterave në shumë shtete të Evropës pra edhe këtu në Greqi. Kjo situatë zgjati 2 ditë e ca. Shpjegime nuk u dhanë. Nuk njihet uon holi. Kjo ishte një datë si të thuash, nga më të rrallat me ngarkesa dhe shqetësime gravitacionale. Një ditë para Algjerisë, tërmete u ndjenë në Indonezi 6,7 R, në Filipine 6,6 R, në Tajvan 6 R, në Kaliforni 4 R (2 tërmete) e përsëri në Algjeri 6 R. Këto janë të së njëjtës ditë, pra diçka e jashtëzakonshme për globin. Akoma një ditë më parë një tërmet 7 R u ndie në juglindje të Tokios (në këtë datë ra dhe një avion udhëtarësh në Turqi me 75viktima). Pra janë kryesisht faktorët gravitacionalë, që në ndërthurje me faktorë të tjerë që përmendëm më lart, favorizojnë ngacmime të tilla nëpër rrjetet kompjuterike si dhe në pajisje të ndryshme elektronike.

Vitet e fundit, janë realizuar pajisje speciale elektronike, me dimensione dhe pesha fare të vogla, që kryejnë veprime preçize e të shpejta duke zëvendësuar pajisjet e mëparëshme me gabarite dhe pesha të mëdhaja. Duhet thënë se këto pajisje janë shumë të ndjeshme ndaj fenomenit të Uon Holit.

Me të tilla janë pajisur avionët e prodhimeve të fundit, si dhe raketat kozmike. Sapo avioni apo raketa hyn në zonën e ngarkuar, të uon holit, të gjitha pajisjet e tij elektromagnetike pësojnë një ngërç, si rezultat i lindjes së mikrorrymave, që janë të rendit të atomeve e të molekulave. Dhe ndodh nxehja e tyre deri në djegie lokale. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e lëvizjes në këtë re të padukshme, aq më shpejt ndodh katastrofa.

Si mund t`i shmangemi asaj? Tani për tani vetëm duke iu shmangur kontaktit me këto zona çka mund të parallogaritet. Deri tani kontakti me këto zona ka qenë i rastësishëm, por jo dhe i rrallë, sigurisht me dëme katasrofike, si për raketat amerikane dhe ato sovjetike apo dhe avionat e madhësive të ndryshme pa dallim nga marka. Në të ardhmen, mbi bazën edhe të eksperimenteve, fenomeni jo mistik i Bermudeve (uon holeve) do të vihet nën kontroll.

No comments:

Post a Comment