2017-02-23

Flet Maja Koçijançiç: Keqardhje për shpifjet ndaj zyrtarëve të BE-së. Opozita të kthehet në Kuvend


“Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë. Debati politik duhet të zhvillohet në Parlament”

Kështu ka thënë në një intervistë për ABC News zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic. Zëdhënësja e KE-së njoftoi gjithashtu se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogerini përpara se të informojë ministrat e Jashtëm, në muajin mars, do të vizitojë Tiranën.

Opozita në Shqipëri ka vendosur të vazhdojë protestën për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në formimin e një qeverie teknike, duke konsideruar se qeveria aktuale nuk mund të ofrojë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Institucionet evropiane i kanë bërë thirrje forcave politike për të zbatuar urgjentisht reformën zgjedhore e cila ndodhet në pikëpyetje në kontekstin e ri të ngërçit politik në Shqipëri. A synon Komisioni të ndërmjetësojë dialogun politik mes partive politike siç ka bërë në rastin e Maqedonisë? Cili është pozicioni juaj?



Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Ne mendojmë se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament, pasi ky është kuadri ku qeveria dhe opozita mund të bashkëpunojnë për çështjet që prekin të gjithë vendin e veçanërisht çështjet që janë kyçe për rrugën e reformave të integrimit të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që të ruhet vijueshmëria e punës parlamentare, duke qenë se ndodhemi në një moment kritik të aprovimit të reformave madhore për vendin siç janë refoma e gjyqësorit dhe ajo zgjedhore, ku përfshihet edhe rekomandimi i OSBE/ODHIR për përmirësimin e sistemit elektoral ».

Pra, Komisioni nuk parashikon të ndëmjetësojë, nuk do bëni asgjë ? Opozita thotë që nuk kthehet në Parlament, pasi s’ka garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Mesazhi është i qartë. Ka një kudar politik për çështje shumë specifike. ndaj është e rëndësishme që Parlamenti të vazhdojë punimet dhe të përrdoret kjo kornizë për reformat. Nuk është se ne s’po bëjmë asgjë për Shqipërinë. Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit. Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë ».

Më 10 shkurt, 8 ton drogë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, të transportuara nga Shqipëria në Itali në një traget. Unë kam pyetur Komisionin Europian për moinitorimin e situatës në tetor, kur trafiku i drogës ishte në nivelin e 1 tonit. Tani në shkurt është 8 herë më shumë se në tetor. Pse nuk ka asnjë reagim për këtë? Si mund të imagjinohet që Komisioni nuk reagon për një prioritet si lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: Ne po reagojmë dhe po i japin asistencën e duhur autoriteteve shqiptarë për të përforucar kapacitetin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Siç e thashë, lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo çështje vazhdon të jetë problem në Shqipëri dhe nuk mund të trajtohet lehtësisht.

A do të thotë kjo që ju s’jeni të shqetësuar për një përkeqësim të tillë të situatës ku shifrat flasin qartë?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Ne po monitorojmë situatën rregullisht dhe hartojmë raporte të rregullta lidhur me situatën. Eshtë gjithashtu esenciale që institucionet përkatëse të përbushin detyrën e tyre dhe të kenë kapacittet e duhura. Ndaj, ne po punojmë në të gjitha frontet, duke përfshirë edhe atë të përforiclmit të kapaciteteve.

Federica Mogerini do të udhëtojë në Ballkan në fillim të marsit dhe do të vizitojë edhe Shqipërinë. Në çfarë date është fiksuar udhëtimi në Shqipëri?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Mund të konfirmoj që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të udhëtojë në Ballkan në fillim të marsit, ku do të vizitojë edhe Shqipërinë dhe pas vizitës në rajon ajo do të informojë ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian në 6 mars. Pra, bëhet fjalë për një vizitë javën e ardhshme, por detajet nuk janë fiksuar ende. Qëllimi kryesor është mbështetja e Ballkanit ».

Përfaqësueses së lartë i është dërguar një letër me 11 pyetje nga komisioni i buxhetit të Parlamentit Europian lidhur me blerjen e rezidencës nga shefja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. A i është përgjigjur këtyre pyetjeve Federica Mogherini?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Nuk e jam e sigurtë se çfarë po i referoheni konkretisht, por ne e bëmë të qartë, se ne shprehim keqardhjet për trillimet në mediat shqiptare dhe shprehim mbështetjen tonë për shefen e delegacionit. Ne kemi shpjeguar gjithashtu qasjen e servisit të jashtëm të BE-së që është mbrapa kësaj për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur kursimet, duke blerë prona në vend që t’i marrë ato me qera. Proçesi është bërë në transparencë të plotë duke respektuar të gjitha rregullat dhe Parlamenti Europian që është autoriteti buxhetor është mbajtur në dijeni. Dhe jam e sigurtë që përgjigjet e pyetjeve do të dërgohen në kohën e duhur për këtë çështje ».

No comments:

Post a Comment