2017-02-14

Fobia dhe propaganda serbe: Portali kriminal serb ”Kurir” e quan Haradinajn ‘shejtan’


E përditshmja serbe, Kurir, e nisë një shkrim duke thënë se bashkëpunëtorët e Ramush Haradinaj janë duke u hakmarrë pas arrestimit të tij në Francë duke lëshuar fletëarreste për 57 serbë.

“Të inatosur me arrestimin e ish-liderit të organizatës terroriste të ashtuquajtur UÇK, njerëz të afërt të tij janë duke përgatitur hakmarrje sepse shejtani është arrestuar në Francë”, shkruan në shkrimin e Kurir.


“Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë lëshuar urdhërarreste për 57 serbë të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë”, shkruan më tej.


Madje këta 57 serbë përshkruhen si të “pa dëm”.


Zavendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, nuk e ka komentue deklaratën e ish kryeministrit të Kosovës dhe komandantit të UÇK’s, Ramush Haradinaj, por ka thanë se janë në pritje të ekstradimit të tij.
dacic
“Na jemi tue pritë ekstradimin e Haradinaj. Ky asht edhe nji test i ri për Europën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës. Sepse, deri tash, asnji nga terroristët shqiptarë nuk i janë përgjigjë në gjykatën e Hagës”, tha mbramë Dacic, i pyetun lidhun me deklaratën e liderit të AAK’s, që edhe Kosova me lshue fletarrestim për të dhe kryeministrin aktual serb, Aleksandar Vucic.
ramush haradinaj

Heroi i demokracisë-Gjenerali i luftës Zt. Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Francë, ku është liruar me kusht nga Gjykata franceze, pas një fletarresti serb, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur Ministrit të Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj është një kriminel lufte.



“Ai mundet që edhe do të lirohet, por për ne do të mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiç.

Por Ramushi thotë se Daçiçi ka hapur luftë personale me të dhe kështu është kur të vërsulet krimineli.


“Kur të vërsulet krimineli! Ivica Daçiç, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë. Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij! Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Daçiqi duhet të flas për krimet e tij dhe të shokëve të tij.

“Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje! Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti! Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

No comments:

Post a Comment