2017-02-12

“Krimet e shqiptarëve” mbi serbët 1898 “ Lufta mediatike serbe


Fahri Xharra


Jemi në vitin 1898 , Turqisë i mbesin edhe 14 vjet për t’u larguar përfundimisht nga Kosova . Konferenca e Berlinit 1878 e kishte vendosur fatin e këtyre anëve. Serbët e dinin që me siguri do të pasojë se paku edhe një konferencë ndërkombëtare e cila do të jepte vulën përfundimtare për ndarjen e tokave shqiptare .
Nëse e masim me kohë , gjatësi kohore është për t’u çuditur nga zgjuarsia diplomatike e serbëve
( ju lutem mos më thueni që e kishin krah Rusinë ! ). Kjo kohë e shkurtër po e nënvizoj është nga Kryengritja e parë Serbe (1804 ); pra as 95 vjet nga “ lindja e shtetit serb “. Jemi në vitin 1898 , shqiptarët e Kosovës ( shumica nga ata ) as që dinin se ç`po ndodhë me fatin e tyre. Shqipëria e këtij viti ishte si mos ma keq, turku mundohej që edhe nga ditët e fundit të nxjerr pak “ yndyrë “ nga tokat shqiptare . Mos të harrojmë pavarësia e saj erdhi në vitin 1912. Pra, Kosova dhe populli shqiptar as që mund të llogariste në ndonjë ndihmë nga pjesa e saj perëndimore .
Serbët me zgjuarsinë e tyre diplomatike dhe politike e bënin një luftë të madhe mediatike kundër shqiptarëve të Kosovës , duke i paraqitur ata karshi botës si kriminel , vrasës , islamik , antikrishter , antiserb , anti-bashkëjetesë me “ patronin “ e ri që do të vjen .

ristiq

Jovan Ristić, ministar inostranih dela ( Jovan Ristiqi, ministër i jashtëm i asaj kohe )

Në librat serbe e lexoj : Jovan Ristić, ministar inostranih dela, na preporuku Matije Bana, skupljanje dokumentacije o zločinima na Kosovu poverio je Đorđu Popoviću Daničaru. Srbija je tada znala kako se vodi “medijski rat” Pra shqip ;
“ Jovan Ristiqi , ministër i jashtëm, i porositur nga Matij Ban-i, që të mblidhet dokumentacioni për krimet e shqiptarëve në Kosovë , detyrë të cilën ia besoi Gjorgje Popoviq Daniçarit, Serbia e dinte mirë se bëhet lufta diplomatike.

( Mu kujtua thënja e Presidentit Clinton , i cila na thoshte ;” Ne e fituam luftën , e juaja është tani ta fitoni paqen “ .Por paqja vështirë që fitohet pa luftë diplomatike dhe politike ).

Pra serbët që në atë kohë e dinin luftën diplomatike . Edhe atë luftë ata e paten fituar, kur i shikon rezultat e Konferencës së Londrës ( 1912 )
Alarmohet Turqia , alarmohet Europa se shqiptarët janë “ zullumqarët : historik të pa përmirësuar kurrë. “Zullumet” e tyre mbi serbët nuk kishin të ndalur;vrasje , dhunime , konvertime me dhunë në musliman etj, etj. Prapë lexoj në librin e zi të serbëve të përgatitur special për “krimet shqiptare “ në Kosovë me të cilin dokumentacion do ta padisnin popullin shqiptar në Gjykatën e atëhershme të Hagës për krime lufte.
Po , po në Gjykatën e Hagës !!!

 vladan-dordevic
Kryetari i atëherëshëm e qeverisë serbe Vladan Đorđević

Novakoviqi, i dërguari serb në Portën e Lartë , me një gjuhë të zgjedhur diplomatike, por shumë preciz dhe i ashpër e shkroi note dërguar sulltanit dhe Europës se krimet shqiptare janë të drejtuara kryesisht kundër popullsisë së krishterë ; dhe se “ qëllimi “është zhdukja e tyre nga faqja e dheut …. Shqiptarët , janë shumë të armatosur dhe duke e ditur se nuk do të dënohen i dhanë liri të plotë vetëdijes së tyre prej bishe sepse në fanatizmin e tyre asgjë nuk ju del përpara. (Biranim diplomatskim jezikom, ali veoma precizno i oštro, Novaković je u noti naglasio da su zločini Arbanasa na Kosovu upravljeni isključivo protiv hrišćanskog stanovništva srpske narodnosti i “izgleda da im je svrha da taj narod istrebe iz tih krajeva”. “… Arbanasi, dobro nao-ružani i pogotovu sigurni da neće biti kažnjeni, dali su potpunu slobodu svojim svirepim nagonima, pošto njihovom fanatizmu i njihovoj neobuzdanoj mržnji ništa ne stoji na putu. Zločini i pljačke dešavaju se svakodnevno, a krivci ne samo da nisu kažnjeni, već ih vlasti i ne gone”, piše dalje Novaković. On naglašava da “po podacima koje ima Kraljevska Vlada (Srbije) za kratko vreme od nekoliko meseci, prošloga leta i zime, izvršeno je, u sanyacima Prištevskom, Novopazarskom, Pećskom i Prizrenskom, više od četiri stotine zločina, kao što su: ubistva, paljevine, razboj-ništva, oskrvnje hramova, silovanja, otmice, pljačkanja, krađe čitavih čopora (stoke). Ovaj broj predstavlja najviše petinu onoga što se u stvari desilo, pošto se za većinu zločina i ne saznaje, jer se žrtve ili njihove porodice ne smeju ni da žale.” )

(Mu kujtua lufta mediatike serbe e kohëve të fundit në Kosovë; Shefqenko na doli me video duke thënë ,nëse vajza t`ë martohet me katolikun , duhet vrarë !!!!!!!).

E shkrova këtë pjesëz , për dhënë të kuptojmë se serbët janë artist të mëdhenj në artin diplomatik , mashtrues politik të paparashikuar .
Të kemi kujdes !

No comments:

Post a Comment