2017-02-13

Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq,kërkon falje për krimet e malazezëve në Kosovë


 Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën, ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës.

“Kërkoj falje për krimet që malazezët mund të kenë bërë. Ka pasur malazez të tillë në rajonin e Pejës dhe Prishtinës. Ka pasur edhe malazez që kanë qenë viktima dhe për të cilat duhet të kuptohet e vërteta dhe të merremi me ta të gjithë”.

Sipas Vujiçiq, ky Komision i së Vërtetës duhet të merret me viktimat e të gjitha etnive.

“Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve dhe serbëve por i të gjithëve që jetojnë këtu. Jam në gjendje gatishmërie dhe unë dhe malazezët e mi që janë qytetarë besnik të Kosovës. Ne jemi në gjendje të gjejmë të vërtetën që do të na sjellin deri tek pajtimi, e pajtimi do të na sjell tek liria”.
Nis grevë urie kryetari i malazezëve, këto janë kërkesat e tij
Kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiç, i cili jeton në Prishtinë, nga sot ka vendosur të hyjë në grevë urie.


Kohë më parë në Parkun e qytetit, përkatësish afër bustit të dikurshëm të “Boro dhe Ramizi”, ai me vete sot kishte marrë batanije dhe jastëkun si gjëra të vetme që do ta shoqërojnë në grevën të cilin e nisi nga mëngjesi i sotëm.

Ka kohë që në këtë vend qëndron vetëm busti i Ramizit dhe mungon ai i Boro Vukmiroviqit, e pikërisht kjo është arsyeja kryesore që banori malazez i Prishtinës, Vujiçiç, nisi sot grevën e urisë.

Ai ka edhe një kërkesë për të cilën thotë se deri në realizmin e tyre nuk do ta ndal grevën. Kërkon që të emërohet rruga me emrin e shkrimtarit malazezë Radovan Zogoviçit. Sipas tij ky shkrimtarë ka dhënë shumë për popullin shqiptarë .



"Ky është busti i dëshmorëve Boro dhe Ramizi, Boro ka qenë malazezë edhe ky është simboli i luftës kundër fashizmit. Unë mendoj që Kosova nuk është kundër luftës së fashizmit dhe ky gjest duhet të jetë i riparueshëm dhe duhet të kthehet busti i Boros. E dyta, shumë kohë më parë ka qenë një rrugë në emër të malazezit Radovan Zogoviçit . Dy herë është heq emërimi i rrugës që ishte në emër të tij...Pse nuk kanë ardhur studentët me më ndihmuar mua këtu. Pse s’ka ardhur rektorati....Konsideroj që studentët shqiptarë dhe rektori i Universitetit të cilët janë nisur ato pyetjet për atë tempull duhet të nisnin pyetje edhe këtu, edhe këtu është e njëjte”, tha Vujiçiç.



Ai për shkrimtarin Zogoviç thotë se nuk është simbol i Sllobodan Milloseviçit, dhe se kërkon që studentët dhe rektori të solidarizohen me të.

“Radovan Zogoviç është simbol i lirisë, është simbol i fjalëve të mira për popullin shqiptarë. Ku janë studentët... Unë dua të solidarizohem me ta, por pres që edhe ata të solidarizohen me mua. Ashtu që ajo është një arsye, unë me të vërtet nuk dua të largohem nga këtu deri sa nuk kthehet emri i rrugës Radovan Zogoviç qysh ka qenë dhe deri sa nuk vendoset busti i Borosë. Emërimi i rrugës Emir Zogoviç ka qen më herët në shesh, më herët në Pejton, dhe i ka penguar dikujt prej shqiptarëve që është, dhe ai është heq“, tha Vujiçiç.

Përderisa ai tha se nuk kanë nevojë të hyjnë në grevë urie malazezët tjerë që jetojnë në Kosovë, kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiç foli edhe për shënjimin e ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Vujiçiç thotë se demarkacioni nuk është problem, pasi sipas tij edhe kryeministri malazezë ka thënë se kjo çështje është punë e brendshme e Kosovës .

“Nuk ka nevojë, unë i përfaqësoj malazezët, nuk ka nevojë që të vijnë të tjetër. Ne nuk duam që ta shkatërrojmë shtetin e Kosovës. Ne nuk duam që kjo t'i prish marrëdhëniet mes malazezëve dhe kosovarëve. Ne duam vetëm që me këtë gjestin tim, atë që mua më kanë thënë malazezët, unë dua të përçoj mesazhin. Kjo nuk ka lidhje me mosdhëniet e këqija. As demarkacioni, as Radovan Zogoviç, krejt problemet të cilat ne i kemi të përbashkëta janë probleme vëllazërore. Askush nuk mund të na prishë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve. Unë mendoj që kryeministri malazez ka qenë i qartë që Mali i Zi kupton problemet e brendshme të Kosovës, Mali i Zi do të pres. Mali i Zi nuk do të lejoj asnjë herë që qytetarët e Kosovës të jenë viktima”, tha Vujiçiç.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron që të prishen marrëdhëniet m es malazezëve dhe kosovarëve. Ai pret që kryetari i Komunës së Prishtinës për të cilin thotë se disa herë i ka bërë kërkesë për tu takuar që një ditë të gjejë kohë për takim.


Malazezët në Kosovë si shqiptarët në Mal të Zi përcaktojnë marrëdhëniet mes dy vendeve





Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur me 24 qershor 2016 , kryetarin e komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujicic., ku është diskutuar për pozitën e pjesëtarëve të komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për çështjen e Demarkacionit, që është temë aktuale ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, e për të cilën një rol të rëndësishëm mund ta luajë edhe komuniteti malazez në Kosovë.

Ka qenë një qëndrim i përbashkët i Haradinajt dhe Vujicic, se kjo çështje kërkon një qasje të drejtë profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhet në përuthje me interesat e ndërsjella.

Haradinaj, është shprehur tejet i vendosur që komuniteti malazez në Kosovë, të realizojë gjithë të drejtat e veta në kuadër të Republikës së Kosovës dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë tjera etnike.

“Malazezët në Kosovë sikurse edhe shqiptarët në Mal të Zi janë element i rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Haradinaj.



Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment