2017-02-23

Maqedonia me qeveri në mes të marsit me kryeministër Zoran Zaev, pranohen kërkesat shqiptare


Lideri i social demokratëve të Maqedonisë ka thënë se qeveria e re do formohet në mars, pasi partia e tij ka pranuar gjithë kërkesat e shqiptarëve.

“Ne tani duhet të merremi vesh për shpërndarjen e ministrive dhe reformat dhe platformat në qeverinë e ardhshme,” tha Zoran Zaev nga Sarajeva, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

OBRM-PDUKM fitoi dy mandate më shumë sesa LSDM, megjithatë dështoi të krijojë qeverinë e re me shqiptarët, që përbëjnë thuajse një të tretën e popullsisë në Maqedoni.


Mediat shqipe në Maqedon raportojnë se ne kuadër të dakordimit të Ligjit për shqipen, mes BDI-së e LSDM-së së Zaevit, shqipja do të figurojë edhe në uniformat e Policisë së Maqedonisë.

Kështu, krahas termit Policia me shkronjat cirilike, do të shkruhet edhe në gjuhën shqipe Policia.

Edhepse akoma nuk ka asgjë zyrtare për themelimin e qeverisë së re në Maqedoni, kanë filluar të dalin detaje të marrëveshjes LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët, bëjnë të ditur burime jozyrtare partiake pranë dy partive që po negociojnë për formimin e Qeverisë.


Ja postet që LSDM i ka ofruar BDI­-së

Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti


Edhepse akoma nuk ka asgjë zyrtare për themelimin e qeverisë së re në Maqedoni, kanë filluar të dalin detaje të marrëveshjes LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët, bëjnë të ditur burime jozyrtare partiake pranë dy partive që po negociojnë për formimin e Qeverisë.

LSDM i ka ofuar këto poste:

Kryetar i Parlamentit

2. Zv.kryeministra (i eurointegrime dhe ai për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit),

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Punëve të jashtme

Ministria e Shëndetësisë,

Ministria e Arsimit dhe shkencës,

Ministria e Punës dhe politikës sociale,

Ministria e Ekonomisë,

Drejtoria për Siguri publike (në kuadër të MPB­së)

Drejtoria e doganës ose drejtoria e të ardhurave publike (DAP).

No comments:

Post a Comment