2017-02-14

Nga Flori Bruqi : "Slloba i Vogël"(Ivica Daciç), ushtari i fundit i kriminelit serb Sllobodan Miloshevicit!



Kryeministri Serb Ivica Dacic por njëkohsisht dhe ministri i punëve të brendshme rezulton se po ndjek politikën e Slobodan Milloshevicit.

 I mbrojtur pikërisht nga Moska zyrtare dhe nga vet ish gjenerali i përgjithshëm i KGB-së ( shërbimet sekrete të bashkimit sovjetik ) dhe sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar një vitë më parë në Monte Negro ( Mali Zi ) se nuk do ekzistojë më asnjë komunitet tjetër në Ballkan përvec Ish Jugosllavise, bijës së BRSS-së.

Këtë dekleratë Dacic e ka dhënë pa praninë e mediave, për arsye dekonsipuruese të këtij sekreti shtetëror. Fakti se lapidari i UCPMB-së u rrëzua pak ditë më parë nga xhandarmëria Serbe, tregon haptazi qëllimet e Beogradit zyrtar, për të arritur një spastrim etnik të komunitetit musliman që jeton Kosovë. Ky rezultat vjen si rrjedhoje e politikave korruptive dhe bashkpunuese të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që kanë pikërisht me Beogradin.

Duke ditur tashmë se në krye të dy Kryeministrive si asaj të Prishtinës dhe të Tiranës, gjenden dy agjentët më famë keq të UDB-së ( Sali Berisha dhe Hashim Thaci ), të cilët nuk e duan aspak Kombin Shqipëtar dhe po punojnë cdo ditë kundra interesave Kombëtare, kane ndikuar fshehtazi për të arritur qëllimin e spastrimit etnik shqiptar.

 Tripolarizimi Beograd-Prshtinë-Tiranë, nuk mund ta gëlltisin lehtë Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, madje s’mund të gëlltisin lehtë as fuqinë ekonomike që këto dy Shtete në të ardhmen e afërt do të jenë sëbashku, sepse në këtë këndvështrim Serbisë, i bie të paguajë një faturë shumë të rrëndë për cdo Serb patriot që ushqehet cdo ditë me frymën e patriotizmit.

Duke pasur parasysh se SHBA dhe BE kanë ndikuar herë ashpër dhe herë butë në mardhëniet diplomatike me Serbinë, që nga viti “1999” (dalë nga genocidi i spastrimit etnik në Kosovë) e deri në ditët e sotme, me rezulton fakti se dhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo rezolutave të shumta për paqen dhe stabilitetin në Rajonin e Ballkanit, nuk kanë qënë dhe nuk janë aq të favorshme për të sheshuar njehërë e mirë nxitjen dhunuese dhe provokatore të herë pas hershme që mbjell Serbia.

 Duhet kuptuar faktin e interesave që SHBA dhe BE kanë pikërisht me gazin dhe naftën dhe të shërbimeve të tjera të konsoliduara me Lindjen e Mesme. Pikerisht për këto arsye dhe trysnia diplomatike e ndërkombëtarëve ndaj Beogradit është tepër e vakët për të mos thënë e pa mundur. Rusia po i vërsulet fuqishëm Europës Perëndimore duke e futur keqazi në interesa dhe SHBA-në, pikërisht nga prodhimi i armëvë bërthamore që Rusia disponon.

Presioni politik dhe diplomatik që Rusia posedon ndaj BE-së dhe SHBA-së, e ka larguar paksa Rusinë me cështjet e Rajonit të Ballkanit.

 Duke luajtur herë-herë me shumë karta herë të bardha dhe herë të zeza, Rusia po i hap rrugë tashmë dhe Turqisë për të kontrolluar 80 %-shin e Ballkanit, kjo arsye vjen sepse Turqia disponon një diplomaci perfekte për kontrollimin dhe mbrojtjen e cdo aleati bashkëpunues dhe jo vetëm. Turqia si një Shtet me fuqi të jashtëzakonshme si në administrimin e brendshëm të politikës dhe ekonomisë, por dhe në mbarvajtjen e ushtrisë dhe diplomacisë së jashtme, po din ta luajë pastër rolin e një Shteti që do të krijojë një aleancë të përgjithshme me Ballkanin.

Jo pa qëllim ishte dhe deklerata e fundit e Kryeministrit Turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha: Nëse më prekni Shqiptarët do të djeg të gjithë Ballkanin.

Kjo dekleratë e Kryeministrit Turk, duket se ka bërë të heshtë të gjitha interesat e përbashkëta të Rusi-së, BE-së dhe SHBA-së dhe ka bërë që Kryeministri Dacic të deklarojë nëpërmjet ambasadorit të tij, se Serbia kërkon dialog me Kosovën, po ashtu dhe mardhënie partneriteti e fqinjësie të mirë.

Pas kësaj analize mbi krizat e fundit në Rajon, do doja të përshëndesja dhe Liderët Politikë të VV-sjes, AAK-së dhe të AKZ-së, z. Albin Kurti, z. Ramush Haradinaj dhë z. Kreshnik Spahiu, të cilët me maturinë dhe pjekurinë politike, arritën të mos bien pre të një loje politike shoviniste dhe gjakprishëse te Beogradit-Prishtinës-Tiranës zyrtare për Rajonin e Ballkanit dhe Europën Juglindore, që vetëm shërbëtori i fundit I Sllobodan Miloshevic, Ivica Dacic di të mbjellë!!


Ivica Dacic është luftënxitës dhe kuisling



Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Canak


Novi Sad – Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Canak, ka thënë se paraqitjet “provokuese dhe nxitëse” të fundit të Ivica Dacic, janë “fyerje kundër shteteve fqinje”, raporton agjensia Beta.
Canak tha se pret shkarkimin sa më parë të Ivica Dacic, sepse “ka humbur edhe mbetjen e fundit të besueshmërisë që në emër të dikujt të bisedojë me fqinjët dhe Evropën”.

Ai bëri thirrje për miratimin e ligjit për lustracion, duke shtuar se pas miratimit të këtij ligji pret që Ivica Dacic të përgjigjet sipas Kodit Penal të Serbisë, “për shkak të asaj që ka bërë në të kaluarën, si para dhe pas vitit 2000”.

Dashnorja e Sllobës së vogël  si edhe Tomislav Nikoliqit 


Sipas tij, Serbia ka nevojë për zbatimin e lustracionit sepse vetëm atëherë “nuk do të jetë në situatë që zëdhënësit krimeve të Milosevic përsëri të grinden me fqinjët dhe nxisin konflikte të reja”.

Çanak ka thënë se për Dacic “luftënxitja dhe shkaktimi i konflikteve nuk do të ishte hera e parë, dhe se pas një retorike të tillë ‘vështron nga një distancë e sigurt’”.



Dashnorja e "Sllobës së vogël-Prostitutkë serbe)


“Në kohën e konflikteve, në viteve e nëntëdhjeta, Ivica Dacic ka qenë zëdhënës i regjimit i cili ka udhëhequr dhe financuar luftërat. Jo vetëm që nga ajo politikë nuk është distancuar, por në mënyrën më brutale atë politikë e ka përkrahur, mbrojtur dhe promovuar”, thuhet një deklaratën e Canak.

Ai tha se Dacic është “kampion i tranzicionit”, dhe që në mënyra të ndryshme “ka marrë pjesë në të gjitha qeveritë pas tetorit të vitit 2004”.

“Veprimtaria e tij kalimtare në regjime është shoqëruar me skandale të shumta, “nga valixhja tek bananet”, kujton Çanak.



Ai gjithashtu tha se sot Ivica Dacic e kalon kohën i lirë për shkak të mungesës së provave apo vullnetit politik për t’a ndjekur penalisht, dhe se “përfaqëson edhe mbrojtësin e interesave të një shteti të huaj”.

“Dhe, me siguri, në emrin e saj, sepse ajo nuk është në interes të Serbisë, që përsëri vendi ynë është në grindje pothuajse me të gjithë fqinjët, duke mos e fshehur se më të afërta i ka interesat e tij në regjimin e Kremlinit, se interesin publik të qytetarëve të Serbisë. Ivica Dacic është një shembull modern i kuislingëve që paturpësisht promovon interesat e huaja dhe bile i paraqet si patriotizëm”, ka 

 AGJENCIONI FLORIPRESS at Sunday, February 12, 2017

http://floripress.blogspot.al/2017/02/ivica-dacic-eshte-luftenxites-dhe.html



**********





Mburrja e Serbisë për Krimet e Luftës

krimet e luftes

Pavarësisht pretendimit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq se vendi i tij ka të dhënat më të mira në Ballkan për ndjekjet penale të krimeve të luftës, të dhënat sugjeruan se Serbia mbetet pas vendeve fqinjë si Bosnja dhe Kroacia.

Pretendimi i Aleksandër Vuçiq javën e kaluar se Serbia kryeson rajonin për ndjekjet penale të krimeve të luftës ka theksuar edhe një herë se si vendet e Ballkanit janë munduar shumë për të ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet dhe abuzimet e kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.





Aleksandër Vuçiq megjithatë këmbënguli se Serbia ishte një përjashtim.

“Ne kemi dënuar më shumë se 153 persona për krime lufte – popullin tonë, serbë – ndërsa raste të tilla në Kroaci mund të numërohen me gishtat e dorës,” tha ai në një konferencë për shtyp pasi një gjykatë kroate vendosi të rrëzojë dënimin për gjeneralin e kohës së luftës Branimir Glavas për krime kundër serbëve.

Serbia ka ndjekur penalisht më shumë serbë sesa Kroacia ka ndjekur penalisht kroatë, por analizimi i BIRN i të dhënave të gjykatës dhe raportet e monitorimit të krimeve të luftës treguan se Serbia nuk ka ndjekur penalisht numrin më të madh të njerëzve në Ballkan, as nuk ka ndjekur penalisht më shumë njerëz se Kroacia.

Që kur u themelua në vitin 2003, zyra e krimeve të luftës në Serbi ka paditur 184 persona në 64 raste. Numri i përgjithshëm i personave të dënuar deri më tani është 84.

Prokurorët boshnjakë kanë paditur më shumë se 550 persona, ndërsa në Kroaci janë nisur 141 raste krimesh lufte, me më shumë se 400 persona të paditur.

Shumica e të pandehurve në Kroaci megjithatë janë ndjekur penalisht në mungesë për shkak se ata ishin në Serbi.
Aktakuzat pë krime lufte nga viti 2013 deri në 2015. Burimi: Documenta, HLC Kosova, zyra e prokurorisë serbe për krime lufte.

No comments:

Post a Comment