Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit

“Shefat e Sigurimit të Shtetit, shtëpi sekrete për orgji dhe përdhunime”

A ka ekzistuar fenomeni i përdhunimit në diktaturë, apo është një lojë e ish-Sigurimit të Shtetit? Flasin historiania, ish-drejtore e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, dhe studiuesi më produktiv i terrorit komunist, Agim Musta

Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Një debat delikat, por njëkohësisht tabu, është hapur prej disa javësh në media që lidhet me përdhunimin e grave në diktaturë, duke ndarë në dy kampe “dëshmitarët” dhe të persekutuarit vetë. A kryenin abuzime seksuale hetuesit, prokurorët mbi femrat në procesin hetimor apo në burg?! Disa thonë se nuk ekzistonte ky fenomen pasi të gjithë spiunonin njëri-tjetrin. Të tjerë janë të mendimit se ky fenomen ka ekzistuar, por jo në hetuesi apo burgje. Por asnjë dëshmitar apo viktimë ende nuk ka denoncuar përdhunuesin, se sa të vërtetë ka në këtë histori. Rasti i Alida Hiskut është rrëzuar, por thjesht ka nxitur debatin. Një gjë thuhet me siguri: fenomeni ka ekzistuar, përdhunimet janë bërë, sidomos nga shefat e sigurimit, jo hetues të zakonshëm. Mediet shqiptare hedhin  dritë mbi këtë debat përmes dy njerëzve në pozicione të ndryshme të historisë mbi diktaturën. Nevila Nika, specialiste, historian dhe ish drejtoreshë e Arkivit të shtetit thotë se nuk ka asnjë dyshim se ngjarje të tilla të dhimbshme kanë ndodhur, dhe kush ka kaluar këtë përvojë traumatike historia ka dëshmuar se e ka patur të vështirë ta denoncojë. Nga ana tjetër, një nga studiuesit më produktivit të terrorit të diktaturës, i dënuar me akuzën e përmbysjes së pushtetit popullor, me profesion thjesht mësues i historisë, Agim Musta thotë se fenomeni ka ekzistuar, por përdhunimet nuk kanë ndodhur në hetuesi apo në burgje. Për Mustën gjithë debati i sotëm është një lojë e elementëve të sigurimit, apo pinjollëve të tyre për të denigruar sërish dinjitetin e të persekutuarve se “ky fenomen po vërtitet si lojë në duart e sigurimit për të thënë se e tillë ishte ajo shtresë që bënin çdo gjë, e pranonin çdo gjë…është një lojë e fshehtë, e kamufluar”. Musta rrëfen për herë të parë edhe për “shtëpitë sekrete” që iu shërbente shefave të sigurimit për hetuesi speciale sidomos për agjentët e huaj, e në ndonjë rast për abuzime seksuale ndaj femrave të bukura, me probleme në profesion, apo dhe të dënuara. Një pohim të panjohur bën Musta, duke thënë se këto shtëpi disa herë përdoreshin edhe për orgji nga nomenklatura e lartë.


Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit

**

Agim Musta: Shefat e Sigurimit, “shtëpi sekrete” për hetuesi, orgji dhe përdhunime

Intervistoi: Violeta Murati

Është çështje tabu, të pathëna me zë të lartë si tani, për abuzimet mbi gratë në diktaturë. Po flitet dendur për përdhunimin e tyre, ndërsa më rrallë është folur për torturat dhe abuzimet e grave të dënuara. Besojmë se janë dy anë për t’u sqaruar?!

Duhet të sqarojmë se fenomeni i persekutimit të grave është me vete, dhe historia e Alida Hiskut është e trilluar, përderisa u vërtetua katërcipërisht se nuk ka qenë në burg. Atëherë, pse mos ta injorojmë këtë furtunë në gotë. Gjatë kohës së diktaturës komuniste gratë kanë qenë të persekutuara. Ky persekutim ndahej në dy anë: persekutim me dënime penale, me internime, me dëbime; dhe persekutim me punë të rënda, me papunësi, me mungesën e dhënies të së drejtës për studime etj., etj. Pra, duhet të bëjmë njëfarë ndarjeje, pavarësisht se diktatori thoshte se Shqipëria është një vend që gëzon të gjitha të drejtat, sidomos gruaja shqiptare. Në të vërtetë, gruaja shqiptare ka qenë shumë e prapambetur. Por,ky emancipim që iu bë gruas duke pësuar në kurriz të saj një persekutim qoftë moral, politik, financiar etj. Kështu gjatë regjimit komunist, ne mund ta marrim që nga fillimi i partisë komuniste, sipas statistikave jo të sakta, por afërsisht, janë ekzekutuar e vrarë gjatë luftës 400 gra shqiptare. Një pjesë të tyre i kam shkruar tek libri “Gjëma e Komunizmit”. Por ato që kanë qenë simbol, me të vërtetë antikomuniste dhe kanë luftuar për të drejtën e gruas shqiptare kanë qenë të pakta. Përmendet Musine Kokalari, e cila është simbol madje edhe për Evropën Lindore. Është e vetmja grua në Shqipëri dhe në Evropën Lindore që ka vuajtur 38 vjet burg.

Çështja e grave të përdhunuara në diktaturë po krijon një kakofoni, dhe është shndërruar në fenomen, sa të vërteta mendoni se ka në këtë mes?

Ka vetëm një të vërtetë pasi terrori komunist, e sidomos metodat që përdorte sigurimi i shtetit nuk kishin kufij. Ata kishin autorizim të plotë për të përdorur metoda kundër të ashtuquajturve armiqve të popullit. Por të jemi të saktë, dhe të vërtetë, nuk ishte një dukuri e përhapur për t’u bërë një fenomen aktual, se mund të kenë ekzistuar. Këto kanë qenë raste shumë të rralla.

Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit

Pse i konsideroni raste të rralla, bëhet fjalë në hetuesi apo burgje?

Sepse në burgje, në hetuesi e prokurori kishte vigjilencë të madhe, midis edhe vetë njëri- tjetrit. Çdo gjë që bëhej raportohej. Madje edhe të burgosurit kishin të drejtë të shkruanin letër për hetuesit pa u censuruar nga komanda e kampit, e burgut ose hetuesisë. Pra, kishin frikë që po ta merrnin vesh, për arsyet e tyre që të ruanin sekretin, i dënonin madje edhe rëndë. Si fenomen sigurisht nuk mund ta përjashtoj. Unë kam këto shembuj: Zhaneta Agronaj, mësuese poete, e arrestojnë duke e dënuar me 10 vjet, dhe nga torturat del e çmendur nga burgu. Është një tjetër, gazetare, Bianka Balliçi, nga Austria, e martuar me një shqiptar, nga torturat u çmend edhe ajo.

Pra, ju jeni me tezën se nuk ka ekzistuar përdhunimi në hetuesi, por ka pasur vetëm tortura ndaj femrave. Mund të na përmendni ç’lloj torturash ishin?

Jo, jo si fenomen nuk ka qenë përdhunimi në hetuesi. Torturat po, ato ishin të rënda për femrat. Së pari, ato ishin të një natyre që preknin personalitetin e saj. Gjuha e hetuesit ishte mjaft denigruese për ta ulur personalitetin e saj, me falni për shprehjen, i quanin: kurvë, putanë…çfarë nuk i thoshin asaj në hetuesi. Nuk përjashtohej dënimi fizik duke qëlluar me pëllëmbë, duke i futur në fuçi në ujë me akuj, dhe shumë tortura të tjera mjaft të rënda për to.

Ju keni qenë i dënuar, dhe keni një përvojë të gjatë burgu, studiues më produktiv të atij sistemi dhe mjaft i kujdesshëm sa i takon terrorit komunist. Në librin e fundit “Gjëma e komunizmit”, keni dhënë një statistikë se janë përdorur 20 lloj torturash nga hetuesia. Por, aty siç konkludohet edhe prej të tjerëve, nuk përmenden përdhunimet ndaj grave, pse?
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Është e vërtetë, nuk e kam përmend këtë aspekt. Kjo sepse nuk kam pasur të dhëna mbi përdhunimin e grave, të paktën nga kontaktimet me gratë e burgosura pas ’90-ës, si Marie Medicina që ka vuajtur 18 vjet burg, por edhe me shumë gra të tjera të dënuara. Nga këto gra nuk kam marrë në asnjë rast, asnjë denoncim për përdhunimin seksual. Por, nuk mund të them, se absolutisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mund të ketë ndodhur por në raste të rralla, dhe këto mund t’i kenë bërë vetëm shefat e sigurimit, që kishin kompetenca të plota. Madje edhe këta, logjikisht, nuk i bënin këto nëpër burgje, por kishin shtëpi sekrete. Madje edhe femrat të cilat nuk ishin të burgosura i çonin atje.

Ka raste?

Po, ishte një llogaritare e cila kishte pasur probleme me financat. Atëherë dënoheshe për vjedhje nga 5 deri me vdekje, nga 30 mijë lekë deri në 7 mijë lekë të vjetra. Në rastin që po ju tregoj shefi i Sigurimit i ka thënë me këtë abuzim që ke bërë, për ta mbyllur si çështje duhej t’i nënshtroheshin atij. Raste të tilla ka patur, shënoheshin. Sidomos kjo ishte për femrat e bukura. Por këtë e bënin vetëm shefat e sigurimit, më i njohur ka qenë Nevzat Hasnedari. Nga ai kam një “kujtim” me tehun e një rigë që më ka qëlluar në kokë, në ballë, në hetuesi (tregon shenjën).Ai ishte specialist i madh për torturat. Madje e çuan të specializohej në Kinë, por kinezët mbetën gojë hapur. “Të mësojmë ne nga ti”, – i thanë ata, duke i dhënë edhe një libër të vjetër me torturat që përdoreshin në Kinë, 3 mijë vjet përpara.
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Pra ju thoni se, sa i përket të dënuarve nuk ka pasur raste, ndërsa viktima të përdhunimit ishin femrat e bukura, ose shantazhe ndaj femrave që mund të kishin probleme në punë ose profesione?

Në një emision televiziv isha unë, Hasan Luci dhe Maks Velo, ky i fundit, i drejtohet: Më thoni pse më arrestuan mua, unë isha njeri apolitik dhe shikoja punën time?! Ai i përgjigjet, se duhej parë dosja. Velo nguli këmbë, se Hasani duhej ta dinte, pse e kishin dënuar. Ja tregova unë arsyen, pse e futën në burg Maks Velon, sepse ai ishte jashtë kohës, me flokët lyer me brilantinë, me xhaketat ngjyra-ngjyra, kishte dhe një të dashur të bukur…kështu për ta eliminuar Maksin, morën mjaft lehtë dy dëshmitarë, e bënë dosjen dhe e dënuan 7 vjet për agjitacion e propagandë. Ja kjo është i thashë Maks Velos, që me siguri e di, po s’ka dashur ta thotë.

Kjo do të thotë se ka raste të tjera që janë dënuar djem se ishin modern, a për shkak se kanë pasur të dashurën, të fejuarën apo gruan e bukur?

Ka ndodhur edhe kjo. Ka pasur raste të rralla por ka ndodhur, e them me bindje. Për shembull Lluk Kaça, baritoni i famshëm, e dënuan me burg. Ai ishte njeri krejtësisht apolitik, mbaruar në Moskë. Ai kishte një grua shumë të bukur. Kështu për ta eliminuar e dënuan, i bënë dosjen.

A konsiderohet ky kontingjent, të persekutuar politikë?

Këta janë të persekutuar politikë sepse bënë burg me akuza politike; agjitacion e propagandë, arratisje, komplote etj. Ja për shembull, mua më akuzuan se isha së bashku me Pjetër Arbnorin, se donim të përmbysnim pushtetin popullor.

Kjo ishte akuzë e stisur nga hetuesia, por nuk përkonte me veprimtarinë reale kundër politikës së Hoxhës?
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Jo, sigurisht që jo.

A është moment për ta sqaruar këtë fenomen?

Them se nuk ishte fenomen i përhapur. Ishte shumë i kufizuar, kështu nuk ka nevojë për ta sqaruar, se nuk ja vlen barra qiranë. Ka shumë momente të tjera për t’u sqaruar në këtë aspekt, sidomos për gratë që janë torturuar në punë, me 12 orë.

Cilat ishin rastet e tjera ku shfrytëzoheshin dhe abuzohej me gratë në diktaturë?

Po ka pasur raste që gratë torturoheshin në punë të rëndë, duke kaluar 12 orë në punë. Kishte sigurisht dhe raste të tjera më pak të kontrolluara siç ishin kampet e internimit ku abuzohej realisht ndaj femrave. Por që, e dinin se nuk kishte ndonjë reaksion ndaj saj, apo ndaj hetuesve. Por dhe këto raste ishin të rralla. Mentaliteti ynë shoqëror, e quan mëkat të madh ndaj saj. Ajo është viktimë edhe shumë nga ato, të rralla ishin që kanë deklaruar. Ato nuk guxojnë të flasin as tani pas 25 viteve. As mos të presë njeri se, ato do mund të denoncojnë për përdhunimet.

Si rekrutoheshin gratë si spiune?

Targeti i parë, të cilëve iu drejtoheshin ishin familjet e persekutuarve, këtyre iu bëhej presion i madh. Po ashtu shenjestroheshin edhe gratë e bukura, të cilat ishin dhe pak të lëvizshme, të cilat nuk e kishin për gjë të kishin lidhje erotike me shefat e sigurimit, ndonëse të rralla; ishin gratë e ndershme dhe shumë të mira, të cilat i çonin për internime vetëm për një shkak, se mund të ishte arratisur vëllai apo ndonjë i afërm; po ashtu shfrytëzonin femrat që ishin nëpunëse por bënin abuzime. Për këto kishin disa shtëpi sekrete, ku iu bëhej shantazh.

Si iu bëhej shantazhi apo kërcënimi, nga kush?

Shantazhet ishin të formave të ndryshme, shumë të sofistikuara. Ja për shembull, iu bëhej shantazh me pushime nga puna, mosdhënia e të drejtës së studimit fëmijëve të tyre. Diktatura kishte mjete e shantazhe të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme. Në Shqipëri janë përdorur metodat më të këqija, të gjitha.

Ju folët për shtëpitë sekrete, s’ka dijeni për to, ç’ishin?

Nuk flitej për to, por njerëzit e atyre zonave e dinin ekzistencën e tyre. Nga investigimet që kam bërë në burg dhe jashtë i kam verifikuar praninë e tyre. Shtëpi sekrete kishte në Krujë, në Gjirokastër, në Tiranë ishin tre a katër shtëpi të tilla, në Shkodër etj. Në dijeni të tyre ishte vetëm nomenklatura e lartë, dhe shefat e Sigurimit. Madje hetuesit e zakonshëm, operativët nuk kishin idenë. Këto shtëpi përdoreshin për persona që vinin nga jashtë për të zbuluar qëllimin e ardhjes së tyre në Shqipëri. Përdoreshin për rekrutimin e agjentëve të sigurimit shqiptar për t’i dërguar jashtë shtetit. Instruktoheshin një muaj ose dy muaj. Ishin vende sekrete për të cilat nuk mbahej asnjë procesverbal nga hetuesitë që bëheshin atje. Në gjyqin e Kadri Hazbiut kanë dalë shumë horrllëqe se çfarë kanë bërë nëpër këto shtëpi sekrete. Kudo ku ishin vendosur drejtoritë e hetuesive kishte edhe shtëpi sekrete. Aty bëhej edhe hetuesia. Edhe në pallatin e brigadave, poshtë, ka pasur biruca. Shumë oficerë grekë, shqiptarë nga Kosova, dhe Maqedonia kalonin në ato hetuesi. Edhe në Marikaj, ishte një shtëpi sekrete në mes të një pylli, vilë e Toptanasve, aty bëheshin edhe orgjira nga të lartët.
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Përdoreshin këto shtëpi sekrete për të abuzuar seksualisht me femrat, sidomos nga shefat e lartë? Ka denoncime se çfarë ndodhte aty?

Po, kishte raste. Me të dëgjuara e kam se aty shkonin për orgjira, ku merrnin vajza të bukura ose që nuk ishin të arrestuara. Por dërgonin dhe të dënuarat. Deri më sot, me sa di unë, nuk është bërë asnjë rrëfim për këtë shtëpi. Mendoj se frika dhe mentaliteti ynë ekziston akoma, që lidhet edhe me dinjitetin, ndaj nuk janë hapur këto.

A ka pasur për Sigurimin urdhra të fortë apo masa që të kishin kujdes për të mos kryer akte përdhunimi?

Po ka ekzistuar ky urdhër vetëm për hetuesit e zakonshëm, sidomos pas viteve ’50-të.

Ju thoni hetuesit e zakonshëm, po shefat në rangje të larta kanë pasur “liri”?

Sigurisht ata kishin dijeni, po kalonin në heshtje. Kemi rastin e Feçor Shehut, ai ishte zëvendësministër, ai kishte një femër që e kishte dashnore. Ajo ishte e lidhur me një portier të Dinamos. Feçori e merr vesh dhe vuri një njeri të tij, duke e vrarë në një bunker. Kur babai i portierit shkoi tek Enver Hoxha, ky iu përgjigj: epo gjëra të tilla ndodhin kudo!

Po, ata ishin përgjegjës, shefat. Por dijeninë e kishte edhe Enver Hoxha, pasi i mbante si fakte, për t’i kompromentuar.

Ka një hipotezë se çështjen e përdhunimit të grave është lojë e sigurimit për t’i dhënë goditjen e fundit të persekutuarve, dinjitetit të tyre. Ndodh kjo sot?

Po, jam absolutisht dakord, se ky fenomen po vërtitet si lojë në duart e sigurimit për të thënë se e tillë ishte ajo shtresë që bënin çdo gjë, e pranonin çdo gjë duke denigruar një nga shtresat që ka vuajtur më shumë regjimin. Jam me mendimin se edhe tani, pinjollët e tyre i hapin këto fjalë, se sigurimi sigurisht tani nuk ekziston. Nuk them se është ndonjë lojë, por them se elementë të sigurimit marrin pjesë në këtë fushatë. Kuptoj se kjo është një lojë shumë e kamufluar shumë e fshehtë.

Deri në ç’nivel jeni për hapjen e dosjeve?

Unë jam për hapjen e dosjeve së pari të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, dosjet kryesore sa shqiptarë janë vrarë jashtë shtetit, për këtë nuk thuhet asgjë. Sigurimi ka vrarë jashtë shtetit mjaft njerëz, të cilët janë helmuar. Në lidhje me agjenturat që dërgonte shteti shqiptar në Greqi, dhe Jugosllavi, për agjentët jugosllave në Shqipëri, që bënin lojë të dyfishtë. Pasi të jenë hapur këto, të hapen dosjet e personave që ngrenë peshë, dhe jo të tjerat, pasi krijon kaos, dhe fut njerëzit nëpër konflikte, se kush ka spiunuar njëri tjetrin. Këtyre u ka kaluar koha, janë ezauruar nëpër gazeta e libra, dhe e quaj të tepër.

Rasti juaj, pse jeni dënuar?

Unë jam dënuar 1962, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Gjykatës ishte një sheqerxhi, me pesë klasë fillore. Ai kishte dënuar nga ’45 deri në ’62 rreth 400 veta me vdekje. Quhej Llazi Polena

Ne ishim një grup arsimtarësh, kur Shqipëria më 61 u prish me Bashkimin Sovjetik, menduam e do përmbysej vendi, regjimi, kishim vetëm tetë bukë. Nuk e menduam se do dilte Mao Ce Duni dhe do t’i jepte Enver Hoxhës lekë në dorë 400 milion dollarë. Enver Hoxha bleu grurë nga Franca për të shpëtuar nga uria. Në burg njeri nxjerr karakterin tamam ashtu siç është, edhe frikacaku më i madh përballë kësaj gjendje kishte marrë guxim Edhe frikacaku më i madh kur i mungon buka, e ka uri, nuk pyet. Enver Hoxha i dinte këto, dhe solli grurë, u hapën 25 vepra e mëdha. U dënova 13 vjet burg, më çuan në Burrel. Aty mësova shumë, pasi thuheshin gjërat siç ndodhte. Më vonë nisën dënimet edhe nëpër burgje për agjitacion e propagandë. Në fund më dërguan në Spaç duke bërë 11 vjet. Më pas burg edhe më i rëndë, nuk më dhanë më të drejtën e punës, duke më çuar në një punë të rëndë, atje në guroren e Dajtit.

***

Nevila Nika: Fenomeni i përdhunimit ka ekzistuar, por e vështirë për ta denoncuar

Është hapur një debat tabu, e thënë por jo me zë aq të lartë sa tani, mbi përdhunimet e grave dhe vajzave në burgjet komuniste. Sa e vërtetë është kjo?

S’ka asnjë dyshim që ngjarje të tilla të dhimbshme kanë ndodhur. Edhe për torturat e vuajtura nga të burgosurit në vendin tonë apo të internuarit, sidomos për ata mbi të cilët rëndonin akuza me karakter politik, u desh jo pak kohe që të rrëfeheshin prej viktimave. Shume prej tyre kanë folur në rrethe të ngushta, të tjerë me zë të lartë, por gjithsesi rasti i përdhunimit gjykoj se është më i rëndë. Kujtdo që ka patur fatin të kaloje këtë përvojë traumatike, historia ka dëshmuar se e ka patur tejet të vështirë ta denoncojë e aq me tepër publikisht.

Në një debat televiziv, ku ishit edhe ju prezente, këngëtari Sherif Merdani tha se pas viteve ’70-të nuk ka guxuar njeri të përdhunonte në burgje apo hetuesi, pasi pushkatoheshin nga Enveri? A dëshmohet kjo?

Personalisht nuk di asnjë prokuror, hetues apo pushtetar që të jetë pushkatuar apo edhe dënuar me burg se ka kryer këtë akt çnjerëzor. Nëse zoti Merdani na e dëfton, do të isha mirënjohëse.

Ju keni kaluar jetën pothuaj si specialiste e historiane, si dhe në postin e drejtueses në Arkivin e Shtetit. A mund të na thoni a ekzistojnë të dokumentuar këto të dhëna, si funksiononte sigurimi i shtetit dhe hetuesia, raporte kur para tyre ishin femra ato që dënoheshin?

Kuptohet se nuk është e lehtë të gjendet dëshmi dokumentare për këto raste apo edhe për ushtrimin e torturës fizike e psikologjike. Organet e diktaturës nuk mund të linin gjurmë për bëmat e tyre dhe per faktin e thjeshte se sipas Kodit Penal e Procedurës Penale nuk lejohej kjo veprimtari, që do të thotë se de jure nuk duhej kryer asgjë e tillë, tortura të të gjitha formave, por de fakto lejohej çdo mjet e mënyrë për të “thyer” armikun e klasës, “për t’i marrë atij pohimin e krimit të kryer kundër regjimit komunist”. Gjithsesi dokumente ka për këto ngjarje.

Nga një rast konkret, pra ajo e rrëfimit të këngëtares Alida Hisku, tani ky mund të konsiderohet fenomen i diktaturës, por ende nuk shihet qartë pse ky debat ka krijuar aq shumë kakofoni, dhe njerëzit s’po e kuptojnë gjithë këtë histori, ju çfarë mendoni ka ndonjë qëllim pas kësaj, a duhen publikuar në këtë formë këto raste, dhe çfarë diskutimi sugjeroni për këtë fenomen?

Shija që të jep ajo çka lexon e dëgjon mbas rrëfimit të znj.Hisku është tejet e hidhur. Në vend që të merren e të dënojnë krimet e kryera kundër bashkëqytetareve tanë në dekada, qofshin edhe sikundër të kenë qenë në sasi të vogël, edhe pse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kanë qenë masive dhe nuk kanë kursyer askënd, burra, gra, fëmijë të moshuar, bëjnë biografinë e znj. Hisku përpara se ajo të përndiqej. Bazuar në këtë biografi ajo nuk ka të drejte të flasë?Gjykoj se nuk është aspak e drejtë. Nuk mundem të pohoj apo kundërshtoj rrëfimin e saj tronditës, por di të them se edhe sikur të jetë i pavërtetë për të, është i vërtetë si fenomen. Ka dëshmi edhe të tjera gra apo familjare të viktimave.

Ka teza që i gjithë ky debat është një lojë e sigurimit të shtetit, për t’i degraduar dhe dhënë goditjen përfundimtare shtresës së të persekutuarve, të të përndjekurve, a ndani edhe ju këtë mendim?

Personalisht nuk mendoj se është lojë e ish Sigurimit të Shtetit, pra e organizuar prej individëve që kanë qenë pjesë e atij organi famëkeq. Fatkeqësisht ndoshta ka persona që mendojnë se zotërojnë ata të vërtetën absolute, e në emër të saj i japin të drejtë vetes të mbështesin apo të hedhin poshtë thëniet e kujtdo. Ka persona që ndoshta ende kanë mllefe apo inate të vjetra me znj. Hisku, ka të tjerë që e gjykojnë atë për shkak të biografisë së saj personale e familjare, por mund të ketë edhe të tjerë që kanë qenë realisht pjesë e ish sigurimit që ende i mundon apo i tërheq ende shati nga e kaluara e tyre. Në të gjitha rastet gjykoj se është shumë e ulet të përflasësh një zonjë, e cila duhet respektuar për guximin e saj të gjetur mendoj me shumë vështirësi pas me shumë se dy dekadash për të pohuar publikisht dramën që ajo ka kaluar. Nuk ka patur kaq shumë reagim, për të mos thënë kanë kaluar krejt në heshtje, kur të tilla histori dhimbje e vuajtje janë rrëfyer nga të tjerë fatkeqe që panë burgjet, birucat e kampet e internimit.

Duhen hapur dosjet, por çështja është ligji, dhe një skemë të propozuar se si. Sa e vështirë do të jetë kjo, dhe çfarë treguesi është për jetën dhe politikën e shqiptarëve?

Ne dijeni time Ligji për hapjen e dosjeve ka kaluar. Momentalisht procesi i zbatimi të këtij Ligji është përzgjedhja e pjesëtarëve të Autoritetit (5 persona) nga ana e Parlamentit. Vështirësi ka dhe nuk janë të vogla, por në se ka vullnet të mirë nga të gjithë mendoj se mund të arrihet diçka. Shoqëria jonë ka nevojë për ta realizuar këtë proces. Jemi një popull që kemi vuajtur e vazhdojmë të vuajmë mungesën e informacionit. Ky është një problem jo i vogël për shoqërinë tonë, i cili jo pak herë na ka sjellë pështjellime jo të vogla në jetën tonë të përditshme, por sidomos duke na dëmtuar ende të ardhmen tonë



rape

Raporti i hartuar nga kreu i këtij institucioni, Gani Goxhaj flet për veprimet imorale të shefit të kësaj dege, kapitenit Qatip L.

Së bashku me rreshterin e policisë, Parion Z. dhe kapter Sefer B., ata kryenin përdhunime e orgji.

Në dijeni të veprimtarisë së tyre ishin disa civilë si Hysen V., këpucar, Osman C., sportelist në hotelin Adriatiku, Xibushe X., sporteliste në hotel Shkumbini, Nevruz B., punëtor në Elbasan dhe njëfarë Ilmi, tashmë ushtar.

Lexoni më poshtë raportimet tronditëse:

-Në hotel Adriatik jetonin dy vajza, të cilat janë nga Dibra e Madhe dhe janë internuar nga Tirana. Njëra quhet Meleqe K.. Atë, në muajin korrik 1957, e kanë marrë dy nënoficerët dhe ia kanë çuar në shtëpi kapiten Qatipit, sipas porosisë. Kapiten Qatipi e ka mbajtur disa herë rersht në shtëpi prej orës 20:00 deri në orën 3 pas mesnate, ndërkohë që në këtë periudhë, gruan e kishte dërguar në fshat për një kohë të gjatë.

-Në muajin qershor 1957, kapter Seferi dhe rreshter Parjoni i kanë çuar në shtëpi Qatipit një femër imorale që kish ardhur nga Kavaja, të cilën në fillim e përdorën vetë dhe pastaj e çuan në shtëpinë e kapiten Qatipit. Kjo femër, me ndërmjetësimin e Qatipit, është strehuar në dyqanin e këpucarit Hysen V., ku edhe atje e kanë përdorur në grup, mbasi kanë pasur një vend të maskuar në dyqan.

-Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale, minoritare, e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasue lidhje edhe më përpara, dhe së bashku me kushëririn e tij, Novruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin. Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe Qatipi e Nevruzi kanë kryer marrëdhënie në afërsi të Degës së Brendshme.

-Në muajin korrik, kapiten Qatipi, bashkë me Seferin, Parjonin dhe tetar Bektashin, kanë marrë një vajzë që vinte nga Lushnja, Xhemile S, dhe e kanë çuar në hotel Adriatik. Aty kanë kryer marrëdhënie në grup. Vajzën e ka përdorur edhe sportelisti Osman C. Në këtë marrëdhënie grupi ka ftuar edhe rreshterin Ramazan Gj.

-Aty nga muaji tetor 1957, kapiten Qatipi, Simon B., kryetar i lokalitetit të qytetit dhe kapter Qerimi, kanë shkruar në Fushë Mbret, kanë marrë të ashtuquajturën Zejmene C, me të cilën kanë kryer nevojat seksuale që të tre në një kohë.

-Në datën 9 shkurt 1958, kapter Seferi, duke qenë me shërbim postë roje në stacionin e trenit, takon një femër, të quajtur Marjana H. nga Vlora, të cilën e kishte dërguar oficeri i drejtorisë për të hipur në tren, mbasi nuk kishte lekë. Seferi, në bashkëpunim me kapter Hysen H., bie në marrëveshje me një nëpunës të stacionit të trenit dhe e mbyllin brenda në një dhomë për dy orë rresht. Më vonë e marrin dhe e çojnë në ullishte dhe kryejnë përsëri nevojat seksuale në grup.

-Kanë thirrur një vajzë nga Kavaja dhe e kanë dërguar në dyqanin e këpucarit, duke e përdhunuar në grup.

-Janë thirrur pa asnjë arsye dy vajza, Fatimja dhe Antoneta në orët e vona në Postën e Policisë dhe kanë kryer me to aktin e turpshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri