2017-02-23

Propozimi i ri i Lulzim Bashës, Edvin Kristaq Rama: Kësaj i thonë duam qiqra në hell

Nuk ka vonuar shumë dhe përgjigja e Kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesës së re të bërë sot nga Lulzim Basha që vettingu të miratohet nga qeveria e re teknike.

“Qeveri Teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve pastaj vettingun?!Kësaj i thonë duam qiqra në hell pastaj flasim për ç’do Shqipëria:Vetingun”, shkruan Edvin Kristaq Rama në Facebook.

Basha tha sot se opozita do të votoje vettingun dhe amendimin e shtatë ligjeve nëse pranohet qeveria teknike.

“Edi Rama dhe Ilir Meta duan t’i emërojnë vetë njerëzit e drejtësisë.

Nga 27 vende të lira, kanë 29 kandidatë. Pra nuk ka zgjedhje. A mund ta pranojmë ne një drejtësi të kapur nga Edvin Kristaq Rama? Nëse nuk kanë frikë nga vettingu, menjëherë pas paktit për qeveri teknike, urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur. Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pa kapur? PD do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi.

Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Ti hapin rrugë qeverisë teknike, të ndryshojmë së bashku shtatë ligjet e drejtësisë që i bënë përsheshë. Nëse jo do ti zgjidhim me qytetarët shqiptarë.

Qëndresa jonë sapo ka filluar.

Beteja jonë po merr hov nga dita në ditë. Mbështetja për këtë betejë vjen nga realizimi se rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka”.

No comments:

Post a Comment