2017-02-20

Vdes ambasadori rus në OKB Vitali Çurkin



Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin, raporton AA.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmohet se Çurkin, i lindur më 21 shkurt, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare një ditë para ditëlindjes së tij në New York të SHBA-ve, ku edhe po ushtronte detyrën.

Në njoftim po ashtu janë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Çurkinit.

Ndryshe, Çurkin ushtronte detyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në OKB që nga 8 prilli i vitit 2006.

Ndërkaq, edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft, ka reaguar me rastin e vdekjes së Çurkinit përmes një deklarate në median sociale. “Ndihem tejet i pikëlluar që mësoj se ka ndërruar jetë Vitali Çurkin, miku im, një diplomat i madh dhe njeri me karakter të mrekullueshëm”, është shprehur Rycroft.




Vitali Çurkin IvanovicSe ishte Cukrin një zëdhënës i Serbisë, mjafton të përmendim deklaratat e tij që nuk dallonin nga Beogradi se “Vitali Çurkin: Kosova është një qendër trajnimi për terroristët”
Ka vdekur sot ne New York ambasadori rus ne OKB Vitali Çurkin Ivanovic.

I ndjeri ishte përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara nga data 1 maj 2006, nga Kombet e Bashkuara.

Para se ai të hynte në qytet në OKB, Churkin ishte ambasadori rus në Belgjikë nga viti 1994 deri në vitin 1998 dhe në Kanada nga viti 1998 deri në 2003 dhe ambasador i MPJ të Federatës Ruse nga viti 2003 deri më 2006.

Curkin ishte një besnik i Putinit dhe përkrahte vijën e Moskës zyrtare kundër shqiptarëve në Ballkan, sidomos kur ishte në pyetje pavarësia e Kosovës të cilën e kontestonte ai vazhdimisht ne OKB apo në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate ndërkombëtare. Se ishte Cukrin një zëdhënës i Serbisë , mjafton të përmendim deklaratat e tij që nuk dallonin nga Beogradi se “Vitali Çurkin: Kosova është një qendër trajnimi për terroristët” (“Vitaly Churkin: Kosovo is a center for training terrorists”)

Churkin është një i diplomuar i Institutit të Moskës dhe ishte angazhuar nga viti 1973 ne Minsirine e Punëve të Jashtme ruse dhe mori doktoratën e tij në histori në Akademinë Diplomatike të Bashkimit Sovjetik në vitin 1981. Pastaj ai ishte drejtor i Departamentit të Ministrisë së Informacionit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe Rusia.

Ai ishte gjithashtu një përfaqësues i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme dhe Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë nga viti 1992 deri në 1994. Çurikin ishte i moshës 65 vjeçare.

Njoftimi nuk jep detaje rreth arsyes së vdekjes së Churkinit, por ofron ngushllime të afërmve dhe thotë se diplomati ka vdekur “papritur”, një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të.

“Ministria e jashtme ruse me keqardhje njofton se Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin ka vdekur papritur në New York më 20 shkurt, një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të”, thotë njoftimi.

Churkin ka shërbyer si diplomat i Rusisë në OKB prej vitit 2006.

Diplomati i karrierës, Churkin më parë ka shërbyer si ambasador nderi në Ministrinë e Jashtme ruse, ambasador në Kanada, Belgjikë dhe zyrtar ndërlidhës në NATO.

Përpos rusishtes, ai e ka folur edhe gjuhën frënge, angleze dhe mongoleze.



No comments:

Post a Comment