2017-02-23

Vlerësohet lartë bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë në fushën e mbrojtjes

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski, i cili u shpreh i gatshëm për bashkëpunim qoftë në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta në Qendrën e Kërkim- Shpëtimit në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak.

Sipas një komunikate të FSK-së, shefi i Shtabit të Maqedonisë u prit me ceremoni ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së.



Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministri Haki Demolli, ku ishte edhe zëvendësministri Muhamet Latifi, zhvilluan takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e njoftuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së.


Ministri i Frcës dhe Sigurisë së Kosoës Prof.dr.Haki Demolli

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama, ka pritur sot shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.

Image result for rrahman rama



Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës,gjenral  Rrahman Rama

Komandanti i FSK-së dhe ministri Haki Demolli zhvilluan takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e njoftuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së.



Shefi i Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralinMetodija Velickovski


Po ashtu, ministri dhe komandanti u shprehen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe treguan gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve.
Vlerësohet lartë bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë në fushën e mbrojtjes
Velickovski, shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së si dhe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për demonstrimin e tyre me sukses.

Ai ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, qoftë në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së (nga radhët e komuniteteve) në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta (kadetët) si në Qendrën e Kërkim- Shpëtimit këtu në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak.

****

Ushtria e Maqedonisë e gatshme për bashkëpunim me FSK-në

“Ministri dhe komandanti u shprehen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe treguan gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Përveç takimeve me ministrin Demolli dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, delegacioni maqedonas në përbërje ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, kolonelët Donche Kuzmanov, Zoran Dodevski dhe Goran Nelovski si dhe nënkolonelët Mile Markovski dhe Besnik Emini, zhvilloi një takim edhe me një delegacion të MFSK-së, të përbërë nga gjeneralët; Bashkim Jashari, Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrrolli, koloneli Fadil Hadërgjonaj dhe nënkolonelët Ali Krasniqi dhe Ismajl Brahimi. Me këtë rast nënkoloneli Agron Bajrami, drejtor i Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, mbajti një prezantim të shkurtër me temën: “FSK dhe planifikimi për të ardhmen”.

Delegacioni nga Maqedonia i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjeneral Rama vizituan Qendrën për Studime Universitare të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, ku nga komandanti i saj, major Avni Kiqina, u njoftuan me aktivitetet e kësaj qendre. Dhe me pas vizituan Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, ku u pritën nga komandanti i këtij regjimenti, kolonel Shaip Haziri, i cili përveç tjerash e njoftoi shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë edhe lidhur me funksionimin dhe kapacitetet e Qendrës Trajnuse të Kërkim-Shpëtimit.

Komandanti i FSK-së gjeneral Rama me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski dhe së bashku me dy delegacionet, përcollën nga afër demonstrimin e pjesëtarëve të Kërkim-Shpëtimit Urban.

Ndërsa shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski, shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së, si dhe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për demonstrimin e tyre me sukses.

Ai ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, qoftë në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së (nga radhët e komuniteteve) në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta (kadetët) si në Qendrën e Kërkim- Shpëtimit këtu në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak.

Në fund të dy gjeneralët Rama dhe Velickovski, vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm si mjaft të frytshëm dhe theksuan që edhe në të ardhmen ta zgjerojnë këtë bashkëpunim edhe në fusha tjera, duke ndarë eksperienca bashkë.

No comments:

Post a Comment