2017-02-15

Xhemal Shehu Dhurata Bruçi : Pse ishte “diktator” Enver Hoxha?



Para se të etikojmë një person me emrin Diktator, duhet së pari të dime kuptimin e fjalës diktator dhe diktaturë.



E dashur shoqja jonë Basak, (gazetare pranë EMEP, Turqi) ju keni kërkuar të dini se pse Enver Hoxha quhet “diktator”? Meqenëse koha që kishim në dispozicion ishte e kufizuar, vendosëm të të japim disa informacione me shkrim rreth shtetit shqiptar në kohën e Enver Hoxhës.

Para se të etikojmë një person me emrin Diktator, duhet së pari të dime kuptimin e fjalës diktator dhe diktaturë.

Sipas Fjalorit Shqip-Shqip të vitit 1980 fjala diktator shpjegohet në këtë mënyrë: Diktator – Kryetar i një shteti apo i një qeverie, i cili ka pushtet të pakufizuar dhe vepron me egërsi dhe pa përfillur askënd. Zakonisht origjinën e e saj e ka nga zgjedhjet në Senatin e Vjetër Romak, ku një njeriu i jepej një pushteti i pakufizuar, zakonisht për gjashtë muaj, kur shtetit i kanosej një rrezik i madh nga jashtë ose kur duhej të shtypej një kryengritje popullore. Ky person u diktonte vullnetin e tij të tjerëve, pa përfillur mendimin, dëshirat dhe interesat e tyre. (Enver Hoxha ishte vetëm Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së).

Diktaturë – Pushtet i pakufizuar shtetëror që shpreh dhe mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një njeri apo grup njerëzish.

Enver Hoxha, nuk ushtronte këtë diktaturë, përveç diktaturën e Proletariatit, e cila ishte sanksionuar me Kushtetutën shqiptare të vitit 1976, pasi siç dimë Diktatura e Proletariatit është: Pushteti shtetëror i klasës punëtore që qe vendosur pas fitores së Revolucionit Socialist nën udhëheqjen e Partisë Marksiste-Leniniste, që shpreh dhe mbron interesat e gjithë punonjësve dhe që është tipi më i lartë i demokracisë (Demokraci për shumicën, dhunë për pakicën, ku me pakicë nënkuptojmë hajdutët, kriminelët, keqberësit, agjentët, trafikantët e tjerë, që shkelin ligjet e shtetit që janë në interes të shumicës…)

Pushteti popullor që u vendos pas fitores së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nën udhëheqjen e PKSH-së me në krye Enver Hoxhën, ishte një pushtet i dalur nga gjiri i popullit dhe që përfaqësonte atë.

Për të kuptuar nëse Enver Hoxha ishte “diktator” na duhet të bëjmë një renditje të shkurtër kronologjike të Historisë së Shqipërisë nga viti 1941-1985.

Më 8 Nëntor 1941 Enver Hoxha si “diktator” që ishte themeloi PKSH-në, e cila u përfshi e para në flakët e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë luftë shqiptarët të udhëhequr nga Partia Komuniste dhe Enver Hoxha, ditën të orientoheshin drejt dhe të bashkonin luftën e tyre me luftën e Koalicionit Antifashist dhe të të dilnin fitimtar. Pra ky qëndrim prej “diktatori” të Enver Hoxhës, ishte shpëtimtar për kombin shqiptar, i cili po të shkonte pas bashkëpunëtorëve të pushtuesit, do të merrte ndëshkimin më të rëndë të historisë: copëtimin dhe zhdukjen e saj nga harta politike.

1. Enver Hoxha, ishte “diktator”, sepse themeloi PKSH-në, e cila krijoi formacionet luftarake (çetat, batalionet, brigadat divizionet partizane), duke i udhëhequr ata në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me dhunë e jo me bisedime ndoqi nazifashistët gjermanë dhe italianë nga Atdheu ynë.

2. Enver Hoxha ishte “diktator” se me dhunë bëri të mundur që Shqipëria të ishte një ndër vendet e vetme që u çlirua me forcat e veta, duke i dhënë atdheut 28 000 dëshmorë, 600 prej të cilëve dhanë jetën duke luftuar jashtë kufijve të saj “shtetërorë”... Kjo luftë i shkaktoi Shqipërisë së cunguar humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike. Ajo në krahasim me popullsinë e saj, është vendi që pësoi dëmët më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë; antikomunisti Xhon Hollidei shkruan: “Kur u çlirua Shqipëria, u pengua edhe më tej, se ajo nuk kishte kurrfarë rezerve në valutë të huaj; thesari ishte grabitur nga mbreti Zog e pastaj nga fuqitë pushtuese fashiste”. Në këto kushte e nisi rrugën e vet të vështirë drejt progresit “diktatori” Enver Hoxha.

3. Enver Hoxha ishte “diktator”, sepse pas Luftës Nacionalçlirimtare me aksione vullnetare filloi rindërtimin e vendit… e "me dhunë" bëri bonifikimin e tokave dhe tharjen e kënetave, dhe si për pasojë, në Shqipërinë socialiste u mbytën mijëra apo "larg qoftë” miliona mushkonja, prej të cilave rrezikohej populli shqiptar, duke eleminuar shumë sëmundje infektive, sidomos malarien. Hapi toka të reja, duke i kthyer malet e kodrat në fusha pjellore dhe brezare. (Sot gjurmët e këtyre brezareve i gjen vetëm në filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re”). “Diktatura" e tij qe tepër e “pamëshirshme”, ndaj qyteteve të cilat nuk i la Kaza të vjetra (pazaret) me ato krismat e kovaçhanave dhe zhurmat e hoxhallarëve dhe të këmbanat e priftërinjve, por " e rrezikoi" popullin shqiptar me fabrika e kombinate që nga tymi i tyre "vuanin" shqiptarët. Ishte “diktator” se e çoi Shqipërinë nga parmenda tek traktori. Ishte “diktator” sepse në Rubik të Mirditës prodhohej floriri shqiptar. Ndërsa sot të gjitha këto qytete që dikur zhurmonin këndshëm…, sot janë kthyer në qyteza të braktisura…

4. Enver Hoxha ishte “diktator” sepse, "me dhunë" zhduku analfabetizmin, duke hapur kurse kundër tij, shkolla fillore, 8-vjeçare, të mesme dhe fakultete; madje "me dhunë" bëri dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe si i “pamëshirshëm” që ishte, "me dhunë" bëri dhe Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972, që shqipja letrare të shkruhej dhe të flitej kudo njësoj në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. “Me dhunë” e sanksionoi në Kushtetutën e vitit 1976, neni 52: “Shtetësit kanë të drejtë për arsim, arsimi 8 vjeçar është i përgjithshëm e i detyrueshëm për të gjithë”. Po, ishte “diktator” sepse në vitin 1990, jepnin mësim 39955 mësues e petagogë dhe 5664 edukatore kopshtesh… (Sot nuk gjendet asnjë qendër shëndetësore apo shtëpi lindjeje në fshatrat tona, madje dhe në disa qytetete, duke krijuar probleme për njerëzit që jetojnë në këto zona). Ndërsa në shumë fshatra, s’ka shkolla fare, apo në disa të tjera gjen fëmijë të klasave të ndryshme që mësojnë në të njëjtën klasë dhe më të njëjtin mësues si në vitet e para të çlirimit….)

5. Enver Hoxha ishte “diktator”, se në vitin 1990, ekzistonin të ngritura 51 institucione artistike, 102 kinema. Çdo rreth kishte pallatet e kulturës, estradat profesioniste si dhe… numëroheshin 2135 shkencëtarë me tituj e grada shkencore në të gjitha fushat, 102 “Mësues të Popullit” 74 “Artistë të Popullit”, 295 “Artistë të Merituar” si dhe 86 “Punonjës të Shkencës dhe të Teknikës”. Në ballë të Nderit të Kombit renditeshin 651 Heronj të Popullit e të Punës…, ndërsa sot, është mbushur vendi me një arsenal diplomash e gradash që nuk justifikojnë kapacitetin intelektual të atyre që i mbajnë. (Disa i kanë fituar pa mbaruar shkollat e mesme…)

6. Enver Hoxha ishte “diktator”, sepse "me dhunë", forcoi rendin dhe ligjin në Shqipëri, pra "me dhunë" zhduku gjakmarrjen (ndaloi vëllavrasjen) dhe ndaloi zbatimin e kanunit të maleve në malësitë tona! "Diktatura" e tij u dëshmua për¨më tepër se 40 vjet, pasi "me dhunë" bëri të mundur që populli shqiptar dhe rinia e tij të mos njihnin fenomene të tilla si droga, prostitucioni, krimi në familje, divorcet korrupsionin popullor dhe shtetëror. Ishte “diktator” pasi vdekshmëria foshnjore arriti nga 15% në vitin 1950 në 4% në vitin 1989, jetëgjatësinë e njeriut e çoi nga 38 vjeç që ishte para çlirimit në 76 vjeç. A nuk ishte pra Enver Hoxha "diktator" ndaj të gjithë “popullit”, pa dallim feje, krahine dhe ideje?!!! Ai ishte “diktator” se Shqipëria në vitin 1990, ishte vendi me moshën më të re të popullsisë në Europë (26 vjeç), ndërsa sot Shqipëria po shkon drejt vendeve të plakura.

7. Enver Hoxha ishte “diktator” se në vitin 1990 Shqipëria numëronte 160 spitale, prej të cilave 58 në fshat me 54115 shtetër dhe 520 poliklinika dhe ambulanca; 692 shtëpi lindjeje me 5074 shtretër, 3929 kopshte dhe çerdhe prej të cilëve 2226 në fshat me 54000 vende. Po ishte “diktator” se në vitin 1990, numëroheshin 3206 shtëpi pushimi për punëtorë, 4350 për pionier, në të cilët pushonin 40 500 punëtorë e fshatarë dhe 19 500 pionerë (me një pagesë minimale). Ndërsa sot gjurmët e tyre i gjen vetëm në filmat shqiptar të Kinostudios “SHQIPËRIA E RE”.

8. Enver Hoxha,”ishte diktator” sepse "me dhunë" organizoi, forcoi policinë, gjykatat dhe ushtrinë, për mbrojtjen nga tradhtarët dhe armiqtë e vendit. Gjithashtu, po "me dhunë" madje, e urdhëroi PPSH-në që populli të ketë moton: "Çdo ushtar qytetar, çdo qytetar ushtar" dhe po me “dhunë” hodhi parullën “famëkeqe”: “Mbrojtja e Atdhuet, detyrë mbi detyrat!” Po "me dhunë" e armatosi popullin (nëpërmjet çetave vullnetare) dhe e stërviste me paratë e shtetit…

9. Enver Hoxha ishte “diktator” se brenda ditës kalonte në gjendje gatishmërie 22 Divizione me një efektiv prej afro 300 000 ushtarësh dhe brenda 24 orëve, arrinte të armaoste 700 000 forca rezerviste të popullit të stërvitur ushtarakisht për luftë…, dhe brenda 36 orëve, mobilizonte 1.5 milion trupa ushtarake, të përgatitur me armatimin e kohës. (Vetëm ushtria e Izraelit kishte parametra të tillë).

10. Enver Hoxha ishte “diktator” se në harkun kohor të viteve 1948-1954, përballoi 2334 provokacione, u kapën dhe u dënuan nga ligjet e shtetit shqiptar 1740 diversantë dhe u shkatërruan rreth 300 grupe e organizata kriminale të stërvitura nga Shërbimet e Huaja Inteligjente që kërkonin të përmbysnin pushtetin popullor, gjë që e arritën vetëm 5 vjet pas vdekjes së tij...

11. Enver Hoxha, “ishte diktator” sepse “me dhunë"e bëri propagandën çlirimtare, punë të dorës së parë, në përkrahje të vëllezërve e motrave shqiptarë që jetojnë në tokat e tyre në ish-Jugosllavi!Po ashtu,"me dhunë" dërgoi abetaret e para në Kosovë e më tej..., ku kishte dhe ka shqiptarë. Po "me dhunë", dërgoi në viset shqiptare mësues dhe akademikë në tempujt tonë të dijes -siç janë shkollat. Po "me dhunë", në shtypin dhe televizionin shqiptar,"diktatori Hoxha", i mbrojti të drejtat e popullit shqiptar në Jugosllavinë titiste, në përpjekjet e tyre për liri dhe ribashkim kombëtar.

12. Enver Hoxha, “ishte diktator”, sepse, "me dhunë", i detyroi ta duan dhe ta përkrahin të gjithë shqiptarët, ta duartrokasin dhe të shkruajnë qindra dhe mijëra vargje për të dhe PPSH-në, (madje dhe vetë Ismail Kadare…). Po ”me dhunë” i detyroi shqiptarët të nderojnë heronjtë dhe heroinat, me “dhunë” futi frymën e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare.

13. Enver Hoxha ishte “diktator”, dhe me natyrën, pasi shpesh herë, në ditët e festave që gdhiheshim me shi e fortune, për koncidencë, sapo dilte Enveri në tribunën e festës, hapej koha menjëherë dhe shëndriste dielli.

14. Enver Hoxha ishte “diktator” se me dhunë bëri të mundur që më 2 Dhjetor 1945 të votonte për herë të parë femrat shqiptare, gjë që në shtetet më të zhvilluara të kohës si Amerika dhe Europa Perendimore, u arrit shumë më vonë kjo e drejtë.

15. Enver Hoxha ishte “diktator” se në harkun kohor të 45 vjetëve, me “dhunë” ngriti mbi 67 qytete të reja. Poeti popullor Arben Duka shkruan: Qe çudi e madhe/ai “palo” shtet /Hapte një minierë/ ngrinte një qytet...

16. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” mbi 80/% e popullsisë jetonin në banesa të reja të ndërtuara në vitet e pushtetit popullor.

17. Enver Hoxha ishte “diktator”, se me “dhunë” zhduku brenda pesë muajve, pasojat katastrofike të tërmetit të 5 Prillit 1979, duke ndërtuar shtëpi të reja rishtas më të bukura se të parat për 100 000 banorë, aq sa kishin në atë kohë dy qytetet si Vlora dhe Durrësi bashkë.

18. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” e saksionoi me ligj, në Kushtetutën e vitit 1976 (Neni 44): “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtetasit kanë të drejtë për punë, e cila garantohet nga shteti”. ... Pra të papunin e quante parazit dhe kishte ligje kundër parazitizmit, të pashkollin e quante analfabet dhe kishte ligje kundër analfabetizmit. Enver Hoxha ishte “Diktator” se në Shqipërinë Socialiste, për 45 vjet nuk kishte papunësi, s’kishte inflacion, s’kishte taksa e tatime mbi popullsinë, qeratë e shtëpive ishin fare minimale.

19. Enver Hoxha ishte “diktator” se në nenin 16 të Kushtetutës së vitit 1976, shkruante: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, nuk ka klasa shfrytëzuese..., ndalohet shfrytëzimi i njeriut prej njeriut”

20. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” elektrifikoi gjithë vendin, elekrifikim që përfundoi më 25 Tetor 1971... Enver Hoxha ishte “diktator” se nga kjo enërgji elektrike arriti të prodhonte 51 miliard e 600 milion kilovat orë enërgji elektrike (pra 1690 kilovat orë për frymë) dhe çmimi ishte fare minimal.

21. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” në vitin 1980 arriti balancimin eksport-import, duke renditur vendin tonë në të vetmin vend që nuk i kishte askujt borxh.

22. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” rreshtoi Shqipërinë në katër vendet e vetme të pavarura në botë, krahas SHBA-s, BS-së, dhe Kinës.

23. Enver Hoxha ishte “diktator” se u largua nga Traktati i Varshavës de facto në vitin 1962 dhe de jure në vitin 1968, dhe kështu bëri të mundur që Shqipëria të ishte vendi i parë që u largua nga ky Traktat, i cili ishte në rivalitet mes Moskës dhe NATO-s. Enver Hoxha ishte “diktator” se largoi nga Baza e Vlorës, Flotën Sovjetike dhe denancoi Traktatin e Varshavës. Enver Hoxha ishte “diktator”pasi ndoqi rrugën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu i cili mbrojti jo vetëm Kombin Shqiptar, por mbrojti edhe Krishtërimin Europian... Edhe “diktatori ” ynë përveçse çliroi, ndërtoi e mbrojti kombin tonë.., mbrojti në këtë rast edhe Perëndimin...

24. Enver Hoxha ishte “diktator” se rroga e tij shkonte 16 $ në muaj, ku rroga e presidentit sot shkon mbi 3000 $.

25. Enver Hoxha ishte “diktator” se ditën e punës e niste duke lexuar letrat e popullit, (duke u njohur me hallet e tij) si dhe lexonte gjitha gazetat e vendit e ato lokale si dhe shtypin ndërkombëtar.

26. Enver Hoxha ishte “diktator” se nuk pranoi që trupi i tij pas vdekjes të balsamosej, siç balsamoseshin faraonët e Egjiptit të Lashtë.

27. Enver Hoxha ishte “diktator”, pasi kjo provohet edhe nga fakti se në ditën e tij të varrimit, nuk mbeti njeri pa e qarë, e qau guri dhe druri, e qau dhe vetë natyra. (Lotët, si vetë gjaku, janë dhimbje..., janë dhimbje të shpirtit, të cilat, pavarësisht nga kthesat historike, nga baticat dhe zbaticat e saj, nuk harrohen. Lotët dhe gjaku nuk treten). Madje në muajin Prill të vitit 1985, Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbajti 1 minut heshtje në nderim të këtij “diktatori”.

28. Enver Hoxha ishte “diktator” pasi po të bëjmë një analizë të shkurtër të situatës në të cilën ndodhej Shqipëria në vitin 1945 (pikënisja) dhe ku arriti në vitin 1990, dalim me vlerësimin se atë që vendet e zhvilluara arritën për 200-300 vjet, Shqipëria e bëri për 45 vjet....

29. Pra Enver Hoxha ishte “diktator”se:

• Kur kishim Enverin, ishim shqiptarë.

• Kur kishim Enverin, të pasur nuk ishim, por ishim kryelartë e të papërkulur para askujt në botë.

• Kur kishim Enverin, ishim të bashkuar, donim njëri-tjetrin, nuk ziheshim e nuk vriteshim, jetonim të qetë.

• Kur kishim Enverin, rriteshim të shëndetshëm, pa drogë, pa sidë dhe arsimoheshim të gjithë: doktorin, spitalin dhe ilaçet i kishim falas dhe rroga na vinte në shtëpi, kishim ujë falas, drita nuk mungonte.

• Kur kishim Enverin, të gjithë punonim për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

• Kur kishim Enverin, bënim dashuri si çke me të, por jo kurvëri të ndryer e të pëshirë.

• Kur kishim Enverin, vajzat punonin me nder, në ara, fabrika apo në administratë, por nuk shiteshin si skllevër në tregun e fëlliqur të seksit, nëpër rrugët e Europës.

• Kur kishim Enverin, kufirin vërtetë e kishim të mbyllur, që të punonim e të bënim Shqipërinë, por jo krahë pune për të huajt, ushqim për peshqit e detit, dhe kërma për korbat e maleve të Greqisë.

• Kur kishim Enverin, armiqtë shekullorë, na urrenin si gjithmonë, por frikën na e kishin, kurse amerikanët nuk na donin për shkaqe ideologjike dhe se nuk u nënshtroheshim.

• Kur kishim Enverin, Shqipëria prodhonte vetë gjithçka të domosdoshme, që nga gozhda tek traktori, që nga pambuku tek stofi, që nga fisheku tek mitrolozi e topi, që nga buka te sheqeri, të gjitha llojët e frutave e perimeve...

30. Enver Hoxha ishte“diktator” sepse përveç përmendoreve prej mërmeri dhe bronzi,(të ngritura pas vdekjes së tij...), që tashmë i kanë i kanë prishur, kishte ngritur Përmendore Floriri në zemrat e njerëzve të thjeshtë që nuk ka asnjë fuqi të mbinatyrshme ta shkatërrojë, por sa vjen koha do të ringjallet e do të shfaqet si një Promete.

31. Enver Hoxha ishte “diktator”, se me “dhunë” përveç bëmave të mësipërme, pas vdekjes së tij, i mori popullit shqiptar disa pllaka mermeri për varrin ku prehej... që ia konfiskuan qeveria fashiste berishane më 3 Maj të vitit 1992. Duke falenderuar shoqen Basak, për indicien që na dha për ta rivlerësuar edhe një herë Figurën e Lavdishme të Kombit Shqiptar, sh. Enver Hoxha, në prag të 108 vjetorit të lindjes së tij, përshtatëm dhe përgatitem për botim edhe për lexuesit tanë, duke i bashkangjitur dhe disa thënie të personaliteteve botërore për Enver Hoxhën:

1. Udhëheqja e lartë e PKSH-së, në mitingun e lamtumirës në sheshin “Skënderbe”, e ka përkufizuar figurën e këtij legjendari të madh: “ Rrallë herë mund të jenë bashkuar te një njeri, mendimtari Marksist dhe Udhëheqësi i Revolucionit, Komandanti Ushtarak dhe Burri i Shtetit, Diplomati dhe Publicisti, intelektuali erudit dhe edukatori i masave, oratori fjalëzjarrtë dhe miku i njerëzve të thjeshtë.

2. Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë në Enciklopedinë Botërore të vitit 2005, Faqja 430, me 53 fjalë, me këtë përmbajtje: “Politikan komunist, udhëheqës i vendit që nga viti 1944. Ai themeloi PKSH-në, në vitin 1941 dhe kryesoi lëvizjen liberale nga viti 1939-1944. Ishte Kryeministër i Shqipërisë nga viti 1944-1954, ishte Ministër i Jashtëm nga viti 1944-1953. Nga viti 1948 ishte Sekretar i Parë i PPSH-së. Në politikë ishte Stalinist dhe i pavarur nga Komunizmi kinez dhe ai sovjetik”.

3. “Enver Hoxha, burrë shteti i madh, i vlerësuar nga mbarë bota, punoi vite me radhë për begatinë dhe mirëqenien e vendit e të popullit të tij dhe zhvilloi miqësinë turko-shqiptare, për të cilën dha një kontribut tepër të madh”

Presidenti i Turqisë Kenan Evran

4. “Enver Hoxha, personalitet i fuqishëm, i cili ka përcaktuar historinë bashkëkohore të Shqipërisë”

Presidenti i Republikës Franceze, Fransua Miteran

5. “Enver Hoxha, protagonisti kryesor i historisë së re të vendit të tij”.

Kryeministri Italian, Betino Kraksi

6. “Shpreh dhimbjen time të thellë për vdekjen e udhëheqësit tuaj të nderuar dhe të dashur Enver Hoxha. “

Presidenti i Republikës së Maltës, Agatha Barbara.

7. “Enver Hoxha është figura më e shquar dhe më e madhe historike e Shqipërisë. Emri i tij është i lidhur me të gjitha betejat klasore dhe fitoret e partisë dhe të popullit shqiptar. Askush nuk i ka mbrojtur me aq pathos revolucionar, në çdo kohë e në çdo situatë, mësimet e Marksit, Engëlsit, Leninit e Stalinit nga shtrembërimet oportuniste; askush si ai nuk e ka demaskuar politikën e veprimtarinë e socialimperialisteve e socialshovinisteve titistë, hrushovianë e renegatëve të tjerë”.

8. Historiani Bernard Fischer e ka cilësuar Enver Hoxhën si shqiptari më me ndikim të shekullit XX.

9. Gjenerali Charles De Goul: “Enver Hoxha është lideri më patriot në Europë. Falë luftës, mbrojtjes dhe ndërtimit të atdheut të tij, ai meriton respekt”

10. ... Ishte një botë ku sondonte feja islame, shovinizmi mashkullor dhe prapambetja kulturore e filozofike. Përmes këtyre ai e çau rrugën e vet. Ai luajti rolin kryesor për të organizuar një Lëvizje Komuniste, në kushte teje të rënda e të pafavorshme, dhe e mbajti pushtetin më tepër se çdo udhëheqës tjetër, jo trashëgimtar në botë, më se 40 vjet. Hoxha ishte para së gjithash një nacionalist shqiptar. Ai i jetoi të gjitha. Qoftë dhe vetëm për këtë fakt, ai meriton të merret në konsideratë, në mos po dhe të nderohet. (John Holiday)

11. Diktatori Enver Hoxha, formoi celulat e para të UÇ-së... James Pettifer.

Agjensia Austriake e Shtypit APA.

12. “Shqipëria humbi udhëheqësin e saj më të madh e të lavdishëm, Enver Hoxhën, i cili nuk bëri as lëshimin më të vogël lidhur me pavarësinë e vendit. Shqipëria është sot vendi i vetëm në botë, i cili nuk i ka borxh as edhe një lek ndonjë vendi dhe i cili mbështetet në forcat e veta. Shqipëria e Enver Hoxhës nuk është përzier në punët e brendshme të asnjë vendi dhe ka vendosur marëdhënie miqësore me vendet që i kanë shtrirë dorën e miqësisë”

Gazeta Turke “HYRJET”

13. “Enver Hoxha qëndroi më se 40 vjet pa bërë lëshime në krye të një Partie, që njihet për qëndrimin e vendosur në fushat ideologjike, ekonomike e sociale. Ishte 33 vjeç kur themeloi PKSH-në në Nëntor 1941, në një kohë kur vendi ishte pushtuar nga Italia dhe pak vjet më vonë e bëri Shqipërinë Republikë të pavarur. Ai mundi ta shkëpusë Shqipërinë, dikur vendi më i varfër në Europë, nga vitet e mesjetës, duke ndërtuar industrinë e rëndë.

Agjensia Frans Press

14. “Enver Hoxha ka qenë në krye të vendit, qysh prej çlirimit të tij nga pushtimi nazist, një luftë që u fituar pa ndonjë rol të aleatëve. Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, shqiptarët krijuan një shtet sovran, të lirë nga dominimi i huaj, gjë kjo e pashembull në historinë e tyre. Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, Shqipëria arriti pavarësinë ekonomike dhe një nivel bazë të mirëqenies materiale. Enver Hoxha ishte një interpretues i flaktë i Komunizmit. Fjalimet e tij janë mbushur me fraza plot ngjyra. Ai kundërshtoi me forcë politikën e Hrushovit, i cili donte që Shqipëria të bëhej koloni për rritjen e frutave dhe t’i shërbente Bashkimit Sovjetik, ashtu sikurse republikat e bananeve të Amerikës Latine që u shërbejnë SHBA, që arriti kulmin në fjalimin kurajoz të Enver Hoxhës në Konferencën e 81 Partive Komuniste në Moskë, në vitin 1960. Agjensia Rojter.

Punuan e përgatitën për botim:

Xhemal Shehu Dhurata Bruci

No comments:

Post a Comment