2017-02-14

Xhudistja Majlinda Kelmendi, vajza që bëri histori




Nga Skënder MULLIQI

Absolutisht, gjëja më e mrekullushme në jetën plotë sfida, në jetën e bujshme, të një femre dhe sportisteje brilante është kurorizimi më medaljen e artë të fituar në finalen e madhe të xhudos në Lojërat Olimpike në Rio 2016, të pejanes Majlinda Kelmendit. Sa herë që druam dhe druam më arsye se a do të arrinë finalen e madhe, ajo gjeti forcën dhe kurajon për të qëndruar sypatrembur përballë se cilës kundërshtare. Majlinda kishte gjithë atë forcë, gjithë atë vullnet të çeliktë, gjithë atë qetësi shpirtërore prej sportistjeje kulminate për të dalë e para siç edhe doli e para, në shumë kampionate botërore dhe kampionate evropiane.


Për t’u stolisuar me medaljën e artë në një eveniment sportiv kulminant, siç janë lojërat olimpike, duhet punë e madhe dhe përkushtim i madh. Ajo ngriti veten, ngriti Kosovën dhe mbarë shqiparët në olimp. Ajo përballoi në finale italianen Odette Guiffrida, edhe pse dukej pak sa e lënduar. Ajo ishte e pa përkulshme, ajo u lartësua duke bërë kështu histori. Kur mori medaljen e artë, e emocionuar, nuk i përballoi lotët e gëzimit. Majlinda e ngriti lartë flamurin dhe hymnin e Kosovës.

U emocionuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë në botë. Majlinda i tregoi botës sportdashëse së vajzat shqiptare shquhen më bukurinë, që ua ka falë Zoti (natyra), fisnikërinë, dinjitetin, sukseset… Ajo u tregoi botës se si vajzat shqiptare dinë të bëjnë mrekullira. Pas fitorës së Majlindës edhe mengjesi dhe lindja e diellit e ditës së neserme për të gjithë neve ishin shumë më ndryshe. Ajo na bëri krenarë që jemi shqiptarë…

Ishte kjo një ditë e madhe, një ditë që i harruam telashet, që i sjellë jeta në nënqiellin e zymtësuar të Kosovës, nga ata që politikën dhe pushtetin, e kanë kuptuar si trampolinë nga ku do të pasurohen pafundësisht në kurriz të qytetarëve të lodhur nga gjendja e dobët ekonomike. Majlinda na bashkoi, siç po na bashkojnë sukseset e pa rreshtura të sportistëve-futbollistëve tanë në Evropë. Po mos të ishin sportistët, të cilët janë bërë ambasadorët e Kosovës, nuk do të kishim pasur shumë më çka të lavëdrohemi. Edhe këtë sukses të Majlindës kjo kastë në pushtet nuk do të ngurrojnë ta përshkraujnë si sukses të vetin. Suksesi i saj lidhet më punën dhe angazhimin e pa lodhshme të vëllezërve Kukaj nga Peja.

Shtrohet pyetja, me çka të krenohet kjo kastë politike? Të krenohen më faktin së po humbin territore në veri dhe jug, duke e zvogluar edhe ashtu Kosovën e vogël ! Të krenohen pse e po e mashtrojnë këtë popull që 17 vite më radhë së do të bëhët mirë, e nuk po bëhët?! Të krenohen së afër 30 përqind të popullatës po jetojnë skajshëmerisht dobët?! Të krenohen së po e ladrojnë pushtetin sikur ta kishin bahçe të babës?! E kan pru në gjendje një popull sa një lagje të një qyteti mesatar të Evropës t’i braktisin vendlindjën për të ikur diku sa më larg nga Kosova!

Kanë mbetur të rinjtë tanë në mëshirën e kohës, e këta kan grumbulluar për vete të mira materjale të pa numëruara! I kan larguar investitorët e huaj për t’i ruajtur bizneset e tyre. E kan futur Kosovën në në tunel të errësuar që nuk i dihet fundi… nuk dua t’i numëroj më dështimet e tyre, sepse ato janë të pa fundme. Historia do t’i mbajë në mend ata që e lartësojnë shtetin dhe popullin e vet, siç po e bëjnë këtë punë për mrekulli sportistët tanë, e kështu edhe sportistja e madhe, Majlinda Kelmendi…

No comments:

Post a Comment