2017-02-12

Zbulohen e-mailet sekrete të George Soros


Kush është George Soros, miliarderi i anatemuar nga Berisha
30/01/2016 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Tweet në Twitter
Emri i miliarderit George Soros është familjar në Shqipëri. Së fundmi, emrin e tij e përmendi në Parlament ish-kryeministri Sali Berisha. Soros është i njohur për mbështetjen e kandidatëve të majtë në shumë vende të botës përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku në fushatën e fundit, ofroi më shumë se 1 milion dollarë në mbështetje të Presidentit Barack Obama, ndërsa tani mbështet Hillary Clinton.

Soros është mik kryeministrit Edi Rama. Madje shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar edhe në dasmën e tretë të multimiliarderit para tre vitesh.

Ndërkohë që Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.

Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama. Ndërkohë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin “Qytetar Nderi”.

Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveë një darkë me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.

Kush është George Soros

George Soros ka lindur në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Ai i mbijetoi pushtimit nazist dhe largua prej Hungarisë komuniste në 1947-ën për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.

Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper, i cili pati një ndikim të thellë tek ai. Në 1956-ën, Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979, kur ai nisi të japë fonde për të ndihmuar studentët zezakë që të ndjekin studimet në Universitetin e Kejptaunit. Sot ai është kryetar i Institutit “Për një Shoqëri të Hapur”, si dhe themeluesi i një rrjeti organizatash filantropike. Më 1947 emigron në Angli dhe diplomohet në Shkollën Ekonomike të Londrës më 1952. Pas 4 vjetësh, më 1956 largohet për në SHBA dhe fillon veprimtarinë financiare në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.

Më 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund), një firmë private menaxhimi e cila jep konsulencë për investimet dhe e ka prezantuar George Sorosin si një nga financierët më të suksesshëm në botë. E fillon aktivitetin bamirës më 1979, kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.

George Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si Neë School for Social Research (Neë York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë. Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi George Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Teoritë konspirative

Shumë teori konspirative janë krijuar për financierin dhe filantropin amerikano-hungarez George Soros që nga rritja e pasurisë së tij. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me bindjet e tij politike dhe pasurinë e tij financiare. Autori Michael Wolraich e ka përkufizuar fenomenin me emrin “Anti-Sorosizmi”.

Anti-Sorosizmi është përmendur shpesh për shkak të rritjes së përdorimit të teorive konspirative politike anti-Soros në rrethet konservatore dhe nacionaliste.

Teoria konspirative nga Malajzia

Ekziston një dallim për Sorosin, ai shihet ose si pjesëmarrës në treg ose punon për të ndryshuar rregullat që duhet të ndjekin pjesëmarrësit në treg. Sipas Mahathir bin Mohamed, kryeministri i Malajzisë nga vitin 1981 deri në vitin 2003, Soros mund të ketë qenë pjesërisht përgjegjës për rrëzimin ekonomik në vitin 1997 të tregjeve të Azisë Lindore. Sipas Mahathir, në tre vite, Soros bëri investime afat-shkurtra spekulative në tregjet e Azisë Lindore duke u marrë me aksione e pasuri të patundshme. Ndërsa Soros nga ana tjetër tha se Mahathir po e përdorte atë si kokë turku për të fshehur gabimet e tij dhe se Mahthir ishte një kërcënim për vetë vendin e tij. Për vite me radhë deklaratat e të dyve kundër njëri tjetrit kanë qenë të shumta. Në vitin 2006, gjatë një vizite të Soros në Malajzi për promovimin e librit të tij, ai u takua me Mahathir për herë të parë, dhe Mahathir e pranoi se nuk e shihte më Sorosin si përgjegjës të krizave financiare.

Teoria konspirative e Glenn Beck

Më 9 nëntor të vitit 2010 moderatori amerikan konservator Glenn Beck transmetoi një program një orë të gjatë të titulluar “Mjeshtri i Marionetave” dedikuar Soros-it. Ai ngriti akuza ndaj Soros në këtë emision duke thënë se ai kishte bashkëpunuar me nazistët kur ishte fëmijë dhe shumë njerëz e thërrisnin atë anti-semit. Beck vazhdoi të diskutonte për Sorosin në programet e tij që pasuan duke bërë akuza shtesë ndaj tij. Sipas Beck, Soros me ndihmën e të tjerëve po përpiqet të shkatërrojë ekonominë amerikane për të krijuar një Rend të Ri Botëror.

Teoria konspirative e “tregtimit të drogës” sipas La Rouche

Kandidati amerikan për presidente Lindon LaRouche dhe lëvizja e tij gjithashtu publikuan një raport që pretendonte se Soros ishte lideri i një tregu të paligjshëm ndërkombëtar të drogës. Qëndrimi anti-Soros i LaRouche daton që nga vitet 1990. Akuzat ndaj tij janë përsëritur me kalimin e viteve edhe nga anëtarë të tjerë të lëvizjes së LaRouche.

Disa iniciativa pro-demokratike që mbështesnin Soros janë ndaluar në Kazakistan, Turkmenistan dhe Rusi. Në vitin 2011, revista Forbes publikoi një artikull të gjerë për George Soros, aktivizimin e tij dhe politikën e huaj amerikane. Në artikull shkruhej: “Soros urrehet sepse shumë aziatiko-qendrorë dhe europiano-lindorë besojnë se ai po përdor paratë e tij për të shkatërruar sistemet politike të tyre. Kjo pikëpamje ka tendencë të nxisë anti-amerikanizmin. Dhe u jep mundësinë diktatorëve të flasin kundër diplomatëve amerikanë”.


Misioni çerekshekullor i filantropistit me famë botërore, George Soros, në Shqipëri, është rrethuar gjithnjë me një mjegull misteri. Emri i miliarderit Soros, herë pas here, del nga nëndheu i politikës shqiptare, ndërsa teoritë konspirative dhe aludimet e artikuluara në adresë të tij, janë të pafundme.

Ndërkaq, për herë të parë, Shqiptarja.com zbardh disa dokumente sekrete, të strukturave të ‘perandorisë Soros’, të cilat qartësojnë rolin e saj dhe politikat e ndjekura në Shqipëri. E-mail-et janë hakeruar nga një grup i panjohur, i cili fshihet nën emrin DC Leaks.

Përmbaja e njërit prej e-mail-eve, zbardhur nga Shqiptarja.com, vizaton rolin real të George Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian si dhe pozicionin e organizatës në raport me kampet politike në Tiranë. Ndryshe nga perceptimet e krijuara, rezulton se Shqipëria ka një peshë modeste në planet e Sorosit. Ndërkaq, organizata e Sorosit, Open Society Foundation (OSF) në Shqipëri pranon afrimin me Partinë Socialiste, ndërsa tregon momente kyç të ndërhyrjes në zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri.

Shqipëria

Në publikimet e “Soros Leaks”, të bëra nga një subjekt i panjohur DC Leaks, pak kohë më parë, del qartë në pah interesimi që Shqipëria të vijojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, në të cilën njerëzit e Sorosit do të japin kontributin e tyre, duke ndikuar mbi politikëbërësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, që ajo të pranohet në BE. Por, njerëzit e Sorosit, duket se e shohin si kundërproduktiv faktin që sa vjen e më shumë organizata e manjatit me origjinë hungareze po afrohet me pozitat e Partisë Socialiste, por kjo shihet se nuk është një defekt i Open Society Foundation, por rezultat i një qëndrimi tradicionalisht të ftohtë nga ana e Partisë Demokratike. “OSF ka qenë shpesh në anën e opozitës…OSF u lidh me Partinë Socialiste, çka dëmtoi besueshmërinë tonë si në Tiranë, ashtu edhe në Bruksel”, shkruhet në një nga raportimet e hakeruara.

Raportet me PS dhe PD

Në morinë e e-maileve të publikuara nga DC Leaks, një prej tyre është mjaft interesant. Në një mesazh të muajit maj të vitit 2014, një nga degët e organizatës sorosiane, OSEPI, që merret me politikat evropiane, i kushton një analizë të shkurtër situatës politike në Shqipëri, parë jo shumë në këndvështrimin e brendshëm, por më tepër në atë të ecurisë së integrimit evropian të vendit. Aty më shumë nga çdo gjë tjetër të bën përshtypje se përshkruhet raporti i vetë organizatës sorosiane me dy partitë kryesore në vend: Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. “Open Society Foundation ka qenë shpesh në anën e opozitës. Ndërkohë që ky ishte një pozicion i duhur nga pikëpamja e të drejtave dhe demokracisë, OSF u lidh me Partinë Socialiste, çka dëmtoi besueshmërinë tonë si në Tiranë, ashtu edhe në Bruksel”, raporton Instituti i Sorosit për qendrën, në 2014 kur ndërkohë PS ishte në pushtet. Kjo duket si një autokritikë e njerëzve të Sorosit, por ata gjithsesi kanë edhe justifikim për një situatë të tillë. “Në fund të fundit, megjithatë, qëndrueshmëria e pozitave tona dhe zhvillimet në vend (përmirësimi i komunikimeve me Partinë Socialiste dhe vazhdimi i sjelljes së keqe nga demokratët) ndihmoi për të vënë politikën në lëvizje”, raporton Instituti OSEPI.

Në mesazhin e muajit maj të vitit 2014, OSEPI në analizën e gjendjes në Shqipëri dhe ecurisë së integrimit evropian të vendit, tregon haptazi qëllimet pozitive të organizatës së Sorosit ndaj vendit tonë. Qëllimi i shprehur haptazi për organizatën e Sorosit është “Shqipëria të lëvizë përtej qorrsokakut politik dhe drejt integrimit evropian”. OSEPI konstaton se ky proces në fakt ka qenë në qendër të vëmendjes dhe objektiv i të gjitha qeverive shqiptare. Për këtë, Open Society Foundation raportohet të ketë bërë disa veprime konkrete për të ndikuar pozitivisht në proces. Citojmë: “OSF ka bërë përpjekje të rëndësishme për të shtyrë politikëbërësit e BE dhe SHBA për të zgjidhur krizën politike nga viti 2009 deri në vitin 2012, kur Partia Socialiste e Edi Ramës bojkotonte Parlamentin. Kjo, në fillim, ishte një mbështetje për zgjidhjen e krizës, por më pas kaloi në një fushatë më të gjerë nga ana e Sorosit, ndërkohë që tensionet politike vijuan përgjatë periudhës në fjalë. Kështu, Open Society Foundation u tregua aktive në tre raste, sipas e-malit: Pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur opozita e atëhershme i cilësoi ato të pavlefshme, bojkotoi Parlamentin dhe nisi një grevë urie; Në vitin 2011, pas zgjedhjeve lokale dhe rezultateve të diskutueshme në Bashkinë e Tiranës dhe pas dhunës në demonstrata në Tiranë.

Përfshirja personale e Soros

Sipas e-mailit, mbështetja përfshiu takime me Komisionin Evropian dhe me liderë të Bashkimit Evropian dhe në NATO. OSF përgatiti një raport për Shqipërinë lidhur me politikën dhe një tjetër për zgjedhjet. Po kështu, ka patur një përpjekje që nuk rezultoi e suksesshme për të krijuar një grup personalitetesh të njohur që të mbështetnin përpjekjet e Shqipërisë, ku do të përfshihej, veç të tjerëve, vetë George Sorosi dhe studiuesi bullgar Ivan Krastev.



Lidhja me PS

“OSF ka qenë shpesh në anën e opozitës. Ndërkohë që ky ishte një pozicion i duhur nga pikëpamja e të drejtave dhe demokracisë, OSF u lidh me Partinë Socialiste, çka dëmtoi besueshmërinë tonë si në Tiranë, ashtu edhe në Bruksel”.

Demokratët sillen keq

“Në fund të fundit, megjithatë, qëndrueshmëria e pozitave tona dhe zhvillimet në vend (përmirësimi i komunikimeve me Partinë Socialiste dhe vazhdimi i sjelljes së keqe nga demokratët) ndihmoi për të vënë politikën në lëvizje”.
Tre raste kur ndërhyri Sorosi
1- Pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur opozita e atëhershme i cilësoi ato të pavlefshme, bojkotoi Parlamentin dhe nisi një grevë urie
2- Në vitin 2011, pas zgjedhjeve lokale dhe rezultateve të diskutueshme në Bashkinë e Tiranës
3- Pas dhunës në demonstrata në Tiranë

Historia e Fondacionit Soros në Shqipëri

1992 – 1995 Themelohet Fondacioni. Programet e tij kryesore janë në fushën e medias, arsimit dhe kulturës.

1996 – 2000 Rritet mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile, reformën ligjore, si dhe administratën publike.

2002 – 2008 Puna e fondacionit është e përqendruar në përmirësimin e qeverisjes dhe mbështetjen ndaj reformës institucionale.

2001 – 2005 Disa programe kyçe të fondacionit shkrihen me organizatat lokale të pavarura.

2005 – 2008 Fondacioni delegon pjesë të punës së programit të saj operative tek gjashtë organizata shqiptare të shoqërisë civile.

2009 në vazhdim – OSFA rishikon fushat prioritare për të përfshirë: qeverisjen e mirë dhe integrimin në BE; drejtësia e të drejtat e njeriut; dhe përfshirja sociale.

E-mailet, Shqipëria jashtë planeve të George Soros

Raportimet, filantropisti interes të pakët për vendin tonë

Ka një perceptim të fortë, sipas të cilit filantropisti me famë botërore, George Soros, lëviz fijet e padukshme të politikës shqiptare, duke diktuar kahet, ngjarjet dhe zhvillimet në Shqipëri. Ky perceptim u përforcua pas një vizite të George Soros në Tiranë, në 6 Dhjetor të 2014, ku zhvilloi takime me krerët e dy partive kryesore në Shqipëri. Por, rrjedhja e e-maileve të organizatës së Sorosit, një prej të cilëve i zbardhur nga Shqiptarja.com, tregojnë një tjetër realitet. Referuar përmbajtjes së e-mailit për zhvillimet në Shqipëri, të hakeruara nga DC Leaks, Shqipëria rezulton jashtë planeve të Soros. Nga qindra materiale të hakeruara, vetëm një numër i papërfillshëm flet për zhvillimet politike në Shqipëri. Referuar dokumenteve të duket që organizata e Sorosit nuk e ka pasur Shqipërinë në qendër të vëmendjes së aktivitetit të saj. Krahasuar me Wikileaks, që publikoi një numër shumë të lartë dokumentesh sekrete të ambasadave amerikane dërguar Departamentit në Uashington, “Soros Leaks” nuk ka treguar ndonjë rëndësi të veçantë për të zbuluar të fshehta të mëdha për vendin tonë.

Soros ka treguar më shumë interes për Malin e Zi, Serbinë, Ukrainën, Kirgistanin etj. “Shoqëria e Hapur ka qenë e përfshirë në shumë transformime të mëdha në rajon, përfshirë Sllovakinë (1998-1999), Kroacinë (1999-2000), Serbinë (2000), Gjeorgjinë (2003-2004), Ukrainën (2004) dhe Kirgistan (2005). Edhe pse është e vështirë për të vlerësuar se sa vendimtar Shoqëria e Hapur ka qenë, ndihmesa e qeverive dhe organizatave perëndimore ishte një faktor domethënës në fuqizimin e aktorëve lokalë për të kontestuar zgjedhjet që janë manipuluar në masë të madhe kundër tyre. Lëvizjet sociale që mbanin axhendën demokratike në këtë periudhë janë zbehur në masë të madhe. Shoqëria e Hapur ka ndihmuar krijimin e një numri OJQ-sh që kanë shërbyer si aktorë kryesorë rreth zgjedhjeve në rajon, të tilla si GONG (Kroaci), CESID (Serbi), MOST (Maqedoni) dhe CEMI (Mali i Zi) Këto organizata kanë zhvilluar një gamë aktivitetesh të dizajnuara për të aktivizuar qytetarët dhe për të penguar dhe zbuluar manipulimet”, thuhet në dokumentin raportues.
Misioni
Sipas e-maileve, të cilat kanë rënë në duart e DC Leaks, angazhimi i Sorosit ka konsistuar në aktivizimin e qytetarëve për të penguar dhe zbuluar manipulimet në zgjedhje. “Këto organizata kanë zhvilluar një gamë aktivitetesh të dizajnuara për të aktivizuar qytetarët dhe për të penguar dhe zbuluar manipulimet. Mënyrat e tyre përfshinin reformimin e Kodit Zgjedhor; edukimin e votuesve, monitorimin e votave dhe të medias në prag të zgjedhjeve; vëzhgimin e vendvotimeve dhe nxjerrjen votave, sondazhe dhe nxjerrjen paralel të votave në ditën e zgjedhjeve; dhe raportimin dhe avokimi me institucionet ndërkombëtare pas faktit, sidomos aty ku ka pasur polemika”, thuhet në dokumentin raportues.

Roli i Shqipërisë

Referuar përmbajtjes së e-mailit për zhvillimet në Shqipëri, të publikuara nga DC Leaks, Shqipëria rezulton jashtë planeve të Soros. Nga qindra materiale të hakeruara, vetëm një numër i papërfillshëm flet për zhvillimet politike në Shqipëri.

Ndërhyrjet

Sipas e-maileve, të cilat kanë rënë në duart e DC Leaks, angazhimi i Sorosit ka konsistuar në aktivizimin e qytetarëve për të penguar dhe zbuluar manipulimet në zgjedhje, në edukimin e votuesve dhe monitorimin e votave.

Si u vodh korrespondenca elektronike e George Soros

Grupi i panjohur DC Leaks theu pengesat që ruanin korrespondencën e grupit të Sorosit
Në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane, vitin e kaluar, agjencia e lajmeve Bloomberg publikoi një lajm-bombë: Arkivat e Partisë Demokrate amerikane ishin hakeruar. Më pas, vijuan akuzat se Moska zyrtare kishte gisht në këto hakerime, çka Rusia e ka mohuar deri tani. Por, ndër të tjera, kaloi pa bërë shumë bujë se edhe manjatit amerikan me origjinë hungareze George Soros i ishin “vjedhur” mijëra e mijëra e-maile që gjenden në data bazën e organizatës së tij, të cilat janë dërguar në kanalet elektronike të komunikimit nga ana e raportuesve të tij në mbarë botën: Institute apo vëzhgues të politikës botërore. Një grup i panjohur, që fshihet nën emrin DC Leaks, ka arritur të thyejë kështu pengesat që ruajnë korrespondencën e grupit të Sorosit, duke bërë të mundur që një pjesë e tyre të mund të bëhen tanimë publike. Në e-mailat e hakeruar del qartë interesimi i jashtëzakonshëm i organizatës së Sorosit, Open Society Foundation (OPF) dhe degëve të shumta të saj për zhvillimet politike në rajone të ndryshme të botës, duke filluar nga Afrika, por edhe në Evropën Lindore. Madje, nuk është fjala vetëm për interesim: OPF, siç dëshmohet nga korrespondenca dhe raportimet, ka vepruar aktivisht nëpër vite me lobime për të ushtruar ndikimin në zhvillimet e jetës politike në vende të caktuara, ku bën pjesë e Shqipëria.

Vjedhja

Një grup i panjohur, që fshihet nën emrin DC Leaks, ka arritur të thyejë kështu pengesat që ruajnë korrespondencën e grupit të Sorosit, duke bërë të mundur që një pjesë e tyre të mund të bëhen tanimë publike.

E-mailet

Në e-mailet e hakeruar del qartë interesimi i jashtëzakonshëm i organizatës së Sorosit, Open Society Foundation (OPF) dhe degëve të shumta të saj për zhvillimet politike në rajone të ndryshme të botës, duke filluar nga Afrika, por edhe në Evropën Lindore

Reagimi pas sulmeve

Zyra e Soros: Akuzat ndaj nesh nga qeveri të dështuara

Shtimi i sulmeve ndaj organizatave të lidhura me filantropin miliarder amerikan George Soros, ose të paktën të perceptuara si të financuara prej tij, kanë sjellë reagimin e institutit Open Society Foundations. Shefja e zyrës së komunikimit pranë këtij organizmi, Laura Silber i tha rrjetit investigativ “BIRN” se goditjet ndaj Soros, nga ata që i cilësoi si “qeveri joliberale”, janë përpjekje për të devijuar vëmendjen nga dështimi për të zgjidhur problemet kyçe si papunësia, korrupsioni dhe perspektiva e dobët ekonomike. “Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në kërkesën e llogarisë ndaj qeverive dhe në forcimin e demokracisë. Ne jemi krenarë që mbështesim organizata që punojnë për të përmirësuar jetët e njerëzve”, ishte komenti i saj. Emri i Sorosit është lakuar shpesh herë në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani e Serbi gjatë fushatave kundër organizatave të pavarura joqeveritare. Të tilla fushata përshkallëzohen rëndom në periudhat parazgjedhore. Në kohë të tilla, aktivistë e gazetarë janë gjendur jo pak herë përpara akuzave për mungesë patriotizmi. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, Nikolla Gruevski u hodh në sulm kundër OJQ-ve të financuara nga jashtë dhe tha se partia e tij do të luftonte për ta larguar vendin nga influenca e Sorosit. Në janar erdhi deklarata e ministrit të Jashtëm, Nikolla Poposki, për një media italiane se aktivitetet e Sorosit në Maqedoni po shihen si të papranueshme. Disa zëra pro-qeveritarë kanë hequr paralele të ngjashme edhe në Rumani, duke i cilësuar liderët e protestave popullore të ditëve të fundit si “agjentë të Sorosit”. Fushata të së njëjtës natyrë kundër OJQ-ve dhe medias kanë mbi një vit që organizohen edhe në Serbi, ku Sorosi përmendet jo rrallë herë si sponsori i atyre që “po destabilizojnë shtetin serb”.

Reagimi

Laura Silber i tha se goditjet ndaj Soros, nga ata që i cilësoi si “qeveri joliberale”, janë përpjekje për të devijuar vëmendjen nga dështimi për të zgjidhur problemet kyçe si papunësia, korrupsioni dhe perspektiva e dobët ekonomike.

No comments:

Post a Comment