2017-03-01

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka kundërshtuar ashpër versionin aktual të Demarkacionin me Malin e Zi.

AAK_selia qendrore
Në një komunikatë për medie, lëshuar pas publikimit të raportit të Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, AAK u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë këtë version të demarkacionit.

“Deputetët dhe udhëheqja shtetërore do të mbajnë përgjegjësi politike, morale e historike, nëse nuk do ta kuptojnë se nuk kanë as fuqi, as mandat që ta tjetërsojnë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

AAK paralajmëron se këtë version të demarkacionit do ta kundërshtojë “me të gjithë mekanizmat që janë në dorën e saj”.

AAK ka sugjeruar edhe zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ajo sugjderoi që demarkacioni të rinegocohet me Malin e Zi dhe, në rast nevoje, të kërkohet arbitrazh ndërkombëtar.
“Version aktual i demarkacionit është në kundërshtim me interesin nacional të Kosovs, sepse Kosovës do t’i merren disa mijëra hektarë tokë, prandaj është i papranueshem.

Kalkulimet se ky version i demarkacionit është kusht për vizat, është një kushtëzim i pandershëm që është sajuar nga udhëheqja shtetërore e Kosovës.

Nuk mund të pranohet asnjë kushtëzim në dëm të territorit të vendit. Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazar me territorin, pavarësisht pasojave.

Deputetët dhe udhëheqja shtetërore do të mbajnë përgjegjësi politike, morale e historike, nëse nuk do ta kuptojnë se nuk kanë as fuqi, as mandat që ta tjetërsojnë territorin e vendit.

Çmimi i kalimit eventual të këtij versioni mund të jetë shumë më i lartë se sa kundërshtimi i tij.

Kosova nuk ka pse të jetë rast i ndryshëm nga shtetet tjera që kanë pasur konteste me kufijtë e tyre.

Demarkacioni duhet të mos votohet dhe kjo çështje të shkojë në rinegocim me Malin e Zi, duke mos e përjashtuar edhe arbitrazhin ndërkombëtar si zgjidhje.

AAK do ta kundërshtojë këtë version me të gjithë mekanizmat që janë në dorën e saj”, thuhet në komunikatën e AAK-së

No comments:

Post a Comment