2017-03-16

Avokati Azem Vllasi mund të jetë sulmuar për shkak të librit të tij

Azem Vllasi lindi më 1948 në Rubovc, Kamenicë është një jurist, analist dhe politikan nga Kosova i cili në vitet e 1980-ta ishte kryetar i Krahines Autonome të Kosovës (1985-1988), dhe funksionar i lartë në kohën e Jugosllavisë.


Në nëntor të vitit 1988 ai u shkarkua nga detyra e kryetarit te Krahines Autonome te Kosoves dhe udhëheqësit shqiptar, bashkë me nënkryetaren e tij Kaqusha Jasharin. Inskenimi i krizës së atëhershme në Kosovë u bë nga Slobodan Milosheviq dhe tragjedia e morri rrugën e vet. Azem Vllasi akuzohet nga Millosheviqi dhe garniturat politike nga Beogradi se kinse po udhëheq grevën e minatorëve në "Stari Tërrg" dhe mu për atë u shkarkua nga detyra. Kjo nxiti demonstrata të mëdha në Prishtinë pasi në Kosovë u zgjodh kryetar i partisë Rrahman Morina, vegël e Beogradit. Ne Mars te vitit 1989 Vllasi burgoset se bashku me udheheqesit e minieres ne Stari Tergut dhe akuzohen për veprimtari "kunder-revolucionare" dhe "anti-Jugosllave." Pastaj erdhen grevat dhe më në fund Kosovës iu tërhoq statusi i autonomisë me rrembimin e kushtetutes Jugosllave te vitit 1974. Pas presionit te madh nga institucionet nderkombetare Vllasi lirohet ne Maj te vitit 1990 dhe mer perfundim procesi politik kunder tij. Ne vitin 1991 Vllasi botoi librin "Mjështërit e Erresires" ne gjuhen Shqipe dhe Kroate (Majstori Mraka).

Azem Vllasi sot (2005) punon si jurist dhe analist politik, ishte keshilltar politik i Ish-Kryeministrit te Kosoves Bajram Kosumi.Ai tani(2012)punon edhe si keshilltar i qeveris se Republikes se Kosoves ne bisedime me shtetin Serb.


Azem Vllasi: Tito kishte simpati për mua, ja takimet private me të ...

Tre ditë më parë në orët e hershme të mëngjesit është plagosur avokati Azem Vllasi. Rastin Policia e ka cilësuar si tentim vrasje.

Vllasi ka marrë trajtimin e duhur në QKUK, ndërsa është konstatuar se plaga nuk ka qenë e rrezikshme për jetë.

Policia e Kosovës, me të marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, ka dalë në vend të ngjarjes ku ka konstatuar se ka të bëjë me rast të cilësuar si vrasje në tentativë, ndërkaq, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me AKI-në, ka bërë lokalizimin e personave të dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë deri tani janë arrestuar dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre M. J. (1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është A. LL. (1964)”, ka deklaruar Policia në komunikatën për media, raporton Koha.net.

Me këtë rast, Policia po ashtu ka arritur ta gjejë edhe armën (revole), e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast (së bashku me shurdhues), e cila është sekuestruar si provë materiale.

Ndërkaq, jozyrtarisht merret vesh se personat e arrestuar janë Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës”, dhe Avni Llumnica.

Arsyet e këtij sulmi ende mbesin të paqarta, pasi që vetë Vllasi ka deklaruar se nuk e ka njohur sulmuesin dhe se me askënd nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje të çfarëdo karakteri, aq më pak me profesionin që ushtron – avokaturën.
Vllasi mund të jetë sulmuar për shkak të librit të tij

Kujtojmë se ditë më parë është hedhur në treg libri “Kosova: Fillimi që nuk harrohet”, i shkruar nga Azem Vllasi, e i botuar nga “Botimet KOHA”. Me vetë titullin ai thotë se zhbërja e Jugosllavisë ka nisur në Kosovë, e jo gjetiu siç pretendohet. Në të, si një dëshmitar e protagonist i historisë nëpër të cilën rrugëtoi Kosova gjatë dekadave, që mbërthejnë vitet e moshës e të karrierës së tij politike, Vllasi më së paku flet për veten e më shumë për dramën që e përjetoi Kosova nën regjimin serb e nga sundimtarët serbë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, drejtoresha ekzekutive e “Grupit KOHA”, Flaka Surroi, sulmin ndaj avokatit Vllasi e ka ndërlidhur në njëfarë forme pikërisht me këtë libër.

“Sot vonë kuptova për tentativën për t’ia shuar jetën Azem Vllasit. Nëse arsyeja qenka libri që doli para pak kohësh nga Botimet KOHA, atëherë kjo dëshmon edhe njëherë se sa e lirë është jeta në Kosovë. Nëse dikujt nuk i pëlqen se ç’thuhet në libër, le ta kundërargumentojë me fjalë, e jo me plumba”, ka komentuar Surroi.

Ndër të tjera në librin e tij Vllasi tregon se demonstratat e vitit 1981 patën ndikim negativ për zhvillimet politike në Kosovë në kohën kur ndodhen, sepse ngadalësuan proceset dhe dinamikën e ecjes përpara të vendit, duke i shkuar në atë kohë përshtati Beogradit, që po bënte çmos për të kthyer Kosovën e shqiptarët në kohën kur këtu bënte çfarë donte – keqtrajtonte, asimilonte e i dëbonte shqiptarët për në Turqi. Por, ai vlerëson ndikimin pozitiv në periudha të mëvonshme të këtyre demonstratave për zhvillimet që çuan deri në rezistencën e armatosur dhe çlirimin e vendit.

Tutje, Vllasi në libër, për grupet marksiste-leniniste thotë të kenë krijuar një imazh të keq ndër miqtë në perëndim. Po ashtu mbron qëndrimin se modeli i preferuar i këtyre grupeve për një Kosovë sipas Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe të shoqërisë sipas ideologjisë së Partisë së Punës kanë qenë të pakuptimta dhe të dëmshme, raporton Oha.net.

Ai jo vetëm që nuk e mohon rolin e demonstratave dhe të UÇK-së për shpejtimin e rrugës së Kosovës që çuan në pavarësi, por i konsideron vendimtare. Ishte edhe vetë në ekipin e Adem Demaçit, që përfaqësonin UÇK-në.

Si ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi, në librin e tij rrëfen histori e ngjarje që lidhen me Josip Broz Titon, për të cilin shprehet se ishte mirëkuptues për kërkesat e shqiptarëve.

Vllasi ishte po ashtu viktimë e politikave të Sllobodan Millosheviqit, me urdhrin e të cilit ai u mbajt me muaj në burg dhe ndaj të cilit u zhvillua një gjykim, që pati jehonë në gjithë botën. Në atë periudhë, pra në kohën e sundimit të egër të Millosheviqit, Vllasi mbajti anën e duhur, sikundër edhe pas luftës.

Që para luftës dhe pas saj, ai ka ushtruar profesionin e avokatit, e po ashtu ka qenë dhe edhe aktualisht është këshilltar i zyrtarëve të lartë të vendit, si një njohës i padiskutueshëm i politikave serbe.



Azem Vllasi: Sikur t’mos ishin  demonstrat e 1981 Kosova do te ndahej si Sllovenia, pa gjakderdhje, bile, bile ndoshta sot do te ishim bashk me Shqipninë !


Kishim mediat tona, kishim akademinë e shkancave e cila ishte shume aktive se sa sot, kishim kushtetuten , policinë tonë që shtrihej deri në Mitrovicë e karadakun e Gjilanit e Preshevës, ka thenë Aztem Vllasi avokat i njohur dhe këshilltar i lartë politik në qeverinë e Kosovës n intervsiten për agejncine e aljemeev “Presheva jonë”



Azem Vllasi, dje politikan i rryer, sot avokat i njohur dhe këshilltar i lartë politik në qeverinë e Kosovës flet ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve «Presheva Jonë». Ai, si personazh kyq i demonstratave rrëfen nga dora e parë mbi ato, flet për muajt e «mjaltit të idhët » në pushtet me Sllobën. Azem Vllasi, pas 33 vitesh flet për demonstratat e vitit 1981, u deshtën apo nuk u deshtën të ndodhnin ato ? sa i ban hajre e sa zullume Kosovë, bashkimit kombëtar ?



Nje deceni e plote pas vdekjes së kirminelit sebr dhe diktorit te fundit ne Evropë Milloshevic , për demonstarat e vitit 1981 se kush i nisi ato dhe kush mund te qëndronte pas tyre, për këto dilema flet për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë» ish-funksionari kosovar, njëherit kryetar i Komiteti krahinor Azem Vllasi, sot avokat dhe këshilltar i qeverisë së Kosovës.



Vllasi po ashtu flet edhe për takimet me Milloshevicin dhe fotot, pamjet e tij me të, që ende kanë mbetur në disa media. Shpesh u fol e përfole për demonstartat e 1981-ës në Prishtinë, se pas tyre ishin serbët, UDB, jo i nisën nga serbet, nga shqiptarët, apo Beogradi ju la kamën e “arushës” kosovarëve, jo ai, jo ky.



Lidhur me këto protesta masovike fillimisht Azem Vllasi thotë se me kushtetutën e vitit 1974 në Jugosllavinë e Titos ishin dakord të gjithë, përveç Serbisë, mu për shkak pozitës së avancuar të pozitës së shqiptarëve bazuar nga kjo kushtetutë.

Vllasi: Para demonstaratave te 81-esh shqiptaret ne Kosovë jetonin si “bega”, bile me mire se ata ne Shqiperi

Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Azem Vllasi ne Kosovë dhe ballkan thotë se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike, të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxha, si dhe atyre staliniste e marksiste.

“Secili e ka mendimin e vet. Unë mendoj se ato demonstrata e kanë pasur mbulesë Kosovën Republikë, por se demonstrata është organizuar mbi baza ideologjike si marksizmimin, leninizmin, dhe sistemin e atëhershëm të Shqipërisë komunistë të Enver Hoxhës.
Sipas politikanit kosovar Vllasit “Kushtetuta e asaj kohe, në ligjet e saj, i ka dhënë Kosovës të drejtat e një shteti të pavarur. Bile, bile me kshyr holle e hollë, dikur t’mos ishin ndemonstrat e 1981 Kosova do te ndahej pa gjakderdhje si Sllvenia, bile, bile ndoshta sot do te ishim bashk me Shipninë !..”



Sidomos Serbia e atëhershme nuk ishte e kënaqur me Kosovën e cila atë botë gëzonte statusin me atribute gati si Republikë. Dhe kjo ishte rezultat i angazhimit të politikanëve, udhëheqësisë të asaj periudhe, sepse shqiptarët e Kosovës kurrë në historinë e tyre nuk ishin të avancuar ashtu.

Veç kësaj ne në Kosovë atëbote jetonim shumë “grofa”, shume më mire se sa shqiptarët në Shqipëri. Dhe tash shtrohet pyetje, kujt i konvenonte që të shpërthenin demostrarat mu atë vite vite, mu në vitin 1981 ?!

Vet ato protesta, veprimatria e tyre bien ndesh, në kundërshtim me ligjin, kushtetutën që kishte avanacuar pozitën e shqiptarëve ato vite. Këto protesta plasën fillë 10 ditë pas vdekjes së Titos.

Dhe sikur Titoja të mos avanconte statusin e shqiptarëve dhe sikur ai të ishte gjallë, nuk mund të ma mbush mendjen askush se do të kishin shpëthyer ato protesta.

Dhe në atë kohë une kisha disa përplasje, ngatërresa me këta organizatorët e protestave të 81-ës dhe sot e kësaj dite nuk i ha fjalët, se ata ishin ngutur, gjoja ta përshpejtojnë procesin e avancimit të çështjes sonë, në fakt ata rrokullisën me gurë ndertesën mbi vete, të cilën ne e kishim ndërtuar me mund e sakrificë.

Unë kam lexuar litarturë të ndryshme dhe për krizat në botë, një mësim çka kam nxjerrur që është i pakonestueshëm se një popull rrebelohet, revoltohet, qohet në kembë kundër një shteti, kundër një regjimi vetëm atëhere kur ja fut thikën n’fytë.

Rankovici ishte me i veshtirë e zullumqar se Titoja. Po, pse keta burra nuk quan ne kohen e tij, por e priten vitin 1981, kur zhvillimi Kosoves morri hov ne gjitha sferat ?!

Dhe shpesh më shkon mendja po pse në kohën e Rankoviqit nuk u quan shqiptarët, nuk pati demonstrata, kur i kishim punët shumë pisk, edhe shumë më keq se sa në kohën e Titos ?!

S’kishte as protesta, as organizime ilegale, pos Adem Demaçit i cili ishte më i zëshëm dhe kundërshtonte ato politika. Dhe tash shtrohet pyetja kujt ju tek, ju desht që në vitin 1981 të qohet, kur Kosova atëbote i kishte anët e mira?!..nuk kishte vetem emrin zyrtarisht Republikë.

Kishim shkolla fillore në gjuhën shqipe gati në çdo katund, shkolla të mesme së paku 2 apo 3 në çdo komunë, qytet, po ashtu kishim Universitet.


Atë bote kur une isha në funksion Unversiteti i Prishtines ishte i Treti në Jugosllavi, pas atij të Zagrebit dhe Beogradit dhe i pesti me duket në ballkan.

Kishim mediat tona, kishim akademinë e shkancave e cila ishte shume aktive se sa sot, kishim kushtetuten , policinë tonë që shtrihej deri në Mitrovicë e karadakun e Gjilanit e Preshevës.

Besa në ato demostarta me parrrulla te ndryshme me elemente te dyshimta, qe nuk i donte evropa jo marksiste-lenisite, jo Enver Hoxha etj.

Dhe pastaj pasuan reagimet nga Lubljana deri në Prishtinë duke thënë hej ju cka po doni saktësisht, sitemin komuinist, me na kthye kah Stalini, Rusia..dhe aty Kosova u ngul dhe mori tatëpjeten, ku serbët pastaj lanin lesh mbi ne, vraj e burgos në emër të seperatazimit, irredentizmit e hamamit…Sa qe s’kishte më burgje në Serbi dhe u deshke të dërgonin shqiptarët në burgjet e republikave tjera të Jugosllavise se atëhehershme.

Denimet atëherë e më burgje jepeshin jo nga Kosova, por nga Beogadi, sepse ishin të sanksinuara me ligjin penal Federal të Jugosllavisë. Unë shpesh ju thosha në Prishtnë e Beograd se kot e keni me dënime politike dhe t’i mbushni burgjet me shqiptare e keni kot sepse nuk mund as t’ja mbushni e as t’ja theni mendjen por nevoitet dialog.

Dhe keshtu Serbia u solle me ne, na piu gjakun deri sa dul ne siperfaqe UÇK dhe bashkë me aleatet tanë amerikan amerikan dhe NATO u desht me t ja thye hundet me e kthye mbrapa Serbinë, rrezistencë kjo që u desht ta paguajme me një cmim të madh, me mijëra ton litra gjak, me mijera viktima…”.


Azem Vllasin e pyetëm se si e ndien vetem, apo a të vjen marre kur edhe sot e kesaj dite në mediat tona apo serbe e shef veten ne foto apo ne TV me Milloshevicin apo sa do të paguante sikur t’i shlyen, t’i hiqte qafes ato foto, pamje nga interenti ? Lidhur me këte Azem Vllasi tha se fare nuk i bie pishmanit.

“Pse marre, përkundrazi krenohem. Jo jo asesi nuk pendohem. Nuk isha i vetëm une qe kisha marre poza me Slloben ishte Ollbarajt, Hollbruk, Klinton, Rugova… Ajo ishte pjesë e imja e autobiografisë sime, pjesë historike e kombit tonë. Unë skam dalë në fotografi me Milloshin se e kam pas jaran, s’kam dal në fotografi me të prej qefit e as tuj kcye horë. Por ishin ato momente te caktuar, ngjarje për atë kohe shumë domethenëse. Por esenca , historia me Miloshevicin qysh atëhere ishte histori e konfliktit politik, interesave kombëtare. T’ju them të drejtën fillimisht nuk e kemi njohur kush është, deri sa e prekem pak dhe e kuptuam se cfare magari kishte qenë. Une vet kam dasht t’ja futi shuplakë atij magari në vend publik, në mbledhje se shpesh ma hypte gjakun. Pra, ai ishte shef politik i Serbisë e une i Kosovës dhe shpesh kishim zenka e kontardikta me të dhe në fund dihet se si perfundoi. Une shkova ne burg. Une jam i vetmi shiptar, funksionar që pas 45-es të jem i ngarkuar nga gjyktata e regjimit serb me aktaukuze per vepër penale me denim me vdekje, sepse ata me shpallen si armik i Jugosllavisë, Serbisë, si shkaterrues i këtij shteti.


Azem Vllasi me Flamurin kombetar ne mesin e minatorëve



Vllasi kendon ne odë me minatoret ne vitin 1991. Ne vitin 1991 ne nje odë ne Mitrovicë, ishin tubuar minatoret e Trepces ,ndersa ne mesin tyre gjindej edhe udhëheqesi politik i Kosoves ne at kohë, Azem Vllasi. Derisa kengetaret kendonin kenge patriotike Azem Vllasi e mbante ne dorë nje dekorim me flamurin kombetar.


capture6

A e mbështet Azem Vllasi idenë e akademik Rexhep Qosjes?


Ish politikani dhe analisti politik, Azem Vllasi ka komentuar idenë e akademikut, Rexhep Qosja për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Ai ka thënë se për këtë mund të bisedohet me shtetin fqinj, por në një kohë të caktuar.

“Mund të bisedojmë por jo në këtë fazë derisa Serbia është në një lloj avantazhi, përditë përzihet në punët e brendshme të Kosovës”.

“Nuk bisedohet me Serbinë për murin në Mitrovicë, ajo është çështje e qytetit të Mitrovicës dhe e Kosovës, nuk bisedohet as për bashkësinë e komunave me shumicë serbe”.

Vllasi në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit serb, Vuçiq për një “hotline” mes Serbisë e Kosovës.

“Unë mendoj se nuk ështe e nevojshme se Serbia dhe Kosova nuk e kanë ndërmend të futen në luftë. Rrezik për luftë nuk ka, andaj nuk ka nevojë që kryeministri kosovar e ai i Serbisë të bisedojnë me telefon në një “linjë të nxehtë””.



Çfarë thotë Naser Vllasi-Kobra , ish-komandanti  i UÇK-së , për tentim-vrasjen e familjarit të tij Azem Vllasit 

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi-Kobra , i afërm i avokatit Azem Vllasi, që të hënën u plagos me armë zjarri në një atentat në Prishtinë, ka reaguar publikisht për sulmin ndaj ish-liderit komunist të Kosovës.

Naser Vllasi ka thënë se familja Vllasi është krenare me Azem Vllasin, duke e cilësuar atë njeriun më të fuqishëm të të gjitha kohërave në politikën kosovare.

Ai ka kujtuar se Azem Vllasi kohëve të fundit ka bërë deklarata të fuqishme, sidomos në lidhje me politikën ruse dhe atë serbe.

“Kjo ka mundur të mos iu konvenojë argatëve të Serbisë dhe atyre që kanë punuar gjithmonë në dëm të popullit tonë”, ka vlerësuar Naser Vllasi, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-ushtari i UÇK’së ka paralajmëruar se familja Vllasi do ta marrë vet drejtësinë në dorë, nëse organet shtetërore nuk e çojnë rastin deri në fund.
Ky është shkrimi i plotë i tij në rrjetin social:

Ndihemi jashtzakonisht krenar si familje që pjesë e jona është Azem Vllasi, njeriu më i fuqishëm në plotikën kosovare në të gjitha kohërat! Në media po dalin të dhëna të ndryshme me detaje jo të sakta në lidhje me plagosjen e Azemit. Nga burime të afërta tashmë dihet se një person i armatosur rreth orës 8 në mëngjes ka trokitur ne derë dhe është zhvilluar një bisedë e shkurtër mes tij dhe Azemit, dera ka qenë gjysmë e hapur dhe pastaj është shtënë me revole me qetsues (shurdhues) drejt tij, gjë që tregon se ngjarja ka qenë e parapërgatitur. Fatmirësisht ka dashur Zoti dhe Azem Vllasi është jasht rrezikut për jetë. Ne si familjar i falëmnderojmë nga zemra të gjithë miqtë dhe qytetarët e Kosovës për mesazhet dhe për dhimbjen që e kanë shprehur për këtë akt të shëmtuar që ndodhi sot. Azemi kohëve të fundit ka bërë deklarata të fuqishme sidomos në lidhje me politikën ruse dhe atë sërrbo sllave. Kjo ka mundur të mos iu konvenojë argatëve të Serbisë dhe atyre që kanë punuar gjithmonë në dëm të popullit tonë. Zoti ka dashur që Azemi të jetë edhe gjatë në mesin tonë dhe ky është fakt që nuk mund ta ndryshojë askush. Murat Jashari, një person që po thuhet të jetë i sëmurë psikik, por në bazë të veprimeve që i ka ndërmarrë nuk po del të jetë i tillë. Mund të jetë maniak i llojit të vet, shërbyes i politikës marksiste – leniniste dhe i porositur prej sherbimeve antikombetate të cilat ai i njeh më së miri. Del një person i llojit të tillë dhe e njollos edhe emrin e vëllaut të vet Ismet Jasharit. Ky sulm ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë tregon se vendi jonë nuk ofron siguri për askend. I paska mbetur Murat Jasharit me kriju lista e me tregu kush është tradhetar e kush atdhetar.
Mediat në anën tjetër than se asnjë familjar nuk gjendej pranë Azemit, gjë që nuk është e vërtetë, se ne nuk jemi familje që dalim e themi kuku çka u ba me neve, se jemi të paster para Zotit dhe para popullit dhe nuk ia kemi frikën askujt. Për këtë arsye nuk e pamë të arsyeshme të dalim e të vajtojmë, por do presim se si do veprojnë organet e shtetit, e nëse ata nuk e qojnë rastin deri në fund jemi të zotët të merremi edhe vet me këtë punë!

No comments:

Post a Comment