2017-03-20

Boletinët



Due me marrë rrugën drejt Kullës  Boletinëve,
Si me u ngjitë historisë sonë 1000 vjeçare përpjetë,
Udh’ e vështirë, me luftëdimraborëshi e furtunë,
Rrallue burratnipatdjemtëpo këmbë e Boletinëve n’udhëmbetë.

Due me pushue pak para Kullës  Boletinëve,
Me meditue para tempullit t’atdhedashurisë  moçme,
Para çdo beteje burrat e kullës nji çast këtu kanë mendue,
n’udhëtim nëpër male, ditëfusha, e me u kthye moteve.

Due me e prek me dorë portën e vjetër t’Kullës  Boletinëve,
thue krahu imn’ashtin e difekut ka me marrë fuqi,
Se dorë e burrave t’Boletinëve n’kasë difeku është rreshkë,
shtrëngue, e zgjatë  çastet e fundit t’jetës n’ardhmëri.

Due me ec ngadalë oborrit t’Kullës  Boletinëve,
Ku qindra vjet fëmijërinë e tyre e kaluan burrat e Kombit,
Nji çast para burrnisë me erë baruti e za difeku me u mësue,
Para nanësmotrësvajzësdjalit e plakutudhën me e nisë pikë  lotit.

Nga frëngjitë e Kullës Boletinëve due me e pa historinë,
Sa luftërasa ushtri e sa hajni me e zhdukë farën e fisit,
thue s’kanë rresht deri n’krajli armiqtë e  pabesët e saj,
Me ia djeg kullat, me ia rrëzue nderën e me ia pre kryet filizit.

N’meditim t’burrnis  Boletinëve due me i kujtue burrat e saj,
Eh, jastëk për krejt luftëtarët burrnia e tyne mbetë,
Ndjekë nga pas besën e burrnin e Boletinëve mijra luftëtarë,
Nis nga Boletinishtegtue n’DardaniShqipëriShkup e n’Vlonëgjetë.

N’odën e Boletinëveduket burrni e luftës e atdheut ka mbetë,
Këtu flasin muretdritaretshtrojatdy anët e konakut,
Historia qindravjeçare n’këtë kullë kërkoi mësim e ndihmë,
Me u besatue, me i mbetë n’burrni mikutfëmijës e plakut.

N’peshën e Kullës Boletinëve due me i ra pash  pashKosovës,
Si me rilind andrrën e nisme mbi troje kah 1000 vjet,
Tash  bedenat e Kullës rrin flamuri i Skëndërbeut si krenari,
Mote n’luftëradje  flakënëpër dimra e mote, 
                                      sot n’bujari Kullë e Boletinëve pret.


                                      Rajmonda Maleçka
          -Anëtare e Akademisë  Shkencave-Shqiptaro-Amerikane



No comments:

Post a Comment