2017-03-25

Bujar Nishani është zbythur pas shpifjeve publike, se poeti Visar Zhiti ka qenë spiun në Spaç.

Presidenti Xhelat/Agim Vinca i kthehet vrullshem Bujar Nishanit. Nje buburrec para vepres se Visar Zhitit. Ai nuk merriton asnje dite me shume ne karrigen ku e ka vene dhe e komandon si marionete ai qe mban peng Shqiperine per 25 vite, Sali Berisha

Dokumentet e publikuara nga Agron Tufa, treguan se Nishani gënjente dhe për këtë arsye, pavarësisht se ka gënjyer publikisht, Nishani nuk ka kërkuar ndjesë dhe ndërsa ka folur në një intervistë për “Koha Jonë”, nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, ai ka thënë se do të rikandidojë për president, nëse do LSI-ja.

“Unë jam president i Republikës dhe do vijoj detyren time kushtetuese me axhendë shumë dinamike deri me 24 korrik të këtij viti kur edhe përfundon mandati im i parë.

Jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Republikane. Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshem për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti.

Unë do të deshiroja që forcat politike të mos përdorin figurën e Presidentit për t’i bërë presion njëra- tjetrës. Se cili do të jetë qendrimi i forcave politike në procesin e zgjedhjes së Presidentit unë nuk e di dhe është e drejta e tyre sovrane për të zgjedhur pozicionin e tyre.

Unë nuk besoj në një pazar PS – PD, as PD – LSI.

Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendesimet.

Ajo çka kërkon sot opozita është një çështje fondamentale për të gjithë, jo vetëm për opozitën. Vendosja e një standardi të pa cenueshëm që qytetarët të votojnë të lirë. Kjo është e nevojshme për të gjitha forcat politike pa përjashtim. Kjo çështje mbetet më e rëndësishme se zgjedhja e presidentëve, kryeministrave e kështu me radhë”, ka thënë Nishani.

Ai ka komentuar ndërkohë edhe dekretimin e Fatmir Xhafajt dhe raportimet se nuk iu ka dhënë dorën ministrave të rinj.

“Ceremonia e betimit të ministrave te rinj ka qenë një ceremoni dinjitoze, serioze dhe strikte me Protokollin e Shtetit për të tilla ceremoni.

I dhashë dorën, si më dha doren, doli në fotografi, nuk doli në fotografi…., janë thjesht thashetheme të kafeneve që unë nuk i lejoj të futen në punët dinjitare të Institucionit të Presidentit të Republikës. Kam uruar të gjithë ministrat e rinj për suksese dhe punë të mbarë”, tha Nishani.

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë mandatin e presidentit, Nishani ka thënë se e sigurtë është që nuk do të dalë në pension, pasi nuk ka mbushur moshën!

No comments:

Post a Comment