3.25.2017

Çadra e lirise...

A ka zoti Rama një plan B?!

Enver Bytyçi

I zënë në befasi nga lëvizja shah-mat që i bëri kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka shfaqur shenja lodhjeje dhe dobësie. Megjithatë duhet besuar se ai ka një plan A dhe një plan B. Protesta e opozitës dhe paralajmërimet e Bashës për të mos marrë pjesë në çertifikimin e zgjedhjeve farsë e të manipuluara kanë bërë që parlamenti dhe komisionet parlamentare të jenë të paralizuara. Ndërkaq replikat në distancë midis përfaqësuesve të dy partive të koalicionit, PS-së dhe LSI-së, së bashku me mungesën e opozitës në parlament kanë bllokuar jetën parlammentare në vend. Disa institucione të shtetit shqiptar veprojnë në mungesë të institucionalizimit të tyre e ndërkohë në prill pritet të fillojë proçedura e zgjedhjes së presidentit të Republikës. Ndërkaq opozita mund të bllokojë edhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këto kushte Edi Rama është i detyruar ose të pranojë dorëheqjen dhe kushtin e opozitës për qeveri teknike e shtyrjen e zgjedhjeve, ose të rezistojë në modelin e rezistencës së liderëve autoritarë oligarkë e diktatorë. Rezistenca e llojit diktatorial është njëra alternativë e tij, por edhe një mundësi e favorizuar për shkak të lidhjeve të tij me krimin e trafiqet e drogës, si dhe me politikën dhe lidershipin rus. Fijet e këtyre lidhjeve të sektit të Rilindjes i mban në dorën e tij  i biri i diktatorit, Ilir Hoxha. Sipas diplomatit amerikan, Adam Ereli, Shqipëria, një vend I shndërruar në prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë, ka një lidership në pushtet të lidhur me Rusinë. Të njëjtën gjë shprehu raporti i DASH për situatën e kriminalitetit dhe korrupsionit në vendin tonë.
Zoti Rama ka si interes të tij themelor “fitoren” e një mandadti të dytë, me ose pa LSI-në. Për këtë arësye ka mundësi që ai të pranojë një qeveri me bazë të gjerë e të pranuar nga të gjithë aktorët politikë, me kusht që zgjedhjet të mos shtyhen. Qershori është koha ideale për të që ai të ketë mundësi edhe pa qenë kryeministër të manipulojë, bëjë presion dhe imponojë rezultatin zgjedhor. Kanabistët në qershor i kanë mbjellë plantacionet e hashashit dhe për interes të parave të drogës bëhen të gjithë bashkë në mbështetje të kryekanabistëve rilindas. Ndërsa në shtator e më tutje kjo mundësi zvoglohet në maksimum për shkak se qeveria e  re teknike do të ketë dettyrim shkatërrimin e drogës dhe kanabisit, krahas përgatitjeve për zgjedhjet. Ndaj kërkesa e shtyrjes së zgjedhjeve e tmerron Edi Ramën.
Opozita duhet të bëjë presion deri në fund që krahas qeverisë teknike të pranuar prej saj të imponojë shtyrjen e zgjedhjeve. Ndryshe aksioni i saj nuk do të kishte kuptim. Tentakulat dhe rrjeti i krimit e trafiqeve janë organizuar dhe shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Këto tentakula duhen shkulur nga rrënjët përpara se të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Dhe kjo kërkon kohën e vet, e cila kurrësesi nuk mund të përkojë me 18 qershorin. Mesa duket këtij qëllimi i shërben edhe vizita e kreut të opozitës në SHBA. Mbështetja ndërkombëtare, para së gjithash e administratës amerikane, është thuajse gjysma e punës për të arritur në finish.
Nëse realizohet kjo, pra shtyrja e zgjedhjeve me qeveri teknike, Rama do të tentojë më pas planin B të tij, destabilizimin e vendit, për të fajësuar opozitën, si shkaktare të anarkisë. Nga deklarimet e zotit Rama të ditëve të fundit marrim vesh se kryeministri ka në fakt në planet e tij destabilizimin e Shqipërisë. Ai po përmend vazhdimisht ngjarjet e vitit 1997, si model të destabilizimit të vendit. Madje kishte vënë në këtë rol akademikun kosovar, Rexhep Qosja. Ky i fundit revoltën e Ramës dhe miqve të tij në vitin 1997 e pati konsideruar si “kryengritje të vonuar”. Ndërsa tani, në një valë me Tiranën zyrtare, por në invers, kërcënon nga skaji tjetër, është bërë bashkë me Rilindjen në pushtet. Para 20 viteve e konsideronte progress shkatërrimin e shtetit, tani e konsideron regres protestën kundër qeverisë.
Të dy këta, Edi dhe Xhepi, po bëjnë këto ditë akuza sipas të cilave “Opozita në Çadrën e Lirisë qenka një opozitë anti-shtet, kundërrevolucionare”, duke dhënë mesazhin se kësaj radhe revolucioni do të vijë nga “shtetbërësi” Edi Rama. Kështu ata edhe kur janë me rebeluesit kundër institucioneve të shtetit (mars 1997), edhe kur janë në krye të institucioneve dhe kundër rebeluesve (mars 2017) na shfaqen si revolucionarë përparimtarë, që kanë si qëllim as më pak e as më shumë se (pu)shtetin e lidhur me krimin dhe lindjen ruse.
Duket qartë se Rama do ta përdorë kartën e destabilizimit të Shqipërisë si presion të brendshëm e të jashtëm. Eshtë tashmë e ditur se shumica dërmuese e shqiptarëve, përfshirë demokratët, nuk e duan destabilizimin e konfliktin social në Shqipëri, janë kundër anarkisë dhe luftës civile. Këtë e dëshmon fakti se Çadra e Lirisë për më shumë se një muaj nuk ka prodhuar asnjë incident, pavarësisht provokimeve të qeverisë dhe kryeministrit shqiptar.
Në fakt kryeministri shqiptar me kërcënimin për përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1997 më shumë ka për qëllim të tremb e frikësojë bashkësinë ndërkombëtare, sesa opozitën. Kjo, sepse zoti Rama i druhet unifikimit politik të faktorit ndërkombëtar sa i përket denoncimit që tashmë media perendimore i bën çdo ditë pasoja kriminale të qeverisjes së Rilindjes. Edhe nëse ende gjenden sorosistë të Brukselit, të cilët mbështesin kryeministrin më të inkriminuar në Europë, administrata amerikane dhe shumëkush në BE janë vetëdijësuar se problem në Shqipëri nuk është droga, krimi, trafiqet, korrupsioni, por është qeveria e zotit Rama, e cila jo vetëm bashkëpunon me organizatat kriminale, por ka projektuar veprimtarinë dhe produktin e kësaj veprimtarie kriminale. Ndaj duket qartë se bota demokratike do të pozicionohet qartë kundër një oligarkie e një kryeministri të tillë. Ndaj zoti Rama përdor dordolecin e planit B, atë të shkatërrimit të Shqipërisë, pse jo edhe të rajonit, nëse opozita shqiptare nuk pranon kushtin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor.
Më me leverdi për Ramën do të ishte krijimi i trazirave në rajon, sepse në këtë rast ai do të lante duart nga përgjegjësia direkte politike e juridike. Por forca e liderit global është dobësuar aq shumë sa tashmë dhe kolegu e miku i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç, po e bllokon të japë intervista në konferenca shtypi pas samiteve ndërkombëtare. Për destabilizimin e rajonit Rama u përpoq e përpiqet të kapërcejë gardhin e Prishtinës e të Shkupit në ndihmë të realizimit të ndonjë skenari rus të destabilizimit për ta përdorur këtë si kartë të shpëtimit të pushtetit të tij të pakufiizuar personal. E ka dëgjuar dikush zotin Rama të dënojë ndërhyrjen ruse për grusht shteti në Mal të Zi?! Grushtin e shtetit në Turqi ai e dënoi menjëherë, fill pas presidentit rus, Vladimir Putin.Prandaj duhet bërë kujdes. Derri i plagosur është shumë herë më i rrezikshëm sesa një tufë derrash, të cilët nuk kanë në ndjekje gjuetarin.

No comments:

Post a Comment