3.23.2017

Cikël poetik nga Sonja Haxhia

   Fotografia e profilit të Sonja Haxhia


  Poesia  S


ENIGMA E NJE DHURATE


Kohe e keqe,gri,
me rrebesh
dhe trazire...
U nis enigma e dhurates time te cmuar...
 e rralle si vete ajo,
me brishtesi engjellore,
drite e saje vezullon verbuese.
Gjer ne Pol te Veriut 
Atje ,ku akujt kane filluar te shkrijne
dhe krijrsat e pergjumura zene e levrijne.
Force epjekurise kerkon nje zgjidhje.
Nje fund castesh magjike
nga rrugetimi i tej-zgjatur
Lodhes               
Cfilites.
Oret vrapojne te cmendura pas akrepave ,
perballen me minutat,
deri sa te vije casti qe te mbizoteroje,
enigma qe rrugeton,
enigma engjellore,
tejet e vonuar...


Fotografia e Sonja Haxhia



KETU ESHTE...

Ketu eshte erresire,
me mungon ajri,
Pranvere dhe Dimer,njelloj,
Prapseprap eshte Dimer.
Me pas ndoshta do jete vone...
Ne ngrice ngrine,
jeta genjeshtare iken, largohet,
edhe vapa , dhe ajo.
Freskia e nevojshme mungon,
Stuhite te shkaterrojne mendjen.
Duke, siprag vdekjeje
Vdekje shpirtrash
Vdekje endrrash!


Fotografia e Sonja Haxhia


 ESHTE NJE VEND


Eshte nje vend
ku zemra rreh fort,
ku magjia etrishte
shkrin Argjendin e bardhe.
Eshte nje vend,
Ku zemra thermohet cope,
E asgje nuk sheh perreth.
Ti je perseri prane,
Shpirti mendja perqafojne lotin.
Njeriu shendrrohet ne lule,
Lulja, syimbol i jetes!
Oh,sa dua te  te shoh!
Zgjatmi duart si atehere,
Si ateher, kur isha femije.
Sot ato po me dridhen,
Ti Nene i ngjason, Perendise!
Buzeqesh dhe iken,si hije
Pas teje le ylber drite...
Une,univers kujtimesh te lashe,
Ti,univers mesimesh me dhe.
...dhe Une ,perseri vi e te rrefehem!

Fotografia e Sonja Haxhia


ZERI I TIJ

Ne te menduar, vetem nje ze, une gjeta,
Ate qe smund ta ndegjoj,kurre.
I strukur ne premtimin e heshtjes,
Ndihem i lodhur, nga mungese e tije.

Sdua kurre ta humbas,
Smundem!
Se harroj!
Lum lotesh  me rrjedhin,
E trishtimi, zemren ma ther.

Kur Nata vjen,
Yjet, nisin  pushtojne dhene
Stukur, ligsht ne shtrese,
Ndegjoj ne heshtje ,zerin e tije te vertete.

Me qetsine misterioze
Sa shume kasha per ti thene,
Sdi ta shkruaj te lexoj,
Vaje i shkrete, kret qenjen time ,pushton...
......................................................................!

Sa shume, me mungon!

Fotografia e Sonja Haxhia

  VARFERI E TRISHTE

Varferi, ste krijoi Perendia!

Te gjith kane Sy
Askush nuk sheh
E mallkuar,varferi!
Mallkuar,qofsh dhe ti lluks!

Edhe lluksi eshte varferi artificiale!

Duart plot rrudha pleqerie,
Dridhen nga llodhja nder vite
Dy sy qe s,shohin nga mote...

Realitet, i mallkuar!

Por,zeri nuk vdes.
Kush eshte?
Jam Une, qe vi nga here
,e te dua fort.

Vertet ste njoh,
Asgje ste kam
Ashtu..ja ashtu..
Me thyhet zemra ne cope
Oh..Zot..?!
Fatkeqsisht, une, sjam askush!
Sa e voge, epafuqishme jam.
Mushkerite me cahen ne dyshe.
 E, cmund te jap,
Mere zemrren time,
Tjeter gje,une, vertet nuk kam.

E kur eshkreta rruge
Kendej tme bjere persri,
Do vi te perqafoj.
Do te vi si’’Baboi natale,,
Ne mendje,mendimi nis fluturon
Te dal jashte,
Zhurme pam-pam te krijoj,
Se paku keshtu, te kuptojm
Qe” Babo Natale,, kerkund, ketu nuk ekziston!

Fotografia e Sonja Haxhia

POEZIA, AKT PAQEJE

Ishe ,ashtu, i thjeshte!
                     I shkelqyer!
                     Bukurosh!
                     Enderr!
Nuk di ku je zhdukur
Ku valle je,tani?
Kurre skisha menduar
Nga mungese, e jotja,
Kaq shume te jem trishtuar.
Ekuacion plot mistere, i pasgjidhshem...
Si nata e florinjte
E Diellit me shume i largohesh.
Thuajma mua, sekretin
Vetenm mua?!
Ti, qe buzeqesh, gentilmente,
Ma thuaj!?
E, njerezia most a ndegjoje,
Te merren me cmendurite etyre,pa ngjyra,
Kur e jona, mijra colore, rezaton.
Thuajma, i dashur!
 (..i miei, pensieri,si chiamano, Joh..)  bye S.H.2017.   


   
 


 SIKUR
 
Të isha një Poet,
vargje do të thurja pa fund,
mbi valë do ti lëshoja
në Qiellin blu
dhe mbi akullnaja,
atje ku ka ngricë më shumë
ti lexonin dhe shpirtrat e vdekur,
të thyenin errësirat tek kërkund.
Ah të isha Poet..!
Muret do ti bëja të flisnin,
të tregonin që Hëna -Toka lëviz,
e Dielli fort bukur ndriçon
të tregonin që Meridianët e Paralelet s’ takohen kurrë
e shpirtrat e errët në guacka gjemba të stukeshin
e çfare s’ do të këndoja.
Po të isha Poet!
Veç vargjet e Poetëve
janë si përkedhelja në gjumë.
(Ah të isha një Poet…)

14238129_10208681235981000_1142468835606179117_n-1
ENIGMA E NJË DHURATE
 Kohë e keqe,
gri,
me rrebesh
dhe trazirë…
U nis enigma
e dhuratës sime të çmuar…
E rrallë si vetë ajo,
me brishtësi engjëllore,
drita e saj vezullon verbuese,
deri në polin e Veriut,
atje, ku akujt
kanë filluar të shkrijnë
dhe krijesat e përgjumura
zënë të lëvizin…
Forca e pjekurisë
Kërkon një zgjedhje,
Një fund çastesh magjike,
nga rrugëtimi i tej-zgjatur,
i lodhshëm dhe sfilitës.
Orët vrapojnë  të çmendura,
pas akrepave të tyre,
duke u përballur me minutat,
deri sa të vijë çasti,
që të mbizotërojë,
enigma që po rrugëton,
enigma e dhuratës engjëllore,
të vonuar….

E SHTENJTA IME

Zemra ime,
Nëna ime,
Shenjti im i bukur,
asnjëherë s’ke qenë,
më fisnike se sot!
Shkruan si dikur,
shfleton një libër
me durim, e ekuilibruar.
Unë e njëjta, po ajo,
me dhimbjen në shpirt,
me sytë që më pëlcasin nga lotët,
me zemrën copë e çikë.
Sa autoritare je,
O nëna ime e mirë,
flet e qesh e qetë,
sikur asgjë s’po ndodh
dhe kur ngihesh nga shtrati,
Për mua shndërrohesh në ikonë.
……………………………..
E shtrenjta,
E bukura,
Mbretëresha, Nëna ime
sa shumë më mungon!..
KUAJ TË BARDHË
 Kalë i bardhë,
me thundra të hekurta,
që ecën si era mbi dallgët shkumore.
Valët vëllazërohen mbi lëkurën tënde të brishtë,
që zbardhëllon kudo errësirën,
ashtu, si nën dritën e yjeve.
Shkrijnë zinxhirët që të kanë lidhur,
se ti s’je pjellë e skllavërisë,
Ty të përdorin në luftëra fitimtare,
si dhe në paqeje,
Dhe Ju, o kuaj,
mbi shpinën tuaj mbani Engjëj!
Sa të pakuptueshëm që jemi,
për të lexuar mendjet tuaja të fshehta.
Kuaj,
Ju nuk i trembeni të ftohtit mëngjesor,
sepse ju njihni vetëm një zjarr përvëlues,
Ju dini të puthni me shpirt të dëlirë
dhe të mbani nën magjinë e forcës:
Dashurinë për fëmijët…
…………………………………..
Askush nuk mund të prek parajsën,
pa praninë Tuaj… 
PRES SA TË GEDHIHET 

Dëgjoj zërin,
zërin e trishtuar dhe melankolik,
tek vjen ashtu, mbyturazi
dhe me të vërtetë s’kuptoj asgjë.
Dëgjoj përpëlitjet e zemrës,
ajo zien, sikur zien në valë.
Zbathur eci mbi të dhe s’përvëlohem,
s’dua të ndalem, nuk mundem,
më mjafton veç një kujtim vajzërie,
nga mijëra që ishin dikur.
Udhëtimin nis përsëri mendja ime,
si një rob i sfilitur,
larg apo afër,
për të parë dritën e fanarit mes territ,
atje, ku dallgët përplasen ashpër,
ku dhe gjaku zë e turbullohet.
E heshtur qëndroj si pulëbardha,
mbi shkëmbinj shtufi
dhe pres sa të gdhijë dita e re,
të hap dritën e fikur prej kohësh,
të ndahem nga ëndrrat e dëlira…

KËTU ËSHTË…

Këtu është errësirë,
më mungon ajri,
pranverë dhe dimër njëlloj,
prapëseprapë është Dimër.
Dielli i Zotit nuk ndriçon këndej,
më pas ndoshta do të jetë vonë…
Në ngricë ngrinë,
dhe jeta gënjeshtare ikën, largohet,
edhe vape, edhe jo,
Freskia e nevojshme mungon,
stuhitë të shkatërrojnë mendjen,
duket si prag-vdekjeje,
vdekje shpirtrash,
vdekje ëndrrash!..
TË TË MBAJA

Vetëm të të mbaja
në qiellin pastër të shpirtit tim,
ku asnjë stuhi diellore të mos kalonte,
të të mbaja vetëm në kthjelltësinë e mendimeve,
ku veç pamja jote si shenjtore të më mrekullonte,
të të mbaja vetëm në lëndinën e gjelbër të kujtesës,
atje, ku mes jargavanëve lotues plot vesë,
me tulipan të kuq të ta shkruaja emrin!
KONFUZION
 Sytë të vrenjtur,
qepallat të rënduara,
si gjethet e pemës,
të ngarkuara me dëborë,
herë ngrijnë dhe herë shkrijnë,
nga konfuzioni…
Kërkon të fluturosh,
mbi detin që është egërsuar
dhe fjalët i tretë me oshtimën,
që trondit dhe malet,
ata malet që  i kanë bërë ballë
tërmetit shkatërrues.
Ti, që fluturon,
mbi krahë të hekurt shqetësimi,
e drejtuar nga mendimi i kthjelltë.
Ti, që e di se ç’vjen më pas,
me sytë e dhimbjes më sheh,
me sytë e trishtimit të shoh,
si të gjithë… ndoshta,
kur koha të humbas vlerën dhe arsyen…




S









No comments:

Post a Comment