2017-03-10

Çmimin Nobël në Letërsi 2016 - kangtari Bob Dylon Për Himne të Anti-luftës dhe të lëvizjeve të të Drejtave civile të Amerikanve!

Imazh

Legjenda 75-vjeçare e rokut mori çmimin "për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të kangve amerikane - Robert Allen Zimmerman".

Ndryshimi midis Bob Dylan dhe Ismail Kadare
Imazh

Nga pikpamja e substancës së veprave të të dyve bahet krahasimi, pra janë dy persona krejtsisht ekstrem të kundërt në të tana pikpamjet. Vetëm shiqoni fotot e Bob Dylon në asfalt dhe Ismail Kadare pranë kryediktatorit kanibal Enver Hoxha si kushri dhe si trashëgimtar i ideologjis marksiste-leniniste kundër kombit dhe popullit shqiptar;

1. Bob Dylan nuk u atashue në asnji parti në SHBA.

2. Tekstet e kangve u përkisnin shtresës shoqnore ma të dobët në SHBA. Kangët me tekstet e tija ishin jo vetëm ngushëllim, por Mesazhe për qeverine amerikane që të mos ta leji të braktisun në vorfninë e skajshme të shumicës të popullit të Vorfën amerikan.

3. Bob Dylan doli hapun, i vuni gjoksin me guxim qytetar kundër Qeverisë Amerikane si; kundra Plagve Socjale si Vorfnia dhe Diskriminimet raciale. Doli hapun kundra Luftrave Kanibale njipas nji kundër Barbarizmave të Popujve Aziatik për qëllime grabitqare në Rolin e Xhandarit të Botës.

4. Bob Dylani ishte dhe mbeti Heroi i Botës së Lirë të Vorfnve dhe i Zezakve, që akoma vriten nga Plumbat e Shtetit!

Imazh



Ismail Kadare - mik i kryediktatorit Nr. 1 të Shqipris - te Vila e Enver Hoxhës

1. Ismail Kadareja zgjodhi me intuitën dhe porosinë e kryediktatorit Enver Hoxha, qysh i ri të antarsohej, të ingranohej në Kupolën e Makinës Kanibale të Partisë Komuniste e më pas Partia e Punës Shqipërisë(Parti Kanibale) - Bija pjellë e Beogradit.
2. Kadareja zgjodhi të jetë nën hije drejtues Nr. 1 i Politikës ideologjike të Letërsis, Artit dhe Muzikës në funksione paralele me kryediktatorin Nr. 2 - Ramiz Alia.
3. Kadare ishte Sekretar i Partisë për Lidhjen e Shkrimtarve dhe Artistve të Shqipris.
4. Kadare ishte Deputetë i Kuvendit Popullor të Shqipris.
5. Kadareja ishte Zevëndsi i kryediktatores Nexhmije Hoxha në Frontin Demokratik të Shqipris.
6. Kadareja ishte kryemik krejet i kryediktatorit Nr. 1 të Shqipris- Enver Hoxha.
7. Kadare nuk ka asnji fotografi me të vorfnit nën diktaturë dhe pas 1992, por krenohet me koleksione fotografish e video me kryediktatorë dhe me diktatorës si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Mehmet Shehun, Kadri Hazbinë etj.
8. Kadareja vendoste vetë në bashkëpunim me Nexhmije dhe Enver Hoxhën mbi fatin e jetës, karrierës së çdo shkrimtarit, kangtarit, valltarit, koreografit, poetve, kompozitorve, instrumentistave, regjizorve, shefave, valltarve, artistve të teatrit dhe kinemas, të organeve drejtuese të partis dhe administratës e tjera,......., ku konkurentët e tij i ka burgosë pa arritë që t'ja kalojnë Kadaresë në letërsi e kudo.
9. Kadareja nuk i kndoi kurrë Vorfnis Popullit Shqiptar si në diktaturën komuniste dhe në atë neo-komunizmin pas 1992.
10. Kadareja i thuri hymne Diktaturës e në veçanti kryediktatorve; Stalinit, Enverit dhe tjerve në shkarravinat e tija.
11. Ismail Kadare ishte dhe mbeti Agjentë i Institucjonit ma Kanibal atë Sigurimit famëkqe të Shqipris - Vegël e Enver Hoxhës e Moskës, e Athinës, e Beogradit dhe e Londrës.
12. Kadareja për fatin e zi të letërsis së kombit shqiptar vazhdon funksionet e tij si trashëgimtar i kryediktatorit Nr. 2 - Ramiz Alia të komandoji Letërsinë e Shqiprisë, kryesisht atë të Veriut.
13. Ismail Kadare nuk kërkoi Ndjesë për Baltën ndaj Korifeut të poetit kombtar At Gjergj Fishtës.

Si mund ta marri Çmimin Nobël Ismail Kadare me gjithë këtë listë të zi kundër kombit të një vendit si Shqipnia, që vazhdon parreshtun edhe sot e derisa të vdesi me zell komunist sllav-osmanturk?

Arsyeja e mosmarrjes së Çmimin "Nobël" Kadareja asht Kjo;

Për fatin e zi të kombit shqiptar që vazhdon t'i helmatisi shqiptarët me manipulacjonet e tija prej periudhës së komunizmit edhe pas saj nuk ka se si Komisjoni i Çmimeve t'i napi Kadaresë Nobelin. Kadareja plasi tuj shkrua natë e ditë, asht kthye në nji matrapaz librash e qurravitet nëpër tregje librash për me shitë rrenat e tij që blihen nga tru-shplamit edhe nga akademikë të surdisun n'tru e në zorrën e trashë nga mikrobi i injorancës.
Ndërsa Bob Dylan - nji kangtar i thjesht, tekst-shkrues i kangve mori çmimin Nobel në Letërsi në Stokholm të Suedisë vetëm për një shprehje emblematike për botën e qytetnuem për tetorin e 2016. Ndërsa kadare shet libra nji pas nji sikur të delshin prej furret tava specash hahhaaaaaaaa e nuk i duhen kujt vetëm për me zbukrua muret e tyne boshe.
Nji dramë e zezë i ka ra Kadaresë n'tru; Asht fanatikë i sistemit satanikë të diktaturës komuniste sllave-turke, gja që e ban me shkru marrzina në shërbim të ideologjiesë komuniste - sllave-turke, gja që nuk i duhet kulturës sotme të njerzimit, pasi i përket epokave të dylberve të diktaurës komuniste. Kadare me shkrimet e tija synon të shpëtoji sistemin komunist që vazhdon në Shqipni të sundoji me të gjitha aftsitë e tija djallzore. Të bahesh pengesë e mendimit modern të nji kombi nuk ka se si të marrë çmimit Nobel në Letërsi.

Larg duart Kadare nga Çmimi Nobël!
Nuk përfaqson kombin, popullin, por qeveritë neo-komuniste dhe diktaturën komuniste

Ku ishe 25 vjet pas diktaturës Kadare? Me çka u morë o derzi? I këndove për 25 vjet mrekullinave të grabitjeve, tejpasurimit pronave shqiptare të kryeqeveritarve dhe qeveritarve si trashëgimtarë të diktaturës komuniste si dhe nuk i kndove Skenës së Mjerimit, të Arratisjes në masë të Popullit Shqiptar nëpër botë sipas projektit sllavë-grekë-turke. Ku brodhe? Për 25 vjet rresht nuk le kryeqytetë sllave e grek e në shtete, që nuk duan ta njohin Kosovën për të lobue ty për Nobël, duke mos i thanë asnji gërmë për Kosovën dhe për të kerkue Falje që i kan shkaktue shqiptarve me luftra gjenocidesh. Por kapardisesh në folen tande në Paris dhe vjen vara-vingo edhe në Tiranën e Kuqe e shkruan shkarravina te bar-kafeja e spiunve në Tiranë. Një njeri si ty nuk e tha nji fjalë për kombin shqiptar tash 25 vjet, nuk i akuzoi kurrë kryeministrat, presidentat, ministrat e kryepolitikanët e Shqipnis si autor për vorrin që ja banë dhe vazhdojn edhe sot kundra nji popullit të tanë si nga Tirana dhe nga Prishtina? Nuk të ka borxh gja ty Stokholmi as edhe kombi shqyptar. Arsyeja asht se ti urren ma shum se çdo gja në botë kombin shqiptar e në veçanti Veriun. A e din ti se ti je borxhli ndaj taksave të ktij kombit qysh në diktaturë sepse paret që i ke fitue ti i mban për vedi, ndërsa taksat e popullit kanë ngritë nji piramidë gurësh për vorrin tand nësër kur të vdesësh në Gjinokastër prej 1981 e deri në 2015.
Ndërsa poeti kombtar At Gjergj Fishta akoma denigrohet nga modeli yt në qeverisje për 25 vjet dhe shpia e Tij vazhdon të rrzohet përdhe. Dy ekstreme vazhdojn si në komunizëm ndaj At Fishtës sepse ti nuk u ke dhanë urdhën Tiranës për me rindërtue Shpinë e Atit të kombit shqyptar, pasi ti je Ramiz Alija i Dytë për Tiranën e Kuqe.
Arsyeja e ksaj heshtje asht edhe nji ato që dihen se zgjodhe rrugën e heshtjes për të lobua ty në Stokholm për me të dhanë çmimin Nobël, por Dështove me turp.
largoju ksaj trofeje se nuk të takon kurrë. Populli të mallkon ty.
Fitore që pshtoi Letërsia e Veriut të Shqipnis dha mbar kombi nga nji Dekoratë e nji satanit! Shkodra e Teutës, e Kastriotit, e lëvizjeve demokratike, e Kulturës,e dijetarve të prelatve të Kishës, të At Fishtës, të Koliqit, të P. Anton Harapit etj, e artit e muzikës, e letërsisë, e gjuhës shqipe, e rezistencës ndaj turqve, sllavëve dhe Tiranës antishqiptare nuk e pranon kurrë që t'i përfaqsoji letërsin kombtare - kushrini i E.Hoxhës, fanatiku anti veri I.Kadare në Vendet Nordike. Atë ditë nëse arrin ta marri çmimin Nobel në Letërsi ka me ju hapë nji Vorr i Madh letërsis shqipe për shek. XXI.

Kushdo institucjon nga kryeministri, presidenca, akademia shqiptare dhe vetë Ismail kadare duhet të heqi sa maparë kërkesën për Çmimin "Nobël" sepse vetëm i mban të hapuna dosjen e tij antishqiptare, vetëm i numrohen inventari i listave të zeza kundër Liris dhe Ndërgjegjes së Mendimit të Lirë Shqiptar, ashtë Pengesa e ksaj Lirije në Shqipni. Ka marrë peng Letërsin e Shqipnis Veriut se të Jugut dhe të Mesmes i mban nën shqelma zap me kohë!

Arbër i Maleve
E premte, më dt. 14.X.2016

dt. 20.X.2016 - Nr. 3789

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko.

 E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri

"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani 


Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta


“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.




Material i huazuar nga :
http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=51&t=2049

No comments:

Post a Comment