2017-03-01

Don luftë-luftë do të kesh zoti president !



Edi Rama : "Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas konferencës së Presidentit maqedonas, Ivanov, i cili tha se nuk do ta mandatonte Zaevin për kryeministër, për shkak të platformës mbi gjuhën shqipe.

Rama në një postim në Facebook, i ka reaguar ashpër presidentit Ivanov, duke i thënë se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, ka shkruar kryeministri  shqiptar Edi Rama.


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti"Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë"

Deklarata e partive shqiptare në asnjë mënyrë apo formë nuk cenon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim apo ndarje. Kështu shkruan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas refuzimit të presidentit Ivanov për ti dhënë mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe akuzave drejtuar gjuhës shqipe dhe Tiranës zyrtare.

“Të nderuar qytetar,

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohen në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga përçarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në cdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shndërruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne. Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkërisht të vërtetën e jo trillimin”.


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas fjalimit të Gjorge Ivanov ka mbajtuar konferencë për shtyp në të cilën tha se Ivanov duhet ta tërheq vendimin dhe ta ndajë mandatin.

“Ivanov me vendim per të mos e dhënë mandatin, goditi shtetin. Ai e thelloi krizën edhe më shumë, duke injoruar 67 nënshkrime të deputetëve. Me këtë sjelle edhe një herë doli në mbrojtje të Gruevskit dhe OBRM-PDUKM. LSDM-ja dhe unë si kryetarë nuk do të lejojmë që dikush të luajë me shtetin. Koncepti të cilën e mbështetën shumica e qytetarëve është e ardhmja e Maqedonisë. Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve. Gjithë kjo që ndodh tani e kemi parë edhe me parë nga Gruevski dhe Ivanovi. Presidenti duhet ta tërheqë këtë vendim dhe ta ndajë mandatin, sepse këtë e garanton Kushtetuta”, deklaroi Zaev.




Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të krijuar në Maqedoni. Me një mesazh të shpërndarë për median, kreu demokrat shprehet se qëndrimi i presidentit George Ivanov është një akt diskriminimi etnik në këtë shtet.


Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:

Me shqetesim të thelle përcolla qëndrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise.

E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni.

Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.

Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj.

Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni.

Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike.


Spartak Ngjela"Presidenti maqedonas, Ivanov, mos është çmend"

Presidenti i Maqedonisë vendosi sot që të mos i japë mandatin kreut të opozitës, Zoran Zaev duke u shprehur se platformat e importuara nga jashtë nuk ishin në të mirë të vendit dhe se do të sillnin destabilizim.

Pas kësaj, Zaev kërkoi largimin e presidentit. Reagime të ndryshme kanë ardhur nga politika maqedonase, por edhe ajo shqiptare. Më i veçanti prej tyre është ai i avokatit Spartak Ngjela.

Ja çfarë shkruan Spartak Ngjela në Facebook:

Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj.

Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.

Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.

Po partia maqedonase që përkrah shqiptatët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.

Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç'ka qenë?

Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe.

Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhje, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII - të. E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!... Se shqiptarët sot janë shumë të fortë.


"Thirrje urgjente e Parlamentit, formim i qeverisë së re, si dhe votëbesim për Ivanovin"

Presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov Ai i bën thirrje Ivanovit që të tregon se cilët ekspert juridik i ka konsultuar për vendimet skandaloze
Presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov dhunshëm ka shkelur Kushtetutën, thotë profesori universitar, Svetomir Shkariq.

"Me mos dhënien e mandatit të partisë e cila ka siguruar shumicën parlamentare, shefi i shtetit ka devalvuar aktin konstitucional. Nuk është e drejta e tij, por obligim që të jep mandatin kryetarit të LSDM-së, pas përkrahjes se 67 deputetëve dhe si mandatar të formojë Qeverinë", thotë Shkariq.

“Ivanov me këtë vendim shkaktoj krizë edhe më të thellë. Me apo pa qëllim ai po krijon një gjendje delikate dhe kaotike në vend. Ai vazhdon të jetë gjeneratori i krizës, duke u munduar që me shantazhe të shkoj kundër dëshirës së popullit, dhe në të njejtën kohë të margjinalizojë Parlamentin. Presidenti kujdesët për unitetin, kurse Organi ligjvënës ka për detyrë sovranitetin dhe kushtetutshmërinë”, sqaron Shkariq.

Sipas tij, janë plotësuar të gjitha elementet për formimin e qeverisë dhe për këtë është e nevojshme që menjëherë të thirret seanca në të cilën do të zgjidhet kryetar i parlamentit dhe të kalojnë më pas në formimin e qeverisë.

Shkariq gjithash propozon që të mos përjashtohet mundësia edhe për votëbesim të Ivanovit për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

Ai gjithashtu i bën thirrje Ivanovit që të tregon se cilët ekspert juridik i ka konsultuar për vendimet skandaloze të cilat po i publikon.

Media ruse:Gjorgji  Ivanov dhe Gruevski i shpallin luftë shqiptarëve, refuzuan SHBA-të! Çfarë do të ndodhë?

Ballina e mediave ruse për situatën në Maqedoni"Nëse duhet të ketë paqe, do të duhet që maqedonasit të tërhiqen mbrapsht", shkruan media
Vetëm dy minuta pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgji Ivanov për të mos i dhënë mandatin e kryeministrit Zoran Zaev, Sputniku rus e ka dhënë lajmin ndër të parët duke i dhënë një peshë të madhe pjesës tjetër të deklaratës.

“Rrëzohet platforma e Tiranës” e titullon media me foton e Zaev që jep edhe lajmin e refuzimit të mandatit. “Ivanov, i cili nuk është votuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka dhënë dy vendime me dekretin e tij: së pari i ka shpallur luftë shqiptarëve të Maqedonisë dhe së dyti një shteti fqinj si Shqipëria.

Kjo poasi për herë të parë një drejtues i Shkupit zyrtar e thotë troç se nuk do të lejojë një qeveri që i ka shqiptarët partner. Po çdo të ndodhë pas kësaj? Padyshim ka vetëm një rrugë që kanë zgjedhur Ivanov dhe shefi i tij Gruevski: përplasja me shqiptarët. Një ‘Lagje Trimash’, por me përmasa të mëdha. Sot ka rënë Marrëveshja e Ohrit, por edhe Maqedonia në një farë mënyre.

Ivanov ka refuzuar jo një qeveri, por shqiptarët në qeveri si subjekt i barabartë. I do vetëm për të ndarë poste, por jo plaftorma dhe projekte. Por ajo që është më e rëndësishme është se Ivanov ka rrëzuar SHBA-në dhe BE-në duke zgjedhur Rusinë.

Vetëm mbrëmë Uashingtoni deklaroi që sot duhet t’i jepet mandate Zaevit. Ivanov e ka refuzuar. Që sot është hapur një front i ri në Ballkan, një konflikt i ri që pritet të përshkallëzohet nga dita në ditë.

Nëse duhet të ketë paqe, do të duhet që maqedonasit të tërhiqen mbrapsht, gjë që nuk duket se do të ndodhë. Ivanov e Gruevski kanë vendosur për konfliktin. Po shqiptarët çfarë do të bëjnë? Do të zihen me njëri tjetrin? Nuk ka kohë!” , shkruan kështu media ruse Sputnik.


Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti : Organizatat terroriste nuk mund të konsiderohen aleatë strategjikë!

Njëra nga partitë më të mëdha politike të Maqedonisë, VMRO-DPMNE, u formuar në vitin 1990, si trashëgimtare e organizatës së fshehtë politike po me këtë emër (VMRO), e cila është themeluar në Selanik, në vitin e largët 1893, në kohën e përpjekjeve të popujve ballkanikë për çlirim kombëtar dhe krijimin e shteteve të tyre.

Por, në vend se kjo organizatë të fokusohej në realizimin e interesave të popullit ,,maqedonas” (populli maqedonas u njoh për herë të parë si etnitet i veçantë nga Kominterna, në vitin 1936), ajo u shndërrua në organizatë klandestine, me premisa terrorizmi, brenda së cilës dominuan tri rryma politike (organizata të ndara) dhe ushtarake (çeta komitësh të udhëhequr nga vojvodët), ajo probullgare, proserbe dhe krahu autonomist, i cila u angazhua për një Maqedoni autonome në kuadër të Perandorisë Osmane, me kryeqytet Selanikun, jashtë ndikimit të Serbisë dhe Bullgarisë, duke i vlerësuar si shtete me pretendime hegjemoniste dhe pushtuese ndaj Maqedonisë.

Në betejë e përgjakshme për dominim mes këtyre tri rrymave, vetëm mes dy luftërave botërore janë likuiduar mbi 3500 veprimtarë, intelektualë dhe funksionarë politikë e ushtarakë nga Maqedonia. Dominimi i frymës mercenare mes këtyre fraksioneve, në shërbim të politikave të shteteve fqinje, si dhe implikimi i udhëheqësve kryesorë të kësaj organizate në disa atentate, kidnapime dhe plaçkitje masive të popullsisë, ka lënë gjurmë të thella në kujtesën e popullsisë në Maqedoni, e cila me pak përjashtime edhe sot e konsideron si organizatë terroriste dhe kundër interesave të Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj.

Historia e organizatave politike konspirative me emrin VMRO

Emërtimi (termini) VMRO (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-OBRM) ka të bëjë me organizatat politike nga e kaluara (historike), me këtë emër:

- VMRO / ORV - Organizata nacionalçlirimtare nga koha e Perandorisë Osmane;

- VMRO (Autonomiste) – Organizata nacionalçlirimtare mes dy luftërave botërore;

- VMRO (E bashkuar) – Organizata politike maqedonase mes dy luftërave botërore;

- VMRO-SDRMA – Organizata politike e fshehtë (konspirative) maqedonase pas Luftës së Dytë Botërore;

- VMRO – PRAVDA (DREJTËSI) - Organizata e fshehtë politike maqedonase pas Luftës së Dytë Botërore.

Partitë dhe organizatat politike aktuale me emrin VMRO

Në Maqedoni:

1. VMRO-DPMNE – Parti politike maqedonase aktuale, lider Nikolla Gruevski;

2. VMRO – Maqedonase – Parti politike maqedonase aktuale, lider Boris Stojmenov;

3. VMRO – VMRO (E vërtetë) – parti politike maqedonase aktuale, lider Boris Zmejkovski;

4. ?MRO – DP (partia demokratike) – parti politike maqedonase aktuale, lider Vlladimir Gollubovski;

5. VMRO – Partia popullore – parti politike maqedonase aktuale, kryetar Marjan Dodovski, lider Lubço Georgievski;

6. VMRO – DOM – parti politike maqedonase aktuale;

7. VMRO – MNM – organizatë nacionaliste maqedonase antishqiptare, aktualisht vepron në diasporë dhe brenda vendit, lider Lupço Mirçevski – Trepet;

8. VMRO – Tatkovisnska (atdhetare) - parti politike maqedonase aktuale (probullgare), lider Dimirat Crnomarov.

Në Bullgari:

1. VMRO – BND – parti politike bullgare me orientim nacionalist, trashëgimtare e shoqërive kulturore-arsimore në Bullgari, lider Krasimir Karakaçanov;

2. VMRO – BDD – organizatë politike bullgare, lider Atanas Popov;

3. VMRO – SMO – organizatë politike bullgare, lider Hristo Matov;

4. VMRO – NIE – parti politike bullgare, lider Petko Atanasov.


Partia politike maqedonase VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM), e cila e mban emrin e VMRO-së historike (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase), me shtojcën DPMNE, (Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas - PDUKM), gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë në pushtet në Republikën e Maqedonisë, deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, në koalicion me partinë shqiptare BDI.

Në zgjedhjet e para parlamentare në Maqedoni, të vitit 1990, kjo parti fitoi numër më të madh të deputetëve në Parlamentin e parë pluralist në Maqedoni, me gjithsej 38 mandate deputetësh, më tepër se partia e transformuar komuniste (socialdemokrate), e cila fito 31 deputetë, ndërsa partitë shqiptare fituan 23 deputetë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka parlamenti i këtij vendi.

Kjo parti nacionaliste dhe antishqiptare e ka udhëhequr Qeverinë e Maqedonisë gjatë viteve 1998-2002, në koalicion me partinë shqiptare PDSH. Kjo periudhë është karakterizuar me përdorim të dhunës, terrorit dhe kriminalitetit të të gjitha formave dhe llojeve.

Nga viti 2006 deri në zgjedhjet e fundit parlamentare, kjo parti po ashtu ka qeverisur me vendin, në koalicion me partinë e shqiptare BDI, me përjashtim të viteve 2006-2008, kur kjo parti nacionaliste maqedonase ka qenë në koalicion (bashkëqeverisje) me partinë shqiptare PDSH.

Në historinë e këtij shteti, kjo parti do të njihet edhe si nxitëse dhe përkrahëse e idesë për ndarjen e një pjese të Maqedonisë, të banuar kryesisht me popullsi shqiptare (rajoni i Pollogut), dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, në shkëmbim të disa territoreve kinse të banuara me popullsi sllave brenda kufijve të shtetit shqiptar. Kjo ide e mbështetur edhe nga një grup akademikësh maqedonas, fatkeqësisht u përkrah edhe nga disa politikanë shqiptarë të asaj kohe (2001), pa mbajtur llogari se kjo ide ka qenë pjesë e elaborateve serbe, por si e tillë mbeti vetëm në sirtarët e qeverisë serbe, në kokat e disa shovinistëve të sotëm sllavë dhe si projekte fitimprurëse të disa mercenarëve shqiptarë.

VMRO, lëvizje politike thellësisht antishqiptare

Në filozofinë politike të kësaj partie historikisht ka dominuar dhuna, terrori, vrasjet, likuidimet me motive politike të kundërshtarëve politikë, kidnapimet, plaçkitja dhe të gjitha format e krimit të organizuar. Kjo lëvizje politike njihet kryesisht si antishqiptare, ndërsa nga shumë institucione të botës është cilësuar si organizatë terroriste.

Si lëvizje politike e ndarë në shumë parti, gjatë viteve të pluralizmit në Maqedoni përherë ka nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve, përçarje, ndasi, segregacion, përmes sloganeve të njohura nëpër mitingjet e kësaj partie dhe grafiteve të shkruara në vende publike kudo nëpër vendbanimet e Maqedonisë, sidomos në ato ku jetojnë shqiptarët, me përmbajtje shoviniste dhe raciste, si: ,,Vdekje shqiptarëve!”, ,,Dhoma gazi për shqiptarët!”, ,,Shqiptar i mirë vetëm shqiptari i vdekur!”, ,,Shqiptarët të dëbohen përtej kufirit!” etj.

Kjo parti i ka nxitur të gjitha protestat e qytetarëve joshqiptarë në Maqedoni, kundër arsimit shqip, sidomos kundër Universitetit të Tetovës; kundër zgjidhje së statusit të personave dhe familjeve të përfshira në konfliktin e vitit 2001; kundër përdorimit të flamurit shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të gjitha të drejtave qytetare e kombëtare të shqiptarëve, pa përjashtim, gjatë gjithë periudhës nga pavarësimi i Maqedonisë deri në ditët e sotme.

Pa ndërhyrë në të drejtën e zgjedhjes së opsionit politik të popullatës joshqiptare në Maqedoni, është dëshpërues dhe për t’u analizuar fakti se, pse subjektet politike të shqiptarëve në Maqedoni nuk e kanë kundërshtuar asnjëherë hapur këtë frymë politike antishqiptare, por kanë e qeverisur vendin së bashku, disa subjekte edhe kanë shpallur për ,,partner strategjik”, duke u sjellë shqiptarëve dëme të paparashikueshme.

Politikëbërja gjithsesi nënkupton llogaridhënie dhe përgjegjësi historike

Mbetet që në të ardhmen të studiohen të gjitha detajet e këtij bashkëpunimi, me argumente, fakte e dëshmi se, çfarë dobie e çfarë dëmi i ka sjellë ky bashkëpunim lëvizjes politike të shqiptarëve. A ka qenë në dobi të popullit shqiptar, apo vetëm në interes të klaneve të caktuara brenda subjekteve politike të shqiptarëve?

Sidoqoftë, e ardhmja duhet ta dëshmojë se, futja në dara, mes kudhrës e çekanit, e lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni, ndërmjet forcave ,,të reformuara” ish komuniste dhe të forcave politike të udhëhequra nga bandat çetnike antishqiptare, a ka qenë domosdoshmëri, lajthitje e udhëheqësve politikë shqiptarë, mungesë përvojës së tyre, papjekuri politike, apo strategji e përgatitur mirë nga shërbimet sekrete sllave, nga vendi dhe jashtë, me ndihmën edhe të disa grupimeve politike të shqiptarëve në dëm të çështjes shqiptare në Maqedoni?!

No comments:

Post a Comment