2017-03-17

Eruditizmi artistik i Murteza Nurës



Murteza Nura (i njohur si Xajë Nura), lindur më 27 nëntor 1935 në Pejë[1], rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai është piktor, poet e shkrimtar.

Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq"  ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por si pasojë e rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim.

Sipas shënimeve të mbledhura në internet  rrjedhë se emri i tij në botën e internetit fillon të paraqitet me informatat për datëlindjen e 75-të të tij. Një datëlindje e festuar me një njoftim për lexuesit me tri vepra të tij.

Titujt e paraqitur më këtë rrastë ishin : "Vitrazh i thyer", "Jam udha e virtytit" si dhe përmbledhja nën titullin "E vërteta vjen virgjër". Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare.

Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita. Nga përcjellësit e veprimtarisë së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.


Tituj të veprave

Xaja ka botuar gjithësej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë.

Xaja poashtu ka dhe mbi 30 vepra të pabotuara akoma, në formë dorëshkrimesh.

Maratona e Prerë - poezi, botuar më 1993

Pragoxhaku Diellor - poezi, botuar më 1993

Shtesë Shqipe - poezi, botuar më 1993

Profil Brenge - poezi, botuar më 1993

Mundimtorja - roman, botuar më 1993

Aktrimi i Frymës - poezi, botuar më 1993

Heshtja e Biblave - poezi, botuar më 1994

Vorbulla e Mynxyrës - roman, botuar më 1994

Rrëzë Kalvari - roman, botuar më 1994

Dergja - poezi, botuar më 1994

Traktat Poetik - Ungjillizim i Jetës - poezi, botuar më 1994

Dita e Vrasjes - roman, botuar më 2004

Sizifi dhe Kentaurët - botuar më 2004

Klithja e Metaforës - botuar më 2004

Muzgu në Morgë - botuar më 2004

Një Jetë Ndryshe - botuar më 2004

Vitrazh i Thyer - botuar më 2009

Jam Udha e Virtytit - botuar më 2009

E Vërteta Vjen Virgjër - botuar më 2010

Dëshmorin nuk e do Harrimi - botuar më 2012

No comments:

Post a Comment