2017-03-14

Flas me ty, Ti kotesh mrekullie


Azem Shkreli

Një tufë poezi nga Azem Shkreli, lirika dhe gjeste poetike që nxisin mendimin për ekzistencën, dashurinë, njeriun edhe në raporte estetike të qenies së tij si poet. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit vlerësohet se shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi lirikun dhe çfarë është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive






Kater keshilla vetes

Mos u bej poet nese s’mund te lindesh
Me secilin varg, te lindesh ne secilen fjale

Ngrehu mbi veten ne do te rrokesh freret e ererave
Te shkelesh shpergajt e merise dhe shterngatat e gjakut tend

N’se dashurohesh dashurohu n’flake e n’vale
Jo n’sy te kalter se behesh det i cmendur pendimi

Mos u bej poet nese s’mund te vdesesh
per secilin varg, te vdesesh per secilen fjale.


Vdekja e Malesorit.

Asnje koke perkulur
se ia rrezoni lisat

Asnje gjeme mesa guri
se ia shembni majet

Asnje lot asnje
se ia shterroni krojet

ne syte e tij vetem harroi
p’rendimin dita

Ç’mendim i vruget
Ç’mendim i ftohte nder vetulla

Lum ky çfare vdekje.


Koha e krymbave

Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave
Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave
Trup e terthori u bien trupave te palendshem
Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive
Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben
Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze
Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive
Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket
Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha
Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!


Nga ditari i se premtes

Naten mire, asgje s’mundi te ndodhe
gjithe diten, mezi qe e premte, mezi lindi
pak diell vone pasdreke sa te jete
data katermbedhjete, sa te flene
mbi barin e urte te Tafr Toskes
xixellonjat, naten e mire mundime
sendesh te vogla, flini, une sonte
vetem do ta ve nje gur fjale nen koken
e lodhur te dites, vetem uji te verdhe
do te derdh per shendetin e bimeve
te verdha e do t’vete se asgje s’mundi
te ndodhi pos te jete e premte sa te flene
mbi barin e urte te Tafr Toskes
xixellonjat , date e lenguar, nese fyshkesh sate
s’do te pershkohesh lakuriq si krimbi
date e lenguar, po te le mes numrash
harrimit po te le dhe vete po nisem
nje mendimi qe s’na e fle moshen te premteve.


Ç’ka mesova une

(kenge gegerishte)

Me u ra terthoreve ne trup
Me ndie andjet tue lehe
Me ra mbas xixave n’pup
Me u ndejte dhimbjeve n’teh
Me shkel prajshem n’per toke
N’vene t’fjaleve mos me u deh
Me i ndreqe muret me koke
Me thane fat kobi kuje
Mos me dashte ngushellim
Me fole pa hile me mikun
M’u var n’cengelin tim
Me ndeze kandila te fikun
Me i vene vetimet ne sy
Me mat me dore ne zemer
Me gjerbe e mos me peshty
Me prek Akilin ne themer
Nder sqota mos me u meke
Me dashte si me vdeke
Me vdeke si me lujt.


Kater e njezet e pese

Ne kater e njezet e pese
mund te vijne e te shkojne udhet, mund
te lindin femije te bukur si bari

Ne kater e njezet e pese mund
te mbaroje lufta, te rrjedhe uje ujrave
te shkruhet liber, asgje te mos perseritet

Mund te jete e shtune pas tere nje te premteje
vetemi e pritje, mallkim e pritje, nje LUME
te heqe dore nga bifurkacioni

mund te degjohet muzike nate, mund te qash
Mund te dashurosh dhe te vdesesh
si asnjehere tjeter

Ne kater e njezet e pese
flene meteoret.

PARA ELEGJISË

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nga një pendim që dhemb
e s’do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t’perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.


Lirikë

Gjithçka ishte si gjithmonë
Dhe i kishte hije
Fjala fjalës, lumi lumit, lia lisë
Dikush deshi ta kthente ndryshe
Çmendutinë e bukur të gjërave
I ra tëja lirikës,u thamë



Kënga që s’deshi të shkruhet

Një ditë prej ditësh
Në shtarë e gjeta,në gjurmë të kalit

I mëkova drithmat
Vesë i mola, qumësht zogu

U rrit e bukur, e zezë
Kënga që s’deshi të shkruhet


Ma ktheni lirikën e zogut

Ka kohë që nuk s’ia kuptoj cicërrimën
Në një degë më vishet murgu
Ma mbush me tamjanë kokën dhe çatinë
Në degë tjetër i bie një teli
Të ndezur,ajri dhe uji përzjarren

Në të tretën i marrin metal flatrat
Bëhet plumb në qiellin prej lamarine
Ushtarë që po shkoni, ma ktheni
Zogun tim, lirikën e bukur të zogut
Ka kohë që nuk këndon zogërisht


Këngë e Vrugët

Mëtim i truar fshihu te pendimi
S’ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i imi
Apo lindi befas trimëria

Nga të errëtat e gjakut. S’di po fryma

Kërkon shkakun t’i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t’pëshpërisë bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re

Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç’linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë

Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.


Liqeni

Flas me ty
Ti hesht e luan me valë.

Ti s’je më syri
Im as loti i saj.

Flas me ty
Ti shikon pulëbardhat.

Për Shën Naumin
Paske zemër t’gjerë

Flas me ty,
Ti kotesh mrekullie.

Më vjen të zbres në fund t’fundit
Të vdes i gjelbërt me algjet.


Motive të Verdha

Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera

Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera


NJEREZIT

Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?


Zjarrmia

Tash sa kohe
po don te gdhije
e s’po mundet…


NE RRUGE

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?

Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t’kësaj kange?

Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n’krah t’agsholeve t’bardha?

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe – ku me dijtë kah m’tresin
udhëkryqet e shumta t’jetës?!


LIQENI

Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.

Ti s’je më syri
im as loti i saj.

Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.

Për Shën-Naumin
paske zemër t’gjerë.

Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.

Më vjen të zbres në fund t’fundit,
të vdes i gjelbër me alat.

No comments:

Post a Comment