2017-03-21

Flori Bruqi : Badinteri , Pakoja e Ahtisarit ,radarët serbë në Kosovë dhe Demarkacioni


Ne daten 1 dhjetor 1918, Aleksander Karagjeorgjevic shpalli mbreterine Serbo-Kroato-Sllovene. Ne vitin 1921 u shpall kushtetuta. Institucionet fetare kryesore ishin: kisha katolike,ortodokse, xhamia myslimane. Ne vitin 1924 Aleksandri I. e ndau mbreterine ne 9 njesi administrative dhe ajo u quajt Jugosllavi. U zhvilluan reforma asimiluese ndaj shqiptareve dhe ne vitin 1924 u vendos diktatura mbreterore.




Harta e tre shteteve që kanë mbajtur emrin Jugosllavi, mes viteve 1918 dhe 2003.



Republka Socialiste Federative e Jugosllavisë, (shkurt: Jugosllavia), si shtet federal u formua më 29 nëntor të vitit 1943 .U riemëruar më 1945 si Republika Popullore Federative e Jugosllavisë, e pastaj më 1963 si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes, më 1992, Serbia dhe Mali i Zi themeluan Republikën Federative të Jugosllavisë, që në vitin 2003 do të emërohet Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi, që simolizon fundin e Jugosllavisë.
Më  datën 8 qershor të vitit 2006 me ndarjen e Malit të Zi nga Serbia si përbërës të fundit të federatës. Shkatërrimi i tërësisë federale jugosllave filloi më 25 qershor të vitit 1991. 

Shteti federativ jugosllav përbëhej nga gjashtë republika(Serbija,Kroacija,Bosnja dhe Hercegovina,Sllovenija,Maqedonia dhe Mali i Zi ) si  dhe dy krahina( KSA Kosova dhe KSA  Vojvodina) me kryeqytet Beogradin.






Flamuri i ish Yugosllavisë


Shtetet e sotme që ishin pjesë e ish RSFJ-së : 

EmriKryeqytetiFlamuriStemaData e shpalljes së pavarsisë
Bosnja dhe HercegovinaSarajevaFlag of Bosnia and Herzegovina.svgCoat of arms of Bosnia and Herzegovina.svg1 mars 1992
KroaciaZagrebiFlag of Croatia.svgCoat of arms of Croatia.svg25 qershor 1991
KosovaPrishtinaFlag of Kosovo.svgCoat of arms of Kosovo.svg17 shkurt 2008
MaqedoniaShkupiFlag of Macedonia.svgCoat of arms of the Republic of Macedonia.svg8 shtator 1991
Mali i ZiPodgoricaFlag of Montenegro.svgCoat of arms of Montenegro.svg21 maj 2006
SerbiaBeogradiFlag of Serbia.svgCoat of arms of Serbia.svg22 maj 2006
SlloveniaLubjanaFlag of Slovenia.svgCoat of arms of Slovenia.svg25 qershor 1991


Jugosllavia ishte një shtet në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Emri Jugosllavija vjen nga fjala serbo-kroate “južni(juzhni) slaveni” që do të thotë “Sllavët e Jugut”, “Jugo” do të thotë “jug”.


Histori


Në kohët e lashta ky territor ishte i banuar nga iliret dhe pastaj ishin dyndjet sllave jugore (e cila më vonë u formua dhe u quejtë Jugosllavia) Perandorisë Romake dhe më vonë Perandorisë Bizantine. Në shekullin e shtatë filloi ardhja e sllavëve në Ballkan, në territorin e ilirëve. Në shekullin e 12-të, serbët formuan një shtet të fuqishëm gjatë Nemanidenve me mbretë Stefan Dushan gjatë viteve të sundimit 1331-1355.


Stefan Dushan, mbreti serbë prej vitit 1331-1346 dhe perandor prej 1346-1355


Pas ranies së Perandorisë austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore u realizue andrra e serbve për formimin e një shteti sllavë-jugor të parë më 1 Dhjetor të 1918, ku formohet Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Prej familjes mbretërore serbe të Karagjorgjeviç u formua Jugosllavia mes sistem mbretëror, që ishte vazhdim i mbretërisë serbe me vazhduesin Petër(Pjetri) i Parë Karagjorgjeviçi, si mbret prej vitit 1918 deri në vitin 1921.


Pjetri i Parë Karagjorgjeviç


Pas vdekjes së Pjetrit të Parë më 16 Gusht të vitit 1921 u ba mbret, djali i tij Aleksandri Karagjorgjeviçi i Parë


Aleksandri Karagjorgjeviçi i Parë .


Kushtetuta e vitit 1921 i mundësoi mbretit të centralizoi pushtetin e vet në Jugosllavi, ku dominohej prej serbëve me në krye kryeministrin serbë Nikolla Pashiç, ndërsa në grupet e popujve në opozitë drejtohej prej kryetarit të Partisë Fshatare Kroate, Radiç Stefan,që u vra, më 20 Qershor të 1928 së bashku me dy delegatët e tjerë në parlamentin jugosllav nga një deputet i Malit të Zi, ku kryetari vdiq një ditë më mbrapa në Zagreb.




Mbretëria e kroatëve, sllovenëve dhe serbve u quajtë – Jugosllavi


Kjo çoi në trazira të atilla, sa që Aleksandri i Parë më 6 Qershor të 1929 ushtroi diktaturë për të shmangur luftën civile. Në kët situatë anarkie, mbreti nxorri jashtë funksionimit kushtetutën, shpërndahu parlamentin, vendosi censurën dhe ndaloi të valëvitnin flamujt kombëtar.


Në vitin 1929, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve u quajtë Jugosllavia. Kroatët ekstremiste u larguan në vende të huaja, ku themeluan grupet terroriste kundër rregjimit monarki diktatorial serbë, që drejtonin Jugosllavinë.


Mbretëria e Jugosllavisë, 1929-1944



Më 3 shtator të 1931, mbreti Aleksandër i Parë i Jugosllavisë shpalli formën parlamentare të qeverisjes duke zëvendësuar diktaturën.


Ante Paveliç, politikan kroat nacionalist radikal 14.7.1889 – 28.12.1959


Në Itali Musolinit gjeti kroatin Ante Paveliç dhe krijoi një grup terrorist të quajtur “ustash” me qëllimi për të shpërndarë Jugosllavi dhe për të krijuar Kroacia të sipas modelit italian.


Më 10 prill të 1941 formoi një bërthamë të fuqishme shtetnorë të pavarur, të quajtur Nezavisna Država Hrvatska(Shtet i Pavarur Kroat) me Ante Paveliç si kryetar. Paveliç mori kontakt me organizatën terroriste maqedonase VMRO (Organizata Ndërkombëtare Revolucionare Maqedonase) dhe kryen operacione, veprimtari të përbashkëta subversive kundër të serbve, si p.sh., në sulmet, vrasjet, atentate, likujdime liderësh, etj,…. Ata organizuen vrasjen e mbretit, kur po vizitonte Francën, më 9 tetor të vitit 1934, kur erdhi mbreti Aleksandër i Parë në Marsejë, dhe pasi që makina e mbretit shkoi nja njëqind metër pranë një kalate u hodhë një burrë rrufeshëm pranë derës së makinës dhe e qëlloi me një breshëri plumbash mbretin, i cili vdiq në vend. Fjalët e fundit të mbretit drejtue ministrit të tij të jashtëm ishin: “Ruaje Jugosllavinë”. Kjo vrasje tronditi vendin.


Trashëgimtari i fronit ishte Peter(Pjetri) Karagjorgjeviç i Dytë në moshën 10-vjeçar, që ishte nën kujdesin e xhaxhait të madh, Princi Paul Karagjorgjeviç, që u emërue si mbret i Jugosllavisë, të cilat gjatë gjithë kohës udhëhiqej nga një politikë e angazhimit për pavarësinë e popujve, për vetvendosje, megjithse në një periudhë ndjehej një presion popullor nga poshtë.Mundësia e kombësive të shtypur erdhi pas vdekjes së Titos, kur diktatura komuniste ishte e liberalizuar në mënyrë që kërkesat e republikave dhe krahinave për autonomi më të madhe nuk mund të zgjaste gjatë. Patriotizmi serb ishte i pari që theu akullin përmes diktaturës së vjetër drejt demokratizimit të strukturave të stilit serbë nën Milosheviqin. Faktikisht me Sllobodanin serbë në krye ra Jugosllavia nën dominin serbë. Kjo çoi në lindjen e lëvizjeve të ngjashme në veçanti Slloveni dhe Kroaci sikurse në vitin 1918.


Sllovenia në kët dominiacion serbë deklarojë veten të pavarur me anë një të rezistencës të vogël të armatosur, por kur Kroacia u përpoq të njëjtën gjë të bante duke pretendue territore të mëdha të merrte me shumicë serbe. Serbët nuk mund ta pranonin kët oreksë kroat dhe menjëherë nisi luftën civile jugosllave, pa shfrytëzue dialogun. Makina serbe ushtarake nën emrin e Jugosllavisë sulmoi popullin civil kroat me gjithë llojet e armatimit ushtarak modernë.


Në mes të Fuqive të Mëdha


Në formimin, në ekzistencën dhe ndarjen e Jugosllavisë, ishin përfshirë fuqitë e mëdha, sikur të ishte kombë i favorizuar. Fuqitë fitimtare gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore (Britania, Franca, USA dhe Itali) ka mbështetur krijimin e Jugosllavisë në vitin 1918 duke i bashkue popullatën sllave me anë të shkatërrimit të Perandorisë Austro-Hungarisë. Bashkësia e kroatëve, sllovenëve dhe serbëve (Bashkësia; Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë) dhe Fuqitë e Mëdha kanë kërkuar dy gjëra si qeveria(qeveria mbretërore e Jugosllavisë. Shën.im B.P.) e re, u formuan për të qenë; një pengesë e fortë e imperializmi të mundshme të ri gjerman (nach “e tyre Drang Osten “) dhe një barrierë kundër përhapjes së bolshevizmi nga Rusia.(unë nuk e besoj sepse nuk dëshmoi asnjë veprim kundër kësaj të dytës si dhe nuk ka asnjë bazë logjike, pasi Rusia dhe mëpas BRSS edhe sot Rusia Federative ishte e mbeti aleatë i saj shpirtnor. Kështu, Jugosllavia ishte një element shumë i rëndësishëm, që u shfaq në mes të dy luftërave botërore. shën.

B.P.)

Jugosllavia e instrumentalizuar nga fuqitë e mëdha në mes dy të luftërave, u nda nga Fuqia e Boshtit (Gjermania e Hitlerit dhe Italia e Musolinit) në vitin 1941 si një rastë i dytë tragjikë, se fati i saj nuk ishte në duart e popullit të vet. Fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore (Britania, SHBA dhe BRSS), mbështetën rindërtimin e Jugosllavisë, sepse qëllimi i tyre ishte për të restauruar të gjitha vendet e shkatërruar prej Hitlerit.


Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore ishte Jugosllavia Komuniste e Titos prej viteve 1945-1948 shumë besnike, ishte shembullor dhe aleat më e mirë e Bashkimit Sovjetik. Pas mosmarrëveshjeve ndërmjet Titos dhe Stalinit në vitin 1948 arritën niveli i marrëdhanieve e një shtetit jugosllav me statusin e shtetit neutrale, por ishte në një mënyrë të çuditshme, i shoqëruar me “luftën e ftohtë”. Jugosllavia u nda në 1948 nga regjimi sateliti sovjetik, por ashtu siç ishte para formimit të paktit të NATO-s të vitit 1949, para formimit të Traktatit të Varshavës në vitin 1955, ku nuk u antarësue në asnjë nga këto dy blloqe ushtarake poltike të poleve të kundërta.


Një vend me një mori kulture, nacionalitet, fe, gjuhë e histori të ndryshme


Jugosllavia ishte i përbërë nga kombe të ndryshme si në; gjuhë, kulturë dhe fe. Përveç kësaj, ata kishin trashëguar nga elementet e fundit në katër kohët, kultura të ndryshme të qytetëruara: bizantine, mesdhetare, Evropës Qendrore dhe islame, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e përbashkët të popullsisë të sllavëve të jugut. Dallimi në modernizimin dhe në mënyrën e jetës brënda kombeve të Jugosllavisë ishte më i madh se në mes vendeve të zhvilluara në Evropë. Për shembull, të ardhurat kombëtare në Slloveni ishin shtatë herë më të mëdha se sa në Kosovë. Për më tepër, siç u përmend edhe një faktor tjetër shumë i rëndësishëm ishte rritja e popullsisë për familje: ndërsa populli jugosllav kishte mesatarisht 2-3 fëmijë për familje, në familjet kosovare ishte në shifra 6 deri në 10 fëmijë për familje. Kjo do të thotë se pakica shqiptare në rajon të Kosovës (rreth 500.000 në vitin 1964), papritmas u bë një shumicë, që kaloi popullsinë serbe për raportin e tyne.


Në Evropë, dhe ndoshta bota nuk gjëndet një zonë kaq e vogël, ku të ketë ndryshime të tillë të mëdhaja në mes të njerëzve si në Jugosllavi. Aty dallohet qartë se vendi zhvillohej në të gjitha problemet kryesore në një hapësirë të botës moderne. Ajo duhet gjithashtu të theksohet se qëkur Jugosllavia u formue në 1918, vendi nuk kishte qenë nën një organizim kolektivë, që nga perandori bizantin(romako-lindor) Justiniani, pra 1300 vjet, ma parë se raca sllave (sllovenët, kroatët, serbët, maqedonasit) të emigronin në botën ilire.


Sistemi parlamentar monarkikë despotik në Jugosllavi


Në 70 vitet e ekzistencës së Jugosllavisë iu nënshtruan të gjitha formave të mundshme të qeverisjes, e cila është një rast i veçantë në Evropë. Në periudhat kohore; 1918-1941 dhe 1921-1929, vendi ishte nën qeverinë mbretërore me demokraci të kufizuar parlamentare. Në periudhën 1929-1935( 6 vjet), vendi u zhytë nën diktaturën ushtarake monarkike me elemente fashiste, pastaj përsëri në periudhën 1935-1941(6 vjet) u zbatue një lloj forme drejtimi e tipit pseudoparlamentar.


1 milion jugosllavë u vranë për shkaqe nacionaliteti në vitet 1941 – 1945


Gjatë Luftës Dytë Botërore (1941-1945) vendi përjetoi luftën çlirimtare, një luftë të ashpër nacionaliste civile në të cilën gati një milion njerëz vdiqën. Nga këta 237.000 viktima ishin komunistë dhe 209.000 antikomunistë. Në 46 vjet, pra prej periudhës 1945-1991 u ndryshue disa herë prirjet politike në Jugosllavi. Nga viti 1945 deri në vitet 1952/1953, Jugosllavia kishte një kushtetutë staliniste, e cila është ndryshuar disa herë gjatë 26 viteve të ardhshme (1965-1991) dhe nga një vend i centralizuar, Jugosllavia u shpall në nje sistem shtetëror federal me një mekanizëm tregtare më të zhvilluara se sa në vendet e tjera socialiste në Evropë,( të njohur me filozofine e re ekonomike ’’ te vetqeverisjes’’ të hartuem prej babait të ideologjisë jugosllave, filozofi kroat Eduard Kardeli. Shën. 

B.P.)

Kushtetuta, shtetet dhe popujt


Kushtetuta e vitit 1946 e Jugosllavisë e sanksiononte në një republikë federale me një monarki të shfuqizuar nga një shpallje e 29 Nëntorit të vitit 1945.


Kushtetuta u ndryshua në 1953 në mënyrë që autoriteti i Lartë i Shtetit, Kuvendi Popullor e përbërë nga Kuvendi Federativë i zgjedhur me votim të përgjithshëm dhe të fshehtë, me të drejtë zgjedhjeje nga një përfaqësues për çdo 60000 banorë dhe me 70 përfaqësues të zgjedhur nga republikat federale dhe rajonet autonome dhe Bashkësive Ekonomike “, i zgjedhur nga” prodhuesit”, nga organizatat e punëtorëve, fshatarëve, të tregtisë dhe transportit, etj, me një përfaqësues i 70.000 krahëve të punës. Ministritë, qeveria miratohej prej Kuvendit Popullor të zgjedhur nga Këshilli Ekzekutiv, kryetari i të cilit ishte presidenti i Jugosllavisë. Kuvendi i dha këshillave ekzkeutive lokale më shumë pushtet, ndërkohë që pushteti qendror ruajti politikën e jashtme dhe shërbimin ushtarak.

Image result for harta e ish jugosllavis

Ish-Jugosllavi kishte para shpërbërjes në 1991 një sipërfaqe prej 256,393 km ² dhe 23.472.000 banorë.

Vendi përbëhej prej gjashtë republikave, të cilat në bazë të kushtetutës ishte definuar si shtete: Serbija me 5.754.000 banorë, pa rajonet autonome, duke përfshirë 2 rajone autonome të Serbisë si: Vojvodina me 2.013.000 banorë dhe Kosova sëbashku me Metohinë të cilësuem si në një krahinë me 1.955.000 banorë, Kroacia me 4.760.000 banorë, Sllovenia me 1.974.000 banorë, Bosnja dhe Hercegovina me 4.366.000 banorë, Maqedoni me 2.034.000 banorë dhe Mal të Zi 616.000 banorë.

Si shtet multi-etnik të Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë naconalitete si: malazezë (2.6%), kroatët (19,6%), Maqedonasit (6%), boshnjak (8.9%), sllovenët (7.8%) dhe serbët (36 , 3%).

Pakicë kombtare shqiptarët


Edhe pse ishin si aneksë i Serbisë llogaritej si pakica rezulton realishtë se nacionaliteti shqiptarë ishin si numër 2.150.000 banorë, pra 8%, që ishte nacionaliteti ma i madh se tre nga kombet Jugosllave si: malazezët, sllovenët dhe maqedonasit. Përveç tyre kishte edhe nacionalitete hungarezë me 426.000 banorë, të 2% të popullatës së përgjithshme. Shteti që kishte ma shumë banorë kishte më shumë ndikim në jetën politikë(komenti B.P. – bahet fjalë për serbët).


Gjuhë e folura


Në Jugosllavi, flitej katër gjuhë si: serbo-kroate, kroatoserbisht, maqedonashitja dhe sllovenishtja. Përveç kësaj, të gjithë banorët me origjina tjera etnike kishin të drejtë të përdorej gjuhët e tyre si: shqipja, turkishtja, hungarishtja, rumunja, romët(gjuha gabel- e ciganëve), çekishtja, gjermanishtja, italishtja dhe disa të tjerë.


Besimi fetar



Jugosllavia ishte gjithashtu një vend shumë-besimëshe fetare si: serbët, malazezët dhe maqedonasit janë ortodoksë (45,4%), kroatët, sllovenët, dhe pakicat hungareze, sllovake, çeke dhe italiane që kanë jetuar në vend janë katolikë (30.8%), boshnjak dhe pakica turke është muslimane (17%).(shën. im B.P. – ishte dhe besimi fetar brenda Kosovës; shqiptar, turkë, boshnjakë 95 % të besimit islam dhe 5 % janë katolik. – siç shifet autori me qëllim apo pa qëllim nuk i ka paraqitë me detaje besimet dhe të tjera të dhana brenda ish Jugosllavisë,Bep Martin Pjetri).






Trashëgimia e shteteve në të drejtën ndërkombëtare, RSFJ-ja, Serbia dhe Kosova



Bashkësia Evropiane, me qëllimin që ta ndërpresë konfliktin mes serbëve e kroatëve dhe ta pengojë përhapjen e tij gjetiu nëpër ish-Jugosllavi, më 27 gusht 1991, përkatësisht më 3 shtator 1991 themeloi Konferencën për Paqe në Jugosllavi. Mandati për ta kryesuar këtë konferencë iu besua Lordit Carrington.



Në konferencë morën pjesë të gjitha republikat e Jugosllavisë, por jo edhe krahinat. Kjo sepse, siç thotë Lordi Carrington në një intervistë të dhënë në gusht të vitit 1992, Konferenca për Paqe në Jugosllavi ishte e obliguar që të gjitha zgjidhjet t’i kërkonte brenda kufijve ekzistues, e meqë Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë, problemi i saj shikohej brenda këtyre kufijve.


Ç’është e vërteta, siç e thotë Richard Caplan në librin e tij Europe and the Recognition of the New States in Yugoslavia, Lordi Carrington e përjashton Kosovën nga ky proces për ta siguruar pjesëmarrjen e Slobodan Millosheviqit. Sidoqoftë, më pas, Konferenca për Paqe në Jugosllavi e themeloi Komisionin e Arbitrazhit të përbërë nga pesë juristë, që të gjithë presidentë të gjykatave kushtetuese të vendeve të BE-së. Ky Komision, i udhëhequr nga juristi francez Robert Badinter, prej 29 nëntorit 1991 e deri më 13 gusht 1993 lëshoi 15 mendime, të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e RSFJ-së.


Në mendimin e parë të datës 29 nëntor 1991, thuhet se ish-Jugosllavia gjendet në procesin e shpërbërjes dhe se nuk i plotëson kriteret e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit, të domosdoshme për një shtet federal. Nisur nga kjo gjendje, vetëm republikat, e jo edhe entitetet territoriale të tipit autonom, u cilësuan si entitete me të drejtën e shkëputjes, e për rrjedhojë edhe me të drejtën e trashëgimit të ish-RSFJ-së.


Serbia konsideronte se republikat që kishin shpallë pavarësinë ose sovranitetin, në fakt ishin shkëputë nga RSFJ-ja, e cila sipas saj vazhdonte së ekzistuari. Porse, Badinteri në mendimin numër 10 thotë se RFJ-ja (Sërbia dhe Mali i Zi) është shtet i ri dhe nuk mund të konsiderohet si trashëgimtare e vetme e RSFJ-së. Komisioni i Arbitrazhit konsideron se shtetet trashëgimtare të RSFJ-së janë: Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë, 8 tetor 1991; Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, 17 nëntor 1991; Republika e Bosnje-Hercegovinës, 6 mars 1992, dhe Republika Federale e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), 27 prill 1992.


Sipas Komisionit të Arbitrazhit, trashëgimi i shteteve nënkupton zëvendësimin e një shteti me një tjetër në përgjegjësinë për marrëdhëniet ndërkombëtare të territorit dhe kjo shfaqet kurdo që ka ndryshim në territorin shtetëror. Fenomeni i trashëgimit të shteteve udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare: Konventa e Vjenës mbi Trashëgiminë e Traktateve Ndërkombëtare të 23 gushtit 1978 dhe Konventa e Vjenës mbi Trashëgiminë e Pronës, Arkivave dhe Borxhit e 8 prillit 1983. Këto konventa nuk kërkojnë që çdo kategori e aseteve ose e borxheve të ndahet në pjesë të barabarta, por vetëm që rezultati

i përgjithshëm të jetë një ndarje e drejtë dhe shtetet e përfshira të jenë të lira t’i përcaktojnë kushtet dhe përmbajtjen me marrëveshje. Projekt Lista e Veçantë e Aseteve dhe Borxheve të RSFJ-së, e përpiluar nga Grupi Punues i Konferencës për Paqe në Jugosllavi, i ndan Asetet dhe Borxhet në dy kategori: 1. njësitë trashëgimore rreth të cilave ka pajtueshmëri mes palëve dhe 2. ato rreth të cilave pajtueshmëria nuk ekziston.

Dhjetë vjet më vonë, më 29 qershor 2001, mes Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (Unioni Sërbi dhe Mali i Zi që formalisht përfshinte edhe Kosovën në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 10 qershor 1999) u nënshkrua një marrëveshje që u quajt Agreement on Succession Issues (Marrëveshja për Çështje Trashëgimi). Kjo marrëveshje e mbylli procesin e trashëgimit të RSFJ-së. Sipas saj, pesë republikat nënshkruese janë titullare të barabarta në procesin e trashëgimit së RSFJ-së. Natyrisht, në këtë marrëveshje Kosova nuk përmendet askund. Marrëveshja e precizon ndarjen e pronës së tundshme dhe të patundshme të RSFJ-së; të pronës së përfaqësive diplomatike e konsullore të RSFJ-së; të aseteve dhe të detyrimeve financiare të RSFJ-së; të arkivave të RSFJ-së; të pensioneve të ish-shtetasve të RSFJ-së; të pronës private dhe të të drejtave të fituara të personave privatë, fizikë e juridikë të RSFJ-së.



Gati pesë vjet më vonë, në nëntor të vitit 2005, fillojnë negociatat mes Unionit Serbi-Mal i Zi (më pas Republikës së Serbisë) dhe Kosovës për përcaktimin e statusit të ardhshëm politik të Kosovës, të ndërmjetësuara nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Më 2 shkurt 2007 Martti Ahtisaari i dorëzon Beogradit dhe Prishtinës Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të cilin Kosova e aprovon kurse Serbia e refuzon.


Sipas këtij propozimi, Kosova merr përsipër pjesën e vet të borxhit ndërkombëtar të Republikës së Sërbisë – pra, jo të Jugosllavisë, sepse sikundër u tha më sipër, ky proces ishte mbyllë. Këtu përfshihet borxhi ndaj Bankës Botërore dhe kreditorëve të Klubit të Parisit dhe të Klubit të Londrës. Propozimi i Martti Ahtisaarit thotë se pjesa e borxhit të Kosovës do të përcaktohet nëpërmjet negociatave mes Kosovës dhe Republikës së Sërbisë, duke pasë parasysh parimet e caktimit të borxhit të jashtëm në rastin e trashëgimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Sipas Propozimit të Martti Ahtisaarit, për sa kohë që borxhi nuk rindahet me marrëveshje, Kosova do t’ia kompensojë Republikës së Sërbisë pjesën e caktuar të borxhit të vet.


Siç dihet, një vit pas aprovimit të Deklaratës së ‘Pavarësisë’, Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore dhe mori përsipër që këtij institucioni t’i paguajë borxhin i cili kap vlerën rreth 381 milionë euro. Kësti i parë prej 9.2 milionë eurosh u pagua para disa javëve, kurse në mes të muajit mars të vitit vijues duhet të paguhet kësti i radhës. Në bazë të marrëveshjes Kosova do të paguajë 26 milionë euro çdo vit, e për këtë ajo ndihmohet nga shumë vende me donacione për shlyerje borxhi, nga të cilat më së shumti ka dhënë ShBA-ja: 125 milionë dollarë amerikanë.


Përveç borxhit, Propozimi i Martti Ahtisaarit përmend edhe arkivat duke thënë se ato, përfshirë këtu regjistrat kadastralë dhe dokumentet e lidhura me Kosovën, të nevojshme për administrimin normal të Kosovës, duhet të kthehen në Kosovë brenda gjashtë muajve të hyrjes në fuqi të këtij propozimi dhe derisa pritet që arkivi të kthehet, Republika e Sërbisë duhet të lejojë qasje të lirë, të shpenguar dhe efektive në të. Por, sikurse dihet, kjo nuk është duke ngjarë. Siç u vu në dukje edhe më sipër, Propozimi i Martti Ahtisaarit përmend ndarjen e borxhit dhe të arkivave, por, ç’është më e rëndësishmja, nuk e përmend ndarjen e pasurisë.


Më 17 dhe 18 shtator 2009 në Beograd u mbajt takimi mes shteteve trashëguese të RSFJ-së, me ç’rast Përfaqësuesi i Lartë për Trashëgimi i Sërbisë, Gaso Knezevic, tha se 95% e aseteve të RSFJ-së janë distribuuar tek shtetet trashëguese dhe se çështjet e pazgjidhura kishin të bënin me monedhat e vjetra të huaja, llogaritë e kursimeve, bankat e përziera, pronat ushtarake dhe arkivat shtetërore. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se procesi i trashëgimit të RSFJ-së – e edhe ai i trashëgimit të RFJ-së dhe të Unionit Sërbi-Mali i Zi – ka marrë fund një herë e mirë. Duke e pasë parasysh këtë, Kosova duhet

të arrijë një marrëveshje me Republikën e Serbisë lidhur me ndarjen e pasurisë, të arkivave dhe të borxhit të jashtëm që RFJ-ja, por jo edhe republikat e tjera, e ka marrë nga RSFJ-ja në emër të Kosovës. Nëse kjo marrëveshje rezulton e pamundshme, atëherë Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të duhej ta emëronte një arbitër ndërkombëtar.

Letonia, Lituania dhe Estonia patën refuzuar të merrnin pjesë në procesin e trashëgimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i cili u definua në marrëveshjen e bërë në Alma Ata (kryeqytetin e dikurshëm të Kazakistanit), me arsyetimin se në rast se do ta pranonin trashëgimin të BRSS-së, sikurse kish kërkuar Rusia, atëherë do të pranonin edhe se kishin qenë themelues të BRSS-së e jo vende të okupuara prej saj. Nëse Kosova shi për këtë arsye nuk është e interesuar që ta bëjë ndarjen e aseteve dhe të pasurisë, atëherë nuk do të duhej të pranonte as ndarjen e borxhit.( Shklzen Gashi).




ÇËSHT JA E KOSOVËS DHE DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE (1991-1999): NJË KONFLIKT 1 PARASHIKUESHËM 




 Kufijtë e Kosovës sipas hartave të ish-Jugosllavisë së vitit 1951


Pedagogë të Gjeografisë dhe Hartografisë kërkojnë nga qeveria e Kosovës që përcaktimi i kufirit me Malin e Zi të bazohet në hartat e Institutit Ushtarak të ish-Jugosllavisë të vitit 1958, kufi i caktuar pas luftës së Dytë Botërore.


Me këtë qëndrim është kundërshtuar puna e deritanishme e komisioneve qeveritare të të dyja vendeve për përcaktimin e demarkacionit.


Debati për këtë temë u bë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në një takim të thirrur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se kufiri është përgjegjësi e të gjithëve.


Ndërsa Prof.Dr. Florim Isufi, profesor i Hartografisë pranë Universitetit të Prishtinës, dha këtë sugjerim: “Hartat e viteve 1989, ’74, ’63 apo ’62 janë çudira. Kufijtë nuk caktohen në periudha të ndryshme kohore, por vetëm njëherë. Pas Luftës së Dytë Botërore kufijtë janë caktuar në vitin 1946. Harta u botua për herë të parë në vitin 1949, por meqenëse pati rishikim të kufijve në ish-Jugosllavi në vitin 1956, ajo u botua sërish në 1958, ku u përcaktua kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi, ndaj ne nuk kemi çfarë shtojmë më tej. Kjo është diçka shtetërore e hartuar nga ushtarakët e ish-Jugosllavisë”, deklaroi Isufi.


Ndërsa prezantoi disa harta topografike të cilat konfirmojnë këto pretendime, Isufi paraqiti edhe harta të tjera në të cilat, siç tha ai, bazohet shteti serb për të manipuluar me sipërfaqen territoriale. Në këtë kuadër, ai shtoi se sipërfaqja territoriale e Kosovës prej 10.887 km katrorë nuk është reale.


“Ne kemi gjetur dikur një burim dhe kemi thënë që Kosova është 10.887 kilometra katrorë. Kjo shifër është në disa libra, madje në disa raste është edhe 10.877, por nuk është reale. Ne duhet të bëjmë çmos që kjo sipërfaqe të fshihet, sepse sipërfaqja reale është 10.962 km katrorë”, nënvizoi Isufi.


“Demarkacioni kufirtar duhet t’i përmbahet edhe parimit natyror. Pra, majave malore, kurrizeve dhe ujëndarësve të Drinit të Bardhë dhe lumit Ibër”, sugjeroi Muharrem Cernabregu, ekspert i hartografisë.


Nga ana e tij, Ramush Haradinaj vlerësoi se, është e rëndësishme që institucionet e Kosovës t’i marrin parasysh rekomandimet e ekspertëve.


Ndërsa një bisedë telefonike, kryetari i komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha sqaroi se puna e komisionit bazohet në hartat e vitit 1974, në Kushtetutën e Kosovës dhe pakon e Ahtisarit. Ai shtoi se dokumentacioni është marrë nga Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi.


Në pakon e  Martti Ahtisarit thuhet se, “Territori i Kosovës përcaktohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988”.





Ahtisaari për “Huffington Post” flet për Kosovën, tregon për shpalljen e Pavarësisë



Martti Ahtisaari për “Huffington Post” flet për Kosovën, tregon për shpalljen e Pavarësisë



Martti Ahtisaari, ish-presidenti i Finlandës dhe një ndërmjetës i njohur ndërkombëtarisht në ndërtimin e paqes i cili në vitin 2008 u nderua me Çmimin Nobel për Paqe për rolin e tij udhëheqës në sjelljen e pavarësisë në Namibi, tërheqjes së Serbisë nga Kosova, si dhe çmontimin e armëve në Irlandën e Veriut dhe autonominë për Aceh në Indonezi ka rrëfyër përvojën e tij rreth zgjidhjes së konflikteve përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ai në një intervistë për gazetën amerikanë “Huffington Post” thotë se në vitin 2005, atij i ishte kërkuar që të udhëhiqte procesin që do të sqaronte statusin e Kosovës. Ahtisari tregon se si propozoi që të përbëjnë një “Grupi të Kontaktit” për të ndjekur ngjarjet në Kosovë.

Grupi i Kontaktit u përbërë nga përfaqësues të SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Italia, dhe Gjermania.


Ai tregon se si propozoi që të ketë një takim me ta, gjatë vizitës së tyre në Londër në vitin 2006.


“Dhe të gjithë përfaqësuesit ranë dakord për të siguruar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase, teksa unë personalisht flisja me ata përmes mesazheve private, që t’ua bëja të ditura problemet kryesore të Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që Serbia dhe Kosova ta kuptonin se çfarë isha duke planifikuar unë. Më pas, në takimin e Londrës, unë fola për temat kryesore me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe pas takimit në Londër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov udhëtoi në Uashington për t’u takuar me Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs. Megjithatë situata kishte ndryshuar. Rusia nuk donte që plani im të shkonte nëpër Këshillin e Sigurimit. Pas disa viteve negociata, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008”, thotë ai për “Huffington post”.


Ahtisaari flet edhe për sukesin e procesit të negociatave. Sipas tij në këtë aspekt çështjet kryesore të një marrëveshje paqeje duhet të jenë specifike dhe duhet të adresohen.


“ Është gjithashtu e domosdoshme që marrëveshja e nënshkruar të zbatohet dhe për këtë arsye, procesi i zbatimit kërkon që të kryhet nga njerëz kompetentë. Parametrat e së vërtetës dhe të pajtimit janë shumë të rëndësishme për të arritur paqen e vërtetë dhe duhet të jetë në qendër të çdo procesi të negociatave. Për më tepër, shkalla deri një proces për të arritur nivelin kombëtar merr kohë, dhe për këtë arsye në pajtimin e përkohshëm në nivel lokal duhet të inkurajohen dhe të ndjekur tërësisht”, thotë ai ndër tjerash.


Ish-presidenti i Finlandës tregon se cila ishte arsyeja që ai edhe kontribuoi në zgjidhjen e konflikteve.


“Unë kam lindur në Vyborg, një qytet në isthmus të Karelias, e cila atëherë ishte ende pjesë e Finlandës. Kemi humbur Vyborgun, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi vendin tim. Së bashku me 400, 000 Karelians, edhe unë u bëra një person i zhvendosur përjetësisht në pjesën tjetër të Finlandës. Me nënën time, unë u zhvendosa nga një familje në tjetrën para se të vendosesha në Kuopio. Kjo përvojë sfiduese dhe e trazuar e fëmijërisë më ka forcuar dhe ka kontribuar ndjeshëm në angazhimin tim për të punuar në drejtim të zgjidhjes së konflikteve dhe më bëri që të punoja në Kombet e Bashkuara”, rrëfen ai

.


Janë hiç më pak se 26 harta topografike, që i përkasin periudhave të ndryshime kohore. Ato janë prodhuar nga institute të ndryshme të periudhës së ish-Jugosllavisë, por edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare.



Të gjitha këto harta kanë një përputhshmëri 100 për qind të vijës kufitare me të gjitha shtetet që sot e rrethojnë Kosovën. Mbi bazën e disa prej këtyre dokumenteve është bërë edhe demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që opozitës në Kosovë po i mjafton si arsye për të prodhuar tensione dhe destabilitetit politik, transmeton Republika.info.
Pas analizimit të këtyre hartave dhe matjeve në terren, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi kishte konfirmuar edhe vijën kufitare, që është e njëjtë në të gjitha hartat e shqyrtuara, duke përfshirë edhe Hartën H26, e cila i përket NATO-s. E njëjta vijë që reflektohet në këto harta është verifikuar edhe përmes të dhënave kadastrale.

Megjithatë, këto harta nuk kanë bindur përfaqësuesit opozitarë, të cilët më gjasë as nuk janë të interesuar të binden. Me sjelljen e tyre politike, ata ende hedhin dyshime për gjithë procesin e demarkacionit. Disa javë më parë, të njëjtën vijë kufitare e kishin konfirmuar edhe ekspertët e Departamentit të Shtetit Amerikan, që llogariten si ekspertët më të mirë në botë.

Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, po ashtu ka marrë mbështetje politike të presidentit amerikan, Barack Obama, që rrallëherë është përzier direkt në politikën e jashtme të shteteve të ndryshme në botë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 gusht demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, kishte thënë Obama.
Disa muaj më vonë të njëjtin mesazh e solli edhe fizikisht në Kosovë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Por, as njerëzit dhe shteti më i fuqishëm e aleati më jetik i Kosovës, nuk ia ndryshojë mendimin përfaqësuesve të opozitës, të cilët krejt argumentet e tyre i kanë thurur në një hartë të vetme.
Harta në të cilën opozita thirret është një hartë ushtarake, e cila gjendet në Enciklopedinë  “Vojna Enciklopedija” e autorit Jakac Lafet, botimi i katërt. Sipas informacioneve ndërkombëtare të Republika.info, kjo hartë ishte bërë nga ekspertë të Rusisë për nevoja të ushtrisë jugosllave. Është hartë 1:900 000 pa matje, që nuk ka kurrfarë saktësie, është e vizatuar dhe është bërë vetëm për t’u orientuar ushtria jugosllave përafërsisht rreth kufijve.
“Amerikanët nuk pranojnë harta ruse. Ato kanë një pasaktësi shumë të madhe, prandaj nuk janë shqyrtuar fare as nga komisioni dhe as nga Departamenti i Shtetit Amerikan”, thotë ky burim për Republika.info.

Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë vijë ndarëse ndërmjet Qeverisë dhe fuqive perëndimore në njërën anë dhe përfaqësuesve të opozitës, në anën tjetër.

Republika.info sjell 26 harta topografike të cilat demantojnë pretendimet e opozitës së demarkacioni me Malin e Zi është i padrejtë dhe joprofesional. 

Harta H1 – Harta topografike “Bogoqevicë” 1:25 000, përfshin zonat: Junik, Irzniq II, Isniq. Kjo hartë është prodhuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak (IGJU) në Beograd dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufij administrativ. Në hartë është zmadhuar pjesa e tre kufirit Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.
Harta H2 – Harta topografike “Çakor” 1:25 000, përfshin zonat: Isniq, Drelaj, Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë. Kjo hartë është prodhuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak (më tutje në tekst IGJU) dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Është zmadhuar pjesa e Çakorit dhe nuk shihet ndonjë vijë kufitare në atë pjesë.


Harta H3 – 
Harta topografike “Vrello Ibar” 1:25 000, përfshin zonat: Jashanicë, Bogë, Shkrel, Koshutan. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufij administrativ. Nuk ka kufi tjetër të paraqitur në këtë hartë.


Harta H4 – 
Harta topografike “Rugovska Klisura” (Gryka e Rugovës) 1:25 000, përfshin zonat: Koshutan, Pepiq, Reka e Ali Agës, Lipa. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit, gjeoreferencimit dhe vendosjes së hartës sipas sistemit koordinat në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufi.
Harta H5 – Harta topografike “Rozhajë” 1:25 000,përfshin zonat: Koshutan , Pepiq, Reka e Ali Agës, Lipa. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1969- 1970. Harta është përpunuar, në sistemin koordinat, gjeoreferencuar dhe futur në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H6 – Harta topografike “Kaliqan” 1:25 000, përfshin zonat: Lipa, Novo Sella, Jabllanica e Madhe, Jabllanica e Vogël, Kaliqan. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufijtë administrativ.
Harta H7 – Peja 3-1 (Çakor) 629-3-1, Shkalla e zvogëlimit 1:25 000, përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H8 – Peja 3-2 (Rugovska klisura-Gryka e Rugovës) 629-3-2, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, dhe  përfshin periudhën. kohore 1970 – 1972. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Në hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës ku  prapa tij shihet se nuk ka kufi tjetër të paraqitur në hartë.
Harta H9 – Peja 3-3 (Bogicevica) 629-3-3, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972, botuar nga IGJU (Territori i jashtëm është paraqitur nga harta Italiane 1:50 000 e vitit 1929). Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H10 – Peja 3-4 (Djeravica – Gjeravica) 629-3-4, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga  IGU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, Viti 1970 – 1972. (Territori është paraqitur nga harta Italiane  1:50 000 e vitit 1929). Kjo hartë nuk e përfshin pjesën e kufirit me Malin e Zi vetëm është paraqitur si pjesë e lidhshmërisë së  hartave: Peja 3-1, Peja 3-2 dhe Peja 3-3.
Harta H11 – Peja 1, 629-1, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, përfshin periudhën kohore 1983 – 1985. Botues IGJU. Pas përpunimit dhe vendosjes së  hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës ku shihet që në këtë hartë topografike nuk ka kufi  shtetëror apo administrativ mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H12 – Peja 2, 629-2, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000 (Karta JNA) , Viti 1966. Botues IGJU Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës ku shihet që në këtë hartë topografike nuk ka kufi shtetëror apo administrativ mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H13 – Peja 3, 629-3, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, viti 1967. Botues IGJU. Kjo hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, viti 1967 nuk ka kufi tjetër të paraqitur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H14 – Peja 3, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, Viti 1951, botues IGJU. Në këto harta topografike (H13 dhe H14) është i paraqitur kufiri  shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Brenda  territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufinjë administrativ mirëpo, çelësi topografik për  Hartat topografike 1:50 000, 1:100 000 dhe 1:200 000, i punuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak në vitin 1964 jep sqarim se paraqitja në hartë vijë-dy pika-vijë, është përkufizim apo kufi i rrethit ose qarkut (“sreska granica”).
Harta H15 – Harta e alpinizmit, 1:75 000, viti 1966. Botues: Shoqëria e Alpinistëve dhe Skitarëve “Deravicë” – Pejë. Hartë e botuar nga  Shoqëria e Alpinistëve dhe Skitarëve “Gjeravica” Pejë. Përpunimi dhe reproduktimi i hartës është bërë nga “Geokarta” Beograd më  1966. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu  edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës.
Harta H16 – Peja (629) Shkalla e Zvogëlimit 1:100 000, botimi i parë – shtypur në vitin 1970, përmbajtja sipas gjendjes së viteve 1963 – 1965,  botues IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, botimi i parë në vitin 1970, përmbajtja e gjendjes së  viteve 1963 – 1965. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë  gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të  republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H17 – Peja (2-NIMA, M6010, 3080) P=1:100 000 (Ish Jugosllavia). Përpunuar dhe publikuar nga Agjencioni Nacional për Hartografi i SHBA.  Kjo hartë është zbatuar në Marrëveshjen e Kumanovës. Informacionet në hartë janë të vitit 1992. Hartë nga Marrëveshja e Kumanovës,  në të cilën paraqitet kufiri i Kosovës me Malin e Zi dhe zona e sigurisë brenda territorit të Malit të Zi. Po ashtu është  paraqitur edhe Kufiri i Kosovës. Po ashtu është zmadhuar pjesa tek Haxhaj ku vërehet përputhshmëria në mes të kufirit zyrtar të  Republikës së Kosovës dhe Kufirit të Kosovës të paraqitur në këtë hartë.
Harta H18 – Peja (4320) shkalla e zvogëlimit 1:200 000, përmbajtja sipas gjendjes nga viti 1973, e plotësuar më 1976. Botues IGJU. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe  kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo  kufinjë administrativ. Është zmadhuar pjesa e Çakorit e cila shihet që është jashtë kufirit të Kosovës, pa asnjë dokument qe e  provon ndryshe.
Harta H19 – Prizren, P=1:300 000, Sekret Intern Ushtarak. Botimi i parë, e shtypur më 1990, Botues IGJU. Në këtë harte topografike e cila ishte hartë sekrete interne e ushtrisë së Jugosllavisë, përveç kufirit shtetëror të RSFJ-së me Shqipërinë gjithashtu paraqitet edhe kufiri mes njësive federative dhe krahinore të RSFJ-së. Të dhënat bazë të kësaj harte janë nga gjendja e viteve 1985-1986.  Duke filluar nga trekufiri me Shqipërinë deri te trekufiri me Serbinë, vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është  identike me vijën kufitare të Republikës së Kosovës. Në këtë hartë janë zmadhuar legjenda ku janë të paraqitur llojet e kufijëve:  shtetëror, republikan dhe krahinor. Është zmadhuar një pjesë e kufirit tek Haxhaj ku vërehet përputhshmëria mes vijës zyrtare të  Kosovës dhe vijës në këtë hartë si dhe është paraqitur pjesa e Çakorit ku shihet që është jashtë kufirit të Kosovës.
Harta H20 – Mozaiku i të dhënave nga hartat e ndryshme të viteve 1973, 1974, 1979 dhe 2015 me përmbajtje të ndryshme ku shihet lidhshmëria e  tyre me hartat e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës në ato periudha kohore.
Harta H21 – Harta e KSA të Kosovës, P=1: 200 000, botuar nga “Geokarta” Beograd 1973, Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin  1973. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale po ashtu dhe kufiri zyrtar i Krahinës se Kosovës e tani i Republikës së Kosovës. Mbi këtë kufi fillon Republika Scialiste e Malit të Zi e shkruar (RS Crna Gora).
Harta H22 – Harta e KSA të Kosovës, P=1: 200 000, botuar nga “Geokarta” Beograd 1974. Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1974. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale poashtu dhe kufiri zyrtar i i Krahinës se Kosovës e tani i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e  Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Mbi këtë kufi  fillon Republika Socialiste e Malit të Zi e shkruar alfabet cirilik (RS Crna Gora).
Harta H23 – Krahasimi i hartës nr:21 me hartën në përpjesë 1:10 000 të Malit të Zi si dhe me hartën hartën KSA të Kosovës, të vitit 1974. Në pjesët e zmadhuara të kësaj harte shihet qartë përputhshmëria e hartës kadastrale 1:10 000 të Malit të Zi si dhe me hartën e  KSA të Kosovës, të vitit 1974.
Harta H24 – Harta e Kosovës me seksione trigonometrike, P=1:200 000, hartuar nga Geokarta Beograd 1979, Botues Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë – Prishtinë, Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1979 me kërkesë të Krahinës Socialiste Autonome të  Kosovës, derisa është botuar nga Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë – Prishtinë. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike,  kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale po ashtu dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një  pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e  paraqitur në këtë hartë.
Harta H25 – Harta pasqyruese e zonave kadastrale, Nr. 20, P=1:100 000. Botuar nga Geokarta Beograd 1959. R.P. e Serbisë. Në këtë hartë  paraqiten kufijtë e zonave kadstrale të Republikës Popullore të Serbisë, ku përshkruhet se zonat kufizohen me Republikën Popullore  të Malit të Zi, e qe është ne përputhje me kufirin zyrtar të Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e  kufirit për Komunën e Pejës ku shihet përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Në shtojcën 3.7 është bërë krahasimi i hartës se Seksioneve Trigonometrike te SAP Kosova viti 1974 dhe hartës së  Malit të Zi e vitit 1972, të dy këto harta te hartuara nga Geokarta Beograd.

Harta H26 – Harta e KFOR-it, 1:250 000, viti 2000. Hartë e botuar nga NATO/KFOR në të cilën trajtohen fushat e minuara brenda territorit  të Kosovës. Në këtë hartë gjithashtu paraqiten kufijtë administrativ të Kosovës dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës (me ngjyrë të kuqe dhe transparente). Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Shih legjendën për kufirin sipas  marrëveshjes së Kumanovës.

Dy profesorët, Dr. Florim Isufi, Dr. Shpejtim Bulliqi, të cilët nga motive shkencore janë marrë me hulumtimin e fakteve rreth vijës kufitare midis Kosovës e Malit të Zi, pas publikimit të dy pjesëve më përpara, i kanë dërguar redaksisë sonë edhe vazhdimin e tretë, të cilin për arsye të aktualitetit po e publikojmë në tërësi.

Dy hulumtuesit që në moto të këtij punimi theksojnë: Hulumtimi është me karakter shkencor dhe nuk ka karakter patriotik, nacionalist, racor apo pretendim territorial.
Meqë problematika e kufirit të Kosovës me Malin e Zi është përcjell me shumë moskuptime dhe paqartësi, vendosëm që opinionit t’ia paraqesim edhe një pjesë (pjesa e III-të) të hulumtimit shkencor në lidhje me demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi. Nga analizat shkencore vërehet se ka shumë paqartësi shkencore dhe metodologjike në qasje të problemit. Gjithashtu vërehet mos përmbajtje e rregullave hartografike në identifikimin dhe shtjellimin e objekteve të paraqitura në hartat e ndryshme si për ato që kanë legjendën dhe shkallën e hartës, ashtu edhe për ato të cilat nuk i kanë. Gjatë hulumtimit të zhvillimit historik të një ngjarje gjeografike nuk merret parasysh vetëm një burim hartografik, por shumë burime dhe vetëm me metodën krahasimore mund të vihet deri te rezultatet e sakta dhe të pamohueshme. Këto rezultate duhet të jene te verifikuara edhe nga ekspertet tjerë.
Dihet se Kosova me Malin e Zi kufizohet në anën perëndimore dhe veriperëndimore. Është obligim shtetëror (i institucioneve të shtetit) të bëjë bartjen e vijës kufitare nga terreni në hartë dhe anasjelltas, pastaj të bëjë monitorimin dhe menaxhimin e vijës kufitare, jo e komunave, sepse ato janë vetëm njësi territoriale administrative. Çdo analizë dhe paraqitje hartografike për territorin e Kosovës në përgjithësi dhe pjesëve të veçanta të saj i takon institucioneve qendrore, ndërsa njësit më të vogla administrative i respektojnë dhe i përdorin ato. Hartat, veçmas tek ato ku definohet kufiri shtetëror nuk i punon dhe nuk guxon ti punoj komuna e as ndonjë grup punues i ekspertëve të specializuar në tematikën e caktuar pa lejet përkatëse shtetërore. Ata duhet ti përmbahen dhe i përmbahen hartave digjitale dhe hartcopy të institucioneve qendrore. Në këtë kontekst në Kosovë pas luftës së vitit 1999 ka ekzistuar vetëm një hartë e Kosovës, ajo e territorit të Kosovës bazuar në sipërfaqen e pronave të paluajtshme. Shkencërisht kjo sipërfaqe ndryshon nga territori shtetëror i Kosovës. Shikuar në përgjithësi të gjitha planet hapësinore komunale dhe shtetërore, planet tjera zhvillimore, plane menaxhuese etj., janë punuar mbi hartën e sipërfaqeve të pronave të paluajtshëm, jo edhe mbi harta tjera, prandaj gjatë krahasimeve dhe gjetjeve të tematikave të ndryshme nuk kemi të bëjmë me një atllas hartash por vetëm me një hartë grafike me tematika të ndryshme. Kështu nuk mundemi që në aspektin hartografik të kemi rezultate bindëse për ndryshimin (tkurrjen) e territorit të Kosovës. Një gjë e tillë është, hutese dhe jo e kuptueshme për opinionin dhe qarqet e ndryshme vendimmarrëse.
Duke parë këtë fakte ne vendosë të paraqesim disa të gjetura në hulumtimin tonë te cilat institucioneve të Kosovës dhe opinionit te gjere publik do ti ndihmoj që të kenë një pasqyre më te çarte rrethe kësaj problematike.
1. Harta e parë e territorit të Kosovës (me kufirin zyrtar Kosovë Mali i Zi) është botuar në vitin 1948 nga Instituti gjeografik ushtarak i Jugosllavisë. Harta është topografike me shkallë 1: 100 000 që do të thotë 1 centimetër në hartë është e barabartë me 1 km në natyrë. Në këtë hartë është e vizatuar (gjendet) vija kufitare e hapësirës së Kosovës me Malin e Zi. Për opinionin në përgjithësi dhe ata që nuk kanë njohuri gjeografike dhe hartografike kjo vijë kufitare u bë shqetësuese sepse pretendohet se paraqet ndonjë vij të territorit të ndonjë hapësire organizative ushtarake “harta speciale ushtarake apo kufij te njësive ushtarake”. Është gabim shumë i madh sepse sqaruesit e objekteve të paraqitura në hartat topografike japin shpjegimin dhe dimensionet për secilin objekt veç e veç në një harte serioze siç janë këto harta. Ne në hulumtimin tonë kemi përdorur shumë literaturë topografike ndërkombëtare, por qe të mos hutonim lexuesit po paraqesim literaturën në gjuhën shqipe. Më së miri e shpjegon libri “Përpilimi i hatave & përgjithësimi hartografik” i botuar në Shkup me 2006 i autorit Bashkim Idrizi në faqen 118, dhe në shtojcën në fund të librit. Te dhënat lidhur me kufirin ndarës ne mes të Kosovës dhe Malit te Zi, paraqiten edhe në hartat topografike 1: 50 000 të vitit 1958 duke përcjell koordinatat e njëjta, pika dhe kuota, në tersit morfologjik të njëjtë me atë të vitit 1948. Që të shuhen të gjitha dilemat e vërtetësisë së kësaj vije kufitare kemi bërë krahasimin e hartave topografike të territorit të Kosovës të prodhuara në Gjermani me shkallë 1;50 000. Sqaruesi i legjendës tregon se në hartë kemi vija kufitare dhe se vija me ndërprerje 1 vijë 2 pika, paraqet kufi mes njësive administrative. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
2. E njëjta vijë është e publikuar edhe në librin ENCIKLOPEDIA E JUGOSLLAVISË, Botues: Naklada Leksikografski Zavod FNRJ, Zagreb 1962/83, në hartën me titull Pec. Harta është kolor, e punuar, dhe ka kufirin Kosovë - Mali i Zi me vija të ndërprera. Vija kufitare është në përputhje me vijën kufitare të hartave topografike të mësipërme, kufirin paraqitet në qafën e Çakorrit dhe të Kullës dhe dallon shumë nga vija kufitare e demarkacionit të fundit që po pretendohet te vihet ne fuqi. Për autoret dhe seriozitetin shkencorë të kësaj enciklopedie nuk diskutohet pasi që në të kanë marre pjese autoret eminent të kohës. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
3. E njëjta hartë është botuar edhe në librin VOJNA ENCIKLOPEDIJA në hartën e Jugosllavisë dhe në hartën e Kosovës e botuar në vitin e 1974. Harta është kolor dhe ka kufirin Kosovë - Mali i Zi me vija paralele (ngjyrë të kuqe) dhe pika të zeza. Vija kufitare është në përputhje me vijën kufitare të hartave topografike. Kufiri paraqitet në qafën e Çakorrit dhe të Kullës dhe dallon shumë nga vija kufitare e demarkacionit të fundit që po pretendohet të jete në rregull nga ana e komisionit. Për autoret dhe seriozitetin e madh shkencorë të kësaj enciklopedie nuk diskutohet pasi që edhe në të kanë marre pjese eksperte të njohur të kohës. Të gjitha këto materiale autoret e këtij hulumtimi i kane në dispozicion për institucionet dhe opinionin e gjere publik. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
4. Në vitin 1974 botohet atllasi pedologjik i Kosovës (Grup autorësh Harta pedologjike e Kosovës, IEU, J. Cerni, Beograd 1974), me saktësi të madhe për kushtet shkencore të atëhershëm. Shkalla 1:50 000, baza është harta topografike 1:50 000, kufiri i Kosovës me Malin e Zi jo i njëjtë me vijën e re të demarkacionit, por në përputhje të plotë me kufirin e pas luftës së II-të botërore (i njëjtë me vijën kufitare në hartat topografike dhe enciklopedit). Saktësia 1 cm në hartë 500 metra në natyrë. Serioziteti shkencor dhe profesional i autorëve dhe botuesit flet për kualitetin e hartës. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
5. Në vitin 1985 Enti Krahinor për Mbrojtjen e Natyrës boton studimin mbi arsyeshmerinë shoqërore të shpalljes së një pjese të Bjeshkëve të Nemuna në komunën e Pejës “Park Nacional”. Përveç detajeve tekstuale studimi boton edhe një hartë me shkallë shume të saktë 1:30 000, ku paraqet edhe kufirin verior të komunës së Pejës. Kufiri përputhet me vijën kufitare të hartave topografike dhe enciklopedive që u përmendën më sipër dhe dallon shumë me vijën aktuale të demarkacionit. Kufiri shkon deri në qafën e Kullës. Ndër autorët e shumtë janë edhe disa inxhinier serbë të gjeodezisë, drejtori i drejtorisë së gjeodezisë së KK Pejë, si dhe kryetari i kuvendit të Pejës dhe kryetari i Këshillit ekzekutiv të K.K. Pejës i cili ishte serb. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
6. Në vitin 1998 botohet njëra ndër hartat më të sakta për territorin e Kosovë, autor M. Meha, botues Rilindja, shkalla 1:200 000, baza topografike me izohipse. Harta ka edhe bashkautor nga një gjeografë dhe gjuhëtar toponime. Kjo hartë ka kufijtë e Kosovës shumë të dallueshëm dhe në përputhje me kufijtë e hartave topografike dhe enciklopedive me pak devijime. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
7. Nga hulumtimi i hartave të ndryshme nëpër vite, të institucioneve relevante, botuesve dhe autorëve të ndryshëm, dhe duke u mbështet në bazën hartografike të përpiluar nga institucionet federative të ish Jugosllavisë kemi ardhur në përfundim se kufijtë e Kosovës janë paraqitur drejt dhe pa gabime të mëdha, varësisht nga shkalla e hartës. Asnjëherë nuk kanë cenuar territorin e Kosovës dhe se me siguri janë bazuar në demarkacionin e vendosur nga komisioni i pas luftës së II-të botërore. Vetëm hartat e punuar nga institucionet lokale dhe pas luftës së vitit 1999 ndryshojnë nga kufijtë e asaj kohe, tkurrin hapësirën territoriale të Kosovës dhe nuk mbështetën në ndonjë vendim administrativ apo politik të dalur nga Kuvendi i Kosovës apo republikave për rreth që nga paslufta e II-të Botërore. Nga këtu është e pa qartë pse vije e re demarkacioni nuk bazohet në kufijtë territorial të Kosovës, por në kufijtë ende të pa aprovuar me ndonjë vendim administrativ bazuar në kushtetutën e ish Jugosllavisë apo kushtetutën e KSA të Kosovë, si dhe ndonjë vendim të parlamentit të Republikës së Kosovës pas luftës së vitit 1999.
8. E gjithë kjo rrëmujë dhe paqartësi hartografike dhe territoriale për territorin e Kosovës rrjedh si pasoj e mos angazhimit permanent në ruajtjen e saj. Autoret dhe institucionet e ndryshme shkencore dhe hartografike kosovare nuk i kanë kushtuar kujdes me kalimin e kohës problemit të kufirit të Kosovës. Mungesa e një instituti hartografik dhe mos arkivimi i bazës hartografike ngrit dilema në lidhje me hapësirën territoriale të Kosovës. Analizat e shumta të bëra konstatojnë se aprovimi i vijës së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi duhet të anulohet. Institucionet vendimmarrëse dhe ato akademike duhet ti qasen shkencërisht problematikës së territorit të Kosovës, të arrihen rezultatet të pamohueshëm e pastaj të fillohet me demarkacion. Burimi i të dhënave dhe faktet hartografike janë të shumta dhe në anën tonë. A ka ma mirë se me mbrojt atë që na takon duke u thirr në fakte të autorëve, akademikëve, institucioneve dhe literaturën jo shqiptare, sidomos të atyre që nuk ja donin të mirën Kosovës. Aq më tepër kur dihet se këto fakte janë të sakta dhe institucionale.
Nga të gjitha këto mund të konkludohet se hulumtimet shkencore-profesionale të mbështetura në fakte hartografike, historike dhe praktike vërtetojnë se territori i Kosovës me demarkacionin e ri humbë sipërfaqe prej 8229.4 hektar.
Autoret kanë punuar edhe pjesën e katërt të hulumtimit që ka të bëj me vërtetën e sipërfaqes së Kosovës nëpër vite nga autoret dhe institucionet e ndryshme. Momentalisht janë duke punuar në gjetjen e dokumentacioneve administrative të cilat vërtetojnë (mos) harmonizimin e territorit të vërtet të Kosovës me territorin e pronave të paluajtshme. Kërkimet janë përqendruar në të gjitha periudhat kohore pas luftës së dytë botërore
“Kadastra” jugosllave kërkon të ripushtojë gjeohapësirën e Kosovës



Komisioni i Demarkacionit e ka afruar kaq shumë vetëplagimin, në dëm të Kosovës, me një trazim shqetësues gjithëshqiptar. Kryefjala e këtij komisionit ndarës, e njësisë që vrojtoi dhe humbi, orientoi dhe mjegulloi, shënjoi dhe fshiu, para sesa Thaçi i pushkës të firmoste këtë hartografi të ndarjes së kufirit, të cilën ne duhet që ta ndalim. Kryefjala e veprës vjen së fundi në një deklaratë të rëndë: “Komisioni nuk e ka pasur mandatin që të ndryshojë kufijtë!” Atëherë ç’ka bërë, vallë? Vetëm për të firmosur dokumente, të cilat ia servirin të tjerët? Një hartograf, në krye të kësaj negociate duhet të dorëhiqej, mbasi nuk ka qenë hapur asnjë dritare për hulumtesën e tij.

Vetëm kjo do të duhej që procesi të ndalej, që hapa të më- tutjeshëm të maturoheshin në mënyrë që ne shqiptarët të mos e hamë turpin me bukë. Tani na duhet të qëndrojmë varur në atë litarin që lëkundet përgjatë një shekulli e më shumë dhe që e ka një degë ku është lidhur: “Kushtetuta e vitit 1974… kufijtë administrativë të Krahinës Autonome… dhe fantazma e Jugosllavisë ende duke diktuar, dhe Europa ende e dëgjon, dërgon instruksion për shndërrimin e kufijve të prerë të kombit shqiptar. Komisioni i ngjirur, paska edhe një kumt tjetër: “Kufiri Kosovë-Mali Zi pas vitit 1945 është kryesisht i njëjtë “ (marrë nga njoftimi i Komisionit )” “Kryesisht = më e shumta”.

Pra, më e shumta e hartave apo e burimeve të gjeoinformacionit që e rrëfejnë atë kufi se është i njëjtë. Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë: Po atë pjesën tjetër të hartave dhe dokumenteve arkivore që ju nuk i citoni, por i deklaroni se ekzistojnë, pse nuk e paraqitni? Pra ju e pranoni se hartografia tragjike e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi ka pjesën tjetër të saj në arkiv, por që ju nuk e keni përdorur. Në praktikën e negociatave midis shteteve për ndarjet kufitare në të mirë të tejdukshmërisë dhe të procedurave shënjohen edhe paraqitja e dokumenteve të të dy palëve, e burimeve të ndryshme, historike, enciklopedike, gjeografike, kadastrale, hidrografike, turistike, ushtarake, të cilat duhet të kenë edhe gjurmë protokollare në proces, çka mund të kërkohet dhe hulumtohet.

Dhe kjo normë e negocimeve, e diskutimeve dhe e shkoqitjes, nuk ekziston, pra është fshehur, është mohuar. Dhe së fundi një kumt tjetër: “…pas hulumtimeve profesionale e shkencore ju njoftojmë se hartat topografike, ushtarake, pedologjike, etnike, pyjore, historike etj. nuk mund të shërbejnë për shënjim të kufirit shtetëror, sepse në dispozicion janë gjeoinformacioni, hartat dhe dokumentacioni zyrtar i Kosovës…”.

Tani hartografët mund të pyesin: Ku e keni gjetur gjeoinfrmacionin dhe hartat zyrtare, se Kosova asnjëherë nuk e ka bërë hartën e saj? ? Ia keni marrë Serbisë? Ju mohoni çdo lloj harte tjetër, dhe bëni bisht të përmendni se keni përdorur hartat kadastrale, të vetmet ato, që zyrtarizojnë zaptimin e hapë- sirave të Kosovës në vite. Rrallë në botë mund të ndodhë që të përdoren hartat kadastrale, aq më tepër në zonën bjeshkore, kullosore dhe pyjore, ku nuk ka toka bujqësore të punueshme. Ju nuk e shfrytëzoni përvojën ndërkombëtare për ndarjet kufitare, kur të parat harta që përdoren janë ato topografike zyrtare në shkallë sa më të madhe, të shoqëruara edhe me rilevime të sakta dhe përshkrime topografike të formave gjeografike të vijëkalimit kufitar. Ky është një kushtëzim fatal dhe i papranueshëm.

Pse është zgjedhur “kadastra” që të diktojë?


Tërësia e hartave topografike (planeve, rilevimeve etj.) në të cilën mund të lëviznin dhe të hidhnin çapat e ekuilibrit, për pelivanët e Demarkacionit, kanë qenë dy buronja: (i) Hartat topografike ushtarake që në shumë shtete, nisur që nga luftërat botërore, e kanë pasur të drejtën ekskluzive, shtetërore për pasqyrim kufijve, mbasi ato harta përfshijnë brenda tyre si burim informacioni edhe hartat kadastrale.

(ii) Hartat kadastrale, pronësore në llojshmëri të tyre (si një plotësim gjeoinformativ për hartën topografike). Përse vallë negociatorët teknikë, të palës kosovare, kanë zgjedhur ”Kadastrin”, çka ka qenë shumë e vlershme edhe për palën malazeze? Tani që është gatuar “demarkacioni teknik dhe është firmosur në mënyrë paraprake edhe politikisht, nuk mund t’u shkosh për vizitë, as t’u thërresësh Bjeshkëve, të cilat në hapësirën kohore të pushtimit janë shndërruar, duke shndërruar edhe kufirin natyror, historik. Kosova e pushtuar dhe e prerë në historinë e djeshme, po edhe në të sotmen e saj, s’gjen dot prehje, nga ndërfutja e ardhësve pushtues, në shekuj, ku përbërësi sllav ka lënë gjurmë. Ndaj, edhe në këtë rast, është thirrur kadastra e diktuar e gjeohapësirës së Bjeshkës që duhet përvetësuar. Pushtuesi i dikurshëm vijon të diktojë edhe në të sotmen. Kjo është përshtatje tolerante për Serbinë dhe Malin e Zi, që ende vënë dhe shkulin piketa sipas oreksit të tyre.

Dëshmitë historike vijnë në kujtesë: (citoj prof. Cërabregu: “Okupimi i Bjeshkëve qysh nga viti 1981 nga grupe të armatosura të sigurimit malazez shkaktoi pasoja të rënda ekonomike te dukagjinasit. Kullosat bjeshkore mbetën të shkreta, të zbrazëta nga barinjtë dhe bagëtitë”). Çakorri dhe Belluha ishin prona me tapi të Kuqishtasve, të dy familjeve të mëdha kulake të Zek Haxhisë dhe Sali Turkajve në prona të tyre të ligjshme. Po të ndiqet “Kadastri” edhe për shqiptarët të cilët kanë pronat në të kaptë të Qafës së Diellit dhe të Çakorrit dhe Kullës, duhet të kish pasur një ndarje, që s’do t’i jepej kurrë zgjidhje për kompleksitetin e saj. Ndërkaq, dihet se demarkacioni i kufirit të Kosovës me Maqedoninë nuk është bërë sipas Kadastrës, por sipas gjeomorfologjisë topografike të ujërrjedhave. Pse u dashkan vallë dy standarde të ndryshme?

Hartat topografike të institutit gjeografik ushtarak të Jugosllavisë

Hartat topografike ushtarake që vijnë nga Instituti Gjeografik Ushtarak Jugosllav në vite të historisë së pushtimit, janë grumbulluar për t’u pasur si konsultative nga Komisioni, dhe në dosjen e hartave, ato janë të pranishme vetëm për një fakt të vetëm: ”se pasqyrojnë me përpikëri Demarkacionin midis të dy shteteve”. Mirëpo botime të veçanta të këtij Instituti e kanë këtë vijë kufiri, me saktësi e qartësi teknike. Ndryshimet kanë ndodhur më vonë. Kundërshtia del sërish në pah.

Hartat origjinë janë dëshmi që nuk mund të rrëzohen dot, sepse ato janë rrënjë dhe themele hartografike. Ajo që e shton edhe më shumë shformimin e gjeoinformacionit dhe largon përqasjen shkencore është harresa dhe shmangia e shumë hartave topografike e po të njëjtit Institut jugosllav, që pasqyron gjendje dhe hollësi shënjore kufitare. Hartat janë të viteve 1945, 1946 dhe 1958. Prej këtu, çka mund të quhet një vit kthese, kur mesa duket “Kadastri” jugosllav i ka lënë dorë të lirë Republikës së Malit të Zi të pushtojë pak nga pak një pjesë të Bjeshkës, të zaptojë prona, ndërkaq të shpërngulen kulakët antikomunistë që kishin prona në Bjelluhë e Çakorr, në kohë kur braktisja bënte punën e saj. Kështu duhet të ketë ndodhur mbasi asnjë fjalë nuk gjendet e shkruar se ku kalon kufiri midis Republikës së Malit të Zi dhe Krahinës Autonome, harrohen harta e botime të mëparshme dhe puthitet mashtrimi i sotëm.

Portreti i kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi është tani më sureal se cilado kohë që shkoi. Askund në botë askush nuk mund të pranojë të shohë e të ligjësojë një pamje të tillë të prerjes së ujërrjedhës, duke e rrëfyer zaptimin nga Kadastri pushtues, tanimë në dorë të përfaqësuesve ekspertë të Republikës së Kosovës. …Një hartë ushtarake gjermane e vitit 1943, e sjell kufirin administrativ në ujëndarjen dhe ujërrjedhën historike. Kjo hartë është e botuar nga “Geographic Section General Staf No. 4396 …published by War Office, 1943 … Second edition, 1946). Aty, aq qartë duken shenjat e përkalimit të vijës NDARËSE administrative, ku janë të pranishme të shënuara lartësitë më të epërme të kreshtit ndarës të Bjeshkës, në vijëkthesën e lartësisë 1806, një kthim për në veri, duke hipur në kuotën 2006 metra, ndërkaq Kulla duket e shkruar në hartë, kurse vija ecën drejt lindjes. Gjithësia konturore dhe lartësore në këtë hartë është ushtarake, në kulm të Luftës së Dytë Botërore. Harta të të njëjtit Institut të vitit 1927, 1940, 1946, 1949, të cilat rrojnë, janë dëshmi koordinatave, që janë në favor të Republikës së Kosovës. Vijnë kësilloj dy pamje, të cilat janë “demaskuese” në planin hartografik, sepse duhet të ketë pasur një urdhër, një kapje politike dhe një realitet i shformuar pronësor nga Jugosllavia.

E themi këtë se harta, ndër më të mirat e të gjitha botimeve të tjera, ka një cilësi të lartë topografike në paraqitje të sistemit të izoipseve, rrjetit të ujoreve që rrjedhin në të dy krahët (Mal i Zi dhe Kosovë), të toponimeve, të rrjetit rrugor, kreshtit ujëndarës, është botim i Institutit Gjeografik Ushtarak i Jugosllavisë (shiko: Izdanie Vojnogeografskog Instituta 1958 god ). Viti 1958, viti i ndryshimit të vijës kufitare, nuk mund të ketë qenë rastësor, kur specialistët gjeotopografë të Jugosllavisë, me një urdhër që s’gjendet, kanë bërë zhvendosjen e shenjave të kreshtave ujëndarës.

A ka, vallë një urdhër, a ka një instruksion hartografik,që ruhet në arkivat e tyre? Me Kosovën Krahinë në atë kohë mund të bëje ç’të dojë, e të shënojë kufij të pazakontë në atë hartë zyrtare topografike dhe në atë kadastër pushtuese. Kudo në botë, sot e kësaj dite, në të gjitha ndarjet kufitare, të cilat shpesh bëhen “sherr” në shekuj, u drejtohen hartave të origjinës, rrjedhës së kalimit të gjeoinformacionit nga një botim harte te tjetri, në përtëritje të tyre. Ndërkaq, pala malazeze ka shumë harta në botime enciklopedike, të cilat nuk i nxjerr, mbasi dëshmitë e mashtrimit dalin sheshit.

Epilog që s’mbaron

Epilogu e ka një kadastër të saktë. E ka edhe një hartë të vërtetë. Atë e fundojnë njerëz dhe shpresa njerëzore të lirisë për të cilën luftojmë. Hartografët janë orientues dhe pararojë, hullitë dhe hapat që hedhin nuk i çojnë bashkësitë e tyre në tymnajë. Kosova vjen vërdallë me lirinë e saj që s’është e lirë, ajo i ka njerëzit e saj në dilema të mëdha, sepse askush nuk po i pyet, për fjalët, kujtesën, Bjeshkën e Namum, kullosat dhe kreshtat ujëndarës, pozicionet që ruanin Krahinën e Rugovës, Lumbadhin dhe Komunën e Pejës, se këto të gjitha janë koordinata që nuk fshihen dot.

Kadastri që e thamë në fillim, ka bërë një shiritndarës të pavërtetë. Ne duhet ta shkulim atë, dhe ai ashtu natyrshëm do të ngjitet përsipër në Çakorr e Kullë, atje ku e prêt (të paktën) ajo rrënja e mëkëtejme e historisë. * Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Oponent i marrëveshjes detare midis Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009-2010.(Myslim Pasha)
Me leje të KFOR-it, Serbia aktivizon radarët e kontrollit ajror brenda territorit të Kosovës











Riaktivizohen radarët serbë në Kosovë
Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajror në vendin e quajtur Maja e Panqiqit, që ndodhet në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Qendra e radarëve serbë shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit.


Eksperti i sigurisë Florian Qehaja ka thënë  se riaktivizimi nga ana e Serbisë i radarëve që ndodhen në territorin e Kosovës, përbënë shkelje të sovranitetit, për të cilën gjë ai fajëson forcat e NATO-s në Kosovë, që janë përgjegjës për vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo përbënë shkelje të sovranitetit tonë. Konsideroj që Serbia është duke e shfrytëzuar vakumin që ekziston në drejtim të mos bashkëpunimit me Kosovën dhe është duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që i ka në drejtim të vëzhgimeve dhe në drejtim të interceptimeve për qytetarët e Kosovës. KFOR-i qartazi së voni, nga një pozicion neutral po shihet që ka lëvizur më shumë në një pozicion të përmirësimit sa më të madh të marrëdhënieve me Serbinë dhe ky është një vendim politik”, thotë Florian Qehaja, ekspert i Sigurisë.



Qehaja ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të bëjë trysni mbi bashkësinë ndërkombëtare që çështjen e demarkimit të kufirit me Kosovën, Serbia ta ketë si kusht në kuadër të kapitullit 35 për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Edhe hartat zyrtare dhe dokumentet kadastrale të Kosovës konfirmojnë se qendra e navigacionit dhe radarëve ndodhet brenda territorit të Kosovës.

Profesori i gjeografisë, Florim Isufi ka shpjeguar se si në bazën e të dhënave të gjeoportalit të Kosovës, që është hartë zyrtare digjitale e shtetit, radarët tek Maja e Panqiqit shihen që janë brenda territorit kosovar, por ai tregon edhe se si Serbia ka ndërhyrë në gjeoportalin e sajë dhe e ka devijuar kufirin pikërisht në atë pjesë ku ndodhet navigacioni.

“Vija e zezë është vijë zyrtare nga Kadastri i Kosovës dhe është e publikuar në gjeoportalin e Kosovës. Ndërsa, nëse bazohemi në gjeoportalin zyrtar të Serbisë, shihet se kjo vijë devijon jashtëzakonisht shumë brenda territorit të Kosovës. Tash këtu kemi një mospërputhje të kufirit, në mes kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Serbisë dhe kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Kosovës”, thotë Florim Isufi, profesor i gjeografisë.

Radarët e riaktivizuar nga shteti serb, ishin objektivi i parë sulmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë më 1999, pasi NATO që para 17 viteve e konsideronte këtë radar si “veshë e sy” për Beogradin dhe sistemin e sigurisë së Serbisë.


Sipas profesorit të gjeografisë Florim Isufi dhe ekspertit të sigurisë, Florian Qehaja, çështja e radarëve në Leposaviq do të paraqes problem ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, kur të bëhet demarkacioni mes dy vendeve.

No comments:

Post a Comment