2017-03-21

“Fox News” quan Putinin vrasës, reagon ashpër Rusia


Prezantuesi i kanalit “Fox News” gjatë një interviste të zhvilluar me presidentin Donald Trump, e quajti presidentin rus një vrasës. Nuk mungoi shumë dhe këtë të hënë Kremlini doli në një deklaratë. Duke e quajtur të “papranueshëm” komentin e gazetarit, Rusia kërkon që gazetari duhet të kërkojë falje.
“Fox News” quan Putinin vrasës, reagon ashpër Rusia
Bill O’Reilly prezantues në Fox News e përshkroi Putinin si “vrasës” në një intervistë me presidentin Trump, por ky i fundit shpjegoi dhe u përgjigj me gjithë respektin e mundshëm që kishte ndaj homologut të tij rus. “Ka shumë vrasës në botë. Edhe këtu (në SHBA) ka shumë vrasës. Çfarë mendoni? Vendi ynë është aq i pafajshëm?”, është përgjigjur Trump.

“Fjalë të tilla nga kompania Fox TV ne i konsiderojnë të papranueshme dhe fyese, dhe sinqerisht duke folur, ne do të preferonim për të marrë një falje nga ky kanal për ta respektuar më tej si TV ” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë më gazetarë.

Pikëpamjet e Trump mbi Putinin janë shqyrtuar nga afër në Shtetet e Bashkuara, ku agjencitë e inteligjencës së SHBA kanë akuzuar Moskën se ka sponsorizuar fushatën e Trump që të fitojë.

Por Trump tha se nuk ka “asnjë provë”, që presidenti rus ishte fajtor. “Para së gjithash, ai thotë se nuk e ka bërë këtë. Shumë njerëz thonë se kjo nuk ishte e tij. Pra, kush e di kush e bëri atë?” tha Trump.

No comments:

Post a Comment