2017-03-01

Gjeorgje Ivanov nuk ia jep mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeverinë


Gjeorgje Ivanov dhe Zoran Zaev"Çdo vendim i keq mund të sjell pasoja katastrofale për të ardhmen e Maqedonisë", tha Gjeorgje Ivanov

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sapo ka mbajtur një konferencë për shtyp me gazetarët ku ka bërë të ditur vendimin e tij për dhënin e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Në deklaratën e tij, Ivanov foli për shumë gjëra rreth situatës politike në vend.

”Zaevit i propozova që të respektohen afatet prej dhjetë ditësh. Ai ka informuar se LSDM-ja do t’u qëndrojë afateve dhe nuk do të ketë vonesa.

Dokument paszgjedhor i partive politike shqiptare i nënshkruar në një shtet tjetër, kurse përmbajtja e saj është jasht Kushtetutës dhe MO-së, ndërkaq rrezikon shtetin. Me platformën, RM-ja është shantazhuar dhe është rrezikuar unitariteti dhe sovraniteti i vendit.

Platforma na ka futur në një krizë ende më të madhe ku vihen në pikëpyetje themelet e interesave të RM-së dhe qytetarëve të tyre.

Zaevit i kërkova që ta hedhë poshtë platformën, pasi që maqedonasit votuan për reforma. Një gjykim publik i paltformës nuk ndodhi. Porosia ime është e qartë, meqë u përmbajtën në dënimin e platformës, bashkësia ndërkomëbtare duhet të përmbahet nga imponimi i zgjidhjeve që nuk janë në të mirë të Maqedonisë sepse platforma është një mohim i sovranitetit të Maqedonisë.

Çdo vendim i keq mund të sjell pasoja katastrofale për të ardhmen e Maqedonisë. Ndërgjegja nuk më lejon t’i jap mandat dikujt që e rënon sovranitetin e Maqedonisë.

Qytetarët të jenë të qetë sepse deri sa të jem kryetar i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat dikujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rënimin e pavarësisë së Maqedonisë.

No comments:

Post a Comment