2017-03-02

Gjorge Ivanov po nxit luftë ndëretnike në Maqedoni


Në Maqedoni kriza politike po thellohet gjithnjë e më tepër,dhe në këtë lojë fatkeqësisht janë të përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Megjithatë sipas njohësve të çështjeve politike në Maqedoni, fillimisht duhet të eliminohen dyshimet për ndonjë tension konflikt ndëretnik ose ndërqytetarë. Ata vlerësojnë, se kriminelët të ciët do të duhej të dilin para drejtësisë janë duke luajtur me zjarrin, vetëm sa për t’i ikur përgjegjësisë.

Njohësi i çështjeve politike Xhelal Neziri ka deklaruar se, gjuha shqipe që nga viti 2002 është gjuhë zyrtare dhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë ta përdorin në komunikimin e tyre me të gjitha institucionet. Ai ka thënë, se me deklaratën e partive shqiptare, që u quajt Platformë, kemi vetëm një zgjerim të përdorimit zyrtarë dhe sanksionim konkret konform Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Andaj, Platforma u shfrytëzua si shkak sepse qëllimi i Ivanovit dhe VMRO-DPMNE-së është të pamundësohet formimi i qeverisë së re dhe njëkohësisht të përshkallëzohet situata.

“Në këtë mënyrë do të pamundësohej edhe puna e Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht do të defokusohej vëmendja nga aferat korruptive dhe kriminale të njerëzve të pushtetit gjatë dhjetë viteve të kaluara. Në këtë lojë presidenti është vetëm një marionetë, ndërkohë lojën e tyre e luajnë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë”, ka thënë Neziri.

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili ka thënë, se në Maqedoni kriza politike po thellohet gjithnjë e më tepër ashtu siç pritej. Sipas tij, Presidenti kukull i shërben vetëm një partie, asaj të ish kryeministrit të kriminalizuar Nikolla Gruevskit, pasi disa herë ka sjellë vendime të ngutshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

No comments:

Post a Comment