2017-03-18

Largimi i filmave të komunizmit,propozim dashakeq!

Artistët shqiptarë shprehin indinjatë për propozimin e shkrimtarit Agron Tufa për të hequr nga transmetimi filmat e periudhës së komunizmit.


Ndalimi i filmave të komunizmit, Luftar Paja: Mos hidhni gjakun dhe djersën që kanë derdhur artistët


Duke folur për IN Tv, aktori Luftar Paja e cilëson mendim të mbrapshtë këtë propozim, i cili sipas tij vjen nga njerëz dashakeqë e që nuk e duan Shqipërinë.
Luftar Paja: Shpreh indinjatën time për këtë mendim të mbrapshtë që hidhet, për të vetmen arsye se çdo popull ka një histori. Është mëkat i madh të shkelësh me paturpësi të madhe mbi gjakun dhe djersën që kanë derdhur kineastët dhe artistët, kushdo qofshin.
Aktori Luftar Paja thotë, se me këtë logjikë, duhet të retushohet edhe veprimtaria e shkrimtarëve të shquar shqiptarë të para viteve ’90.
Luftar Paja: Po t’i referohesh thënieve të tyre, atëherë Ismail Kadare duhet të retushojë të gjithë krijimtarinë e tij që ka bërë gjatë atij shekulli që kaloi, po ashtu edhe Dritëro Agolli.
Aktori vlerëson faktin, se brezi i ri i ndjek me qejf dhe ëndje këta filma. Sipas Pajës, nuk mund të hidhet baltë mbi djersën dhe mundin e një armate të tërë artistësh, që për vlerat e tyre janë krahasuar edhe me aktorët botërorë.


No comments:

Post a Comment