Historia e jashtëzakonshme e CIA-s, mes komploteve, tradhtive dhe vrasjeve
Emri i plotë: Central Intelligence Agency- Agjencia Qendrore e Zbulimit
Për më tepër se një shekull, të gjitha shtetet kryesore të botës, përveç SHBA zhvilluan dhe kultivuan shërbimet sekrete informative. Kodi i pashkruar kombëtar amerikan i etikës nuk mund të toleronte apo të stimulonte spiunazhin.
Në fund të vitit 1929, ky lloj qëndrimi ishte shprehur në thënien e Sekretarit të Shtetit, Henri Stimson, kur Herbert Yardley i ofroi atij kopje të dokumenteve të huaja të apokriptografuara: “Zotërinjtë e vërtetë nuk i lexojnë postën njëri-tjetrit!”
Lindja e CIA-s
Megjithatë shërbimet sekrete informative të zbulimit u zhvilluan fare shpejt në SHBA.
Pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti Harry Truman shpërndau Office of Strategic Services (OSS 1941-1945) duke argumentuar se asnjë agjenci amerikanë nuk kishte nevojë të kryente spiunazh ndërkombëtar, derisa sigurisht filloi Lufta e Ftohtë e shtyrë nga Kremlini.
I alarmuar nga spiunazhi mbarëbotëror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, Trumani nënshkroi Aktin e Sigurimit Kombëtar në 1947 (National Security Act) duke krijuar CIA-n si organizatë e përhershme spiunazhi e qeverisë së SHBA.
Karta e statutit të CIA-s e vendos atë në kontrollin e NSC (National Security Counsil)-Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili është nën drejtimin e qeverisë ekzekutive, por njëkohësisht është dhe nën mbikëqyrjen e Kongresit. Përgjegjësia kryesore e CIA-s është të “mbledhë dhe të vlerësojë informacion”, por njëkohësisht të “kryejë dhe detyra të tjera” që i specifikon NCS.
Krijimi i CIA-s u kundërshtua energjikisht me tepër nga drejtori i FBI (Zyrës Federale të Hetimeve), J. Edgar Hoover. Hoover i kundërvihej presidentit Truman dhe disa anëtarëve të Kongresit, duke argumentuar se krijimi i CIA-s veçse do të dublikonte përpjekjet dhe informatat e mbledhura nga FBI, për të cilat deri në 1947 ishte përgjegjës ai. Hooveri u provua që ishte gabim. Shpesh herë, mbas shpërndarjes së OSS, FBI dhe shërbimet informative ushtarake ofronin informacion të dobët dhe të paanalizuar që me tepër ngatërronte dhe prishtë punë se sa informonte.
Që t’ia dilte mbanë me këto informata të ngatërruara dhe që të përballonte me mire rrezikun dhe kërcënimin komunist, Trumani krijoi Grupin Qendror të Informacionit (CIG) nën komandën e Nën-Admiralit Sidnëy Soures.
Kur NSC-Këshilli i Sigurimit Kombëtar beri mbledhjen e tij të parë në 19 dhjetor 1947, i dha urdhër Admiralit Roscoe Hillenkoettër, drejtorit të parë të CIA-s të mbikëqyrtë operacionet e maskuara në Itali, që do të parandalonin komunistët të merrnin pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme.
Hillenkoetër dhe njerëzit e tij iu futën punës, duke përdorur presion ushtarak, politik dhe ekonomik në një fushatë masive propagande për të siguruar humbjen e komunistëve në zgjedhje. Ky sukses i madh i CIA-s shtoi besimin se agjencia mund të ishte shume efektive në punët e çdo shteti të huaj, duke krijuar kështu një urdhër të rrezikshëm për të ardhmen.
Fillimisht agjencia u krijua nga veteranë të guximshëm dhe me përvojë luftë të ish-OSS, por e spastruar nga elementët komunistë që kishin infiltruar në OSS gjatë Luftws sw Dytw Botwrore
Këta veteranë u ngjanin me tepër ‘bastexhinjve” që loznin me vdekjen sesa intrigantëve.
CIA nuk ishte ndonjë shërbim sekret modern, deri në shkurt të vitit 1953, kur drejtor i saj u be Allen Dulles, ish shef i operacioneve të OSS në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ardhja e Dulles (Alen Dalas) në krye të CIA-s solli një ekspert të madh në pozicionin që ai kishte, duke sjellë për herë të parë në pah pikëpamjen se CIA ishte e zonja të infiltronte dhe të vepronte dhe të ndërhynte në punët e brendshme dhe në shtatë jomiqësore me SHBA si Irani, Zaire, Guatemala, Indonezia, Kili dhe Egjipti.
Teknika e CIA-s nuk ishte e ndryshme nga teknika që përdornin agjencitë e tjera të informacionit.
Këto përfshinin ryshfetet, shantazhet, dizinformacionin, propagandën negative, luftën guerrile, sabotazhin deri dhe vrasjet.
Agjencia filloi të mblidhte dhe të analizonte informacion, duke shtuar njëkohësisht dhe operacionet e maskuara. Në 1953, nën drejtimin e gjeneralit Uolltër Bedel Smith, CIA dërgoi agjentët e saj në Iran për të mbështetur largimin e kryeministrit Mohamed Mosadef, i cili u largua duke e lenë vendin e vet në një kaos politik.
E barabartë me KGB-në dhe dueli me të
CIA u bë e barabartë me KGB si forcë spiunazhi kur Alen Dallas mori komandën e saj në 1953.
Një vit më pas, regjimi i influencuar nga komunistët i Jakobo Arbensit në Guatëmala u përmbys me mbështetjen e CIA-s. Në 1955 CIA mbikëqyri hapjen e Tunelit të Berlinit që i lejoi ekspertët e saj të përgjonin komunikacionet sovjetike, telefonatat diplomatike dhe rrjetet telefonike në Berlinin Lindor.
Në 1956, CIA arriti të siguronte raportin tepër sekret të Kongresit të XX të PK Sovjetike, ku Hrushovi dënonte krimet e Stalinit, fill një ditë pas Kongresit.
Dështimi i operacionit kundër Kastros
Për 4 vjet, nga 1956 deri në 1960 CIA drejtonte aeroplanët spiunë në qiejt e BS, operacion që përfunduan kur piloti i aeroplanit U-2, Geri Fransis Pauers që u godit nga sovjetikët u burgos. Me vonë ky pilot do të shkëmbehej me spiunin e famshëm të KGB Rudolf Abel.
Ishin raportet e informacionit të CIA-s ato që binden presidentin Kenedi të fillonte operacione “joluftarake” në Vietnam në 1961. Në të njëjtin vit CIA dështoi në operacionin e përmbysjes se Kastros në Kubë, duke dërguar trupa kubanezësh të arratisur si guerrile të pa trajnuara dhe jo të mbështetura nga forcat ajrore të SHBA.
Operacioni në Gjirin e Derrave ishte një grusht i madh kundër reputacionit të CIA-s, por dështimi i këtij operacioni ishte me tepër nga ngatërrimet në komunikim midis CIA dhe presidentit Kenedi, sesa nga paaftësia e saj.
Që të evitoheshin në të ardhmen të tilla ngatërresa, sekretari i mbrojtës nën administratën e Kenedit, krijoi DIA (Agjencinë informative të Mbrojtjes) si filtër informacioni të të gjitha shërbimeve sekretë jo-ushtarake të SHBA.

Fiaskoja në Kuba bëri që presidenti Kenedi të kërkoftë dorëheqjen e Alen Dallesit, (ai që ishte ideatori i vërtetë i fluturimeve të U-2 mbi BS dhe përgjegjësi i fiaskos së Gjirit të Derrave ishte ndihmësi i tij, Ricard Bizell).
Një vit më pas, CIA e rifitoi reputacionin e mirë kur nën drejtimin e Xhon Mek’Konë, një nga aeroplanët spiunë mori foto të raketave me rreze të largët veprimi sovjetike që po vendoseshin në Kubë.
Ky informacion çoi në konfrontimin historik të Kenedit me Hrushovin, e njohur në histori si kriza kubane e raketave, në të cilin kryeministri sovjetik doli i mundur dhe raketat bërthamore u tërhoqën nga Kuba.
Kur presidenti Kenedi u vra në 1963, CIA u kritikua përsëri seriozisht sepse vrasësi Li Harvi Osualld ishte identifikuar më parë si i rrezikshëm politikisht, por CIA i kishte humbur gjurmët e tij. Në fakt, veprimtaria e Osualldit në SHBA ishte nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e FBI. CIA nuk ka të tilla detyra apo të drejta në SHBA, por vetëm jashtë saj.
Në 1964, përsëri nën drejtimin e Mek’Kon, CIA ndihmoi rebelët që hodhën poshtë dhe vranë kryeministrin kongolez Patris Lumumba. Mek’kon u zëvendësua nga admirali Uilliam Rejborn (1965-1966), drejtoria e të cilit kaloi pa ngjarje të jashtëzakonshme.
Vietnami
Pasardhësi i Rejborn, Ricard Helms (1966-1973) u përqendrua me tepër në luftën e Vietnamit, duke i tërhequr operativët e CIA-s në botë, për ti dërguar në Sajgon.
Rreth 1000 agjentë të CIA-s vepronin në ketë zonë. Gjithashtu operacione të CIA-s u zhvilluan dhe në pjesë të tjera të Vietnamit, në Laos dhe në Kamboxhia. Në këtë rast CIA pati dhe forca të veta ajrore që vepronin nën maskën e shoqërisë ajrore “Air America”. Në Amerikë, presidenti Lindon Xhonson, përgjegjës për rritjen e ndërhyrjes amerikanëenë Vietnam, i kërkoi Helmesit që të spiunonte në disidentët amerikanë, opozitarë të luftës në Vietnam. Helmsi i rezistoi presioneve presidenciale që ishin kundër statutit të CIA-s.
Informacioni i brendshëm ishte një punë e FBI që Huveri refuzoi ta bëntë dhe CIA presupozoi se kjo ishte një detyre ilegale.
Megjithatë skandali “Uotërgejt” nuk provoi asnjëherë ngatërrim të CIA-s në të.
Helmsi pati një sërë ndihmësish të çuditshëm: Ricard Bizell, ekspert në truke të ndryshme dhe Xhejms Xhizus Angelltonin në krye të kundërzbulimit, që ishte i fiksuar me zbulimin e agjentëve sovjetikë brenda CIA-s.
Presidenti Nikson e hoqi Helmsin si drejtor të CIA-s në 1973, padyshim nga mosdëshira e këtij të fundit për të mbuluar skandalin “Uotërgejt”. Helmsi u caktua si ambasador në Iran, por e la këtë post për të dëshmuar para Kongresit për sekretet e Agjencisë. Përballe Komitetit Senatorial të Marrëdhënieve me jashtë, Helmesi u kap duke gënjyer në tentativë të mbrojë sekretet e CIA-s. Ai u gjobit me 2000$ si dënim dhe iu dha mase burgimi dyvjeçare, nëse do ta bënte përsëri.
Imazhi si Gestapo
Gjatë periudhës së Uilliam Kolbio, i cili ishte drejtor i saj, CIA humbi karakterin e saj si organizatë zbulimi me integritet.
Marrja e hapur e informatave nga qytetarë të SHBA i dhanë asaj imazhin e një “Gestapoje”, një armikeje të publikut amerikan.
Gjatë viteve të drejtimit të Kolbit (1973-1976) CIA u bë subjekt i pyetjeve në disa komitet kongresiale. Agjencia u gjet ngushtë dhe e pa ndihmë pas nënshkrimit të Aktit të Lirisë së Informacionit. Deri dhe shërbimet sekretë miqësore të Britanisë, Izraelit dhe Gjermanisë kishin ndrojtje të shkëmbenin informacione me të, nga frika se dhe sekretet e tyre mund të dilnin në shesh.
Rikthimi i normalitetit
Në 1979, presidenti Xhimi Karter, i normalizoi pak kufizimet që nuk lejonin veprimtarinë e CIA-s, duke lejuar drejtorin e saj, Admiralin Stënsfilld Tërnër (1977-1981) të kryente operacione të maskuara, përfshi këtu dhe survejimin e qytetarëve amerikanë në disa shtete të huaja. Madje Karteri e lejoi Tërnërin të kryente operacione klandestinë pa e informuar atë vetë. Por Tërnëri nuk ishte përkrahës i zbulimit të pakontrolluar, kështu që nuk i përdori lehtësimet e dhëna nga Karter.
Në 1980, presidenti Karter nënshkroi gjithashtu Aktin e Mbikëqyrjes së Zbulimit, që kufizonte të drejtat e Kongresit për të vëzhguar CIA-n, duke lënë vetëm Senatin dhe DIG si dhe vetëm 8 anëtarë të Kongresit të marrin informacion special dhe ketë nën rrethana të jashtëzakonshme për veprimtarinë e CIA-s.
Rikthimi i fuqishëm dhe ndërtimi i godinave në Lenglli
Fuqia e tepërt që iu dha dhe mundësia për të dhënë më pak informacion për veprimet e saj u shfrytëzua mirë nga drejtori i mëvonshëm i saj, Uilliam Kejsi (1981-1987) i venë aty nga presidenti Regan. Numri i operacioneve të maskuara u rrit, si dhe buxheti dhe numri i punonjësve të CIA-s. Nën drejtimin e Kejsit, CIA rifitoi imazhin e saj si agjenci zbulimi e fuqishme.
Arritja e Kejsit ishin zyrat qendrore të CIA-s, që përfshin 140 hektarë në Langli, Virxhinia, në një kompleks ndërtesash që kushtoi 46 milion dollarë vetëm për tu ndërtuar. Mbi 10 mijë persona punojnë në Langli, gati 50 % e efektivit të përgjithshme të CIA-s. Pjesa tjetër (mijëra të tjerë janë të shpërndare në zyra të ndryshme të CIA-s në SHBA si dhe në trupat diplomatike amerikanë anembanë botës. Sot, ashtu si në epokën e Kejsit, CIA ka një forcë të jashtëzakonshme pune me ekspertë në çdo gjuhe të huaj, në kriptografi, kimi, kompjuterike, demografi, agronomi, luftë guerile si dhe sisteme komunikacionesh.
Katër divizionet
Katër divizione të ndara formojnë forcën punëtore të agjencisë. Divizioni i Zbulimit, që merret me mbledhjen e informacioneve nga botime publike, fjalime, dokumente sekretë dhe raporte nga shtete të ndryshme. Problemet shkencore dhe teknike janë nën varësinë e Divizionit të Kërkimit. Divizioni i Mbështetjes koordinon operacionet e shtabit me agjentët në veprim. Divizioni i Planit, merret me mbikëqyrjen e të gjitha operacioneve të maskuara.
Të gjitha këto divizione ishin nën drejtimin e Uilliam Kejsit. Ai krijonte operacione të maskuara me ambicie të palodhshme.
Nën mbështetjen e Reganit, CIA ndihmoi rebelët afganë kundër pushtimit sovjetik, armatosi grupet paramilitare iranianë kundër Ajatollah Khomeinit dhe regjimit të tij fetar si dhe haptazi mbështeti rebelët që luftonin qeverinë majtistë në Nikaragua.

Kur plasi skandali Iran-Kontra, Oliver North tha se Kejsi dhe CIA ishin të fshehur pas këtij operacioni. Por Kejsi i thirrur në Kongres për të dëshmuar nëse Agjencia ishte përfshirë apo jo në këtë skandal, nuk arriti të dëshmojë pasi vdiq në 1987.
Në fund të viteve ’80 kur agjencia ishte nën drejtimin e ish-shefit të FBI, Uilliam Uebstër dhe në mes të viteve ’90, CIA u përndoq përsëri. U akuzua për lavazh truri sistematik të qytetarëve kanadezë 30 vjet më pare, teknika të cilat në atë kohë i kundërviheshin lavazheve të trurit të përdorura nga sovjetikët, Kina dhe Korea e Veriut.
U akuzua se ishte përzier në eksperimente të tmerrshme mjekësore, vrasje, sabotazh dhe vdekje të mjaft qytetarëve të pafajshëm.
Lufta kundër terrorizmit
2996 vetë gjetën vdekjen në 11 shtator 2001, kur SHBA u godit nga sulmi më i rëndë terrorist në histori. Gishti u drejtua menjëherë tek organizata terroriste Al Kaeda, që udhëhiqej nga Osama bin Laden.
Presidenti Bush foli për “luftë kundër terrorizmit”, duke u betuar se do të luftonte grupet terroristë dhe vendet që strehonin terroristë. Më vonë, kjo çoi në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut – falë raporteve të shërbimeve të fshehtë në lidhje me armët e shkatërrimit në masë.
Administrata Bush i kushtoi shumë rëndësi një Vlerësimi të Inteligjencës Kombëtare me titull “Programi në vazhdim i Irakut për armët e shkatërrimit në masë”, që CIA e kishte analizuar për tre javë, përpara se të konkludonte se Sadam Huseini kishte armë të tilla.
Në të vërtetë, burimet e CIA-s ishin të paktë dhe nuk mund të kishte siguri. Në vitin 2013, programi BBC Panorama zbuloi se kishte patur dy burime të besueshëm brenda qeverisë së Sadamit të cilët kishin siguruar se nuk kishte armë të tilla. Këta burime u kontrolluan nga CIA, por informacionet e tyre u injoruan. Dosja me shumë pasaktësi u publikua në 24 shtator 2002, duke i dhënë SHBA justifikimin për të shkuar në luftë në 20 mars 2003.
Shumë shpejt, skepticizmi në lidhje me armët e shkatërrimit në masë erdhi duke u shtuar, por pretendimet nuk u ndalën.

Në 11 gusht 2003, ish-shefi i CIA-s, George Tenet bëri një deklaratë ku thoshte se i qëndronte raportit të shtatorit 2002. “historia e gjykimit tonë për programet e armatimit të Irakut është e qartë dhe e qëndrueshme”, tha ai. Por në Irak nuk u gjetën armë të tilla.
Tradhtia e madhe e Ejms, tradhtari amerikan më i paguar në histori
Në 1994, ajo që kishte frikë më tepër CIA dhe të gjithë shefat e saj u realizua. Një nëpunës i thjeshtë zyre, Olldric Ejms, i biri i një drejtuesi të CIA-s u ekspozua si spiun sovjetik, tradhtari amerikan më i paguar në histori. Sigurisht që dhe më parë kishte të tillë në CIA, si: Eduart Li Hauard që u shiste sekretë rusëve përpara se të kërkonte azil politik në Moskë; Uilliam Kampiles që u shiti sovjetikëve manualin sekret të satelitëve spiunë të CIA-s; analisti i CIA-s Larri U Tai Cin i lindur në Kinë dhe spiun kinez për rreth 30 vjet para vitit 1986 kur u dënua dhe vrau vetën.

Ejms u zbulua në vitin 1994, por spiunimet ishin bërë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.
Asnjë prej këtyre tradhtarëve nuk i bëri gjë CIA-s po ta krahasojmë me dëmin që ajo pësoi nga Ejms.
I paguar për 2 milion $, Ejms u dha sovjetikëve emrat e informatorëve më të mirë ruse brenda në KGB dhe në qeverinë sovjetikë, duke shkaktuar pushkatimin e të paktën 12 vetave. I dënuar për spiunazh, Ejms beri një marrëveshje në shkëmbim të sekreteve që kishte treguar, duke shpëtuar nga karrikja elektrike, por fitoi burgimin e përjetshëm për veten e vet dhe 5 vjet burg për të shoqen, si bashkëpunëtorëve të tij.
Projekti MKULTRA
Një nga programet e CIAS-s që të rrënqeth më shumë lëkurën dhe ushqen teoritë e panumërta të konspiracionit, Projekti MKULTRA ishte gjithëpërfshirëse dhe program i fshehtë i CIA-s filloi në fillim të viteve 1950 që përfshiu eksperimente në “pyetje kimike” dhe kontrollin e mendjes.
Me pak fjalë, MKULTRA ishte një plan i cili kërkoi të përdorë droga, stres psikologjik, dhe metoda të çuditshme të marrjes në pyetje për të marrë informacion, kontrollin e sjelljes, madje edhe të ndryshojë funksionin e trurit. Për këtë ditë, shumë prej informacionit në projekt mbetet sekret, por ajo që ne dimë është se programi përfshin testimin dhe marrjen në pyetje të qytetarëve privatë – shpesh pa dijeninë e tyre apo pëlqimin-në shërbim të zbulimit apo jo të drogave të caktuara mund të përdoret si serum i vërtetë. Kjo përfshinte dhënien e dozave të mëdha të LSD-së, amfetaminës, dhe meskalinës, si dhe terapia e shok-ut. Në një rast, subjektet ishin dozuar gjoja me acid për 77 ditë me radhë në një përpjekje për të provuar efektet e ekspozimit afatgjatë ndaj drogës. Teoritë konspirative pajtohen rreth qëllimeve të vërteta të projektit, me disa që thonë se ai ishte një program për të krijuar vrasës-zombie përmes kontrollit të mendjes dhe ndërrimit të pikëpamjeve.