2017-03-13

Saim Tahiraj : Koha ka ardhur që e vërteta të zhvishet plotësisht dhe rrenës së madhe përfundimisht ti vie fundi




"Ky është vetëm fillimi,sa më shumë që e vërteta të dali në shesh këta do i shtojnë akuzat dhe kundërakuzat ndaj njeri tjetrit, sepse gjynahet që këta kanë bërë kurrë nuk do i lënë të qetë deri sa të dali në shesh fytyra e tyre e vërtetë. Më kujtohet si sot propaganda e tyre e turpshme kundër Sali Çekut dhe Adem Jasharit. Deri sa Saliun e akuzonin si komitetli dhe gjykatës që ka dënuar politikisht shqiptarë, Ademin e akuzonin si spiun i cili del haptas i armatosur dhe për çdo natë luan me letra me policinë Serbe në fabrikën e municionit. Kjo propagandë kaq e ultë nga telallet e LPK-së bëhej me të vetmin qëllim për uljen e autoritetit të madh që kishin fituar në popull, dhe ishin pjesë e organizimit institucional të udhëhequr nga presidenti Rugova. Shumë ngjarje të dyshimta kanë ndodhur në to periudha në Drenicë. Disa prej tyre i ka shpjeguar shumë mirë Gani Geci. Unë mendoj se pjesa tjetër i takon bacit Rifat për ti sqaruar. Baci Rifat ka shpjeguar disa detale shumë të rëndësishme për formimin dhe aktiviteteve të njësive të para guerile në Kosovë, për mënyrën e financimit të tyre, por mendoj se baci Rifat ka edhe shumë çka të sqaroj. Mendoj se ka ardhur koha që ti zbuloj të gjitha,sepse heshtja e disa personave që është dashur të flasin ja mundësuan të fitoj rrena e madh përmes matrapazëve dhe hajnave të Historisë .Koha ka ardhur që e vërteta të zhvishet plotësisht dhe rrenës së madhe përfundimisht ti vie fundi", thotë Tahiraj.

Ish ushtaraku Saim Tahiraj, ka zbuluar se cili ishte njeriu më i besueshëm i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Më tej ai ka folur, për rolin e Komandantit Zahir Pajaziti. Tahiraj ka shprehur pakënaqësi edhe sa i përket Ligjit për Veteranët.

Sipas tij, ligji duhet të ishte nga dhjetori 1991, pikërisht atëherë kur Sali Çeku, Adem Jashari, Iljaz Kodra dhe shumë të tjerë të përgatitur shumë mirë, dhe armatosur thyen kufirin ndër-shqiptarë dhe u futën në Kosovë dhe pikërisht në Dhjetorë 1991 filluan aksionet guerile kundër policisë serbe.

Ndërsa, sa i përket formimit të Ushtrisë, ai ka thënë se janë bërë shumë gabime që nga koha e luftës e gjerë më sot. “Po ta shikoni planin ushtarakë të kolonelë Ahmet Krasniqit do i vëreni gabimet që janë bërë që në fillim”, ka deklaruar Tahiraj

Image result for Saim Tahiraj

 Tahiraj, Kosova gjendet në prag të ngritjes së aktakuzave për ish pjesëtarët e UÇK -së, nga Gjykata Speciale, si e komentoni gjithë këtë situatë?

Saim Tahiraj: Po pikërisht në prag të ngritjes së akuzave të para për disa ish pjesëtarë të UÇK-së, nga Gjykata Speciale, situata në Kosovë sa vjen duke u tensionuar. Kjo edhe është pritur për arsye se ata të cilët pritet të arrestohen janë figura që ishin në poste të larta të atij farë shtabi që kishte themeluar LPK-ja. Ata edhe sot qëndrojnë në poste më të larta të pushtetit në Kosovë. Këta fare ish komandantë janë duke i shfrytëzuar përsëri,si më parë disa here, të gjitha organizatat që vetë i kanë themeluar pas lufte, që përmes tyre të krijojnë turbullira në mënyrë që të pengohet me ç’do kusht funksionimi i kësaj Gjykate.

A ka qenë e nevojshme një gjykatë e tillë?


Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Mendoj se ka qenë e domosdoshme, pasi që gjykatat tona nuk e kanë pasur guximin të merren me vrasjet politike që ndodhen para, gjatë dhe pas lufte. Këto gjykata edhe për një kohë sa që këto figura të veshura fuqishëm me pushtetin në Kosovë, nuk do kishin guximin as edhe të mendojnë e le ma të fillojnë hetimet dhe ngritjen e akuzave andaj kësaj bande që e lau me gjak shqiptari Kosovën, për të vetmen arsye sa ata ishin pjesë e institucioneve që drejtoheshin nga Presidenti Rugova. Kosova dhe populli i sajë njëherë dhe përgjithmonë duhet të lirohet nga kjo bandë kriminale e cila padrejtësisht ka uzurpuar të drejtën e luftës, dhe në emër të sajë bëri aktet më kriminale duke vrarë, uzurpuar, vjedhur dhe shkatërruar çdo gjë, dhe e kanë sjellë buzë greminës shtetin tonë që me aq mund dhe sakrifica u themelua. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës të udhëhequr nga institucionet e saj legjitime duhet të pastrohet nga koj bandë kriminale dhe Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj drejtë shtet ndërtimit dhe fuqizime të tij, të drejtuar nga persona kredibil,me duar të pastra dhe profesionist. Populli i Kosovës, Gjykatën Speciale duhet ta shohë në këtë drejtim,si e vetmja mundësi që lufta e jonë çlirimtare, të pastrohet nga këto banda kriminale,dhe kurrsesi të bien pre e propagandës së këtyre bandave se po njolloset lufta çlirimtare.

 Si i komentoni akuzat dhe kundër akuzat e ish pjesëtarëve të UÇK -së, për vrasjen e ish Komandantit Zahir Pajaziti,a ra në kurthin e dikujt ai?


Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Situata në Kosovë nuk është ajo si e pasluftës, ku pak kush guxonte të fliste për të vërtetën grupeve të para guerile dhe luftën e hapur në Kosovë. Ajo ka ndryshuar shumë. Shumë zëra kanë dalë dhe haptas po e tregojnë të vërtetën. Bashkëluftëtaret e Komandantë Zahirit kanë zbuluar shumë fakte rreth vrasjes së komandantë Zahirit në priten që kishin kurdisur policia Serbe. Unë mendoj se diku në organizimin e atij udhëtimi, kishte një defekt. Këtë mendoj se duhet ta sqarojnë personat përgjegjës nga LPK, dhe personat që e kishin kontaktuar Zahirin me këta persona nga LPK. Ky kontakt i Zahirit me këta persona nga LPK ishte gabim shumë i madh, pasi që LPK në ç’do formë ka penguar organizimin tonë i cili ishte në kuadër të institucioneve të atëhershme, andaj mendoj se këtu duhet kërkuar edhe arsyen e dekonspirimit dhe rrjedhën e informatave. Pikërisht edhe këto akuza dhe kundërakuza bazën e kanë këtu. Dikush po përpiqet që të shfajësohet, por e vërteta është një dhe ajo sado vonë do triumfoj dhe fajtoret duhet të dalin në sipërfaqe dhe të marrin dënimin e merituar.

 Po për akuzat që këta ish ushtarë ia bëjnë njeri tjetrit sa i përket ngjarjeve në luftë,ku përmendet edhe një “tradhti” ndaj Adem Jasharit, çfarë mendimi keni?


Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Ky është vetëm fillimi,sa më shumë që e vërteta të dali në shesh këta do i shtojnë akuzat dhe kundërakuzat ndaj njeri tjetrit, sepse gjynahet që këta kanë bërë kurrë nuk do i lënë të qetë deri sa të dali në shesh fytyra e tyre e vërtetë. Më kujtohet si sot propaganda e tyre e turpshme kundër Sali Çekut dhe Adem Jasharit. Deri sa Saliun e akuzonin si komitetli dhe gjykatës që ka dënuar politikisht shqiptarë, Ademin e akuzonin si spiun i cili del haptas i armatosur dhe për çdo natë luan me letra me policinë Serbe në fabrikën e municionit. Kjo propagandë kaq e ultë nga telallet e LPK-së bëhej me të vetmin qëllim për uljen e autoritetit të madh që kishin fituar në popull, dhe ishin pjesë e organizimit institucional të udhëhequr nga presidenti Rugova. Shumë ngjarje të dyshimta kanë ndodhur në to periudha në Drenicë. Disa prej tyre i ka shpjeguar shumë mirë Gani Geci. Unë mendoj se pjesa tjetër i takon bacit Rifat për ti sqaruar. Baci Rifat ka shpjeguar disa detale shumë të rëndësishme për formimin dhe aktiviteteve të njësive të para guerile në Kosovë, për mënyrën e financimit të tyre, por mendoj se baci Rifat ka edhe shumë çka të sqaroj. Mendoj se ka ardhur koha që ti zbuloj të gjitha,sepse heshtja e disa personave që është dashur të flasin ja mundësuan të fitoj rrena e madh përmes matrapazëve dhe hajnave të Historisë .Koha ka ardhur që e vërteta të zhvishet plotësisht dhe rrenës së madhe përfundimisht ti vie fundi.

Ishit pjesëmarrës i grupeve ushtarake për mbrojtjen e vendit,mçka kujtoni nga ajo kohë?

Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Kujtoj shumëçka,bile më tepër jetoj me kujtimet e asaj kohe, kohës së artë me kolosët e saj. Kujtoj me mall shokët që ranë dhe u bënë gur-themeltarë i fortë mbi të cilën qëndron fuqishëm shteti ynë. Kujtoj Sali Çekun, Adem Jasharin, komandantët e mëdhenj që në dhjetorin e acartë, me trimat e tjerë, thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptarë. Kujtoj komandantë Zahirin, Ahmet Hoxhën, Xhevat Qerimin, Rrustem Bruqin, Xhemajl Berishen dhe shumë shokë tjerë të cilët me idealet e larta, me një guxim, trimëri dhe moral të madh filluan me pushkë në dorë luftën nga dhjetori i 1991 deri sa ranë për mos të vdekur kurrë. Kujtoj me një urrejtje të madhe telallët e LPK-së, të cilët trumbetonin përmes komunikatave të tyre të famshme aksionet që këta burra të mëdhenj të kombit i kryenin kundër policisë Serbe, e në fakt nuk kishin lidhje me ta. Ata ishin komandantët dhe ushtarët e Presidentit Rugova. Kujtoj me neveri të madh ish kryeministrin Bukoshin për mos financimin e këtyre burrave dhe që e kishte detyrë shtetërore. Pyes veten në vazhdimësi, çfarë shpirti katil ka ky njeri që paratë që dha mërgata, pikërisht për këtë luftë, nuk ua dha atyre që më së shumti i meritonin, por aji shpirt katil ato para ua dha pikërisht atyre që penguan fondin e Qeverisë dhe luftuan pa ndërprerë presidentin Rugova dhe komandantet e tij. Kujtoj punën kolosale të këtyre burrave dhe pyes veten, si ka mundësi sot 17 vite pas lufte lidershipi i LDK-së nuk e ka guximin që zyrtarisht të dali dhe të tregoj se ishin pjesë institucioneve që vetë LDK-ja i formoi? Ajo vazhdon të heshtë kur hajnat e historisë e quajnë veten krahu i luftë, ndërsa LDK-në lëvizje paqësore. A thua edhe sa do të zgjatë koj tragjikomedi në teatrin e absurdit Kosovë?

A ishte në dijeni Presidenti Rugova për formimin e këtyre grupeve?

Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Jo vetëm që ishte në dijeni, por ai ishte urdhërdhënësi kryesorë si President i vendit dhe komandant suprem i FARK-ut për formimin e tyre, marrëveshjen me shtetin shqiptarë për ushtrimin e tyre, formimin e dy ministrive atë të Mbrojtjes dhe Punëve të brendshme të cilat në kushte shumë të vështira kryen punë shumë të rëndësishme në përgatitjen dhe organizimin e luftës në Kosovë. Pse vazhdon të mbesin të mbyllura arkivat e këtyre dy ministrive?Ato duhet të hapen sa më shpejt dhe populli i Kosovës ta di të vërtetën.

Po me Komandant Adem Jasharin,a ishte në kontakt me Presidentin Rugova?


Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Po ishte përmes personave të lartë zyrtarë në organizimin ushtarakë dhe politik. Profesor Agani ishte lidhja kryesore në mesë të Sali Çekut dhe Adem Jasharit me presidentin Rugova. Komandant Ademi kishte edhe takime personale në Tiranë me Presidentin Rugova.

Si i kujtoni aksionet e para kundër policisë Serbe?


Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Patën një jehonë të madhe, sepse u thye një farë miti se policia dhe ushtria janë të paprekshme,nuk i vret plumbi. Me aksionet e para, në Dukagjin të komanduara nga Sali Çeku, në Drenicë nga Adem Jashari, në Llapë nga Zahir Pajaziti, përfundimisht ra ky farë miti i rreme dhe morali i popullit u ngrit lart.

 Përse u mohua grupi i Sali Çekut?



Related image
Saim Tahiraj: Për të vetmet arsye sepse Sali Çeku ishte funksionarë i lartë në LDK, ishte figura kryesore e koordinimit të njësiteve guerile me politikën përmes profesor Fehmi Aganit. Njëri shumë i besueshëm i Presidentit Rugova. Komandanti i parë që ju priu komandosëve që ushtruan në Shqipëri dhe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptarë dhe pikërisht këtu edhe merret si datë që fillon rezistenca e armatosur në Kosovë. I komandojë disa aksion guerile në komunën e Deçanit të cilat tellallët e LPK-së i morën përsipër me komunikatat e tyre të lëshuara nga Banhofet e Zvicrës. Ishte njeri shumë i rëndësishëm në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Ishte në komandën e njësiteve operative në Prapaqan. Ishte në komandën e Koshares i cili komandoj në luftën në Koshare. Të gjitha këto veprimtari Sali Çekun e bënin figurën kryesore të rezistencës së armatosur në Kosovë andaj me çdo kusht

Image result for Saim Tahiraj

LPK –istët, duhet ta mbanin të mbyllur figurën e Sali Çekut, sepse me zbardhjen komplete të figurës së Sali Çekut do të thotë varrimi përfundimtarë i hajnave të Historisë dhe triumfi i së vërtetës.

 Cili ishte roli i komandantit Zahir Pajazit në formimin e grupeve të para ushtarake?



Saim Tahiraj: Ishte një rol shumë i rëndësishëm,ai fuqizojë grupin që ekzistonte dhe vepronte me aksione guerile që përbëheshin nga Hetem Ajeti,Mehmet Visoka dhe Murat Ajeti, grup të cilit, iu bashkuan me armatimin e tyre edhe dy anëtarët e grupit të dytë Ekrem Sheholi dhe Driton Restelica. Me aksionet e e grupit të Llapit që drejtoheshin nga Zahiri e bënë figurën qendrore, të grupit të Llapit si dhe shumë të besueshëm në koordinimin me grupet tjera.

A jeni të kënaqur me ligjin për veteranët e UÇK-së. As me ndryshimin e ligji deputetët e LDK-së , nuk arritën që ta amandamentonin, gjegjësisht nuk arritën unifikimin e faktorit ushtarakë të Kosovës?
Image result for Saim Tahiraj
Saim Tahiraj: Absolutisht nuk jam i kënaqur, sepse ligji duhet të jetë nga dhjetori 1991, pikërisht atëherë kur Sali Çeku, Adem Jashari, Iljaz Kodra dhe shumë të tjerë të përgatitur shumë mirë, dhe armatosur thyen kufirin ndër-shqiptarë dhe u futën në Kosovë dhe pikërisht në Dhjetorë 1991 filluan aksionet guerile kundër policisë serbe. Të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila u themelua po në vitin 1991 duhet t’ ju njihet statusi i veteranit, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur dhe shumë prej tyre kanë mbetur jashtë. Gjithashtu ka edhe shumë nga ata që kanë qenë në luftë përmes Ministrisë së Mbrojtjes të drejtuar nga Ahmet Krasniqi që nuk iu ka njohur statusi i Veteranit. Unifikimi i faktorit ushtarakë është vështirë të arrihet me bandat që nuk e respektuan marrëveshjen e Oslos për unifikim, por ata filluan përçarjen me vrasjen e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, duke vazhduar me shumë vrasje të komandantëve tjerë të FARKUT. Kjo bandë me çdo çmim do e çojë kauzën e vetë të turpit përpara, të filluar me vrasje në Tiranë. Vetëm Gjykata Speciale mundë ti pastroj disa krerë të tyre dhe atëherë ndoshta do jetë më lehtë, por besoj se sado vonë ajo do të ndodhë.
Image result for Saim Tahiraj
 A besoni se Gjykata Speciale do të zbardhë vrasjet politike të ish anëtarëve të LDK-së?

Saim Tahiraj: Po besoj shumë, pasi që vetëm disa prej tyre të fillojnë të zbardhën, atëherë të gjitha do zbulohen sepse janë të lidhura zinxhirë. Ato ishin të përgatitura nga i njëjti skenarë dhe e komanduar nga e njëjta qendër.

Image result for Saim Tahiraj

Cili është komenti i juaj lidhur me veprimin e z.Imer Imerit, rreth vrasjes së vëllait të tij, Haki Imerit, a ishte veprim i duhur pajtimi me presidentin Thaçi?

Saim Tahiraj: Mendoj se jo, për një arsye shumë të thjeshtë, Hashim Thaçi ishte në bërthamën a atij farë shtabi i cili mbanë përgjegjësin për të gjitha vrasjet në Luftë dhe pas sajë. Veprimi i Imer Imerit na ka shokuar të gjithëve, megjithatë, pse e bëri këtë veprim i mbetet në ndërgjegjen e tij,ndërsa neve na mbetet që respektin që kemi pasur për te, mos ta kemi ma, së paku jo në masën që kemi pasur.

Përse Kosova nuk po mund ta ketë ende ushtrinë e sajë?


Image result for Saim Tahiraj

Saim Tahiraj: Ka shumë arsye se pse. Janë bërë shumë gabime që nga koha e luftës e gjerë më sot. Po ta shikoni planin ushtarakë të kolonelë Ahmet Krasniqit do i vëreni gabimet që janë bërë që në fillim. Sikur të mos bëhej puç ushtarakë në Tiranë nga bandat e kuqe të LPK-së dhe me ndihmën e pushtetit në Tiranë, plani i Ahmet Krasniqit do ishte realizuar.


Image result for Saim Tahiraj

Emërtimi FARK do ishte mbetur dhe pas lufte nuk kishim pasur nevojë për ndërrime emrash si, TMK, më vonë FSK dhe tani pikërisht pse Kolonel Krasniqi e pati emëruar FARK, këta herë me ç’do kusht dëshirojnë të shkurtojnë në FAK dhe të ja heqin R-Republikën që me që mund e fituam. Më habit fakti se pse heshtin lidershipi i LDK-së dhe deputetët e saj, apo ndoshta ka qenë ndonjë marrëveshje para martesore me kupolën e krimit PDK, alias LPK.

No comments:

Post a Comment