3.23.2017

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po pastron paratë në bankën ku drejtoreshë bordi është bashkëshortja e tij Linda Rama.


Gjatë fjalës së tij në çadrën e lirisë ku prej më shumë se 1 muaji po proteston opozita, Berisha deklaroi se Rama emëroi gruan e tij në bordin e drejtuesve të “ABI Bank” pikërisht për të qarkulluar paratë, sikurse ish-Kryeministri deklaroi: “Nëpërmjet bankës në krye të së cilës emërove me një akt unik, bashkëshorten tënde për të vjedhur paratë e shqiptarëve”.


Pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore në ishujt Cayman, parajsa fiskale të atyre që gjithmonë kanë për të fshehur shumë më shumë se një gjë në raport me biznesin e tyre dhe dëshirën e përbotshme për evazion fiskal dhe pastrim parash. Në krye të bordit të bankës është emëruar së fundmi Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit

No comments:

Post a Comment