2017-03-21

Jean-Marie Le Pen është kundër një presidenti mysliman në Francë

Jean-Marie Le Pen është kundër një presidenti mysliman në Francë

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen (87), ka deklaruar sot se nuk e dëshiron për president “kryetarin Mustafa” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, deklaratë kjo e cila është vlerësuar si tejet provokuese.

“Ekziston një lloj besëlidhje e shenjtë mes ekstremit të majtë dhe të djathtës që dëshiron ti dalë në rrugë Frontit Kombëtar”, ka shtuar Le Pen, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale, në të cilat e djathta ekstreme ka shënuar sukses të konsiderueshëm duke fituar shumicën, por jo edhe aq mjaftueshëm sa për të qeverisur në një nga 13 rajonet.

Themeluesi i Frontit Kombëtar është përjashtuar nga partia në gusht të këtij viti, pas deklaratave anti-semitike dhe provokuese, ndërsa tani me këtë parti udhëheq e bija e tij Marine Le Pen.

“Nuk do të dëshiroja që në vitin 2017 të formojmë qeverinë me një ndonjë president Mustafa”, ka deklaruar Jean-Marie Le Pen, duke iu referuar romanit kontrovers të shkrimtarit Michel Houellebecq, i cili përmend një fitore të mundshme (tani për tani jo ekzistuese) të një partie myslimane dhe zgjedhjen eventuale të një presidenti mysliman në Francë.

No comments:

Post a Comment