2017-03-22

Konflikti eventual lehtë mund të zgjerohet në gjysmën e Ballkanit dhe të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, e madje edhe Greqinë e Bullgarinë.


Kroatët çelin kartat: Nëse fillon lufta në Maqedoni, jemi në anën e shqiptarëve!


Revista Globus është në mesin e shumë mediumeve kroate që ka analizuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Kjo revistë shkruan se situata në Maqedoni nuk është e shkaktuar vetëm nga faktor të brendshëm, por se është edhe reflektim i interesave gjeopolitike, e që para së gjithash kanë të bëjnë me ndërtimin e naftësjellësit “Rrjedha Turke” që duhet të kalojë nëpër Maqedoni për të arritur deri te vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore, transmeton Gazeta Lajm.

“Për shkak të gjitha interesave tej-profitabile, në Maqedoni gjithçka është e mundur. Konflikti eventual lehtë mund të zgjerohet në gjysmën e Ballkanit dhe të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, e madje edhe Greqinë e Bullgarinë. Edhe Kroacinë në anën shqiptare, anën e NATO-s”, shkruan Globus.

Sipas kësaj reviste prestigjioze, në Maqedoni janë duke u gërshetuar interesat e Perëndimit dhe Rusisë, e cila po ndihmohet kohën e fundit edhe nga Kina. “Pekingu dhe Moska llogarisin në të njëjtin korridor, prandaj dëshirojnë që në pushtet në Shkup të mbetet opsioni i tyre miqësor i Nikolla Gruevskit. Prandaj, sipas gjitha gjasave, deri sa zgjat kriza do të emitojnë porosi se maqedonasve u ofrojnë paqe dhe prosperitet, për dallim prej Perëndimit qëllimi i të cilit është shkatërrimi i Maqedonisë dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe”, shkruan Globus.

No comments:

Post a Comment