3.23.2017

Kongresmeni amerikan Eliot Engel tregon pse duhet të formohet ushtria e Kosovës, ja rreziku që vjen nga Rusia

Eliot Engel

Eliot Engel

Eliot Engel, kongresmeni amerikan i shtetit të New York-ut dhe miku i madh i shqiptarëve ka thënë në fjalimin e tij në Kongres se SHBA-të duhet ta përkrahin Kosovën në bërjen e ushtrisë dhe se një qëndrim i kundërt është absurd.

Madje Engel shtoi se nisma e Thaçit e bën ushtrinë pikërisht çfare e do edhe Amerika për Kosovën.

“Mund t’iu duket befasi por përkundër se Kosova ka nëntë vjet që është shpallur shtet i pavarur ende nuk ka ushtri. Një shtet sovran, por pa ushtri. Ka një forcë lehtë të armatosur, por që është e pakrahasueshme me ushtrinë e fuqishme të Serbisë të furnizuar fort nga Rusia”, ka deklaruar Engel.

“Më herët këtë muaj Kosova bëri një hap të vogël drejt formimit të ushtrisë së saj. Një projektligj u procedua për në Kuvend, por njëjtë sikur këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prezantimi i një ligji është vetëm hapi fillestar i një procedure tepër të gjatë pastaj, një nismë që përfshinë konsultimet me partnerët regjionalë, komunitetin ndërkombëtar, minoritetet dhe organizatat jo-qeveritare”.

“Pra çfarë ka në këtë propozim? Si do të duket ushtria e Kosovës? Ajo do të jetë multietnike, njëjtë siç është tash Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Do të ketë partneritet me vendet perëndimore dhe me shpresë që edhe me NATO-n. Do të jetë një ushtri mbrojtëse dhe jo kërcënuese për fqinjët e Kosovës. Do të jetë fiks ajo që SHBA-të duan të shohin tek partneri i tyre”.

Engel e ka parë shumë shqetësues rolin e Serbisë dhe Rusisë kohëve të fundit, prandaj si kundërpeshë ka kërkuar vazhdim të mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën dhe shtim të kësaj mbështetjeje për vendin e vogël, por mikun madh të amerikanëve.

“Derisa Kosova po lëvizë ngadalë në krijimin e ushtrisë së vogël të saj, Serbia po armatoset me mbështetjen e plotë të Rusisë”.


“Prandaj unë ndjehem pak i hutuar këtu; Kosova, një vend që ne e mbështesim dhe që na mbështet ne, do atë që çdo shtet tjetër në botë e ka, një ushtri pra, ku qytetarët do të mund t’i shërbenin vendit të tyre dhe me siguri do të shërbenin krah për krah edhe me ushtrinë tonë nëse iu jepet shansi”.

“Dhe çfarë bëjmë ne? Ne u japim kërcënime diplomatike dhe ua bëjmë të qartë që nuk po i përkrahim që ta kenë ushtrinë e tyre tani. Kjo është absolutisht absurde dhe është një pozicion që ne duhet ta ndërrojmë dhe ta ndërrojmë shpejt madje”.

“Megjithatë, e ardhmja e marrëdhënies së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën është e fort dhe e ndritshme; ne duhet të qëndrojmë në këtë linjë. Në ndërkohë, Franca duhet ta kthejë Ramush Haradinajn në Kosovë. Mjaft është mjaft, nuk durohet më ky nonsens”.


“SHBA-ja duhet t’i qëndrojë pranë Kosovës. Për shumë vjet atje sa ishte regjimi komunist gënjehej shumë për SHBA-të, por populli i Kosovës asnjëherë nuk i besoi ato gënjeshtra. Prandaj, ju them të gjithë kolegëve të mi dhe shokëve të mi, se kur ta vizitoni Kosovën do ta kuptoni se për çfarë po flas dhe do të ndjeheni krenarë që jeni amerikanë atje. Njerëzit në Kosovë të afrohen në rrugë dhe duan të kenë kontakt me ju e të flasin me ju dhe të bëjnë gjithçka për Amerikën. Për këso lloj shokësh ne kemi nevojë. Amerika bën shumë, për shumë popuj e vende të botës dhe nganjëherë e ndjejmë se nuk po na vlerësohet, por jo edhe në Kosovë. Çdo gjë që SHBA-të kanë bërë për atë vend vlerësohet nga i madh e i vogël. Nga kryeministri, presidenti, qeveritarët dhe nga secili qytetarë”.

“Shpesh më ka ndodhur që të më ndalin njerëzit në rrugë. Ata më njohin dhe më shprehin falënderime. Më thonë; ‘faleminderit që Amerika qëndroi me ne kur e shpallëm pavarësinë, faleminderit Amerikës që është e fort dhe kështu jemi edhe në të fort’, ndaj të tillë miq unë dua të kem”, ka deklaruar Engel.


Ai madje në fund të fjalimit të tij për Kosovën siguroi edhe njëherë shqiptarët se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetje të vazhdueshme për partnerin e saj ballkanik.

“Prandaj do t’u them qytetarëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës se Shtetet e Bashkuara janë me ju dhe gjithmonë do të qëndrojnë pranë jush”, pohoi Engel, duke shtuar se, “do t’i them edhe qeverisë së Serbisë se ne i mbështesim aspirata e serbëve për t’u anëtarësuar në BE, por Serbia duhet të ndalet nga ato që po i bën tani vetëm për ta bllokuar Kosovën.

No comments:

Post a Comment