2017-03-17

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi: Përpjekje për destabilitet si në 1997-ën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, thotë se ka nga ata që nuk duan që të zgjidhet Presidenti i ri, teksa ka mbetur edhe rreth një muaj nga mbarimi i mandatit të presidentit aktual, Bujar Nishani.

Ruçi: Përpjekje për destabilitet si në 1997-ën

Ruçi deklaroi se kjo që po ndodh është përpjekje për destabilitet dhe se shqiptarët e kanë provuar këtë në vitin 1997.

“Pas një muaji duhet të zgjidhet Presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe ky është fillimi i një krizë. U hodh mbrëmë nga çadra teza që të mos ketë zgjedhje, kjo d.m.th që në shtator t’i mbaroje mandati parlamentit aktual.

Kjo do të thotë që Shqipëria te ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza. Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet.

Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohen e piramidave etj. Pushtetin ta jep elektorati. Është koha që të votojmë për zgjedhjen më të mirë dhe jo sipas oreksit të partive”.

Deklaratat e tij u bënë në fshatin Portëz të Fierit ku u shpërndanë 501 leje legalizimi.

No comments:

Post a Comment