2017-03-23

Kriminelja Danica Marinkoviq, ish – dënuese e shqiptarëve në Kosovë, me libër kundër tyre

Danica Marinkoviq, ish – dënuese e shqiptarëve në Kosovë, me libër kundër tyre

Promovimi i librit „Gjykatësi në luftë dhe në paqe” i autores Danica Marinkoviq, ish – gjykatëse dhe ish – shefe e ekipit hetues kundër shqiptarëve para dhe gjatë viteve të luftës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë që kontrollohej nga pushteti pushtues serb, është bërë sonte në Ruski dom (Shtëpia ruse) në Beograd, transmeton koha.net.

Siç përcjell portali ‘kurir’ i Beogradit ‘ fjala është për një roman historik në të cilin, siç ka thënë autorja, me jetën personale e familjare ka dashur ta rrëfejë situatën në Kosovë të krijuar me “veprimin e terroristëve dhe separatistëve shqiptarë”.

“Ata, si me vrasje ashtu edhe me sulme e blerje të pasurisë serbe me paramendim kanë punuar për të krijuar Kosovën e pasur etnikisht. Aty është përmendur edhe rasti i fshatit Reçak sikur dhe ai i Kleçkës ku është bërë krim ndaj shoqërisë civile. Aty janë përmendur të gjitha aksionet terroriste që terroristët i kanë bërë ndaj policisë, ushtrisë, popullatës civile, madje edhe ndaj shqiptarëve luajalë ndaj Serbisë”, ka thënë ajo për këtë portal duke folur edhe për periudhën kur “ishte shtënë kundër saj që të mos kuptohej e vërteta për Reçakun që ishte shkak i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë”:

“Pas tri ditësh pengimesh e të shtënash ia dola të futëm në terren dhe të konfirmoj e ta dëshmojë të vërtetën se në Raçak nuk ka ndodhur masakra por vrasja e pjesëtarëve të bandave terroriste në përleshje me policinë”, ka përsëritur Marinkoviq versionin e vet të hetueses të këtij krimi serb ndaj popullatës civile shqiptare në këtë fshat në janarin e vitit 1999.

Në promovim kanë folur ish- ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq, ish – ministri i Jashtëm Vladislav Jovanoviq, akademikja dhe historiania nga Rusia Jelena Guskova, ish – zyrtari i Shërbimit sekret serb në Kosovë Miroslav Radeviq, etj.

Marinkoviq mbahet ndër mend si dënuese e pamëshirshme e shqiptarëve të akuzuar për “irredentizëm e terrorizëm”

No comments:

Post a Comment