2017-03-13

Kur marrëzia nuk njeh kufi: Fletë-rrufe e vitin 1972 kundër poetit Lasgush Poradeci (Llazar Gusho).


Fotografia e Lazer Stani
Lasgush Poradeci lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi.

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.

Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.
Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987



Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

Shtatorja e Lasgush Poradecit nga Mumtaz Dhrami, e vendosur më dt. 27 dhjetor 2006.

Autor i dy vëllimeve me poezi "Vallja e yjeve" më 1933 dhe "Ylli i zemrës" më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40. Veçanërisht tek "Përpjekja shqiptare" e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.

Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe".


Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.




Dremit liqeri


Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ai ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.

Posi me flake-u ndez e kroj,
E vetetiti plot magji,
E yll` i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri.

Tashti po shuhet nene mal
Qytet`i ngrysur ne te zi,
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri!Plot fshehtesi!

Ne kete cas perendimor,
Ndaj po me dehen syte-.e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
Ma frymezon nje mall i ri.



E MORA SHOQEZEN PERKRAH


E mora shoqezën përkrah,
E matmë rrugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.
Pa zuri dita perëndoj,
Pa zuri nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.
Perse buçet, liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!
Ç’far’ pe, liqer, mi zall te shkret?
E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend


Gjarpërushja



Haj të mirremi për dore,
Nep-ma zemrën që ma more,
Gjarpërushe pikëlore

M’u vrapo q’andej matanë,
më qëndro në zemër pranë,
M’i vështro sa lot më lanë.

Të fjalosemi ngadalë,
të pushtohemi pa fjalë,
Plot me afsh e duf të valë.

Me atë vetull-vetulluar,
Me atë shtatin-gjarpëruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo, moj vetullushe!
Gjarpëro, moj gjarpërushe!
Fluturo, moj fluturushe!.


GJENIU I ANIJES


Veshtroni si shket siper valash
E tundet anija me nge? –
…Me krisme-e me prush prej sterkalash
Mi te shkrepetiu nje rrufe!…

Ti det, brohori fshehtesire!
Kuptim i potershem, ti det!
…Po heshtje: ndaj vales se nxire
Gjeniu i anijes po flet:

Prej zallit qe sot po largohem,
Fillova mergimin e ri;
Hepohem…anohem…humbohem…
Po sulmin s`e ndal kurrsesi.

Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria,
Ndaj turret me hov e vertik
Mi balle-e mi korje te mia
Ndersimi-i tallazit armik.

Perpara kur shoh gjeratore,
Dh`ato me gremisin ne fund-
Mi kulmin e vales malore
Un` heq te shpetoj sa me mund.

E morti fatkeq ne me ciku,
N`u desh tmerresisht te fundas-
Aspak nuk me thyen rreziku,
Po nis e permbysem me gas:

Se prapa le vazhden e ndritur-
Q`e hapa me shpirtin fatos:
Fistonin gazmor ku pat shkitur
Valim-i anijes q`u sos.

Valim-i anijes se lete
Qetohet,ndalohet,mbaron
Njeriu i anijes perjete
Hepohet…anohet…valon…


Gremina


Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t’ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S’të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë.

No comments:

Post a Comment