2017-03-16

Lajmi i fundit : Presidenti shqiptar Bujar Nishani nuk u “beson” ministrave të rinj të Edi Ramës / Dekretimi pas verifikimeve


Presidenti i Republikës do të verifikojë 4 ministrat e rinj dhe më pas do t’i dekretojë ata.

Sipas të njëjtave burime thuhet se kryeministri i vendit Edi Rama i ka çuar tashmë emrat e ministrave në Presidencë për dekretim, ku kreu i shtetit sipas kushtetutës ka afat 7 ditë për të kryer verifikimet e nevojshme për të kaluar më tej në fazën e dekretimit.

Duhet thënë se, dekretimi i ministrave të rinj nga Kreu i Shtetit është një proces rutinë.

Pas dekretimit, ministrat dërgohen në Parlament për t’u miratuar dhe më pas bëjnë betimin para kreut të Shtetit për të filluar zyrtarisht detyrën.

Katër ministrat e rinj janë: Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm i cili zëvendëson Saimir Tahirin, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në vend të Blendi Klosit, Ogerta Manastirliu është emëruar ministre e Shëndetësisë duke zëvendësuar Ilir Beqajn dhe Eduart Shalsi është emëruar ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit.


*****



Burime nga zyra e Presidentit të Republikës, pohuan  se të katër kandidaturat e ministrave të rinj do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi të figurës dhe personalitetit të secilit.

Verifikim që do të kryhet nga institucionet e inteligjencës. Vetëm pasi të ketë marrë informacionin përkatës për secilin kandidat, Presidenti i Republikës do te vendose nese do t’i dekretoje apo jo si ministra.



Në CV-­te e tyre apo në formularët e dekriminializimit, asnjë prej katër kandidateve të përzgjedhur si ministra të ardhshëm nuk kanë shënuar të kenë patur probleme me drejtësinë shqiptare apo të huaj.

Por verifikimi nga ana e presidentit konsiderohet tepër e nevojshme për secilin anëtar të qeverisë, dhe qe është brenda tagrit të Presidentit të Republikës për ta bërë.

No comments:

Post a Comment