3.23.2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për mbështetjen ndaj tij dhe Kosovës.





Eliot Engel

Eliot Engel

“Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

“Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel”.


Ramush Haradinaj 

Një falënderim nga zemra për kongresistin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, Eliot Engel, mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.

Atje, kongresisti amerikan ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ka theksuar se është e papranueshme që Serbia po abuzon me Interpolin për të synuar mbajtjen dhe ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

No comments:

Post a Comment