2017-03-08

Lufta ishte e gjatë më plagë dhe thepa deri në Pavarësinë e Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi 


Në Luftën e Kosovës u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

****

Sulmet e UÇK-së shtohen, me në qendër luginën e Drenicës në afërsi të banesës së Adem Jasharit. Disa ditë pasi Robert Gelbard e quajti UÇK-në grup terrorist, policia serbe sulmon UÇK-në në zonën e Likoshanit, dhe ndoqën disa prej luftëtarëve deri në Cirez, duke vrarë 16 luftëtarë shqiptarë[78] dhe u vranë 4 policë serbë.

Adem Jashari Image

Pvarësisht akuzave për vrasje selektive dhe vrasjes së civilëve, dënimet e kryeqyteteve perëndimore nuk ishin aq të ashpra sa do të bëheshin më vonë. Policia serbe ndoqi Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij deri në fshatin Prekazi i Poshtëm. Një sulm masiv mbi shtëpinë e Jasharit solli masakrimin e 60 shqipëtarëve, shumica familarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 ishin gra dhe 10 fëmijë.

Ngjarja e 5 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".

Në 24 mars forcat Jugosllave rrethuan fshatin e Glloxhanit dhe sulmuan luftëtarët e UÇK-së.



Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre. Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e Glloxhanit ishte një rezistencë e suksesshme.

Një qeveri e re u formua në Jugosllavi, e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe. Kryertari i Partisë Ultra-nacionaliste Radikale Vojislav Šešelj u bë zëvendës kryeministër. Kjo shtoi pakënaqësinë në pozicionin e vendit ndërmjet diplomatëve perëndimorë.

Në fillim të prillit, Serbia organizoi një referendum për çështjen e ndërhyrjes së jashtme në Kosovë. Votuesit serbë refuzuan vendosshmërisht kundër ndërhyrjes së huaj në këtë krizë.


 Ndërkohë, UÇK fitoi shumë territor përreth Deçanit dhe kishte territore nën kontroll në Gllogjan. Kështu që, në 31 maj 1998, Ushtria Jugosllave dhe policia e Ministrisë së Brendshme serbe filluan operacionin për spastrimin e kufirit të kontrolluar nga UÇK. Përgjigjja e NATOs ndaj kësaj ofensive ishte operacioni i mesit të qershorit i quajtur Operation Determined Falcon (Operacioni Fajkoi i Vendosur), një parakalim ajëror mbi kufijtë Jugosllavë.


Gjatë kësaj kohe, Presidenti Jugosllav Millosheviç arriti një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Boris Jelcin për ndalimin e operacioneve ofensive dhe pregatitjen e bisedimeve me Shqiptarët. Ku më pas u arrit takimi midis  Sllobodan Millosheviçit dhe Akademik prof.Dr. Ibrahim Rugovës në 15 maj 1999 në Beograd, dy ditë pasi u njoftua nga Richard Holbrooke. Një muaj më vonë, Holbrooke, pas një udhëtimi në Beograd ku ai kërcënoi Millosheviçin që nëse nuk bindeshte, "çfarë ka mbetur nga vendi juaj do të shpërthejë", ai vizitoi zonat kufitare të prekura nga luftimet në fillim të qershorit, nga ku u fotografua me ushtarët e UÇK-së.

Publikimi i këtyre imazheve fotografike i dërgoi një sinjal UÇK-së, mbështetësve dhe simpatizantëve, dhe vëzhguesve në veçanti, se SHBA-të do të mbështesnin vendosshmërisht UÇK-në dhe popullsinë shqiptare në Kosovë.


Marrëveshja e  Boris Jelcinit përfshinte lejimin nga Sllobodan Millosheviçi të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ngrinin një mision në Kosovë në mënyrë që të monitoronin situatën. Ky ishte Kosovo Diplomatic Observer Mission (KDOM), (Misioni Diplomatik Vëzhgues në Kosovë), i cili filloi të veprojë në fillim të korrikut. Qeveria amerikane e mirëpriti këtë marrëveshje, por denoncoi thirrjen e iniciativës për armëpushim të përbashkët. Pasi Amerikanët kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.

Gjatë gjith qershorit dhe deri në mes të korrikut, UÇK-ja mbajti avantazhin e vet. UÇK rrethoi Pejën, Gjakovën, dhe kishte caktuar kryeqytet provizor qytetin e Malishevës. Trupat e UÇK-së u futën në Therandë (Suharekë), dhe në veri-perëndim të Prishtinës. Më pas u futën në Rahovec dhe në fshatrat përreth.


Pas disa sulmeve të UÇK-së në mes të gushtit, trupat jugosllave nisën operacione ofensive në jug të rrugës Prishtinë-Pejë. UÇK filloi një ofensivë në 1 shtator në rrethinat e Prizrenit, duke rritur aktivitetin usharak të ushtrisë jugosllave. Në Pejë, një ofensivë jugosllave rrezikoi një karvan njerëzish të dëbuar, veprim i cili u dënua nga oficerët ndërkombëtarë.

Në mes të shtatorit, për herë të parë UÇK-ja arriti në veri të Kosovës përreth Podujevës. Në fund, në fund të shtatorit, një përpjekje e vendosur nga jugosllavët nisi për largimin e UÇK-së nga veriu dhe qëndra e Kosovës po ashtu edhe nga lugina e Drenicës. Gjatë kësaj kohe shumë kryeqytete perëndimore dënuan sulmin, por sulmet u intensifikuan.

Në 28 shtator, kur u gjetën kufomat e gjymtuara të një familjeje nga KDOM jashtë fshatit Abria e Epërme. Pikërisht Masakra në Abri të Epërme siguroi ndërkombëtarët për genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ky imazh i gjakosur shtyu luftën në një nivel tjetër.

****



Në 9 korrik 1998, Presidenti i SHBA Bill Clinton deklaroi "emergjencën kobëtare" (gjendje e jashtëzakonshme) për shkak të "kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare dhe politikave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara" imponuar nga Jugosllavia dhe Serbia mbi Luftën e Kosovës.




Në 23 shtator 1998 nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranoi Rezolutën 1199. Kjo shprehte një 'shqetësim të madh' me raportet që i arrinin Sekretarit të Përgjithshëm që mbi 230,000 njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga 'përdorimi i forcës së tepërt dhe diskriminuese nga forcat e sigurisë serbe dhe Ushtria Jugosllave',
 duke kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në Republikën Federale tl Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) të ndalojnë armiqësinë dhe të mbajnë një armëpushim.


Në 24 shtator Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) i NATOs lëshoi një "paralajmërim aktivizimi" (ACTWARN) duke e çuar NATOn në një nivel më të lartë gatishmërie ushtarake si për një mundësi të limituar ajërore ashtu edhe për një fushatë ajërore me faza në Kosovë.

 Problemi i madh për ata që shihnin si zgjidhjen e vetme përdorimin e forcës ishin mbi 250,000 shqiptarë të dëbuar, 30,000 prej të cilëve ishin në qiell të hapur në pyje, pa veshmbathje apo strehim, dhe me dimrin që afrohej shpejt.


Ndërkohë, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Christopher Hill, po drejtonte diplomacinë ndërmjet delegacionit shqiptar, i drejtuar nga Rugova, dhe autoritetet jugosllave dhe serbe.

Në këto mbledhje po bëhej një plan paqeje pas planifikimit të NATOs për pushtimin e Kososvës. Gjatë një periudhe prej dy javësh , kërcënimet u shtuan, duke kulmuar në dhënien nga NATO të Urdhërit të Aktivizimit.

NATO ishte gati të fillonte sulmet ajërore, dhe Richard Holbrooke shkoi në Beograd me shpresën se do të arrinte një marrëveshje me Millosheviçin. Zyrtarisht, komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndaloheshin luftimet.



 Specifikisht kërkohej që Jugosllavia të pushonte ofensivën ndaj UÇK-së ndërkohë që përpiqej që të bindte UÇK-në të heqë dorë nga pavarësia. Më tepër, u bënë përpjekje për të bindur Millosheviçin të lejonte trupat paqeruajtëse të NATOs të hynin në Kosovë.


Në 13 tetor 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut lëshoi urdhërat e aktivizimit (ACTORD) për ekzekutimin e sulmeve të limituara ajërore po ashtu edhe fushatë ajërore me faza në Jugosllavi e cila do të fillonte përafërsisht për 96 orë.

 Në 15 tetor Marrëveshja e Misionit të Verfikimit në Kosovë (KVM) i NATOs për armëpushim u firmos, dhe afati i fundit për tërheqjen u zgjat për në 27 tetor.

Tërheqja serbe filloi në ose rreth 25 tetorit 1998, dhe Operacioni Syri i Shqiponjës (Eagle Eye) filloi në 30 tetor.

KVM ishte një kontigjent i madh i monitoruesve të paarmatosur të paqes nga OSBE (të njohur zyrtarisht si verifikues) të cilët u futën në Kosovë. Pamjaftueshmëria e tyre ishte e dukshme që në fillim. Ata u quajtën me nofkën "clockwork oranges" (me kuptimin në zhargon anglisht si diçka e pavend dhe të panevojshme) si referencë për makinat me ngjyrë portokalli që përdornin.


 Luftimet filluan sërisht në dhjetor 1998 pasi armëpushimi u thye,dhe gjatë luftimeve u vra Zvonko Bojanić, kryebashkiaku serb i Fushë Kosovës. Autoritetet jugosllave u përgjigjën me masa të ashpra ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Nga janari në mars 1999 lufta solli pasiguri në zonat urbane, duke përfshirë bombardime dhe vrasje. Të tilla sulme u kryen edhe gjatë bisedimeve ne Rambuje në shkurt dhe ndërkohë që Marrëveshja e Verifikimit në Kosovë u zgjidh në mars. Vrasjet në rrugë vazhduan dhe u rritën. Kishte përplasje ushtarake në Vushtrri në shkurt dhe zonë e paprekur deri tani në luftime në Kaçanik në fillim të marsit.



Në 15 janar 1999 ndodhi Masakra e Reçakut ku "45 fermerë shqiptarë u rrethuan, u drejtuan drejt një kodre dhe u masakruan.

 Trupat u zbuluan nga monitoruesit e OSBE-së, duke përfshirë edhe Kryetarin e Misionit William Walker, dhe të dërguarit e huaj të shtypit ndërkombëtar.

 Jugosllavia e mohoi masakrën.Masakra e Reçakut ishte kulmimi i sulmeve të UÇK-së dhe reprezaljes së jugosllavëve që vazhduan përgjatë gjithë dimrit 1998–1999. Masakra u ndëshkua nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë. Kjo masakër ishte një pkë kthese e luftës. NATO vendosi se konflikti mund të zgjidhej vetëm duke vendosur një mision paqeruajtës ushtarak nën komandën e NATOs. Prishtina u bë subjekt i përleshjeve me armë dhe dëbimit të popullsisë sipas raporteve të OSBE-së.


Në 30 janar 1999 NATO lëshoi një deklaratë ku Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte pranuar që "Sekretari i Përgjithshëm i NATOs mund të autorizojë sulme ajërore kundër shënjestrave në territorin e RFJ" në mënyrë që të arrihej një marrëveshje politike".

 Ndërkohë që kjo ishte më shumë një kërcënim për qeverinë e Millosheviçit, ajo po ashtu ishte një sprovë për të gjithë faktorin politik shqiptar.

Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set "principesh të panegociueshme" e cila krijoi një paketë të njohur si "Status Quo Plus"—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.

Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt. Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd.


 Kjo ishte në kontrast me konferencën e Dejtonit në 1995 e cila përfundoi luftën në Bosnje, ku Millosheviçi negocioi personalisht.

Mungesa e Millosheviçit u interpretua si shenjë se vendimet e vërteta po bëheshin në Beograd, një lëvizje që e rriti kriticizmin në Jugosllavi dhe jashtë saj; peshkopi serb i Kosovës Artemije udhëtoi në Rambuje për të protestuar për faktin se delegacioni ishte tejet i papërfaqësuar. Gjatë asaj kohe spekulohej për një padi të mundshme për krime lufte ndaj Millosheviçit, kështu që mungesa e tij mund të jetë motivuar nga frika për arrestimin e tij.

Pajimet e Brigadës Speciale së 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat "kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën, duke përfshirë mekanizma për zgjedhje të lira dhe të ndershme për institucione demokratike.

Ndërkohë që marrëveshja nuk i kënaqi plotësisht shqiptarët, sipas jugosllavëve ata ishin shumë radikalë, të cilët u përgjigjën duke ndryshuar në mënyrë drastike tekstin të cilën edhe Rusia (aleat i RFJ) e quajti të papranueshëm. Ata kërkonin të rishikonin me kujdes statusin politik të Kosovës dhe larguan të gjitha masat e propozuara për implementim.


 Ndërmjet gjithë këtyre ndryshimeve në versionin e ri të propozuar, eleminohej komplet kapitulli për ndihmën humanitare dhe rindërtim, hiqej komplet mbikëqyrja ndërkombëtare dhe nuk përmendej "vullneti i popullit të Kosovës" në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Marrëveshja kërkonte për administrimin e Kosovës nga NATO si një provincë autonome brenda Jugosllavisë, një forcë prej 30,000 trupash të NATOs për mbajtjen e rregullit në Kosovë; të drejtën e kalimit të papenguar të trupave të NATOs në territorin jugosllav, përfshirë Kosovën; dhe imunitet për NATOn dhe agjentët e saj nga ligji jugosllav.

Do të lejohej një prani e vazhdueshme e ushtrisë jugosllave me 1,500 trupa për vëzhgimin e kufirit, të mbështetura nga 1,000 trupa për qëllime komande dhe mbështetje, po ashtu edhe një numër të vogël policie kufitare, 2,500 njerëz nga Ministria e Brendshme për qëllime sigurie të përgjithshme, dhe 3,000 policë lokalë.


Megjithëse qeveria jugosllave citoi dispozitat ushtarake të Shtojcës B të dispozitave të Rambujesë si arsyen e kundërshtimeve të tyre, duke thënë se ishte një dhunim i papranueshëm i sovranitetit të Jugosllavisë, këto dispozita ishin thelbësisht të njëjta me ato të zbatuara në Bosnje për misionin SFOR (Stabilisation Force) pas Marrëveshjes së Dejtonit në 1995.


Dy palët nuk i diskutuan problemet me detaje për shkak të mosmarrëveshjeve më thelbësore.

 Në veçanti, pala sebe nuk e pranonte idenë e pranisë së trupave të NATOs në Kosovë duke zëvendësuar forcën e tyre të sigurisë, duke preferuar më mirë vëzhgues të paarmatosur të OKB-së. Vetë Millosheviçi refuzoi të diskutojë shtojcën pasi informoi NATOn që ishte e papranueshme, edhe pasi atij iu ofrua të propozojë amendamente për dispozitat në mënyrë që të bëheshin të pranueshme.

Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav.
Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.

Në 23 mars, kuvendi serb pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATOs.

****
bombardimet-e-natos.jpg


Edhe  16 ditë mbushen 18 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .

Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.
bill_clinton.jpg

Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor  1999 me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 16 mijë trupa në Kosovë.



Mesazhi  tashmë i  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e  përvjetorit  të bombardimeve të NATO-s:

Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.

Me rastin e  fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi pozicionet ushtarake dhe policore serbe, shprehim ndjenjat më të larta të respektit për Aleancën ushtarake, NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare, që u vunë në mbrojtje të Kosovës në ditët më të vështira dhe më vendimtare.


Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.

Bota demokratike dhe Aleanca më e fuqishme e globit NATO-ja, dhanë kontribut historik në çlirimin e Kosovës, duke bërë që data 24 mars 1999 të jetë fillim i një epoke të re për Kosovën. Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë NATO-s dhe të gjitha shteteve që përkrahën luftën e drejtë.

Pas 18 vjetësh, sot Kosova është e lirë, ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur dhe demokratik, të njohur ndërkombëtarisht, me përkushtim të veçantë për të mbrojtur të drejtave të minoriteteve dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shteti demokratik i Kosovës do të jetë gjithmonë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sot, kur kemi përmbyllur kapitullin e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kujtojmë me nderim të lartë sakrificën sublime të luftëtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve tanë, të cilët ranë që brezat e ardhshëm të jetojnë në Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur.

Në këto ditë të  marsit në shënjë të solidaritetit  dhe të përkujtimit të intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe, iu shprehim mirënjohje të përhershme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendeve që ndihmuan çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe që sot po ndihmojmë forcimin e institucioneve demokratike të vendit tonë.

Mirënjohje të veçantë ju shprehim liderëve dhe personaliteteve botërore që mbështetën luftën e drejtë të popullit tonë për çlirim dhe demokraci, ish-presidentit Klinton, ish-kryeministrit Toni  Bler, ish-sekretares Ollbrajt, z.Solana dhe personaliteteve tjera perëndimore.

Edhe në këtë fazë Kosova mirëpret prezencën ushtarake të NATO-s dhe ndihmën e përgjithshme të shteteve demokratike.


Në këtë përvjetor historik për vendin tonë, iu shprehim falënderim të veçantë forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, që garanton lirinë, stabilitetin dhe paqen në Kosovës.

—–
Si çdo herë burrë shtetasin serb  , thonë se NATO e bombardoi Serbinë për të krijuar një shtet të vetin “në territor të Serbisë”!




Rruga e gjatë dhe me thepa  deri në Pavarësinë e Kosovës




Këtu kemi renditur të gjitha ngjarjet me rëndësi që nga kur filluan negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës në vitin 2005 dhe deri në shkurt 2008 kur u bë shpallja e pavarësisë.

24 janar 2005: International Crisis Group (shqip: Grupi Ndërkombëtar i Krizave) publikon raportin “Kosovo: Toward Final Status” ku konkludohet se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Serbët si gjithmonë refuzojnë këtë.

tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjisë në NATO, i dorëzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve për statusin. Politikanët shqiptarë të Kosovës e karakterizojnë raportin si të drejtë.

10 nëntor 2005: Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovon emërimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zëvendës i Ahtisaari emërohet austriaku, Albert Rohan.

21 nëntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovën për herë të pas që nga emërimit si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai bën takime me kryeadministratorin e OKB-së, Søren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe përfaqësues të opozitës dhe minoritetit serb. Në të njëjtën ditë proteston lëvizja “Vetëvendosje” me parullat “Jo negociata- Vetëvendosje”.

21 janar 2006: Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri ndërron jetë. Afër një milion njerëz e përcjellin për në varr. Bisedimet që do të duhej të startonin në fund të këtij muaji shtyhen për disa javë.

10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë, president i Kosovës.

1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bëjë këtë. Disa ditë më vonë zgjidhet, Agim Çeku, që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i TMK-së, kryeministër për AAK, dhe Kolë Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.

12 qershor 2006: Søren Jessen-Petersen (PSSP) lajmëron largimin e tij nga Kosova. Analistët thonë se po e lënë Kosovën për shkak të deklaratave pro-pavarësisë.

15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. Përsërit qëndrimin e qeverisë Shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën. Gjatë kësaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore të Kosovës.

24 korrik 2006: Takimi i zyrtarëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në pallatin Niederosterich, Vjenë, Austri. Prezent janë: Agim Çeku(kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu(president i Kosovës), Vojslav Kostunica(kryeministër i Serbisë), Boris Tadic(president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Siç është pritur nuk arrihet asnjë marrëveshje, por Ahtisaari e konsideron të suksesshëm për faktin se këta liderë janë takuar sy në sy. Në Kosovë ky takim u përshkruante si “takimi i elefantëve”. Lëvizja “Vetëvendosje” proteston në Prishtinë kundra këtyre bisedimeve.

27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisë Radikale të Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.

28 korrik 2006:International Crisis Group publikon raportin “An Army for Kosovo?”, ku thuhet se Kosova duhet të ketë ushtrinë e vet pas zgjidhjes së statusit, që sipas tyre duhet të jetë pavarësia.

7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe në Vjenë. Në fokus është decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mbarimit të këtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.

14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-së, Kofi Annan, emëron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) të Kosovës. Rüecker para këtij emërimi kishte punuar për disa vite në UNMIK.

28 dhe 29 tetor 2006: Referendum në Serbi për kushtetutën e re që u hartua brenda disa muajve pa debate publike. Në kushtetutë nënvizohet se Kosova është “pjesë e pandarë e Serbisë”. ICG, Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin me titullin “Serbia’s New Constitution: Democracy Going Backwards”(Shqip: Kushtetuta e re e Serbisë: Demokraci mbrapsht) kritikon përmbajtjen dhe mënyrën se si është hartuar kushtetuta.

dhjetor 2006: Bëhet e ditur se publikimi i propozimit të Martti Ahtisaarit për statusin përfundimtar të Kosovës do të shtyhet deri në janar 2007, me mundësi për shtyrje të mëtejshme.

21 janar 2007: Zgjedhje parlamentare në Serbi. Propaganda “Kosova është Serbi” në qendër të fushatës elektorale. Por politikani, Čedomir Jovanović, nga partia Liberalo Demokrate tha se ai do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës. Këto zgjedhje që në të vërtet ishin të paplanifikuara dhe u përcaktuan pas referendumit për kushtetutën ishin shkaku që Ahtisaari shtyri publikimin e rekomandimit të tij në lidhje me statusin. Pritet që Ahtisaari të rekomandoj pavarësi dhe bashkësia ndërkombëtare kishte frikë se bërja publike e rekomandimit para zgjedhjeve do të rriste përqindjen e partive radikale në Serbi.

21 janar 2007: Përkujtohet ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Fatmir Sejdiu dekoron Rugovën me urdhrin Heroi i Kosovës, për udhëheqjen e rezistencës për liri dhe pavarësi dhe për formimin e shtetit të Kosovës.

24 janar 2007: Asambleja e Këshillit të Evropës (Council of Europe) miraton rezolutën 1533 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Disa nga nenet e projektrezolutës që u paraqit para përfaqësuesve nga e gjithë Evropa u hoqën për shkak se disa përfaqësues të prirë nga Serbia, Rusia dhe Greqia votuan kundra inkuadrimit të tyre në rezolutën përfundimtare.

26 janar 2007: Ahtisaari takim me të ashtuquajturin Grupi i Kontaktit që përbëhet nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Nuk kishte prononcim për media dhe takimi ishte me dyer të mbyllura, por njoftohet se Ahtisaari ka informuar se do të propozoj pavarësi të kushtëzuar. Në të gjitha shtetet e botës njoftohet se Kosova do të marr pavarësi të kushtëzuar. Mediat lajmërojnë se Rusia është skeptike në lidhje me planin e Ahtisaarit. Sekretari gjeneral i NATO-s holandezi, Jaap de Hoop Scheffer shprehet se NATO përkrah planin e Ahtisaarit në lidhje me statusin e Kosovës.

02 shkurt 2007: BIRN(Balkan Investigatve Reporting Network) publikon nenet kryesore të planit të Ahtissarit. Disa orë më vonë Martti Ahtisaari dorëzon propozimin e tij në Beograd dhe Prishtinë. Edhe pse nuk përmendet fjala pavarësi të gjithë, edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic, janë të mendimit se ky propozim e qon Kosovën drejt pavarësis.

10 shkurt 2007: Lëvizja “Vetëvendosje” organizon protestë në Prishtinë kundra pakos së Ahtissarit që ata mendojnë nuk i bien Kosovës pavarësi. Disa nga protestuesit filluan të përleshen me policinë(që përbëhej nga ata kosovar dhe ndërkombëtar). Policia u përgjigje me dhunë ndaj të gjithë protestuesve. Dhjetëra të lënduar. Më 11 shkurt u njoftua se dy (Vetëvendosje thotë tre) protestues kanë vdekur nga plagët që morën një ditë më parë nga dhuna e policisë. Të vdekurit janë Arben Xheladini (1972) nga Prishtina dhe Mon Balaj (1976) nga Besiana. KMLDNJ dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe e quan një krim atë që ka bërë policia. KMLDNJ së bashku me Prishtinën zyrtare kërkojnë hetim të gjerë të asaj që ndodhi.¨Pas mbarimit të protestave në zyrat e lëvizjes “Vetëvendosje” arrestohet lideri i lëvizjes Albin Kurti.

12 shkurt 2007: Ministri Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, jep dorëheqje pas dhunës në protestat e 10 shkurtit të organizuara nga Vetëvendosje ku vdiqën dy shqiptar të rinj. Ai thotë se ndjenë përgjegjësi morale, edhe pse policia as ajo e UNMIK dhe as SHPK nuk janë nën kontroll të tij. Po këtë ditë Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin në paraburgim. Kurti tregon për keqtrajtim.

13 shkurt 2007: Në Besianë (ish Podujevë) varroset Mon Balaj. KMLDNJ kërkon shkarkimin e shefit të polic së UNMIK-ut, Stephen Curtis.

14 shkurt 2007: Stephen Curtis, shef i policisë ndërkombëtare në Kosovë, jep dorëheqje pas kërkesës së kryeadministratorit Joachim Ruecker.

21 shkurt 2007: Negociata të reja në Vjenë që kanë për qëllim gjetjen e një kompromisi. Pas këtyre negociatave njoftohet se asgjë nuk është arritur dhe se qëndrimet e të dy palëve janë të njëjta: shqiptarët duan pavarësi kurse serbët ofrojnë autonomi. Edhe Ahtisaari por edhe ndihmësit e tij kishin sinjalizuar se këto negociata nuk do të sjellin asgjë. Albert Rohan, anëtar i ekipit të Ahtisaarit i tha BBC se këto negociata janë shansi i fundit për kompromis.

3 mars 2007: Protesta paqësore në Prishtinë të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje. Njoftohet se afër 4 000 persona morën pjesë.

10 mars 2007: Në Vjenë të Austrisë mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje. Të pranishëm ishin krerët e Kosovës(Fatmir Sejdiu, Agim Ceku, Kolë Berisha dhe të tjerë) dhe Serbisë (Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë) si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari. Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do ti dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

15 mars 2007: Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, Reuters, plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

26 mars 2007: Martti Ahtisaari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku ai thotë se Kosova duhet të bëhet e pavarur. Nicholas Burns, zëvendës ministër i jashtëm i SHBA-ve thotë se SHBA-të përkrahin planin e Ahtisaarit dhe mendojnë se Kosova duhet të bëhet e pavarur. Serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë planin. Rusia bënë deklarata që mund të interpretohen si kundra pavarësisë por nuk përmend përdorimin e vetos.

29 mars 2007: Parlamenti Evropian miraton një rezolutë ku shprehet përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime.

3 prill 2007: Fillon shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura është dëgjuar i dërguari special për Kosovën Martti Ahtisaari duke shpalosur planin që pritet t’i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusisë u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vojislav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perëndimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit.

5 prill 2007: Kuvendi i Kosovës miraton një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.

13 prill 2007: Këshilli i Sigurimit i OKB-se njofton se ka vendosur të dërgoj në Kosovë në fund të prillit një mision faktmbledhës pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në këtë këshill.

17 prill 2007: Zëvendësministri i jashtëm i ShBA-ve, Nicholas Burns, në një fjalim para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington tha se Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën dhe se ai priste që Këshilli i Sigurimi të aprovonte planin për pavarësi të prezantuar nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari. Ai edhe shtoi se autonomia ofruar nga Serbia është dashtë të ofrohej para 12 vjetëve dhe jo tani.

25 prill 2007: Misioni faktmbledhës që përbëhet nga 15 ambasadorët/zëvendës ambasadorët për në OKB të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit arrin në Bruksel ku ka takime mes tjerash me sekretarin gjeneral të NATO- s Jaap de Hoop Scheffer dhe zyrtar të Bashkimit Europian. Scheffer ju tregon ambasadorëve se NATO përkrah planin e Ahtisaarit për ti dhënë pavarësi Kosovës. Ambasadorët erdhën në Kosovë pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në KS të OKB-së, për tu njoftuar më afër me gjendjen e minoriteteve. Pjesëmarrës janë ambasadorët e këtyre shteteve: ShBA-ve, Francës, Britanisë së Madhe, Kinës, Kongos, Ganës, Afrikës së Jugut, Katarit, Indonezisë, Sllovakisë, Panamasë, Rusisë, Belgjikës, Italisë dhe Perusë.

26 prill 2007: Misioni faktmbledhës arrin në Beograd ku ka takim me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Boris Tadic dhe Vojslav Kostunica. Serbia kundërshton planin e Ahtisaarit dhe propozon për Kosovën “autonomi të mbikëqyrur”. Si gjithmonë nuk mungojnë ankesat për të drejtat e njeriut. Disa mijëra serb që gjoja lëshuan Kosovën para luftës mblidhen afër kufirit me Kosovën për të protestuar për kthimin e tyren ë Kosovë. Në mbrëmje po këtë ditë arrijnë në Kosovë ambasadorët e Këshillit të Sigurimit që priten në Aeroportin e Prishtinës nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, si dhe nga PSSP-ja Joachim Ruecker.

Prishtinë 27 prill 2007. Takimi i UNMIK-ut me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së27 prill 2007: Ambasadorët kanë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës: Presidentin, Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin. Autoritetet kosovare prezantojnë të gjitha të arriturat e tyre posaçërisht në të arriturat që kanë të bëjnë me minoritetet. Pas takimeve ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, dhe ai francez, Jean Marc de La Sablier, shprehen të kënaqur me përparimet në Kosovën, edhe kur janë në pyetje minoritetet. Në orët e pasdites ambasadorët do të takohen me përfaqësues serb dhe do të vizitojnë vendbanime serbe.

28 prill 2007: Misioni faktmbledhës viziton fshatin Krushë e Vogël ku gjatë luftës në 1999 u vranë 103 meshkuj (70 % e meshkujve te fshatit) të pafajshëm shqiptar. Banorët u treguan se aty kishte ndodhur diçka e ngjashme me Srebrenicën. Misioni edhe vizitoi disa vendbanime serbe. Më vonë udhëtuan për në Vjenë ku takuan Martti Ahtisaarin. Më pas ata udhëtuan për në New York. Në një debat për marrëdhëniet transatlantike në Bruksel Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Daniel Frid gazetarëve u ka thënë se Kosova do të bëhet e pavarur me rezolutën e Këshillit të sigurimit të KB ose me “proces të pakontrolluar” në të cilin serbet e Kosovës do të ishin “viktimat më të mëdha meqë kjo do të thoshte më shumë dhunë”.

13 maj 2007: Një rezolutë e hartuar nga ShBA-të ju shpërndahet shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë çon drejt pavarësisë së Kosovës. ShBA-të vazhdojnë të deklarojnë se e përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe se kjo duhet të vij brenda muajit maj. Rusia thotë se nuk mundet ti pranoj disa pjesë të rezolutës. Gazeta Express që ka pa një kopje të rezolutës thotë të dielën me 13 maj: “Teksti i draftrezolutës, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët europianë ia kanë prezantuar Këshillit të Sigurimit, nuk përmban fjalën pavarësi. Mirëpo, baza e këtij drafti është plani i Ahtisaarit, i cili çon drejt pavarësisë.” Sot në parlamentin e Serbisë votohet qeveria e re që do të vazhdoj të kryesohet nga nacionalisti Vojslav Kostunica. Si president vazhdon Boris Tadic.

15 maj 2007: Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, në Moskë thote: “Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo është e pamundur”. Rusia vazhdon të shprehet kundra pavarësisë. Statusi i Kosovës ishte ndër pikat më të rëndësishme në takimet që Rajs kishte në Moskë.

7 qershor 2007: Në takimin e G8 në Heiligendamm, Gjermani presidenti i porsazgjedhur francez Nichola Sarkozy propozon që zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës të shtyhet me gjashtë muaj me kusht që Rusia të mos bllokoj rezolutën për pavarësinë e Kosovës nëse një kompromis midis Prishtinë dhe Beogradit nuk gjendet brenda këtyre gjashtë muajve.

8 qershor 2007: Përfundon takimi i G8. Nuk është arritur marrëveshje për pavarësinë e Kosovës por kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se diskutimet ishin konstruktive. Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për pavarësinë e Kosovës. Zyrtarët kryesorë kosovarë i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar që të miratojnë sa më shpejt një projektrezolutën për pavarësinë e Kosovës. Propozimi për shtyrje refuzohet. ShBA vazhdojnë të këmbëngulin se pavarësia është zgjidhja e vetme dhe më e mirë

10 qershor 2007: Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, hera parë që Shqipëria vizitohet nga një president amerikan. Ai thotë se Kosova do ta marr pavarësinë. Bush u mirëprit shumë mire nga populli shqiptar.

11 qershor 2007: Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Ceku, takojnë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në qytetin e Kukësit. Berisha përcjell mesazhin e presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës.

13 qershor 2007: Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës ku thuhet se “secili propozim duhet ti përmbahet frymës dhe përmbajtjes së Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”. Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë)

25 qershor 2007: Vazhdon të përflitet për shtyrjen e zgjidhjes së statusit. Në një projektrezolutë të paraqitur para disa ditëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së propozohet që vendimi për statusin të shtyhet me 4 muaj, dhe nëse gjatë këtyre katër muajve nuk gjendet zgjidhje atëherë plani i Ahtisaarit të zbatohet automatikisht, kështu që Kosova të bëhet e pavarur. Rusia dhe Serbia kanë kundërshtuar rezolutën. Ende nuk është vendosur përfundimisht se a do të ketë shtyrje. Nga disa pritet një zhbllokim i procesit pas takimit mes presidentëve Bush dhe Putin. Sot ministrja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs , ka thënë: “Serbia dhe Kosova nuk do të jenë përsëri pjesë e trupit të njëjtë”.” Në një letër të shpërndarë nga zyra britanike në Prishtinë kryeministri britanik, Toni Blair, para se të lëshoj zyrën e kryeministrit, thotë: “Jam krenar për rolin që Britania e Madhe ka luajtur për t’i dhënë popullit të Kosovës një të ardhme më të mirë”

korrik 2007: Pas dështimit të negociatave me Rusinë për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do ti hapte rrugën pavarësisë së Kosovës, çështja e statusit ju dërgua Grupit të Kontaktit që do të ndërmjetësoj në negociatat shtesë prej 120 ditëve midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqiptarët vazhdojnë që jenë kategorik në kërkesën e tyre për pavarësi.

6 gusht 2007: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, takon presidentin e posa zgjedhur të Shqipërisë, Bamir Topi. Topi shprehet se të gjitha institucionet në Shqipëri përkrahin pavarësinë e Kosovës.

17.nëntor 2008: Mbahen zgjedhjet parlamentare dhe komunale në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës merr 34,3 % të votave dhe bëhet partia më e madhe në Kosovë kurse Lidhja Demokratike e Kosovës merr 22,6 %. Partia ORA e themeluar nga Veton Surroi merr më pak se 5% të votave dhe për shkak të pragut zgjedhor mbesin jashtë parlamentit të Kosovës.

4. janar 2008: Deputetët e zgjedhur më 17. nëntor japin betimin në Kuvendin e Kosovës.

7.janar 2008: Zyrtarizohet marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe PDK-së.

9.janar 2008: Kuvendi i Kosovës zgjedh Fatmir Sejdiu kryetar të Kosovës kurse Hashim Thaçin kryeministër.

10. dhjetor 2007: Përfundojnë negociatat shtesë dhe nuk ka ndonjë kompromis mes Kosovës dhe Serbisë për statusin përfundimtar të Kosovës. Njoftohet se vendimi për statusin nuk do të vije deri pas zgjedhjeve presidenciale në Serbia. Kjo për shkak të frikës tek bashkësia ndërkombëtare se pavarësia e Kosovës do të mund ta favorizonte kandidatin ultranacionalist Nikolic.

20. janar 2008: Në Serbi mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Dy kandidatët që morën më së shumti vota, Boris Tadic dhe Tomislav Nikolic, shkojnë në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve.

3.shkurt 2008: Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në Serbia dhe Boris Tadic fiton 50,51 % të votave kurse kandidati nga partia ultranacionaliste serbe Tomislav Nikolic merr 47,89 %. Edhe pse Tadic dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian ai sikurse edhe nacionalistët në Serbi kundërshton kategorikisht pavarësinë e Kosovës.

16.shkurt 2008: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Prekazin në prag të shpalljes së pavarësisë.

17.shkurt 2008: 10:00: Thaçi kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, 12:00: Kryesia e Kuvendit mblidhet, 15:00: Fillon seanca e kuvendit ku do bëhet shpallja e pavarësisë, 18:00: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi paraqiten në “Prishtina Media Centre” pranë Hotelit Grand ku mbajnë konferencë për shtyp me gazetar nga e gjithë bota, 18:30: Zbulimi i obeliskut për pavarësinë përball Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, 19:00: Koncert nga Filharmonia së Kosovë në sallën “1 Tetori”, 20:00: Në Prishtinë mbahet koncerti i madh për pavarësinë, 22:50: Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi i drejtohen popullit, 23:00: Hidhen fishekzjarre në katër anët e Prishtinës. Shpallja e pavarësisë përshëndetet nga shumë vende të botës dhe shumë shtete tregojnë se janë të gatshme ta njohin. Në Kosovë me qindra mija njerëz dalin në qendër për ta pritur shpalljen e pavarësisë kurse në Beograd ka protesta kundra pavarësisë me që rast sulmohen edhe disa ambasada dhe përfaqësi të firmave të huaja.

18.shkurt 2008: Presidenti amerikan, George W. Bush, gjatë një vizite në Tanzani thotë se tash kosovarët janë të pavarur. Në Bruksel mbahet mledhje e ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.


Prishtinë, 08.03.2017                                                     Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

No comments:

Post a Comment