2017-03-03

Me Haradinajn, Franca po dështon në drejtësi


Harry Bajraktari


Shtyrja e vendimit për herë të dytë për lirimin e liderit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe ndalja e tij edhe më tej në Francë nga një gjykatë lokale e Colmarit për shkak të një flet-arresti të Serbisë, lëshuar shumë vite më parë, është e pa drejtë dhe ka ngjyrim politik, një absurd që nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.

Fotografia e Lec Mara

Ish kryeministri i Kosovës z. Haradinaj ka dalë i pafajshëm nga dy gjykime të gjata në Tribunalin e Hagës dhe ishte i vetmi që u gjykua dy herë për pretendime të krimeve të luftës që nuk i ka bërë.

Fotografia e Lec Mara
Pas gjithë kësaj, ai sot po mbahet peng në Francë pa asnjë argument të mundshëm. Është e habitshme sesi drejtësia franceze, e cila ka një demokraci të gjatë, të jetë ndikuar nga farsat e politikës sheveniste serbe, duke pritur gjoja" fakte" shtesë të pa qena dhe të falisifikuara.

Fotografia e Lec Mara

E tërë bota e di se krime masive kryen serbët kundër shqiptarëve, e jo luftëtarët e lirisë ndaj civilëve serb. E drejta nuk mund të gjykohet.

Fotografia e Lec Mara


Shtetet tona, Kosova dhe Shqipëria, duhet të bëjë shumë më shumë për kthimin e z. Haradinajt në atdhe.

No comments:

Post a Comment