2017-03-16

Më urtësi dhe diplomaci Kryeministri i Kosovës Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa mbrëmë i përgjigjet çetnikut serb Aleksandër Vuçiqit në Sarajevë




Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë nga Samiti i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Saravejë se ky samit do të sjell një deklarim tjetër, por se ka thënë se ka frikë se pas tij do të shpërthejnë grindjet dhe konfliktet.

Vuçiq gjatë një fjalimit ka thënë se nuk do t’i ftonte të gjitha vendet që janë të pranishme në këtë samit, kjo sepse ai do kështu, shkruan Tanjug.

Pasi Mustafa atje po merr pjesë si përfaqësues i shtetit të Kosovës dhe që nuk ka simbole si flamuri i Kosovës, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të flas për “vende” të tjera.

Ai u ka kërkuar vendeve pjesëmarrëse se të jenë më sensitiv ndaj Serbisë.






Liderët e rajonit u mblodhën në Sarajevë në një Samit, por darka e organizuar është shoqëruar nga tensione, madje thuhet se ka pasur edhe një incident.

Në darkën ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, homologu i tij nga Kosova, Isa Mustafa dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, ka pasur një përplasje mes këtyre të fundit.

“Përplasje e ashpër në Sarajevë. Vuçiç sulmon kryeministrin kosovar në restorant. Darkë në prag të një incidenti: Përse po plaçkisni pronat serbe,” është titulli i gazetës kroate, Jutarnji List.

“Takimi mes kryeministrave Vuçiç, Mustafa dhe Rama është i pari i këtij lloji pas tensionit të ndjeshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë,” shkruan faqja kroate.

Index shkruan se “Vuçiç i ulëriu kryeministrit kosovar”.

Sipas shkrimit, atmosfera ka qenë e tensionuar, e pakëndshme, aq sa dukej se pjesëmarrësit do e linin restorantin shumë shpejt.

Sipas Tanjug, Vuçiç i ka kërkuar Mustafës që të shpjegojë vendimin për sekuestrimin e pronave serbe në Kosovë.

“E ke marrë vetë vendimin apo me miratimin e dikujt tjetër,” ka thënë Vuçiç.

Në Sarajevë po zhvillohet samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Mikpritës është Denis Zvizdiç, kryetar i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë.


Lexo të radhës
Vuçiq u frikësohet grindjeve dhe konflikteve me MustafënMinistri Demolli priti në një takim ambasadorin e Kanadasë në Kosovë11 të burgosur në Dubravë tentuan të vetëvritenFJALË KYÇEMUSTAFAVUCICDARKARESTORANTIN


Çështja e regjistrimit të pronave të RSFJ-së si prona të Kosovës ka nxitur tensione gjatë një darke në Sarajevë ku protagonistë kanë qenë Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Në tavolinë me ta ka qenë edhe kryeministri Rama dhe kryesuesi i Presidencës boshnjake si nikoqir. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka ngritur tonet derisa ka debatuar me homologun e tij kosovar, Isa Mustafa. Por, si i është përgjigjur Mustafa Vuçiqit, media sjell detaje...

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që po e shoqërojnë kryeministrin Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Sarajevë, kanë konfirmuar se Aleksandar Vuçiq ka ngritur tonet gjatë të mërkurës mbrëma gjatë një darke në një restorant të kryeqytetit boshnjak.

Në tavolinë përveç Akademik  Prof.Dr.Isa  Mustafës dhe  çetnikut serb Aleksandër Vuçiqit, në restorantin "Libertas" kanë qenë të ulur dhe kryeministri Edi Rama dhe kryesuesi i Presidencës Boshnjake.

Çetniku Aleksandër Vuçiq është çartur për shkak të vendimit të Isa  Mustafës që të gjitha pronat e Serbisë dhe RSFJ-së të regjistrohen si të Kosovës. Isa Mustafa këtë vendim e ka marrë një ditë para se të shkonte në Sarajevë.

Por çfarë ka ndodhur në restorant?

Sipas zyrtarëve të Kosovës, të pranishëm në Sarajevë, Isa Mustafa i është përgjigjur toneve tensionuese të  Aleksandër Vuçiqit me “thumbime duke ruajtur qetësinë”.

“Serbia nuk pyetet për Kosovën prej vitit 1999”, dhe “Këto janë vendime sovrane të një shteti të pavarur”, tregojnë zyrtarë të Kosovës, t'u ketë përgjigjur Akademiku shqiptar Isa Mustafa kundërshtimeve të çetnikut Aleksandër  Vuçiqit, rreth vendimit të Qeverisë për pronat, që Aleksandër  Vuçiq e kishte cilësuar si plaçkitje, dhe themelimin e ushtrisë.

Skandali i ëetnikut Aleksandër  Vuçiqit gjatë kësaj darke mori jehonë të madhe në të gjitha mediat e Ballkanit, një natë më parë, pak orë pasi kishte ndodhur.

Ndryshe, sot kryeministrat e 5 vendeve të rajonit dhe zyrtarë të BE-së kanë mbajtur pjesën formale të Samitit në Sarajevë.

Ndërsa, Komisioni Europian vlerëson se çështja e pronës në Kosovë duhet të zgjidhet bazuar në një proces transparent ku do të përfshiheshin të gjitha komunitetet.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Komisionit Europian ka thënë se çështjet e pronave janë të ndjeshme dhe mund të zgjidhen vetëm në këtë mënyrë.

Kocijançi ka thënë kështu duke iu referuara deklaratave kundërthënëse të Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së pronave.

Reagimet e shumta sidomos nga Serbia kanë ardhur pas vendimit, të marrë nga Qeveria e Kosovës, me 1 mars ku thuhet se të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.




Komple

    No comments:

    Post a Comment