2017-03-07

"Mësuesit e mijë të dashur :Maxhun Bruqi, Xheva Bruqi-Hajdari,Ali Hjdari, Sabrije Hajdari "!



Fotografia e Dardane Balaj

Prof.Xheva Bruqi-Hajdari

Xheva Bruqi- Hajdari(1937), ish profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë  shqipe në njërën nga shkollat  fillore të Kosovës, ka arritur që me ngrohtësinë e sajë  t'i bëjë për vete nxënësit me të cilët ajo  punojë mbi dyzetë vjetë në arsim. Këtë po e dëshmojnë tani shumë letra të nxënësve adresuar asajë që është ende  gjallë dhe shëndosh !

****

Të fitosh zemrat e nxënësve si një mësuese  fshati e moshës së re, e para mësuese  nga fshati  me Normale të kryer në Prishtinë - në Rrafshin e Dugagjinit  ishte  thuajse sikur ta prekësh pikën më të lartë të  horizontit apo vetë Hyjin!




Prof. Maxhun Bruqi (25.12.1928-02.04.2016)

Yjet shëndrrisin në qiell netëve të vona shumë ...,  që në të nesërmen ta furnizojnë me energji mësuesën  tonë të dashur Xheva Bruqi-Hajdari,  e cila  punojë  mbi dyzetë vjetë  më devotshmëri kombëtare -sistematike  me ne nxënësit e sajë ....Ajo  fill pas Luftës së II-të Botërore kishte një cak që ia kishte dhënë për obligim dhe amanet i vëllai i sajë  , njeri prej mësuesve të gjenratës së dytë të Normalës së Gjakovës(1948/49 ) profesori  i gjeografisë , i ndjeri Maxhun(Rexhep) Bruqi. 


Vëlla dhe motër   synuanë   hapjen e  shtigje të reja udhërrëfyese për jetën e nxënsve të tyre :

Akademik Prof.Dr. Isuf Krasniqit, Prof.Dr. Sylë Tahirsylaj, Prof.Nepe Binakaj - Peraj, Prof.dr.Mirlind Bruqit; Prof.dr.Musa Rizajt,Dr.Burbuqe Bruqit,Dr.Smajl Avdimetajt, Dr.Sylë Bruqit,Dr.Arif Tahirsylajt  e mijëra nxënësve tjerë !!!


Drita e yjeve mishëron punën e zellshme e sublime  edhe të një mësueseje tjetër  të dashur katundi-Sabrije Hajdarit , pedagoge  subtile, edhe atëherë kur nxënësit dinin  t'ia cingërisin nervat  shumë shpesh këtyre mësuesve fshati.



Fotografia e Dardane Balaj


Prof.Ali (Metë)Hajdari

Xheva Bruqi- Hajdari, profesoreshë e  gjuhës shqipe;Sabrije Hajdari ,mësuese e artit figurativ ;profesor Ali Hajdari (i ndjerë) ;profesor Maxhun Bruqi(i ndjerë) ishin pishtarët e arsimit shqip në Rrafshin e Dugagjinit në një  shkollë  fillore që ishte njera prej shkollave eksperimentale  më të mira në ish Jugosllavi   , kanë  arritur që me ngrohtësitë e tyre  t'i bëjnë për vete nxënësit me të cilët  ata  punuan  mbi dyzetë vjetë më ditarë në dorë ...


Fotografia e Dardane Balaj

Prof.Sabrije(Metë) Hajdari

Këtë po e dëshmojnë tani shumë letra të nxënësve adresuar atyre  , por njërën prej tyre që do ta shpalosim më poshtë është pikante dhe atë e ka shkruar një  burrë mbi 64 vjetë  që i falënderon për dashurinë që kanë  treguar  këta mësimdhënës - përherë me ta dhe shokët e tyre!


Fotografia e Nebih Bunjaku

Unë Flori Bruqi ,të gjithë këta i kisha mësues shkolle  në Shkollën  fillore  "Liria" të Isniqit(tash Sh.F."Isa Boletini në Isniq të Deçanit), në emër tim  dhe të shokëve  dhe dhe shoqëve të klasës( Nepe Binakaj-Peraj,Xhavit Rexhahmetaj,...e qindra të tjerëve) i Falenderojë nga zemra!



"Mësuesit e mijë të dashur  :Maxhun Bruqi, Xheva Bruqi-Hajdrai,Ali Hjdari, Sabrije Hajdari "!

Mënyra si na trajtuat dhe se  si na përcollet  mësimin, bëri që të dashurohemi me  të gjithë ju  dhe përmes jush ,të dojmë edhe librin  !


Gjithçka që shkruhej në to, mundohem  ta transferoja në hardiskun tim të trurit përmes sqarimeve t'juaja  të mrekullueshme dhe t'i ruaj ato për të mos u fshirë asnjëherë nga truri im!


Gjithëmonë me respekt, ish  nxënësi  i juaj i dashur!


 Flori Bruqi 



Në Prishtinë,7 mars 2017.

No comments:

Post a Comment