2017-03-10

Migjeni e urrejti At Gjergj Fishtën me ironinë tallëse në poezi



Te poezija e tij ”Kangë në vete’’ ka imitue me ironinë e tij sarkastike binomin fe e atdhe e poemës ”Lahuta e malcis,, të poetit kombtar At Gjergj Fishta.
Kjo dukuri e tij të lenë shijet e një qeshje të hollë sarkastike gati të pakapëshme kundër binomit të fesë katolike e të kryeveprave të At Gjergj Fishtës. E kjo sarkazmë alambikuese e tij në poezi asht një fyerje ndaj shkrimtarit, ndaj veprës dhe ndaj misionit të Urdhrit të Françeskanve në Shqipni e kudo në botë si te kjo citim i vargjeve të maposhtëm;
…………………………………..
stërgjyshnit e ju’
qenë fatosa të vërtetë dhe u bane flija
për fe dhe atdhe dhe i merituen këto premtimet e mija.

Dhe kojshitë e mi që i kam far’e fis,
nipat e stërgjyshnave meleza dhe të letë,
nipa donë me mbetë,
nipa të vërtetë
Me atdhe e fe ndër andrat e thata
Që t’i meritojnë premtimet e kristalta.
……………………………………………………


Kur poeti kombtar derdhi në sfondin e letërsisë shqiptare një nga poemat më të mëdha dhe të paarritëshme edhe sot në fillimet e mijëvjeçarit të tretë të vitit 2011, që lartësoi, daltoi dhe vuni në epiqendër të subjekteve të krijimtarisë popullin me heronjtë e thjeshtë malsorë nga të gjitha krahinat e Veriut të Shqipnisë për trimnit dhe gjakun e tynë për atdhe kundër sllavëve të Malit të Zi e Serbisë, që Migjeni i këndonte, vërshëllente këngë ruse ,,Veçjerni zvon,,(Kambana e natës) sëbashku me motrat e tij…si dhe admironte pasionalisht veprat e terrorit të Revolucionit francez dhe ato të veprave të terrorit stalinist. Shijet e Migjenit ishin tej të ndryshme pasi orientohej ma shumë nga simpatia e kulturës ortodokse-komuniste se sa nga profili ndaj atdheut dhe përpjekjet e saj për demokraci, prosperitet dhe kundër grabitqarve serbë që i adhuroi tej mase Migjeni. Migjeni ndodhej në periferinë sllave për nga atdhedashuria, ndërsa At Fishta ishte kryeatdhetari i pendës, i fesë dhe i përballjes fizike me serbët, me malazezët,……..Fatkeqsisht nuk ishte Migjeni poeti i dhimbjes të coptimit të tokave shqiptare nga miqtë e tij ortodoksë serbë-malazezë dhe grekë. Kjo sjellje e tij pro sllave në fatet e vendit e rrjeshtojnë në listën e shkrimtarve kolaboracionistë në heshtje.
Ja seç shkruajti prof. Abaz Ermeni për At Fishtën:
Fishta është i zoti të vërë në dukje, me katër pesë vargje, tipin e burrit të hovshëm e të fortë trup e shpirt:

Prap prej Shllakut lshon Gjetë Gega;
Faqja e tij kuq porsi shega,
Shllungë mustakun derdhë n'dy dega;
Kur nji fjalë po e folka burri,
Ma si luejtka me sa curri.


Migjeni shkruante letra në serbisht familjarve tij,i shërbente në poezi dhe në Grupin Komunist të Shkodrës - Ardhjes të Bollshevizmit në Shqipni, ndërsa At Gjergj Fishta paralajmëronte vetëm në shqipë me Poezinë - Ardhjen nga Stepat e Moskës të Komunizmit në Shqipni
Imazh


DREDHA E DJALLIT


Tek satirat në "Anzat e Parnasit", përveç të tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirëfilltë si "Dredha e Djallit", ku paralajmëron ardhjen e dreqit të kuq (komunizmit) në Shqipëri qysh më 1908, pra 9 vjet përpara se ai të triumfonte në Rusi, më 1917 (Shënim nga Z. S.)

..........................................
E shka t'lânë kta kater ujq,
Qi i kercnohen shoqi-shojt,
Thonë, do t'dalë nji dreq i kuq,
Qi pa dhimbë do t'i a njesë thojt.
Edhe m'duket se per né,
Mor' Shqyptarë, ky djáll i zi
Sa mâ para ka me lé,
Pse na dreqnit kem' kojshi...
Qe, pra, tash se per ç'arsye
Punë n'Shqypni s'jet pa u shperthye,
Due me thânë, pa u partallisun
Çdo pûnë mbarë qi t'jete nisun
E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka me ngjatun, thom, nder né
Dersá menden na t'a rrisim
E me dije mos t'a shndrisim;
Dredha e djallit, pse s'âsht tjeter
Si e kam kndue nder libra t'vjeter
Veç padija dhe krenija,
Qi shkojn njitë si trupi e hija.

No comments:

Post a Comment