2017-03-16

MIMI KODHELI: JA ÇFARË I THASHË MINISTRIT GREK TË MBROJTJES

mimi-kodheli


Para disa javësh, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë njohën një tensionim të ndjeshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos u shfaq me rroba ushtarake në kufirin me Shqipërinë, duke lëshuar disa deklarata me tone luftarake.


Tensioni u rrit akoma më shumë pasi disa ushtarë me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës në kazermën greke.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për revistën Mapo, e dalë në treg, ka komentuar edhe qëndrimet e homologut grek.

“Mendoj se në Europë ka një rritje të ndjeshme të partive populiste apo popullore te djathta. Personalisht asnjë ekstrem nuk më rri mirë, qoftë kur flasim për politikë qoftë kur flasim për çdo gjë në jetën e përditshme. Latinët thoshin që “virtyti qëndron në mes” dhe besoj që e mesmja e artë është një gjë që vlen aq më shumë kur flitet për politikën, pa le kur flitet për një politikë si kjo e jona. Unë i kam parë këto veprime, si veprime politikanësh të dëshpëruar e që janë përdorur për konsum të brendshëm politik. Fakti që unë në një mënyrë elegante kam reaguar vetëm me një qëndrim timin në Facebook, shpresoj që i ka bërë kolegët të reflektojnë,” tha Kodheli.

Ajo shtoi se është takuar sërish me Kamenos pas incidenteve.

“Po e kam takuar dhe e kam pyetur nëse tashmë është qetësuar dhe janë duke i shkuar mirë punët. Kjo ka qenë pyetja ime retorike për të”.



******
Mimi Kodheli.jpg

Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universiteti i Tiranë Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.
Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të treg­jeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.
Mimi Kodheli në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë.

No comments:

Post a Comment